Kulturë
Luan Çipi: Mbi librin me poezi ''Pa rrugë'' të Dalan Luzaj
E premte, 20.05.2011, 06:07 PM
MBI LIBRIN ME POEZI “ PA RRUGË”
TË DALAN LUZAJ
Nga Luan Çipi
Dalani, poeti ynë, është i fisëm, der’ e parë
Shfaqet në librin “Pa Rrugë” një shkrimtar i pasionuar
I ëmbël e ëndërrimtar, fjalë qëmtuar dhe sqimatar
Në mendime, në ide dhe në vargje, i formuar.
*
Madhështor, veshur shik, i hijshëm e trupgjatë
Të prezantova buzëqeshur te shokët e mi vlonjatë.
Vizioni që iu krijove çdo ditë e ngrihet më lart
Kujtojnë të ngazëllyer fjalën dhe mendjen e artë.
Ishin biseda të ngrohta, urtësi e tolerancë
Të soditnin, mëndja shkonte, te prejardhja aq me fat:
Te filozof Isuf Luzaj, i doktoruar në Francë
Mundime, persekutime dhe internimi i gjatë,
Fëmijë, vëllezër e motër dhe Dalani në shpërgenj
I ati larg dëshpëruar, ata ndarë, tej – këtej.
Vuajnë të zitë e ullirit, në kasolle, jetë ferri,
Për rreth Dritës, nënë kreshnike, një model bese e nderi
Babai rend emigrimit - Argjentinë e Amerikë
Familja krejt e braktisur në pasiguri e frikë.
Do ta shihnit vallë njëherë gjigantin, që s’ka të dytë
T’i preknit dorën e artë dhe t’i puthnit ballin, sytë?
*
Poeti mediton hënën, shelgun e tij dhe burimin.
I rilind bilbilejtë, nga larg përkëdhel Tomor
Përjeton Ujin e Ftohtë, Selam Labin dhe Naimin,
Kalanë e lashtë të Kaninës, bregun e detit në Vlorë.
Vargjet përjetuan Arbin, Xhevon, Nonda Papakronë
Ju uron përsëlargu mirësi e lumturi.
Shikon emigrantë në botë të uritur e që lotojnë
Shqetësohet e ligështohet, si dikur në vend të tij.
Përtëritur e rinuar çan përpara si veri
Fluturon me krahë shqiponje si të ishe djalë i ri
Paçka se kjo koll’ e vjetër e mundon dhe ende dhëmb
“Në një grusht llucë e pleh, lulja mbinë edhe në shkëmb”
Barite rrugë e pa rrugë, tash marshon në bulevarde
Me tre djemtë me Sonilën me Burbuqen aq të çmuar
Banoni në qiellçarëse, lartësuar qindra kate.
Në Çikago Amerikë, përpjekjet kanë triumfuar.
Atje, Xhoni, Xheku, Xhimi dhe të tjerë Amerikanë
Me ata ti jep e merr, blen e shet, këmben paranë.
Për krahë djemve të tu, të mençur, të mbarë, siç janë.
Si djalin tënd të katërt, porosi të lë Kamanë.
Edukoi, sipas traditës, të jenë punëtorë dhe të mirë
Të mësojnë, të pasurohen, të kenë vullnet dhe dëshirë
Të formojnë bindjen:“Unë ika, po do kthehem përsëri!”
Farë e zgjedhur të buisë, si dikur, në Shqipëri.
Ripunuar në Çikago, Mars. 03. 2011