E diele, 05.05.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Rreth librit ‘’Arkeologji e shpirtit’’ të poetit Hasan Qyqalla

E premte, 20.05.2011, 07:19 PM

Hasan Qyqalla i takon kohës së poetëve që nisën rrugën e krijimtarisë së tyre letrare,që kanë guxuar të dalin para lexuesit me krijimtarinë e tyre para dhe pas viteve 90-ta. Kuptohet para viteve 90-ta,rruga e krijimtarisë sidomos për artdashësit e fjalës së shkruar në Kosovë dhe viset shqiptare nën sundimin e hekurt sllav ishte e ndrydhur dhe kërkonte guxim pa përjashtuar sakrificat.

Pasioni lind me njeriun, por janë kushtet ato që hapin ose mbyllin shtegun e duhur. Udha e arsimimit dhe krijimtarisë së asaj kohe ishte një udhë e vështirë, plotë ëndrra që kërkonin guxim të i çfaqnim, por të bindur e të papenduar se i kemi shërbyer atdheut, ashtu siç shërbehet dhe sot, kudo e kurdoherë. Në vitet e tranzicionit, duke parë shpërthimin e madh në gjithë fushat e jetës dhe unë,

si shumë të tjerë, se mundëm dhe guxuam të shfaqim pasionin e ndrydhur.por ato me intelektin, patriotizmin, penen e tyre, kane ditur t’i tregojne botes vlerat me te cmuara kulturore dhe historike te popullit shqiptar.Ja çka është dëmëthenia e Poezisë:

"Çdo rrugë ka fshehtësinë e vet, poezia është fshehtësia e çdo rruge dhe çdosendi".Po poetët e mirëfilltë të të gjitha kohërave kanë ditur dhe guxuar që këtë rrugë të fshehtësisë së bukur artistike të e nisin me kokën e mbushur me ëndrra e plane të bukura.

Krijimtaria nuk është punë që matet dhe shpërblehet me orar. Poezia mblidhet siç mbledh bleta nektarin dhe kur e ndjen se plotësohet sasia dhe cilësia për të botuar një vëllim poetik troket në dyert e shtëpive botuese.

Kjo mund të zgjat muaj dhe vite të tëra.Zëri i krijuesit është zë i madh,çë nuk pushon së thirruri,që në vete përban mesazhe domethënëse,madje vargje që flasin

shumë,shpesh ndoshta një varg,apo disa vargje flasin më shumë se vet poezia,nëse atyre u nxjerrim një përbajtëje të thellë thelbësore.Hasan Qyqalla,shquhet ndër poetët,prozatorët por edhe publicistët që rrugën e tij e nisi në krijimtari jo për vetëm prodhimtari, por edhe për bukurinë e vargut dhe për më tepër për ndjenjën e bukur të dashurisë të ngritur në artSi kudo forca krijuese qëndron tek vullneti dhe pasioni, por njëkohësisht të shkruarit poezi apo prozë nuk është thjesht “punë” që matet dhe shpërblehet me orë. Të shkruash letërsi dhe veçanërisht poezi duhet patjetër “brum poetik”. Poezia nuk duhet kuptuar thjeshtë vargëzim, qoftë dhe me rimë, metrikë, apo varg të disiplinuar. Poezia është shkëlqim në errësirë, ujë në shkretëtirë, zjarr në akull. Ajo është këngë që shpreh dhimbje, mall, dashuri, shpresë. Cili është elementi më i rëndësishëm dhe më interesant për të shkruar një libër të suksesshëm? Përvoja juaj në këtë drejtim?

Subjekti, lënda, aftësia për të krijuar e ndërtuar heronj e personazhe të spikatur , të besueshëm. Madje lexuesi duhet t’i “njoh” këta tipa, që do të thotë të krijohet mendimi sikur ngjarjet janë zhvilluar, ose zhvillohen para syveVëllimi "Arkeologji e shpirtit" ndahet në këto cikle: Loti që rrjedh, shteron në skëterrë (l4poezi), Jeta imagjinatë (20 poezi), Peizazh kujtimi (25 poezi), Portret në kornizë (26 poezi) dhe Gjurmë nëpër hi (18 poezi).

Nëpër këto cikle shohim imagjinatën dhe botën e pasur shpirtërore dhe ndjenjore të poetit, i cili përmes frymëzimit na sjell poezi që na ngjallin kujtesën mbi historinë, mbi personalitetet kombëtare e kulturore, mbi ngjarjet e shumta me të cilat u ballafaquan shqiptarët gjithandej trojeve tona, poezi që përshkruajnë ndjeshëm e me fuqi shpirtërore bukuritë e jashtëzakonshme të qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës, të Shqipërisë nënë, të tokave shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni, vargje që flasin dhimbshëm për copëtimin e takova tona nga trungu i Shqipërisë etnike dhe me përjetim e intuitë të veçantë poeti na çon deri në largësitë historike, duke na kthyer pikërisht në shekujt që shkaktuan plagët më të dhimbshme për popullin shqiptar, të cilit iu bënë padrejtësitë më të mëdha nga Fuqitë e Mëdha. Thuajse vargjet e vëllimit kanë për qëllim që në mënyrën më objektive të paraqesin identitetin dhe emrin e vërtetë gjatë gjithë shekujve, shoqëruar me shungullima e batica dhe zbatica të shumta.

Gjeografia e atdheut të copëtuar dhe simbolika kombëtare

Në vëllim gjejmë vargje me frymë patriotike, gjejmë vargje që shprehin të mirën e të keqen, të bukurën e të shëmtuarën, dashurinë dhe urrejtjen, padrejtësinë dhe drejtësinë, lirinë dhe robërinë, të vërtetën dhe të pavërtetën, të moralshmen dhe të pamoralshmen, pabesinë dhe mashtrimin dhe këto pikëpamje në mënyrën më të çiltër na i shpalosin vargjet e poezisë Vargu. Kjo më së miri shihet nga strofa:

Sikur ftesën pres çdo stinë

përpëlitjet më ngacmojnë në varg

tok qëndisnim në gjergjef Arbërinë

ti në dhe tëndin unë larg... shumë larg!

Nga këto vargje shohim prirjen dhe aftësinë krijuese, shohim forcën mendore të poetit, i cili meditimin e fikson në çështjet më madhore që lidhen me gjeografinë e atdheut të copëtuar, në një anë, dhe me simbolet kombëtare, në tjetrën anë.

Me të drejtë pohon poeti se njeriu nga kjo botë shkon me shumë të pathëna, shkon me shumë ëndrra që e kanë ndrydhur gjatë jetës. Vlerën e vargut dhe fuqinë që kanë poezia, poeti e ka treguar në vjershën "Marshi i vargut" dhe, sipas tij, vargu thyen robërinë, hap horizonte për dritë e dituri, vargu vret gënjeshtrën, vargu mbetet i palakuar dhe është histori më vete dhe se vargu na kujton Formulën e Pagëzimit, vargu bëhet histori e këngë e gjithë Shqipërisë, e Malësisë, vargu këndon Kosovën e Adem Jasharit dhe gjithë idealistëve të saj, vargu këndon udhën e shkronjave - Manastirin dhe se vargu ngjallet e freskohet në bukuritë e Ulqinit historik. Vargu, pra, i këndon nderit njerëzor, i këndon frymës patriotike, nderit kombëtar, historisë së popullit shqiptar dhe u këndon rrjedhave të historisë sonë tejet të dhimbshme.

Në poezitë: Këtu-aty, Sytë prapë ngelën andej, Meditim, Kosova dje, sot ... e... etj., shpaloset dhembja mbi Shqipërinë e cunguar, mbi Kosovën e robëruar dhe këto preokupime poeti i ndërlidh me një largpamësi e me mallin që kishte shprehur i madhi Lasgush për Kosovën e bashkimin kombëtar, sepse dihet se Lasgushi as kafenë dhe as gotën e rakisë nuk ka dëshiruar t’i pinte pa u korrigjuar padrejtësia historike nga Fuqitë e Mëdha, të cilat si me thikë ndanë pjesët më të mira të tokave shqiptare për t’ua dhënë si shpërblim maqedonasve, malazezve dhe serbëve.

Temat dhe motivet mbi të cilat ngrihet vëllimi "Arkeologji e shpirtit", ndonëse janë trajtuar edhe nga poetë të tjerë, edhe të traditës edhe të letërsisë së sotme, kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë dhe vlerat e shumta të poezive që ruajnë dhe përcjellin ato te lexuesi. Themi kështu ngase nëpërmjet një origjinaliteti, detajeve konkrete e imazheve të gjalla Hasan Qyqalla sjell vlera të reja, kultivon në vargje një frymë të re, duke krijuar poezi me petk të shprehjes simbolike dhe me kuptim të gjallë nga shumë aspekte.

Në pjesën më të madhe të poezive të vëllimit të sipërthënë, poeti na del i freskët, vargjet janë jetësore dhe gjithandej poezive shpreh mallin e zjarrtë, dashurinë dhe dhembshurinë për gjithçka njerëzore e fisnike. Vargjet përfitojnë vlera edhe me lëndën që ka grumbulluar poeti nga jeta dhe realiteti jetësor dhe se atë realitet di ta zbërthejë në botën e madhe artistike. Frymëzimi nga temat e mprehta, pikërisht nga ato tema që i japin shpirt e zjarr vargut e që ngacmojnë poetin për të riprodhuar çështje që lidhen me historinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në kohë dhe hapësirë. Për më tepër, në poezitë: Prill 1981..., Arkeologji e shpirtit, Këngë e gjeneralit, Miku më tha, Nuk dua të vdes, Malësi... jua marrsha të ligën, Karshi Lasgushit, të ciklit Peizazh kujtimi ka prekur probleme të ndjeshme dhe duke i prekur thellë e më thellë ka arritur të krijojë poezi me përmbajtje të veçantë kuptimi, poezi që sjellin copëza të jetës e të kujtimeve mbi historinë e hidhur, poezi që shquhen me nerv e mbresa jetësore, ku realiteti dhe historia janë konceptuar me origjinalitet të veçantë.

Zë i kohës dhe i këndimit të saj

Edhe në poezitë e ciklit Portret në kornizë e Gjurmë nëpër hi, Hasani këndon mbi krenarinë e identitetit të popullit shqiptar, këndon për Skënderbeun, Lasgushin, Migjenin, Nënë Trerezen, Fishtën, këndon për figurat e ndritura dhe për veprat madhore të tyre bërë Kosovës, Shqipërisë, këndon për Vlorën, Apoloninë, Butrintin, Korçën, Epirin, Tiranën, Prishtinën, Detin Jon, Shkodrën, Mirditën, Sarandën, Dardaninë, Fushë Krujën, Çamërinë, Ulpianën, këndon për shqetësimet që koha u shkaktoi njerëzve dhe brenda këtyre temave e ngjarjeve poeti shpreh qëndrimin dhe botën shpirtërore, duke shkruar kështu një biografi mbi historinë e atdheut, një biografi mbi jetën e vet dhe gjithkund sjell optimizëm për një të ardhme më të ndritur e më të lumtur për shqiptarët dhe njerëzit në përgjithësi.

Mjetet shprehëse në këtë vëllim janë të pasura dhe figuracioni stilistik është përdorur me shije e me kulturë gjuhësore. Si trope më të përdorura në këto poezi janë: simboli, metafora, ironia, heshtja, krahasimi, anafora dhe të gjitha këto vargjeve u sigurojnë vlera të njëmendta artistike dhe estetike. Këtë shkrim rreth vëllimit dhe për vëllimin "Arkeologji e shpirtit" do ta përmbyllim me fjalët e Adem Istrefit, i cili në punimin "Sa flet poezia dhe sa përgjigjet kritika", ndër të tjera, shkruan: "Vetëm ata poetë që janë zë i kohës së tyre dhe kohë brenda kohës së tyre, që ëndërrojnë, po nuk fluturojnë me flatra të huaja e jashtë kësaj kohe, në shpirtin e tyre gjithmonë diçka ndizet, flakëron duke përcjellë porosi e këngë që kurrsesi s’mund të mos i thoshin, të mos i këndonin". Pra, poeti Hasan Qyqalla me këtë vëllim u bë zë i kohës dhe i këndimit të saj.

(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora