E shtune, 08.02.2025, 07:07 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Nana e rrenave

E merkure, 18.05.2011, 06:14 PM


Parodi humoristike rapsodike :

 

NANA E RRENAVE

 

Oh, nana e rrenëve , o, na u çue n’ kamë ,

Eh, more, llaf me shokë, o, nisi e po ban – e ,

Flet gjithnji e shkumon për goje ,

Shokët e vet, o, nuk po i len me fol – e ,

Paraqitet kudo superior – e ,

Herë si hoxhë, o, herë si profesor – e ,

Herë si trim , o, qi del n’ mejdan – e ,

Herë Sherif, o, herë si Tarzan- e ,

Herë si plak, o, herë si kadi –e ,

Herë si Agë, o, hej, herë si Zotni – e ,

Llokopendra gjithë tue na kallxue ,

Se ç’ka pa, o, hej, se ç’ ka ka ndigjue ,

Se ç’ ka ba, o, hej , se ç’ ka punue ,

N’ mendje t’ vet , o, aj çka ka trillue ,

Tue na rrejtë e tue na përvëlue ,

O, me këto rrena krejt na ka shkrumue !

 

O, trillon rrena, o, more , ditë e natë ,

Eh, more , s’ na len gjumin , o, me e ba rahat –e !

Kur po i dalin , o, rrenat për fush –e –

Thotë – qashtu , o, më ka thanë dikush – e !

Paraqitet , besa , njeri i mbërrim- e ,

Se çdo gja , ai, kinse e din – e !

Sikur t’ ishte ndonji evlija – e,

Se ç’ ka ndodhë , o në krejt dynja – e !

E di mirë , se besë nuk i nxan- e ,

Se kamtë t’ shkurta këto rrena i kan – e !

Njimi be , o, n’ ditët po i ban – e  -

Pasha diell edhe pasha han –e ,

Pasha dekë edhe dinë e iman- e ,

Pasha Krisht , o, hej, pasha Kur’an – e ,

Pasha Pashke , o, pasha Bajram – e ,

Pash Kishë, o, pasha Xhami – e ,

T’ gjallë e t’ dekun edhe grue e thmi – e ,

Me vesh t’ mi, unë, kështu e kam ndie ,

E kam pa vet me sytë e mi – e ,

Pasha babë edhe pasha nan- e ,

O, çka kam folë , o, rrena s’ janë kan – e !

 

Gjilan, më 1992.                 Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora