E shtune, 08.02.2025, 06:19 AM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Në 5 vjetorin e vdekjes së babait

E enjte, 19.05.2011, 06:57 PM


 

Në 5 vjetorin e vdekjes së babait

 

Agim Gashi

 

Shkuan pesë vite i dashur baba

Që stë shof të gjallë

Por i gjallë je në zemrën time

Në shpirtin tim

Në jetën time

 

BABAIT TIM

HAMIT GASHIT

(1932-2006)

(Në pesëvjetorin e shuarjes)

 

Ditë e premte në mëngjez

më erdhi një lajm i zi...

vdiq ai, qe me solli në jetë

e në kurbet s’më pa dot me sy.

 

Dymbëdhjetë maji i luleve

mori me vete babën tim,

pa e takuar dhe një herë,

pa e marrë në përqafim.

 

Më kaploi terri i dhimbjes

dilelli për mua s’bënte dritë.

Të mos jem në varrimin e tij

këtë gjë nuk e kam pritë.

 

Ah, kurbet ti qofsh mallkuar

që i ndave njerzit për së gjalli,

dhe ia çove vdekjes për t’i shuar,

duke i lënë t’i djegë malli.

 

E dija, or babë, që s´jeton gjithmonë

dhe të kujtoja me shumë mall,

por ke mbetur në zemrën time

gjithmonë i paharruar dhe i gjallë.

 

Vepra jote në këtë bote

më jep forcë e më jep nder,

kudo të eci e ngado të shkoj,

ti me mua do jeshë përherë.

 

Se dashuria për babë e nanë

është dashuri që ska mbarim,

Por kur të ikin pa i parë,

të mbetet pengu thellë në shpirt.

 

Ditë e natë të kam në mendje,

në atë botë kur të shihemi dikur,

do çmallemi për të dy botërat

dhe s’kemi për tu ndarë kurrë.

 

Lamtumirë baba i dashur,

fli i qetë në tokën kosovare,

se i pa shuar do mbetet ylli yt

në jetën fisnore qindravjeçare.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora