E shtune, 27.04.2024, 06:19 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Lavdia e pranverave studentore, nga demonstratat deri në Pavarësi

E hene, 11.04.2011, 07:57 PM


Lavdia e pranverave studentore, nga demonstratat deri në Pavarësi

 

Nga Gani Qarri

 

Demonstratat historike studentore në Kosovë, ishin fillim-shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe stuhia e prishjes së themeleve pushtuese sllave të vendosura dhunshëm nga Serbia mbi trojet tona autoktone shqiptare. Pikënisje e të gjitha këtyre arritjeve fatlume ishin pranverat e demonstratave studentore që nga viti 1981, të cilat sot në 30 vjetorin e tyre, me nderim kujtohen kudo në vend dhe mërgim.

 

Demonstratat historike shqiptare, të cilat në vitin 1981 shpërthyen në Kosovë, ishin lëkundje të fuqishme, si ato të tërmeteve shumë ballëshe, nga stuhitë e cunamit të të cilave-pëlcitën thellë, themelet hermetike serbosllave të betonuara përdhunshëm, mbi tokat tona arbërore.

 

Protestat studentore do të fillonin nga Studentët e Universitetit të Kosovës me 11 dhe do të vazhdonin me 26 Mars të vitit 1981 në Prishtinë,të cilat me 1 dhe 2 Prill do të ktheheshin në demonstrata gjithë-popullore për tu përhap në gjithë hapësirat e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare.

 

Pranvera Studentore e Mars-Prillit të vitit 1981 do t’i gjente Shqiptarët në vazhdim-qëndresën e filluar nga pararendësit tanë atdhetarë që nga pushtimi i trojeve tona nga serbosllavia, e cila nuk do të ndalej asnjëherë, deri në çlirimin definitiv të Vendit. Në fakt, lufta për çlirimin e trojeve tona nga Turqia do të fillonte që nga formimi i lidhjes së Prizrenit me 10 Qershor të vitit 1878, për të vazhduar me përpjekje dhe luftëra të armatosura të pandërprera në pjesë të ndryshme të vendit për afro 34 vite me radhë,përmasa e të cilave do të rritej me 1909-1911 për të marrë karakter gjithëkombëtar dhe arrit kulmin e përpjekjeve çlirimtare me 28 Nëntor të vitit 1912 kur përfundimisht do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë dhe do të përzihej përgjithmonë Turqia, nga trojet tona.

 

Por përkundër të gjitha luftërave dhe përpjekjeve tona kombëtare, fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës të vitit 1913, do të vendosnin për copëtimin e trojeve shqiptare,të cilat do të ndaheshin dhe pushtoheshin nga fqinjët tanë grabitqar,sllavë dhe grekë,pushtim ky që në pjesë të mëdha të trojeve tona edhe sot vazhdon.

 

Pushtimi sllav i filluar që nga viti 1878 me marrjen e Pirotit, Prokuples, Toplicës, Sanxhakut të Nishit dhe disa pjesë të Kosovës verilindore,ishte përcjell me brutalitet të ashpër okupues kur të gjithë shqiptarët të cilët jetonin atje,u shpërngulën me dhunë nga ato pjesë, duke bërë spastrimin e plotë etnik dhe aneksimin e tokave të tyre.

 

Pushtimi do të vazhdonte edhe në  vitin 1912,me okupimin e Kosovës dhe trojeve tjera etnike,pushtim ky që nuk u pranua kurrë nga shqiptarët,të cilët në mënyrë të denjë do ti përgjigjeshin me të gjitha format e mundshme të rezistencës e cila do të vazhdonte e pa ndalur nëpër vite dhe dekada,me luftëra dhe demonstrata, kundër pushtuesit serb, për të mos u ndërprerë asnjëherë, deri në vitin 1999 kur edhe u arrit çlirimi definitiv i Kosovës.

 

Demonstratat historike studentore në Kosovë, ishin fillim-shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe stuhia e prishjes së themeleve pushtuese sllave të cilat ishin të vendosura dhunshëm nga Serbia, mbi trojet tona etnike shqiptare.

 

Gjendja e rëndë ekonomike e një pjese të madhe të popullit tonë dhe shtypjet e padurueshme politike mbi shqiptarët e të gjitha shtresave shoqërore,gjithandej trojeve tona nën jugosllavi, ishte edhe shkaku fillestar i shpërthimit të Demonstratave historike shqiptare në ato vite,nga të cilat shpejtë dhe fuqishëm, do të konkretizoheshin - kërkesat kombëtare, për liri dhe pavarësi!

 

Kjo ishte edhe nisja e krijimit të Republikës së Kosovës, për realizimin e së cilës do të duheshin edhe 18 vite të tjera të gjata përpjekjeje e vetëflijimi me protesta të reja dhe demonstrata të mëdha deri te lufta heroike e UÇK-s për liri, që me ndihmën e aleates sonë NATO-s, në Qershor të vitit 1999, do të arrihej edhe çlirimi i Kosovës.

 

Por,megjithatë edhe pas çlirimit,do të kalonin edhe disa vite me ndërrim e shndërrim pushtetesh të huaja mbi vendin tonë, me tensione dhe paqëndrueshmëri të gjendjes së sigurisë dhe asaj statusore të Kosovës,me demonstrata e pakënaqësi që në marsin e vitit 2004,do të shpërthenin në të gjitha anët, kur vetëm pas këtyre trazirave do të thyhej Status-QUO–ja e pakuptimtë e vendosur ,padrejtësisht mbi vendin tonë.

 

Vetëm atëherë do të vihej në lëvizje edhe Çështja e statusit të Kosovës,për të cilin do të fillonin edhe bisedimet,që nga shkurti i vitit 2006 të cilat do të vazhdonin si bisedime të stërzgjatura për të përfunduar si dështim bisedimesh me Serbinë!në fundvitin e 2007-tës.

 

Dhe pas kaq shumë vuajtjesh,pritjesh dhe sprovash, Evropa dhe Bota më në fund do të bindeshin se Kosova e meritonte Pavarësinë. Ndaj, me 17 Shkurt të vitit 2008 Parlamenti i vendit,përfundimisht do ta shpallte Kosovën shtet të lirë, Sovran dhe të Pavarur!

 

Pikënisje e të gjitha këtyre arritjeve fatlume ishin pranverat e demonstratave studentore që nga viti 1981 të cilat sot në 30 vjetorin e tyre, me nderim kujtohen,kudo-në vend dhe mërgim.

 

Lavdi studentëve të atyre pranverave historike dhe të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve tona etnike,të cilët u sakrifikuan dhe kontribuuan me të gjitha mundësit e tyre dhe në të gjitha format e mundshme,për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!

 

Cyrih 9.Prill 2011



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora