Kulturë
Julia Gjika: Nuk ka më kohë
E shtune, 21.05.2011, 06:57 PM
Julia Gjika
NUK KA ME KOHE
Edhe engjelli edhe djalli
Jane bashke tek i gjalli.
(Naim Frasheri)
Ne njerezit, jemi njesoj.
Njesoj ne te gjitha racat:
me mendje, zemer, shpirt, njesoj,.
por ndryshe nga njeri tjetri mendojme.
Endrrat tona, nuk gjejne rehat
mbi dyshek gjelperash perpeliten cdo nate.
Megjithse gezojme priviligjin e te qenit Njeri,
Sepse mund te ishim krimba,uritha, akrepe, gjarperinj.
Dicka kemi prej krimbi, urithi, akrepi, gjarperi.
Te mjeret ne, sa te humbur jemi.
Ne, qe jetojme ne shekullin e XXI,
O Zot, na shpeto nga gjysma jone,
egoiste, lakmitare, mashtruese!
Ne, te ardhurit nga sokaku i te marreve,
sa kohe na duhet per shpelarje ?
Pendesa, e vetmja barke qe nuk mbytet,
e lodhi durimin.
Sa kohe duhet per te kuptuar
si jetohet: jashte maktheve, babezive,
jashte krimit?
Per te qene te lire,
te cliruar nga murret e mentaliteteve,
sa kohe?
Ligjet e Moisiut vazhdojne te percillen,
kenga e Qengjit vazhdon te kendohet:
Te gjithe tiranet hipokrite,
gjithe djajte me fytyre engjelli,
ata qe kenaqen kur engjej mashtrojne.
Te gjithe dhunuesit e lirise,
qe sakrificat e popullit,
i shtypin nen shuajt e kembeve
po humbin kohe, po humbin kohe.
Julia Gjika
Maj 15, 2011