Kulturë
Ymer Azemi: Zana
E merkure, 18.05.2011, 05:12 PM
Ymer Azemi
Z A N A
Afër Klinës, jo larg shumë
Rron një nanë me një çun,
Jetë e qetë punë e mund
Si të tjerët, në katund.
S’kishin aq, pasuri,
Por një jetë në rehati
Ca livadhe, e ca ara,
Shpia e vogël ish perpara.
Djali ngritej me mëngjes,
E punonte pa përtesë,
Ish i mençem, përsëmbari,
Shumë i dashur e me besë.
Ky është Prena, Marta-Nëna,
Pak ma tej, nja dy shtëpia,
Kojshillëk, si asht adeti,
...Ku banonte Sokol Alia.
Moc me Prenën kish një çikë,
Ja kish lanë, emrin Dritë
Prej fëmijnisë bashkë tuj lue,
Lidh me Prenën, dashurue.
Bashke u rritën,të dy tok
Që as deka s’i ndanë dot,
Për çdo ditë ardhke te shtëpia
Veç me i pa dy sytë e tija.
Marta lokja e mikpriste,
Ç’ka kish, para ju qitte,
Por,...nuk ish shkrue...,
Puna ndryshe u zhvillue.
I vjen një letër Martës në shtëpi
Po ja lypin djalin në ushtri,
Ish në kohë e ish ba burrë,
Por, disa s’kthehen kurrë!
...!
Ishin vitet nëntëdhjetë * *(1990)
Ish pranverë, hala jo nxehtë,
Vijnë..., farefis e kumbari,
Po e përcjellin djalin n’ushtri.
Ngrejnë dolli, bajnë muzikë,
Por pranë Tij loton një çikë,
Është veç Drita që po qan,
Loti lotin , nuk ia nxan!
Doda, Prena, Lleshi, Uka,
Ndoci, Pjetri, Gjika, Suka,
Është Sokoli, është Qerimi,
Është Alia e përball Gjini.
...!
I biem shkurt, u nis Prena
Vetëm lokja mbeti n’shtëpi,
N’Priedor e Dallmaci.
Po shërben Prena n’ushtri.
Nuk i ec puna mbarë,
Kah me shkue, ku me dalë
Nanë moj loke, ma ba hallall,
Si po duket s’ kthehna gjallë.
M’paska ardhur një i zi fund
Qoftë për mue e ty n’katund
Në një gur ish ulë, loton,
... Rajke shi e po veton
...!
Ka qëllue Marta zanë,
Ai po qan, Ajo dëgjon,
Te oxhaku tuj gatue
Duart n’ brum e tuj lotue.
Tuj lotue, koka ulë,
Pika loti bikan n’brumë
Shi i madh është tuj ra
Zana e shkreta veç tuj kja,
Mbledh fuqi megaton
Sa shumë Hyu e afron,
Hej Hyjni, n’besën tande,
A e ngon zemrën e një zane?
Ç’faj ka Prena një djalë i ri,
E ma bijnë dekë n’shtëpi,
Ish një lis, aty për ngati
I bjen reja për së gjati.
Ish një shej Zoti e ngon,
Zanë-loke, çou n’aksion
Martë bekue, sillet n’veti
Si një det, n’mes tërmeti.
Ba si dritë,del për oxhaku,
Këputë një lule afër pragu,
Këputë një lule, n’dorë e mbanë
Si torpedo, që detin çanë.
Paska nis Hyu aksion
Punën e keqe ta ndalon
Marta thirri madhërisë së vetë
Për kë do, ais’ e le shkret.
...!
Çel sytë Prena, e sheh lokën,
Me një kambë, tundte tokën,
Hapur sytë u tmerrue
Si dritë, Lokja tuj urdhënue.
Merre bir, lulen prej nane
Hudhe lart mbi kasarne
E merr lulen tue shique
Krejt s’kanë faj me i shfarue
Më fal loke, zemër trimi
Ne nuk kemi shpirt katili,
Sa mshel sytë, loke s’ka,
Djalit t’shkretë.të fikt i ra.
Lule në dorë, përmbys u shemb
Sytë hapur, trupi dhemb
Vjen kontrolla, plumbi n’armë
Që një vrasje të re ta bajnë,
Vijnë afër, Prenës së shkretë,
Qenka vdekur, s’është ma n’jetë
Nejse, thonë, dikush u duk,
Neve mundin na ka heq’
Tre dajtca, shkokan para
Një i fundit, ardhka mbrapa
Lajmro bazën, n’radiolidhje,
Për një vdekje qe s’kanë lidhje.
Afër bazës, pranë një kthese
E shumë rrugë s’do t’ju mbesë,
Kersmanoviq vozitë dajtc-in,
Vetë timoni kthehet n’t’majtin.
Tre dajtca shemb në një gropë,
S’po i durojka më kjo tokë,
Dajtci i fundit ka frenue,
Iva slloveni është tmerrue.
Tregon bazës me radi,
Aksidentin - Tragjedi.
Shkurt me i ra e marrin djalin,
Në spital, turrin e ndalin.
Pas një kohe është përmend,
Lule n’dorë dhe është tremb
Qenka thanë meu kthy shëndosh
Veçse jeta te mos shkojë bosh.
Te shohim pak, në katund,
Marta, e mira, a është kund?
Ajo ditë që kemë tregue
Shkoi e zymtë, mos m’u harrue.
Nesër në nadje, drita shkon,
Plakës tonë, diçka i çon,
(Për çdo ditë e vizitonte,
Bajshin llafe, diçka çonte).
Kur qe’, plaka paska mbetë,
Me sy çelë, Ajo ka vdekë
Me duar të veta e rahaton,
Një plaf sipër, e mbulon.
Posa doli kujën merr
U hap lajmi menjeherë,
Vjen fshati plak e i ri,
Krejt çka ishin, që kanë ndi.
Me lot në zemër, me pikëllim,
Krejt tuj folë me mallëngjim,
Varros plaka, oj Perendi
Prena i shkretë, pa dijeni.
Kur, një mbramje ora tetë,
Na vjen djali në shtëpi të vet,
N’derë të oborrit- nanë-ka thirrë:
-Çelma deren, a je mire?!
Po dëgjon: hoja-bir
U çilka dera, s’sheh kurrkënd
Qe t’i hudhet në përqafim,
Ç’ka është kështu, pak si hutim!
-Prena im,-sa jam mërzitë
Paske ardhë, gjallë në shtëpi
Nanë, un ë jam në rruge të gjatë,
E kam shkue ku mos m’u kthye
Qajka Prena sikur fëmijë,
Lulja në dorë, qenka zhbi,
Kur katundi po dëgjojnë,
Krejt po vijnë, po e ngushëllojnë
Dy lot burri Prena Gjoka
Nën kambë të tija dridhet toka
Vesh e marrin një e nga një,
Çka i ndodhi në shtëpi.
Fare e fis, e miqasi
Vijnë, e shohin djalin e ri.
...!
Disa vite, po na vijnë
Prena niset në Prishtinë
Kish diçka në dodonë
Bashkë me Dritën fëmijtë i çojnë
Janë rend, gati të hyjnë,
Vete pranë një makinë,
Dytë një za:-ndal-thonë
Por makina nuk ndalon,
Erdh me pa çiftin e ri,
Në zemër mbjell një kënaqësi
marrin fëmijët i përqafojnë
T’gjitha Prena po i kujton
Prej fillimi, deri në fund
Zana qenka këtu gjithkund.
Tash po e di, Nanë-Zanë,
Krahët tanë, s’janë t’thamë,
Nuk vdes zana po rrin në jetë
Veç një vend, e ndërron gjetkë.
...!
Dy lot gëzimi e pikëllimi
Ka në sy, Ai, Prena trimi.
./.
(ngjarja është e vërtetë, emrat e personave dhe të vendeve janë tjerë)
Kafeja e vajzës së harruar
Dikur ishte
në Iliri ,
si Kosova
dy a tri.
Dej te Nishi
me rrethinë,
kish shqiptarë
Po... i zhbinë!
Erdh një kohë
Njerëz të egër
e për neve
e keqe tepër!
Një ordi
e Serbisë
kob i zi
i Shqptarisë.
Do t‘i përzë
do me i vra,
E do dimri,
kund s’i la.
Shumë në Kosovë
nga një shtëpi,
pjesa tjetër,
shkojnë në Turqi
Tjerët që vdiqën
e nuk janë
s’dihet varret
ku i kanë!
Në Dukat
ndalmi pak,
valë e tmerrit
s’qenka larg.
S’mbeti shumë
ca ditë
me u zhdukë
si të zhbitë.
Shumë keq
dimër i randë,
nis çanë udhën
një kollonë.
Do në kambë
e do me sajë
një kolonë
e paskaj .
Në fund të kolonës
Beka i ri,
Në saj tre fmijë,
e shoqja e tij.
Udha e tyre
udhë tmerri
midis dite
midis terri.
Kohë pas kohe
po ndalojnë,
qe kolonën
ta drejtojnë.
Për tri ditë
e tri net,
hyjnë në Kosovë,
kolonë e shkretë,
krejt te Beka
janë ndalue.
Gruja e tij
është tue lotue
tre djem
edhe grun
...çikën fjetë
e kanë harrue!
Qysh m’u kthye
ma nuk ka
kanë vendosë,
para me ça
po çka bën
zemër nane
për një fëmijë
vetëm të lanun
në at kohë?
Lidhja e Prizrenit
i kish marrë
e sistemue
ku ka mund
e si ka mund
në qytet e në katund.
Bekës i ka ra
shkoi në Miradi
i dhanë pak tokë
e pak bagëti.
Vitet shkonin njënganjë
rriten djemt e po punojnë,
po Dinorja nanë e mjera
lotët hiç s’i ndalojnë.
Ish ba Uka djal kreshnik
sa i gjatë e i pashëm shumë
shpatullgjer trup çelik,
gojtar i mençur shumë
çonte pesha pa mundim
tuj punue hiç pa lodhë
mësonte Shpendin e Zukën
qoftë në punë e qoftë në lojë.
Po Dinorja po venitej
kur vajzën nuk e ka
çdo ditë që erdhi
ajo mbeti veç tue qa.
As Beka nuk po mund,
ashtu tue e pa gruan,
ka frikë mos e humb
gjithë ma shumë ai po vuan
e andërr Dinorja
e ditën oj Sofi
qysh rrnon nana bija jeme
ku je a të vi te ti!?
Dhanë e morën e i folën
po pikë në zemër i kish mbetë
ish ma e fortë se vetë ajo
çdo ditë vjen tue u tretë,
çohej herët në mëngjes
e i piqte gjashtë kafe
tre djemt vetë e Bekës
e një pranë të linte:
-vjen Sofija për me e pi
tanë me lot e percillnin
zemrat e lëndueme ba
ditë të reja që do vinin.
U çue herët në mëngjes,
pranë shpie Uka tue punue
ndinen Dinoren tuj vikat
-oj Sofi kuku për mue!
At ballti Uka po e lëshon
e po hyn në dhomë të vet,
dy revole shti në shokë,
merr dy bukë e jashtë po del.
Ofshan Beka -ku po shkon?
kam punë me rregullue
jam te Rama mysafir
kam diçka për me i tregue.
Përshendoshën e merr hov
vetë me veti tuj betue
ta dhashë besën lokja ime
n’koftë gjallë kam me ta prue
po mos koftë kund në jetë
ma s’mund me durue
fundi për mue paska ardh,
lotët e tu janë tue më randue.
Nuk po shkon te Rama jo,
ka marrë rrugën për Gollak,
ban tri ditë e ban tri net,
me kambë te veta shkel në Dukat!
Ra terri kur ka mbërri
te shptëpia në mal
shiqon derën e shtëpisë
a thue jashtë kush do dalë.
E heton qeni i shpisë,
sikur njeri tue lotue,
e lëpin tue ciat
sa dhimshëm tuj hungrue.
E merr qenin e qetëson,
çelet dera një çikë del,
një legen e ka në dorë,
e po dojka për me e derdh,
e shiqon me kujdes,
n’pamje e njeh-është Sofia,
si vullkan mbrenda ndezë
po i dridhet krejt shtëpia.
I shko pranë e i zë gojën:
-Jam Uka mos vikat,
hajde ikim për Kosovë,
sa ma shpejt turr e vrap.
kur ndien fjalën- vëlla,
thirr mendjen e vë vesh
çka po ndodh çka u ba?
Janë largue pak më tej
me za të ultë tuj bisedue
pytka Uka të ngratë Sofinë
këto vite si ka kalue?
Më kanë zanë e ba robi,
pleh të thive tue fshi,
tuj rrogu në 7 shtëpi,
çka linte qeni mue pak në sini!
Kur u rrita e bukur shumë,
një çalaman me behane
më morën rrëmbimëthi
(e pe vetë),
i thanë merre për grue tande.
Pra vendosën u çuen n’këmbë
mbrapa u kthyen për me ardhë
pyet Uka a ka shumë sish,
a ndoj pritë me na dalë
-jo, o Ukë se kanë gosti,
jan tue hangër e tue pi,
janë ba tapë meze raki,
në përvjetor që na kanë ngri!
Fsheftas tuj udhëtue,
për tri ditë e tri net
u ndihu Zoti mirë janë kthye,
në konak te shtëpia e vet.
Ishte natë kur kanë mbërri,
tinëz hykan në shtëpi,
në dhomë të gjumit paskan hi
ku po flikan dy vëllazni,
fli motër në shtrat tem,
vetë bje poshtë, e po flen.
Kështu agimi po i gjen,
lodhur Uka flitka jerm,
çue Dinorja në mëngjez
Qitka kafet, prapë po qan
po Beka ore i zi
sa shumë po i vje rëndë
-qe Bekë një e ki ti
kafen tjetër unë po e pi
një çika pranë meje
e bukra nana Sofi.
Hyn në dhomë të gjumit te fëmijët
u ba kafja për mëngjes
tre veta shtri në shtrata,
e një poshtë flitka jerm
e njeh Ukën, e thrret
o bir, o bir:-a po më bajn këta sy
çohet Uka e përqafon
i katërti kush o ky?
Nana i ban gjashtë kafe
erdh Sofia në kafe të vet
perqafue amë e bi
Zoti i madh po mujka krejt
sa u ba gëzim i madh
po a e la kush për pa ardhë
lot gëzimi tue ju dalë
na duel Uka 3 herë djalë!!!
./.
Shportat e Mbretit
E kishte
veç këtë djalë
e ruante fort
si sytë në ballë
vetë udhëhiqte
Mbreteri
këtë e la
për arkëtim,
“hajde hajde kohë
kohë e vjetër
si Arbnoria
s’ka n’jetë tjetër” *
E kështu
me një ditë
në një katund
kur po shkonte
mes dy kodrash
një luginë
që atë vend
të mbledhte
jo i pasur
me bujqësi
por me pemë
e bletari
por ma shumë
në atë fshat
çdo njeri
një zanat
princi ishte
shumë i ambël
çka ban në jetë
e shihte n’andërr.
Sa i mençur
Elegant,
përmbi supe
i shkonin flokët
ngjyrë gështenjë
si lum zana
që e ka bë
ruje zot
sa i bukur
veç një herë
për me e pa
sytë e tij
me të shique
shtatë gjaqe
me t’i pasë borxh
me sytë të keq
mos me e vështrue.
Krejt mbretëria
atë e donte
se sillej mirë
me shtetarë t’vet
njiherë në vit
për me e pa
sa shumë pak
me bisedue
në këtë fshat
një vajzë e bukur
kish dy sytë
ngjyrë ylberi
flokët dyll
e bardh si bora
buzëpërvluar
drandofili
za të bukur
zabilbili
qafa e gjatë
trup i bukur
i ka lakmi
ma e mira flutur.
Nuk po dalka
bir nane,
kambë e njeriut
krejt kah shkel
çka pa dielli
e ndritë hane
vendin e saj
qe mund ta zen
po rastiska
princi ynë
afër fshatit
u afrue
me suitë
qenka ndalë
pranë një kroi
me pushue.
Janë tuj ndie
nji shtojzojvalle
o sa ambël
është tuj këndue
më jep o Zot
edhe një palë vesh
zanin e saj
me ndigjue
fshehtazi princi
me shokë të vet
tinëz-tinëz
tuj përgjue
lot për faqe
i rrahka zemra
fort,
o sa shumë
është turbullue.
Dëgjoni shokë
pashë hyjninë
pashë atë zot
që qoftë lavdue
pashë çka pashë
për këto vite
unë ma tej
nuk due me shkue
çu Fajkon
o shok i vjetër
vëju pas
kah do me shkue
eja këtu
e më trego,
në cilën derë
që është ndalue.
E Fajkoni
po e përcillka
dalngadalë
pas tuj shkue,
po e shenoka
derën e saj
kthen te Princi
me i tregue.
“hajde hajde
kohë e vjetër
si Arbnoria
s’ ka në jetë ma tjetër”
Niset princi
me shokë të tij
lidhin kuajt
pas një gardhi
e afrohen
te dera e çikës
po trokit
me za të madh
tue bërtitë
a je brenda
o zot i shipsë
çele derën
del një plak
befasue
jo aq pak
në derë i vjen
një vizitor
por s’ka pritë
diçka mbretëror.
I mikpritka
i zoti i shptëisë
bukë-nore,
vezë të ziera
venë të shenjtë
të Arbnorisë
Ambël
Atmosfera,
bajnë llafe
e po kënaqen
ma vonë plaku
luan n’kavall
i bje melodie
një madje
të moçme lotësh
krejtve sytë
jua përlotë
duart në shpata
krenari
i kënojnë Hyut
për Arbnori
plaku e plaka
vajza e tyre
Princi pranë
me shoqëri
bjen daullja
kërset lodra
ja kanë mësye
edhe do shoqëri
sytë me lot
Princi ynë
afër plakut
pak ma shumë.
Unë e di
se bën çudi
pse kam hy
në këtë shtëpi?
Jam dashnue
në vajzën tane
s’ka që më danë ma
bir prej nane,
në ma daç
t’bardhën orën
për çikë tande
ma jepë dorën.
Po në daç
me më pa dekë
s’rrnoj pa të
në këtë jetë.
Merr plaka
e po fol
ne fshatarë
e ti Princ
nuk pe fshehi
kemë befasi
që prej nesh
me lyp miqësi
pasha orën
mori loke
pasha besën
e Zotit tim
po s’ma dhatë
dorën e saj
fytin tem
vetë ke me e prerë
po thotë plaka
Princi ynë
na familja
dalim jashtë
me kuvendue
me bisedue
e masandejna
me të tregue.
Dalin jashtë
e shkojnë në qilar
kuvendojnë
e bisedojnë
e pysin çikën
çka mendon
ma të mirën per ta bërë?
Po- thotë çika
shumë po e due
po s’po mundem
me u lëshue
po i ndodhi
diçka Princit
jeta ime
ka mbarue.
Plaku e plaka
ja kanë mësye
edhe çika
në odë burrash
paskan hye.
Krejt suita
u çojka në këmbë
që këta tre
t’i nderon.
Mirë- thotë plaka
ke një kusht
çikës time
me ja vu
një unaz
me mbajt në gisht
nuk ta them
për inat
e ki kusht
një zanat
e at her ë
në ta dhashtë Zoti
mundemi me u ba
miq mbas soti.
Heq unazën
ja vë në gisht
e plakës
i drejtohet:
-Pas gjashtë
muajsh
me zanat
kjo punë
do të mbarohet .
Puthë në ballë
që të tretë
përshëndoshën
e vazhdojnë
11 kalorës Arbnorë
drejt pallatit
tash po shkojnë.
Në pallat
kish mbedhi
shumë të zgjedhur
nga miqtë e rinj
në derë të sallonit
hapat lehtë
hyka princi
vet i tretë
ba merak
shumë mbreti
djali i tij
qe vonue
po e sheh
ra në dy gjunjtë
sytë me lot
ba shituem
vë dorën
në shpatë
çka u ba:
-Ti Laur je tue qa?
O at
lypi meshirë
nga ti e due
një të mirë.
mbreti ndëgjon
por s’pranon
qysh fshatare
po marton!
Ti je princ
e ajo hiç
unë si mbret
mbetem kiç.
Princi dredh
thikën heq
afër fytit
e mbështet.
e pa mbreti
u zu ngusht
i shtrëngoka
duart grusht;
-Mirë tha
s’je ma fëmijë
në ty mbetet
kjo mbretëri
vetë vendos
çka me ba
çu fshij lotët
e na u afro.
Lauri puthka
atin e vet
nëna Kune
fjalë s’po qet
perqafoka
fëmijën e vet
bajnë muzikë
meze e raki
janë tue ngrënë
janë tue pi
po këndojnë
lumturi
thotë Lauri
t’ju kam shëndosh
prindët e mi
të rrnojnë perjetë
e imja mbreteri
*********
Shkoi nata
ka ardhur dita
po mbledh Princi
zanatçinjtë,
tanë me rend
shkon tue pyet
e ma në fund
dajka udhë
si shportar
për me thurë
s’vyejnë shumë
një brisk në dorë
e pak rrema
për me i ba
denga denga.
Gjashtë muj
me ustah
një vend në qysh
në pallat
zanatçia
Princit tonë
tue dhënë
nga pak zanat
qenka mësue
ma mirë
se ustahi
i theka gishtat
nga maraku
e ka ba
një kuti
shtika ar
shumë stoli
me suitë
nis po shkon
te nusja e tij
po ndalon.
I prijka brenda
vetë plaku
e po e ulë
te oxhaku
hyka plaka
edhe bija
e suita
prit përjashta
vikan miq
kumbari
shokë të plakut
e turli
bie kavalli
pihet vena
lumja shtëpia
çka ka brenda.
Vika mezja
kërset lodra
jashtë gaditu
rrika garda
sa shumë duhen
dy të rinjtë
u rrah zemra
lot nga sytë
marrka plaku
një këngë tjetër
e Lekë Deda
me orkestër.
Iku nata
vjen agimi
hyka plaka
në shtëpi
sheh sa vujnë
dy të gjorë
i lanë vetëm,
për çmalli
Flamuri ka pri
koha bika
sa ma ngat
ja kanë mësye
për pallat.
Sa shpejt
thoka mbreti
në derë të pallatit
qëndron në krye
i hapë syte
e një asht
i mbet në fyt:
-o Zot
oj Perëndi
vajza qenka
si perri !
Tri javë
janë gatitë
dasëm të madhe
përgatitë
*hajde hajde
kohë e vjetër
si Arbnoria
s’ka në jetë tjetër”
****
S’kaj pallatit
lumi i Bunës
e në mes tij
kish një vah
aty mbanin
një verore
lidh me tokë
një urë druri
ajo vynte
për pushim
mbledhi te forta
dhe argetim* *
Dy frone
në verore
një Lauri
një shoqja
janë do vajza
teleisë
nuse të bukur
e stolisë
ka dhe tjerë
me traditë
në pallat brenda
tue pritë
oborrtarë
shtetarë, fqinjë
shumë njeri
e shumë dasmorë
ec suita në pallat
vetëm mbet
nusja e Lauri
pritej za
nga borizani
që të thonë
se ora erdhi
me nis dasma
në pallat brenda.
*********
Porse Zoti
ndryshe mendon
një shi të madh
e dërgon
u fryen lumin
u rrit shumë
then veroren
copë e grimë
e përrlanë
çiftin e ri
e ma fundin
kush s’iu din
çfarë dasme
llahtari
mblue pallati
në futë e në zi
po folë mbreti
o perendi
n’dorën tande
këta dy fëmijë
për tri ditë
s’pushon stuhia
krejt çka zu
i kapë kërdia.
Një vit
zi gjithkund
çohet mbreti
shkon në katund
i merr prindët
e rejës së vet
bahen tok
në pallat
qe ta ndajnë
zijën bashkë.
E lexuesi
me të drejtë vetë
për Laurin
me nuse të vet
ku i çoi
ajo stuhi
plot me frymë
e me shi?
Këta dy fëmijë
përqafue
e kthejnë kokën
çka me ba
kodër ujë
mbi ta ra
fort e fort
e ja grahin
valës not
dikur forcat
kanë shterrue
u ra të fikët
po s’kanë mbarue.
I qet uji
mbi një stom
larg mbretërisë
e të bamë llom
çel kanë sytë
çka me pa
lule pranë
nuk jonë da.
Me lot në sy
e thotë fort
o perëndi
ngjallma
gruan
oj Madhëri
një zë i mekur
nis e thotë
po ku jem
Lauri im
rrin qafue
me orë
si një trup këmbë e dorë.
Po shiqojnë,
çka me pa
ai vend
ku ishin ra
skaj lumi
një lëndinë
mbush plot
thuprra shkopinjë
pak ma tej
një vendbanim.
Heqin rrobat
me i terë
e fsheftë
aty rrijnë
tri ditë
e net.
e njofka Lauri
gruen e vet
një jetë tjetër
paska nis
i ka mbetë.
Gruaja ngjizë
po jetojnë
skaj një mali
ndonjë
shpend e
peshq lumi,
pak ushqime
vinin ditët
plot mundime.
Shiqo nuse
unë jam princ
në vend të huaj
ka njerëz të ligj
ka hajdutë
e kusarë
që na vrasin
me të na parë.
E prandaj
jetojmë thjesht
si njerëz të varfër
me halle në jetë.
Kur ta bij
Zoti një rast
në vendit tonë
kthehemi prapë.
Me thikë të veten
thurrka shporta
e shumë sende
që i di dora
e njeh gjuhë
në treg punojnë
shumë thjeshtë
po gjallnojnë.
Shumë shkopinj
e shumë mundi
sa në të thatë
e gurë të lumi
e ka ba
një të vogël shptëpi
shitka shporta
e stoli
blejnë katuni
e shumë njeri
i duel zani
sa shumë larg
si shportar
me shumë nam.
Mbas një viti
çiftit të ri
u fal Zoti
një fëmijë
janë gëzue
verë e shend
e ja lanë
emrin Shpend.
Shkoi një kohë
e vite shkuen
në atë vend
ku ishin ra
e bajka mbreti
një punë
zanatçinjtë
për me i pa
në pallat i ftoi
suvenire
I duhen
kishin ardhë shumë
reklamonin
punën
e me ta Lauri
ishte përzie
vinte i fundit
në pallat me hy.
Kjo mbretëri
ishte fuqi
me mbretërinë
e atit të tij
një arkë te bukur
e thurë mirë
bisht të thikës
e vë në zjarr
e mbasandej
në kapak të saj
i dha vulë
me allë
të zjarrtë
(se ne bisht
të thikës së tij
e mban kodin
e fshehtë
për me pa çdo
mbretëri
origjinën e tij)
Erdhi dita
festë pallati
ulë në fron
mbreti rri
kanë mbarue
ceremonia
rend po hyjnë
zanatçinjtë
e në fund
i ardhka rendi
për me hy
Princi i ri.
Vë pallton
mos m’u njoftë
prijka nusja
me gjithë djalë
e mbas saj
vjen Lauri
qesin hapat
shumë ngadalë.
Ngrit në kambë Mbreti
puth fëmijën
e merr shportën
është shtangue
e sheh vulën
lëshon sytë Laurit
ky heq pallton
e janë kuptue.
Për at hir
për Perendi
Lauri
je ti!?
Afrohet
mirren ngrykë
lot të shumta
derdhin të dytë
falë zotit
o princi im
ti je djalë
i shokut tim
jemë mërzitur
krejt çka qemë
n’darsën tande
pa mend mbetëm
tash me dasëm
kam me të çue
atit tënd
me i tregue.
Tri ditë e net
çmallen
i tregon
princi ngjarjen
niska dasëm
me ushtri
për me shkue
te shoku i tij ***
Në kufi
garda rujka
çka me ndi
e çka me pa
po sulmon
me valle lodra
një ushtri
çka u ba
tre kalorës prej kufinit
vijnë në pallat
me tregue
çohet plaku
tash i mekun
vetë po shkoj
me u dorezue.
çka më vyjnë jeta
edhe mundi
krejt hupë
e shkatërrue
ballë për ballë
gjatë kufirit
rrijkan rreshta
dy ushtri
më ke ardhë me
daulle e lodra
i thoka plaku
shokut të tij
je gëzue
shend e verë
po ma sheh
nji fund të zi
kur qe
prijka në ballë
Lauri
i bie të fikët
plakut të tij.
Janë bashkue
të gjitha zemrat
drejt pallatit
ja kanë mësye
ja kish nisë
dasmë e vërtetë
për dy shpirta
për dy engjuj