Kulturë
Kostaq Duka: Vizatime - Cikël me poezi
E merkure, 11.05.2011, 07:56 PM
Kostaq Duka
Vizatime
-Cikël me poezi-
Lagështi
Përgjumje e lagësht
Në rrugë,
Në qelqet e godinave,
Në dritën vagëlluese të makinave
Në degët e pemeve.....
Mes lagështisë,
Më ngjan vetja,
Mbështjellë në pelenat e fëminisë.
Magjia e natës në Chicago
Shikimi i syve
Tretet mes yllësisë së dritave.
Trupi në ecje peshën e humbet.
Chicagoja
Hap portën e madhe
Per t'u kredhur në hapësirën qiellore.
Malet
I kërkoja
I kërkoja me dhimbje malli malet e Moravës....
Ato erdhën së largu në muzg,
Mbi shpatullat e reve.
Birra "Panda" në Nju Jork
-Miqve të mi Ligor Prifti dhe Dhimitraq Papando-
Jo këtu, jo atje,
Pak më tej.
Një gote birre
Në kryeqendren e Botës
I kerkonim patjeter dekorin e Korçës.
A tani po!
Tha mikpritësi
Tek na afroi, brenda lokalit një hije peme,
Nje tavolinë druri,
Nje orkestër,
Nje pistë të vogël vallzimi....
Pini e enderroni
Kjo eshte "Panda "-Ajde gezuar,birren shijoni !
Maj 2011