E shtune, 27.04.2024, 04:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristo Qendro: Ismail Kadareja na jepte fshehtas libra të “verdhë”

E shtune, 21.05.2011, 07:56 PM


Flet inxhjineri i pyejeve, Prof.Doc Kristo Qendro

 

Ismail Kadareja na jepte fshehtas libra të “verdhë”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Është një libër për jetën e Hitlerit. Përkthim nga gjermanishtja, rusishtja, frëngjishtja, italishtja. Janë ekstrate të mbledhura që japin jetën seksuale të Hitlerit dhe aktin e tij të fundit me martesën e Eva Braun.Bile jeta ose përktnmi shkon deri në fund të jetës së Hitlerit në tunnel, pra kapitullimi i tij…

 

Tjetër është edhe interpretimi i ëndrrave nga italishtja dhe mbas çdo shpjegimi ëndrre, ka disa numra që i shërbejnë të rinjëve që luajnë nëpër llotari dhe vendosin për të fituar. Këto janë si punë fati.

 

-Ku e keni njohur për herë të parë Ismail Kadarenë?

 

E kam njohur në gjimnazin e Gjirokastrës. Ismaili ka qenë një vit më i vogël se unë, por ishte futur në shkollë një vit më i vogël. Qëndruam katër vjet në një bangë. Ne ishim tre veta që shoqëroheshim gjatë gjithë fëminisë sonë (bile edhe më vonë) dhe kemi pasur marëdhënie shumë të mira dhe vëllazërore. Ismaili, Sinan Qero dhe unë. Me Ismalin kam qenë në një bankë. Kemi pasur korespondencë edhe kur kemi qenë jashtë, ku ai ishte në Rusi dhe unë në Bullgari me studime. Lidhje kam edhe tani dhe kur takohemi shkëmbejmë libra me njeri tjetrin. Për mua Ismaili është një figurë e madhe. Ai është një kollos i këtijë vendi, i papërsëritshëm.

 

-Çfarë mbani mend, a ka qenë ai nxënës i dalluar, tip ekstravagant. Si është njohur në shkollë të mesme Ismail kadareja?

 

Ismaili ka qenë më interesanti i të gjithë nxënësve që në shkollë fillore dhe deri në të mesmen. Nuk ishte shumë i dhënë pas lëndëve ekzakte si matematika, kimia e Fizika.Ai ishte fantastik në të  shkruar. Sa herë që ne na jepej hartim, gjithmonë mësuesi i letërsisë (që ishte nga Shkodra dhe kishte ardhur bashkë me të shoqen ku e shoqja jepte matematikë) pasi dorëzoheshin hartimet, lexonte hartimin e veçantë. Ne se dinim se i kujt ishte ai hartim. Kur ai lexonte ne mbeteshim të habitur nga shkrimi, hartimi që lexonte mësuesi. Kur në fund thoshte se hartimi ishte i Ismail Kadaresë ne se besonim. Aq I bukur, aq me figura ishte. Dukej si një hartim i një shkrimtari me përvojë. Kadareja ka lexuar shumë libra kur ishte i ri. Lexonte aq shumë sa mësuesi i letërsisë habitej.

 

Ne mundoheshim të lexonim atëherë dhe të gjenim libra që quheshin të verdha.Kadareja nëpërmjet të afërmve gjente një dhe ne i kalonim dorë më dorë me njëri-tjetrin.Ismaili ishte zemra e letërsisë  në Gjirokastër qysh i vogël..

 

Dritëroi ishte një vit më lart se ne. Ismaili do të jetë futur një vit më i vogël në shkollë sepse unë isha një vit më i madh dhe ishim të dy në një bankë.

 

-Po me Dritëroin a ke pasur miqësi?

 

Po! Ne ishim të gjithë në një rreth letrar.Unë meresha me përkthime në ato vite, pasi qysh arhere fillova të mësoj disa gjuhë (sot zotëroj 7 gjuhë). Por kryesisht meresha me përkthime nga rusishtja pasi këtë gjuhë e kishim si lëndë në shkollë të mesme. Në rusisht kishim një petagoge ruse dhe kishte ardhur posaçërisht në Gjirokastër.Unë e kapa shumë shpejt rusishten. Në ato periudha botova disa lirika. Pastaj më doli bursa dhe unë ika në Bullgari dhe Ismailit i doli bursa për në Rusi.

 

-Kur je takuar pastaj pas shkollës me Ismailin?

 

Mbasi u kthyem këtu. Mua më emëruan në Institut në Kamëz në Fakultet petagog. Pastaj kam shkuar për gjashtë vjet në Fier. Kam qenë drejtor i ndërmarrjes pyjore të Fierit. Pastaj më thirrën përsëri në Universitet petagog. Plotësova 25 vjet në fakultet. U largova nga Fakulteti në vitin 1992 dhe shkova në Gjermani bashkë me familjen. Atje ndenja afro 4 vjet. Ishte një eksperiencë e bukur. Aty mësova shumë gjëra nga profesioni…

 

Cila ka qenë lënda kryesore që keni dhënë në Institutin Bujqësor?

 

Lënda e teleferikëve. Një lënëdë paksa e veçantë pasi në atë kohë lidhej me teleferikët që ngriheshin në zonat ku kishte pyje, për lëndë drusore.

 

-Çështë kjo lëndë e teleferikëve, ku është ndërtuar teleferiku i parë në Shqipëri, dhe çfarë vështirësishë ka pasur?

 

Teleferiku i parë që është ndërtuar në Shqipëri ka qenë në Vlorë por e ndërtuar nga ushtria gjermane me materiale ushtarake. Më vonë është ndërtuar nga një rus i bardhë (kur erdhi revolucioni në Rusi kishte rus të kuq dhe rus të bardhë që ishin zakonisht oficera) një teleferik në Ulëz diku në malin Skënderbe.

 

Një teleferik tjetër u ndërtua nga kinezët në Kombinat të Elbasanit për të furnizuar kombinatin e Elbasanit. Me shëmbëlltyrën e tij ne pastaj projektuam disa teleferikë në zona të ndryshme të Shqipërisë kryesisht aty ku kishte pyje dhe minerale. . Jeton Parnapani ka qenë një inxhinier mekanik i talentuar. Ai e projektoi me shëmbëlltinë e Elbasanit një Teleferik në Hotolisht të Librazhdit. .

 

Aty lindi transoporti i lëndës së drurit. Ndërsa teleferikët e parë modernë të  transportimit të lëndës së drurit i kemi importuar nga Zvicra. Këtë teleferik zviceranët e montuan vetë me ndihmën tonë. Më vonë filluam ndërtimin e shumë teleferikëve . si në Fushë-Arrës, në Korçë.Librazhd. Për këto të fundit u krijua një grup inxhinjerësh dhe teknikësh që shkuan në Austri për praktikë, për të mësuar. Nga komuniteti i pyjeve ishte Jeton Parnapani që ishte inxhinier pyjesh, dhe Pjetër Gjoni nga Mirdita që ishin specializuar dhe merreshin me teleferikun e lëndës së drurit në Shqipëri. Ne shkuam në vitin 1981 dhe ndenjëm 42 ditë në Austri. Specializimin e bëmë tek firma Dopell Majer. Firma më e madhe në botë që ndërton  teleferik për pasagjerët në Fork Furd të Austrisë. Ky është një qytet në  kufi me Zvicrën dhe me Gjermaninë. Ne për 42 ditë shkuam në 7-8 firma dhe jo vetëm pamë por dhe i paraqitëm një paraprojekt për malin e Dajtit dhe një për Llogaranë. Atëherë u tha që teleferiku i Dajtit kushton katër million dollarë. Në atë periudhë 4 milion dollarë ishte çmenduri ta mendoje dhe kështu u la pas dore.

 

Po në periudhën e demokracisë?

 

Më vonë ne bëmë një project të dytë dhe shkuam në Austri. Projektin e ideova unë . Specialistët austriak na pyetën se ku  do të ndërtohet dhe si do të ndërtohet .Unë bëra transenë e Teleferikut të Dajtit.Ajo ishte me ide turistike.Ajo ishte më e përshtatëshme për vendosjen e shtyllave mbajtëse edhe nga ana sociale që të mos kishte probleme, që të mos kalonte mbi shtëpitë,  mbi reparte ushtarake por vetëm në ato zona shkëmbore.

 

E bëmë projektin e piketuam dhe ia dhamë ushtrisë. E çuam në Austri 7 herë. Ata e miratuan. Erdhi inxhinieri dhe bashkë me mua e kaluam komplet transenë. Kjo ishte e përshtatëshme brenda të gjithë standarteve. Kështu filloi ndërtimi. Ndërtimi është bërë në bashkëpunim me ne.Të gjithë bazamentet i ka bërë Ilir Trebicka.Vendosja e shtyllave erdhën të porositrura nga Austria,janë vendosur me vinça dhe me helikopter.. Unë kam punuar më shumë se një muaj çdo ditë për marrjen e materialeve që ne i kishim transportuar paraprakisht në fushën e Dajtit dhe me Helikopter të vendoseshin në vendet e përcaktuara për shtyllat. Ishin 18 shtylla. Teleferiku është i gjatë 4 km dhe 365 m , diferenca në lartësi është 800 metra nga stacioni i poshtëm me stacionin e sipërm.

 

Ne e konsiderojmë se është më i gjati në Ballkan i këtijë tipi (është tip 8 MGD)

 

Kjo do të thotë teleferik me gondola pas litarit në lëvizje për tetë persona.Ky është një investim i madh që është bërë në Shqipëri. Është më i gjati në Ballkan për nga tipi. Ka një 6 metërsht po janë dy teleferikë të bashkuar. Prandaj ky i joni del më i gjati.Ky është investimi më i madh që është bërë në Shqipëri dhe është merita e Muhamet Malos që ka imverstuar për këtë teleferik së bashku me, Euro Lloto dhe Telesportin. Ky investim ka kushtuar 6 milion e 500 mijë euro për teleferikun.

 

Aksidentet në botë me teleferikët:

 

Franca 6 aksidente 64 të vrarë dhe shumë të plagosur. Itali 4 raste, 78 të vrarë

 

Zvicër 1 rast 13 të vrarë

 

Gjeorgji 1 rast 15 të vrarë

 

Shba 3 raste 8 të vrarë

 

Ishukki Rudolf 1 rat 7 të vrarë

 

Austri 2 të vrarë dhe 135 plagosur

 

Shqipëri që nga korriku 2005 që u ndrëtua teleferiku deri tani asnjë të vrarë. Siguria është e lartë.

 

Transeja poshtë telefrikut të Dajtit ka shërbyer dhe si shkas për ndërtime. Deri dje aty kishte shkurre, ferra, vend pa jete, tani janë ndërtuar shumë vila dhe është rritur hapësira e gjelbër.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora