Kulturë
Cikël poetik nga Dritan Dollapi
E enjte, 12.05.2011, 06:56 PM
- Lindur më 08.03.1975 në fshatin Koçanaj, Komuna Margegaj, Tropojë.
- Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindjen e tij.
- Është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Fakulteti i Drejtësisë, Dega Juridik në vitin 2006.
- Vazhdon studimet pas Universitare në Universitetin e Prishtinës ku është në përfundim të mbrojtjes së titullit Master, fakulteti i Drejtësisë në drejtimin “Penal”
- Prej katër vitesh punon në Institucionin e I.E.V.P penale të Paraburgimit Tropojë, me detyrë “Shef i Sektorit të Edukimit”
- Pasioni i tij është drejtësia.
- Është i lidhur fort me poezinë të cilen e konsideron si pjesë të pandashme të jetës së tij.
- Ka në shtyp librin e tij të parë me titull: ''Emër që se thirra kurrë''
Dritan Dollapi
BOTA ESHTE E TE GJITHEVE
Thonë është e vogël bota
Thonë se është aq e madhe
Dikë e zë trishtimi
Dikë e pushton gëzimi
Dikush i varfër endet rrugëve
Dikush zingjin e pasanik
Por bota është aq e madhe
Ku ka vend për të gjithë
Çdo kush në këtë botë
Një vend do te ketë patjetër
I pasur apo i varfër
Njësoj do ta presë vdekjen…
NJERIU RILIND PËRSËRI
I shtrirë mbi shtrat
Mbi shtratin e vdekjes
Ku lotët e nënës
Si lum në mua derdhen
Çdo çast në trupin tim
E ndjej dorën e saj
Duke ju lutur zotit
Qe unë të jetoj prapë.
Pa pritur u shfaq
Fuqia e zotit
Që nënës së dashur
Djalin nuk ja mori
Faleminderit o zot
Që prap më rilinde
Të dashurës nënë
Si veshe rroba zie
Askush në këtë botë
Më shumë se unë se di
Edhe pse ke vdekur
Rilind përsëri…
FALJE
Të lutem të më falësh
Për dhimbjet që ti shkaktova
Dhe pse shumë të desha
Zemrën ta lëndova
Të lutem të më falësh
Për lotët që ke derdhur
Për dashurinë tonë
Që tashmë ka tretur.
Në qoftë se zemra jote
Do mi falë gabimet
Drejt kujtimit tënd shkoj
Pa brenga, pa dhimbje.
E mbaj thellë zemrës
Si medaljon te vyer
Ku një këmbanë pareshtur
Pandalshëm bie…
DITËLINDJA E FUNDIT
Me një tufë me lule
U nisa për tek ti
Ti sillja për ditëlindje
Ashtu si çdo vit
U nisa për tek ti
Së bashku për të festuar
Por pa pritur vura re
Se ti kishe ndryshuar
I shtangur përballe teje
Me lule ne dorë
Prisja përqafimet
që të mi dhurosh
Me sytë e tu të përlotur
Një gjë kuptova
Ishte ditëlindja e fundit
që me ty po kaloja…
DASHURI QË SE SHPREHA KURRË
Sa shumë vite kanë kaluar
Që unë shumë të dashuroj
Fajtor tjetër s’ka veç meje
Dashurinë s’ta shpreha dot
Ti se di sa shumë të dua
S’ke se si ta marrësh vesh
Rri e mbyllur brenda meje
Pret e pret dhe vetëm hesht
Sa herë rrugëve të shikoj
Zemra ime fort më dhemb
Kokën kthej që ty të shoh
E në gjoks ngulet nje gjemb.
Ndoshta vjen një ditë pranvere
Zemrës sime ti jap shpresë
Që drejt teje të vrapoj
Them te dua e ndoshta vdes…
MESHIRA DHE PERÇMIMI
Mëshira dhe përçmimi
dy gjëra në këtë jetë
Të ndryshme sa më s’ka
Gënjeshtër dhe e vërtetë.
Mëshira dhe përçmimi
Nuk të shpien askund
Përveç se ndëshkimit
kurrë s’i japin fund.
Mëshira dhe përçmimi
Të neverisin ndonjëherë
Kur përballë njera tjetrës
Luajnë për të tjerë…
EMËR QË SE THIRRA KURRË
Emër që se thirra kurrë
Gjithë jetën më mungoi
Me mijëra herë e pëshpërita
Por kurrë se thirra dot
Emër që se thirra kurrë
e di që diku jeton
por ironia e fatit
kurrë s’na bashkoi dot.
Sa do doja njëherë
Emrin tënd fort ta thërras
Të mbështetem në gjoksin tënd
Vetëm për një cast.
Kur dëgjoj të tjerët
Të përmendin emrin tënd
Zemra më ther fort
Se kurrë s’të thirra dot
Shpresoj që një ditë
Sa të jemi gjallë
Emrin e njëri tjetrit
Ta thërrasim me zë të lartë.
KUJTIMET E MIA
Kujtimet na shfaqen
Kudo që jemi
Si rrjedha e lumit
Që s’ka të shterrur.
Se në zemrat tona
Thellë janë te mbjella
Asgje nuk i shkul
Përveç se vdekja
Edhe pse i mbyllur
Brenda në shpirt
Ato ne na shfaqen
Çdo natë e çdo ditë.
J E T A
Jeta . . . ëndërr e përgjysmuar
Sakrificë dhe pushtet
Dhe ëndërr që larg të tret
Jeta . . . hap i shpejtë për të lumturit
Dhe i ngadaltë për të vuajturit
Jeta . . . humbje
Dhe rilindje përsëri
Jeta . . . e vështirë
Por e bukur në pafundësi…
POEZI VJESHTE
Seç ra dëborë mbi flokët e tua
E ti u drodhe krejt papritur
Ndjeve akull mbi buzët e tua
të brishta, te kuqe, të selitur.
E vjeshta iku, iku larg
Mbi pentagrame gjethesh mbeten
Nje dashuri e jona ish
Ku humbi bashke me vjeshten
Do ta pres, do ta pres vjeshten i heshtur
Se vjeshtë më për mua nuk kishte ngelur…
PRILL 2011