Kulturë
Shpallja e fituesve te Konkursit poetik "Koblenzi 2011"!
E enjte, 12.05.2011, 06:55 PM
LIDHJE E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI, NË BAZË VLERËSIMEVE NGA JURIA PROFESIONALE, SHPALLË FITUESIT E KONKURSIT LETRAR „PAVARËSIA E KOSOVËS“ PËR VITIN 2011:
ÇMIMIN E TRETE e ndajnë dy poezi; dhe ate, poezia „Sot …“
me shifrën „12345“ dhe poezia „Një e ndjeshme e afërt
Flamurit“ me shifrën “DLG”!
Shifra „12345“ 1. SOT... Ringjallen të rënët Kalvar’ i mundimit preku retë e kaltra Futë në zemër të Diellit Freskon puhiz’ e hershme,...ndoshta e vonuar Shijon pjalmin e Lules së njomë Nje rigë shiu vuajtjen miklon,...miklon! E dejt bymehen Hymn në pentagram “simfoni e Arbërit”! Daullet pëlcasin nga dhëmbja malluar E vargjet kumbojnë Deri në kupë të Qiellit! Unë dhe Nëna gërshetojmë çdo përmot Grisim shikimet, një dozë shprese...sytë kristal Hapëm fluturimin, prangat bëmë copë – copë Zoti shpirtëgjakimin, ringjalloi ... sot vital! Makfire Kosumi – Kaquri, Kanada Dëshmi e autorsisë shifra „DLG“ Rita Saliu 2. NJË E NDJESHME E AFËRT - FLAMURIT
TEK MA DHURONIN SI ME DORË ME TE BUKUR TE TAKOJ NE VLORË ATLARIN E TË BUKURËS TEK PËRJETSON DHE TË SHËNDROJ NË KUROR AGON ME SY TE TU SHQIPONJË ASHTIN E KUJTIMEVE DUKE MA VESH ME BUZËQESHJE SI ME FUSTAN TË RI HERËZIN TËNDE PËR TA PUSHTUAR BËHEM ZOG I QIELLIT YJE PLOT TA KTHEJ NË SHPIRT TË LUMTURIS SË JETËS IDIL PLOT GAZ E PA LOT SE PA TY MË VRET VETMIA SIÇ VRET RRUFEJA NJË RRAP TË VETËM NË FUSHË DUA TE BËHEM AJËR TË FLUTUROJ BASHK ME TY SI NEPËR NJË GEMUSH SHQIPONJË Boston, 2011 - SHBA |
Formularbeginn
Formularbeginn
Formularende
ÇMIMIN E DYTË ndajnë dy poezi; dhe ate, poezia “Fjalë e paheshtur” me shifrën “Fërfellëzë shekujsh” dhe poezia “Larg gëzimit” me shifrën “Gjithmonë Mërgimtarë”;
Poezia që fitoi vendin e dytë në konkurs:
Martin ÇUNI
1. LARG GËZIMIT…
(Ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës)
Sonte jam larg fishekzjarreve të zemrës time,
Larg lotëve të gëzimit të miqëve të mi në Atdhe…
Afër dhembjeve që për jetë të jetëve nuk do t´i harrojmë!
Sonte nuk do t´i hapi portat e rrugëtimeve të gjata
Të dal nëpër Botë, as që të shtegëtoj Bjeshkëve të Nemuna
Nëna nuk do të më përcjell as nuk do të më pret, si prore
Po fjalët e urata të sajë do t´i pranojë vetem shpirti:
“Biro, t´u dhashtë e mbara ty e Shqipërisë“, e
„Paqe pastë për ty e për të gjithë shqiptarët”!
Ajo, me lotë gëzimi në sy, do ta shikojë qiellin,
Edhe fishekzjarret që fluturojnë si flakë kulçedre,
Që bijnë mbi Prishtinën, mbi terë Kosovën sihariç.
Pastaj nuk do të shohim kalvarin e ndarjeve,
Gëzimin as hidhërimin dhe mallin e përflakur nëpër mote,
Që rrjedha lumenjësh të lotëve kurrë nuk ua shuan dot etjen
Bërë si toka: djegur e përvëluar në shkretëtirën e kësaj Bote!
Do të gërshetohen, shliren e përshliren përvujtërisht, sot
Mbuluar me plafin e hirit të heshtjes në tumulat e lashta Ilire
Si dhe nëpër varre të të parëve tanë në mesjetën e përzymtuar!
Pas shumë shekujve të shungulluar të Shqipërisë,
Nëpë bjeshkët e valëve të detërave tanë
Nëpër kaltëritë e Liqeneve Shqiptarë,
Nëpër plisat tisbardhë të Malit Sharr
Shqiptarët nuk do të skuqin më xhamadanët e bardhë!
Do të farfurijnë këmishat sonte,
Do të valëviten shamitë mes plisash
Albanët do të shtegtojnë me meste të bardha
Shqipëtarët do të flakërojnë si rreze mes lisash!
Me zemërbardhësi dyert i hapën ditën, dhe në mes të natës
Që të presin nevojtarët e skamnorët e huaj, rrugëtarë
Dhe t´iu hyjnë në gji nëpër shekuj me radhë,
Të mos mërdhihen nga acari i dimrave;
Që të mos përvëlohen nga vapë e verës
Pastaj; ngadalë e me buzëqeshje në cep buze;
Me smirën e errësirën në shpirtë kazmë
Zemrat jofisnike ua nxinin gjithë bardhësinë
Që Zoti ta falë kishte dijtë ndër shqiptarë!
Ua nxinë jetën e ua ndalën rriten e dritën;
Po kurrë nuk arritën që t´ua e nxijnë shpirtin
Perlë të bardhë ta mbajnë lartë arriten
Si bardhësi malesh e si rreze Dielli!
E u tkurrën e tkurrën shqiptarët pa fund,
Çdo pëllëmbë toke, deti, liqeni e lumi u skuq
Çdo skutë u çelikos me eshtra shqiptarësh,
E shpirti iu mbeti i bardhë se i bardhë.
Dhe u shpifën e çka s´iu thane
E i shanë anë e mbanë Evropës:
Tokën e tyre të madhe e të bukur
Kullat e tyre të vogëla, krenare
Mirësinë e tyre të padjallëzuar;
Shanë bujarinë e mikpritjen!
E ua nxinë jetën në pranga e leqe
Nëpër kazamate ma famëkeqe
Me shpata e dyfekë gjithëfare
Me zjarr e me hekur i nëpërkëmben
Me intriga, përçmime e ligësi të papara;
Ua çëndisën gjithë të këqiat mbi korp e shpirtë.
Ua rrotulluan edhe pllakat e varrezave të të parëve
Ua lëkundën themelet e trojeve mijëravjeçarë,
Ikonat e idhujve ua përlyen me blozë
Mbi themele iu bënë mure barbare
Me shenja të tjera të çoroditura fare!
Shqiptarët i kryqëzuan në sheshe si Profetin,
I ngulën nëpër hunjë për së gjalli,
I tkurrën e i ndrydhën si ankthi,
Që t´ua zinin frymën!
T´ua humbnin emrin,
T´ju humbnin farën!
Gjithçka le të jenë;
Vetem jo shqiptarë!
E lotët se ç´më rrjedhnin si lumë
Majë Pashtrikut, s´mi shihte kush.
Atje lartë kujtoja Albanët e bardhë,
Albanët e mi si borë e Maleve të Sharrit
Nëpër duart e barbarëve objekt orgjishë!
Qytete të lashta mijëra vjeçare,
Të bukura me dyer të hapura mirësie,
Me zemra të bardha si dritë e Diellit!
Sot bijnë fishekzjarre nëpër ato rrugë:
Të larë me gjak rinor e ngulfatur me brenga
Mbuluar me trupa djemësh e vashash Shqipërie
Të njomura me lotë motrash të Nënës Tereze!
* * *
O Zot a vure re edhe këtë herë,
Me emrin tend në gojë,
Me smirën në shpirtë;
Deshtën të na shuajnë pa gjurmë,
Deshtën të na zhgulin me rrënjë.
Si farën e ligë, si therrë e si exhër,
Ua kaluan bishave të uritura grabitëse!
Nuk e bënë dot se Zoti s´e ka dhënë;
E ne prap i deshtëm e falëm…
E ne prap i harruam të këqiat…
Si gjithmonë: prap i besuam
Ata që Zotin besojnë sa për sy e faqe!
Ne patëm besë gjithmonë,
E i përseritem sa e sa herë
Mundimet e Krishtit me shpresë!
Matëm me kutin e shpirtit tonë
Me shpresë se do të kuptojnë:
Se jemi figura e njeriut,
Figurë e amshueshme e mirësisë,
Figurë e dashurisë të shpirtit Hyjnor!
Serish na u hakmorën për mirësinë
Prap ramë në të dy gjunjët
I mbushëm gropat me kufoma
Me eshtrat e gjenit tonë:
Një herë, dy herë, tre here…
Pesëqind vjet, dyqind vjet…
Nga Sulltan, krajl e mbret…
O Zot, mbushna mend një here,
Sado që është vonë, na mëshiro!
Ngrite dorën Tënde midis nesh;
B e s ë n ta ruajmë; por jo kundër vetes!!!
Shifra: „Gjithmonë mërgimtar“
Shifra „Fërfellëz shekujsh“ ende nuk ka dëshmuar autorësin... dhe jemi në pritje të autorit, me poezinë
„Fjalë e paheshtur“
Dhe ÇMIMIN E PARË e fiton poezia “Balada e vonuar” me shifrën „Etja“;
Brahim AVDYLI:
BALADA E VONUAR
Ecë, endem dhe vrapoj
në mes të dashuruarve
me vetminë time përskaj vetes,
e ka vënë çuditërisht kapelën time
askush nuk e vëren kur buzëqeshë idhshëm
duke mos më lëshuar prej dorës së lidhur.
Këtë magji të përdalur e kanë bërë ata që kanë fuqi
të shterrin puset e botës me etjen time-
pesëdhjetë vjet endem poshtë e përpjetë
pa e shuar aspak këtë dhembje
që era e malllkuar i vjen nga fjalët
pa grua më lënë, pa dashuri të shuar
baladë që përsëritet është dashuria ime
është vonuar të trokasë në derën time
të më shohë të lidhur kur të vie në dhomë
nuk mundem t`i gjëj ato zuzare që kanë ikur
katër femra janë- nuk i kam parë asnjëherë
ndoshta shetisin në New-York, Pekin, Buenos Air
e ku t`i gjëj me fillet e vajit
që është kthyer në këngë e nuk ka lot
se lotët janë tretur kaherë në këtë vajtim të bukur
duke pritur që të vijë e buzëqeshur
nën veladonin e nusërisë…
Tani, mund t`a heqë dhe nuk çuditem
me fytyrën e saj të çoroditur tej mase
dhe nuk kam lotë, por gufon zemra-
nxjerr mallkimin për të gjithë ata që kanë faj
nën aureolën e rrejshme të lumturisë!
Shifra „ETJA“
Çmimin „NËNË TEREZA“ e merr poezia “Pamja e Engjëllit“
me shifrën „Me vaj në buzë“ - autor Sadik KRASNIQI
PAMJA E ENGJËLLIT
Vetëm ne
e shohim engjëllin
përtej perdës prej loti
mbi pikëllim
bie rruga e dritës
kah vjen engjëlli ynë i blertë
me sytë prej lumi
flok muzgu
e buzëqeshje t´ëmbëlt
sa e vlladshme puthja e prushtë
e njomë prekja e flaktë
përtej pragut te jetës
mallëngjehemi në përmallje
nga ajo urtësi
e ndahemi plot mërzi
ai bëhet prapë dritë për në parajsë
ne vijmë ne vete
dhe qajmë
Çmimin “STUBLLA” e ndajnë dy poezi, dhe ate poezia: „Pritje e gjatë“ me shifrën “Liria” dhe poezia “Varret që flasin” me shifrën “Journalist”!
Ali Sh. Berisha
1.Pritje e gjatë
As mbyll veshët të mos më oshtijnë
As ndal gojët me klithje të më grijnë
As sytë të më mbushen gjak e lotë
As t’më pëlcasë koka krejt kot
Në këtë natë xhamthyer o zot
As i ndalë trokitjet e parreshtura në derë
As u tregoj rrugën shtegëtarëve të mjerë
As mbaj brend vetëtimat që mbysin
As mbroj yjet nga hijet që lindin
E pushtet territ sërish i lidhin
Qëndroj shtrirë me fytyrë kah tavan i nxirë
Tek më bie nga oxhaku blozë e pështirë
Tek më trokasin pikat e shiut n’xhama
Tek më brejnë minj e merimanga
Tek uluritjeve s’u shpëton hëna
Natë e trishtë zgjatet deri në pafundësi
Me uluritje e grithje çakallësh n’derë
Me mjaullitje macesh si përherë
Deri te mëngjesi që zbardhë
Ditëdiellin që sa s‘ka ardhë
Dhe sytë në një vrimë të xhamit gaprroj
Dhe shoh horizontin krejt në shkëlqim
Dhe ulurimat shumë larg dëgjoj
Tek ngritem nga shtrati im
Lirinngrohtën të festoj!
Shifra „Liria“
Shifra „Journalist“……jemi ende në pritje të konfirmimit autorial (!?) me poezinë „Varret që flasin“!
Çmimi i “PUBLIKUT” iu nda poetit Martin Çuni me poezin “Kolekcioni i humbur”!
Poezia që fitoi çmimin e publikut, nga poezitë që u lexuan në orën letrare, Koblenc:
Martin ÇUNI
KOLEKCIONI I HUMBUR
I mbledhi kujtimet
Si trohat e bukës, e
Si kotheret në sofër!
I mbledhi vargjet
Nga fletoret e harruara,
Nëpër sirtaret e bodrumit!
Shokët s´i gjej dot
Humbën e tretën,
Dikush nëpër varre
Dikush në pallate ëndërrash
Të tjerët nëpër dete hallesh!
P.S.
Lusim edhe dy atoret „Journalist“ dhe „Ferfelleze shekujsh“ qe sa me pare te deshmojne autoresin e tyre… Derisa nuk deshmohet edhe nuk mund te botojme poezit e tyre fituese!
Me respekt Juria