E diele, 28.04.2024, 02:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike

E shtune, 21.05.2011, 07:47 PM


Mërgimtarët vijnë dhe me vepra të reja poetike

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Ditë më parë, përmes Shtëpisë Botuese ADA nga Tirana , poeti ynë Mentor Thaqi, mërgimtar e veprimtar yni në Gjermani, lexuesit shqiptar  i  shfaqet me librin e parë në poezi, titulluar RRËNJËT.

Dukagjinasi i Verrave të Llukës, i cili qe një kohë të gjatë shkruan dhe publikon poezi nëpër të përditshme, revista si dhe portale  interneti, tashmë na vjen ma i përmbledhur, më i formësuar dhe, begaton vitrinat e letërsisë sonë me 72 krijime poetike të ndara në pesë cikle: “Kërkoj rrënjët”, “Trashëgimia flet vet”, “Dikur e diku” , “Mbet pa u thënë” dhe “Mall për tokë e njerëz”.

Ky vëllim i ri poetik, i pari për poetin Mentor Thaqi, na sinjalizon se kemi të bëjmë me një penë të pjekur, atdhetare nga rrënjët deri në majë po, që përpiqet me ngulm që mesazhin poetik  ta përçojë tek lexuesi përmes të folmes figurative, qoftë ajo edhe e përsëritur por, me strukturim ndryshe, me një të folur që për themel ka këtë popull me të gjitha historitë e tij, traditën,të tashmen dhe të ardhmen.

Libri, nën përgatitjen dhe redakturën e Vullnet Matos, tashmë është në duart e lexuesve dhe po dëshmon se mërgimtarët tanë dijnë, duan dhe  munden dhe se ata po kthehen edhe me vlera tjera tek atdheu i vet.

Promovimi  i librit me poezi „Rrënjët“,pritet të bëhet  në fillim të  qershorit , nga Lidhja e shkrimtarëvë,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani .Për vlerat  artistike të librit  siq mësuam do të flas shkrimtari  ynë i mirënjohur,Arif Molliqi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora