E merkure, 15.05.2024, 03:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Aristotel Mici: Adhurimi i Naim Frashërit për Homerin

E enjte, 19.05.2011, 07:46 PM


Homeri dhe Naimi

 

Adhurimi i Naim Frashërit për Homerin

 

Nga Aristotel Mici

 

  personalitetin krijues të  poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit, shkrihen organikisht  dy kultura të mëdha njerëzore: ajo e orientit nga njëra anë dhe ajo e perëndimit nga ana tjetër. Që në rinin e tij të parë, duke mësuar gjuhët e lindjes,  Naimi ra në kontakt me  veprat e  Sadiut, Xhelaledin Rumiut, Firdusit e Fuzuliut. Ndërkohë, duke qenë  gjimnazist i Zosimeas në Janinë, ai pati rastin të dëgjonte pedagogë me ide iluministe dhe të lexonte në burime direkte veprat e qytetërimit europian që nga Homeri dhe Virgjili e deri te La Fonteni, Volteri, Russoi e Viktor Hygoi.

            Për këtë gjerësi të frymëmarrjes kuturore të N. Frashërit, Prof. E. Çabej   do të shkruante: “Te ky shkrimtar botëkuptimi i  Europës Përëndimore lidhet me botëkuptimin oriental dhe  që të dyja këto botë shkrihen e treten  me  njëra tjetrën, po pa shtypur natyrën e tij shqiptare”.[1]

                     Pavarësisht nga ndikimet orientale, Naimi e admironte dhe e vlerësonte poezinë  europiane. Ja se ` pohon vetë në parathënien  e “Këngës së Parë” të  Iliadës”: “Vjershë e Asisë ka bukuri të madhe, shije të shumtë, rrjesht (varg) të mirë e të pëlqyer, fjalë    zgjedhur…. Po vjersh` e Evropës ka mejtime më të lartë”.

            I nisur nga një gjykim i tillë për kulturën europjane, Naim Frashëri përpiqet të tregojë një shembull të ndritur në praktikën e përkthimit. Apostulli i shqiptarizmës  kërkon t`i japë  lexuesit shqiptar të kohës veprën e madhe të antikitetit Helen , poemën epike ”Iliada” të Homerit. Ai e përktheu dhe e botoi  Këngën e Parë të këtij eposi të famshëm, të shoqëruar me një parathënie dhe me një pasthënie. Kjo pjesë e veprës së Homerit u publikua në vitin 1896, në formën e një fashikull në shtypshkronjën e  Shoqërisë së Bukureshtit., e titulluar “Iliadë e Omirit”. Pra një shekull e ca më parë, Naim Frashëri bëri që  Homeri të flasë qartë e kuptueshëm edhe në gjuhën shqipe. Për breza të tërë ky përkthim u bë burim  njohjeje konkrete për eposin homerik.

Iliada si kryevepër madhore e antikitetit, i ka pas lënë  përshtypje të veçanta poetit tonë të ndritur. Le të kujtojmë  me këtë rast se dhjetë vjet më parë se ta botonte shqip, pra me 1886, Naimi këtë pjesë të  poemës Iliada e kishte botuar turqisht.

            Ky fakt flet jo vetëm për kulturën letrare e gjuhësore të poetit, po edhe për parapëlqimin e admirimin e madh  të Naimit për eposin homerik. Nga Homeri i lashtë kanë marrë dritë për veprat e tyre drejt për së drejti ose tërthorazi shumë kolosë të letërsisë botërore. Sa e sa herë është trajtuar Kali i Trojes ne vepra te ndryshme. Po Uliksi? Po drama tragjike  e Atrideve? Po Efigjenia! Antigona! Oresti dhe Elektra! Po Eneu!?

            Homeri me epopetë e tij “Iliada” dhe  “ Odisea” është maja më e lartë e antikitetit Helen, që ndriçon në hapësirë dhe në shekuj. Është kjo arsyeja, pse Naimi i madh, në mes të punëve të shumta të krijimtariosë dhe të çështjeve të tjera të diturisë që kërkonte kombi dhe Shqipëria, gjeti kohë edhe për përkthimin  e “Iliadës”. Po jo pa shkakl u  tërhoq Naimi nga Kënga e Parë e ”Iliadës”. Ai ka pasur pa tjetër parasysh përmbajtjen, mesazhin e saj. Qysh në këtë këngë  nis subjekti dhe  zë fill konflikti  i poemës, me zemërimin e Akilit, i cili e  qorton rëndë  kryekomandantin e ushtrisë së Akejve, Agamemnonin, duke i thënë:

O i veshuri me turpe!                                                                                  O makuti lakmonjës,

Kur vjen radha për të ndarë,

                        Merr ti më tepër pjesë.

            Duket qartë tendenca artistike e autorit të eposit. Ai merr anën e Akilit, që përfaqëson  figurën ideale të luftaarit të epokës antike greke, duke fshikulluar aristokracinë ushtarake, që po shkëputej  nga radhët e luftëtarëve të thjështë, të cilëve u rrëmbenin çfarë të donin, ashtu siç bën një komandant si Agamemnoni.

             Poeti mban qendrim kritik jo vetëm ndaj  lakmisë, por edhe ndaj shpirtit hakmarrës dhe prepotencës së Agamemnonit:

                        Se një mbret kur zemrohet

Me një njëri që është më i poshtë,

Të themi edhe në pushoftë

Atë ditë zemrimin

Mund ta mbaj në krharuar

Edhe më pastaj ta nxjerrë.

Adhurimi  i poetit tonë kombëtar ndaj Homerit bie në sy jo vetëm në parapëlqimet për idetë humane dhe figurat madhore të artit të tij, po edhe të vlerësimi i detajeve si edhe teknikave të  veçanta krijuese, te imazheve epike e shembulltyrave të përsonifikimit. L te sjellim ne mendje fillimin e “Iliades”, kur Homeri i drejtohet muzës Kaliope:

O vash këndo mërinë                                                                                    E Aqilehtë kordhëtarit

Dhe, ja …. Naimi, si poet i  frymëzuar shkruan  te strofa  e parë e poemës epike “Istori e Skënderbeut”:

                        Këndo engjëll urtësinë

                        Edhe gjithë mirësite,

                        Skënderbenë e trimërinë

                        Që i dhanë Shqipërisë dritë.

Pra kuptohet mirë se të  mësosh e të  përvetësosh në mënyrë  krijuese nga  arti i Homerit e i Virgjilit, LaFontenit dhe Viktor Hugoit është zotësi e nuhatje artstike, ndërsa të  përpiqesh që vëprat ë tyrë t` i përkthësh në gjuhën e popullit tënd ose t ` i shqipërosh, duke  i përshtatur është një meritë që do nënvizuar  vazhdimisht.

Naim  Frashëri si figurë  poliedrike , edhe në  këtë anë  të veprimtarisë letrare, të përkthimit, ka qenë nismëtar. Ka pasur letërsia shqiptare  edhe para tij përkthime nga gjuhë të huaja, po ato kanë qenë vepra nkryesisht liturgjike, siç qenë përkthimet e Kristoforidhit “Dhiata e Re” dhe “Psalteri” botuar me 1872, pa vajtur te “Meshari” i Gjon Buzukut dhe “Doktrina e Krështëne” e Pjetër Budit.

Naim Frashëri me  “Iliadën” hapi shtegun e përkthimeve nga  letërësia artistike, duke hedhur shikimin drejt kryeveprave. Si “Iliada”, duke përshtatur  fabulat e La Fontenit dhe duke shkruar për të varferit dhe të mjerët nën ndilkimin e ndjeshëm të  Viktor Hugoit.

Ky përkthim i Këngës së Parë të iliadës nga Naim Frashëri dhe pas tij ai i Fran  Allkajt ishin  të vetmet  mundësi njohjeje për Homerin deri në vitin 1965, kur u arrit botimi i plotë i kësaj kryevepre prej  helenistit të talentuar Gjon Shllaku.

Me publikimin e veprës seriale të  Naim Frashërit në shtatë vëllime nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, në mes te viteve  të 1990- s, ky përkthim i Këngës së Parë të “Iliadës”  është përfshirë në librin e tretë të korpusit të kësaj vepre tok me  “Ëndërrimet” (Tehajylat), vepër origjinale e poetit e përkthyer nga persishtja, përkthyer post mortum, si edhe dy poema të tjera origjinale të Naimit të shkruara e të botuara greqisht dhe të përkthyera edhe ato post mortum, “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve” dhe poema tjetër lirike “Dashuria”, (O Eros). Kështu ato të lidhura së bashku formojnë kapitullin  e përkthimeve në poezi brenda  kompletit  të veprës së Naim Frashërit.



[1] E. Çabej, “Shqiptaret midis Përendimit dhe Lindjes” MÇM, Tirane, 1994



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora