E shtune, 27.04.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Sa (s’)e duam shtetin?!

E shtune, 09.04.2011, 07:58 PM


Sa (s’)e duam shtetin?!

 

Edhe më të merituarit i kanë borxh atdheut më shumë se ai atyre (J.Burckhard)

 

Nga Zejdush Kastrati

Zejdush@hotmail.com

 

Rasti i parë: Profi dhe kamarieri

 

Me një  profesor të Fakultetit Juridik te UP-së, javën që shkoi, derisa  po rrinim në tarracën e Hotelit Grand dhe kishim porositur nganjë pije, kamarieri  që na shërbente, një  përson mbi 50-vjeçar, pasi që na sjell pijet, fillimisht, përzemërsisht përshëndet  profesorin dh e komplimenton për paraqitjen e tij në një medium nacional vetëm një natë më parë.

”Ke qenë i mrekullueshëm prof”- tha mes tjerash kamarieri, “Ju keni folur me argumente edhe para vendimit të Kushtetutës rreth rastit” Pacolli” dhe më beso me padurim kam pritur që të takoj dhe të uroj“- tha, pos tjerash, kamarieri, tek i cili sikur të mos vërehej në feëtyrën e tij shqetsimi që rrezatonte edhe përmes gjestikulacionit, por edhe shprehjeve që nxirrte nga goja, ndoshta do të duhej edhe të reagohej duke kërkuar që të mos na trazonte.

“Profi”, e dëgjonte me vëmendje dhe pos falenedrimeve që ia bënte, mundohej me elegancë ta  përmbyllte këtë diskutim, gjë që e arriti ta bëjë vetëm për pak kohë.

Kur erdhi koha të bënim pagesën përsëri, po ky kamarier, iu drejtua profit:”Pse ore “prof”, po na ndodh kjo? Pse  kemi ardhë në këtë gjendje kur askush nuk i beson askujt, kur shumica  tradhtojnë, rrejnë, plaçkisin e nuk ka respekt fare?.Jemi bërë agresivë dhe jemi në gjendje të bëjmë gjithçka për një interesë të vogël përsonal, e për një fjalë goje edhe të ngatërrohemi”?- fliste dhe fliste ky kamarier.

Tha, edhe shumëçka ky kamarier, duke shtuar se e ka filluar punën që nga mosha rinore në këtë hotel, ku ka kaluar kohë dhe momente të paharrueshme, por edhe situata të rënda, por ajo që ishte shqetësuese dhe kërkonë analizë dhe debat  është se e tha edhe këtë: ”Në kohën e monizmit... ka qenë ma mirë. Pos pagës së sigurt, ke pas edhe sigurim shëndetsor e benefite tjera. Por në veçanti respekt të ndërsjellë e konsideratë.”Tash vëlla me privatizim e kanë ba lëmë thiu. Hajnat  vendorë  e ndërkombetarë e kanë bashku  kapitalin dhe pushtetin dhe kuku për neve“- tha kamarieri, i cili me siguri sikur të mos largoheshim do të  tregonte edhe shumëçka, pasi që në largim e sipër, deklaroi se me punën  dhe profesionin e tij që ka ushtruar, ka pa e përjetuar gjana të cilat nuk i shkruen as lapsi. ”Ejani edhe një ditë tjeter”, prof “-  u lut ky kamarier, i cili me siguri i ngarkuar nga puna, mosha, por edhe përjetimet e përditshme, të vetmin relaks e gjente tek kategoria e “Profit” apo ndonjë përsoni tjetër që madje e dëgjonte me vemendje.

 

Rasti i dytë: Kosovari në Dubroovnik

 

Një ish gazetar i cili këtë dhjetëvjëçarin e fundit  pothuaj gjithnjë ka “notuar mirë” dhe i ka mbijetuar gjitha “koalicioneve”, e në veçanti shquhet për elemente shoqërorizimi shumë të theksuara me të gjithë, më tregoi diçka  që, sipas tij, kishte përjetuar gjatë një vizite  dhe seminari që kishte marrë pjesë në Dubrovnik të Kroacisë.

“Gjatë tre ditëve të qëndrimit tim në këtë qytet bregdetar të Kroacisë, pata rastin të takohem  edhe me shumë  politikanë të  rajonit e të Europës, por edhe me njerëz të mëdias e shoqërisë civile”- tha, pos tjerash,  ky person.  Ajo që mund ta veçoj- tha ish kolegu- se mediat ne Kroaci zgjedhjen e Pacollit për President e kanë mbulaur me raporte  e shkrime mjaft negative, duke e krahasuar me një  “tugjar” e përson  pa vizion politik, por edhe të padenjë për të prezentuar Kosovën para botës demokratike si burrështetas  dhe lider i mirëfilltë.

Edhe për  disa liderë tjerë kosovarë, tregoi ish gazetari, nuk shkruhet as flitet mirë në Kroaci, dhe mediat kroate janë promotorë të proceseve në këtë vend, i cili kur është në pytje shteti dhe interesi nacioanl, nuk ka pardon pa marrë parasysh kush është në pytje.

Ish përsoni më mediatik dhe më i adhuruar i medias në Kroaci, ish Kryeministri i këtij vëndi, Ivo Sanader, tash është  më i urryeri, dhe  mediat  raportojnë e shkruajnë për të edhe për shpenzime (keqëperdorime) rreth blerjes së gjërave me vlerë minimale.-tha ish kolegu.

Ditën e fundit të qëndrimit në Dubrovnikë, ish gazetari me ambicie “politikani”, tregoi se në bisedë e sipër nga një historian nga Bosnja, pjesë e një OJQ-je  nga ky vend,  kishte dëgjuar se në luftë sërbët janë populli më  barbarë i Ballkanit dhe i Europës, kurse shqiptarët janë populli më shkatërrimtar në paqë, të cilët nuk e duan por e shkatërrojnë  vendin e tyre.

Ky historian që kishte respekt për shqiptarët kudo që janë, sipas ish gazetarit, në reagimin e tij” kishte argumentuar qëndrimin e tij, duke e fuqizuar me  prezentimin e rastit të ngjarjeve në Shqipëri më ‘87, por edhe gjendjen momentale ne Kosovë e në Maqedoni, ku shqiptarët si kolektivitet, sipas tij, u dëshmuan se për interesa përsonale, klanore e fisnore, nuk u ha palla  për shtetin, por djegin e shkatërrojnë vetëm të qeverisin dhe të jenë në pushtet.

Gjeografikisht, Ju shqiptarët jeni në pozita të shkëlqyeshme, jo vetëm sa i përket territoreve ku jetoni,  por edhe në raport me interesat strategjike euro-atlantike jeni të fuqishëm dhe superiorë, por, si duket, po vonoheni me qëllim apo pse... ishte një deklaratë e ketij miku nga Bosnja rrefeu në tregimin e tij “politikani i ardhshëm” nga Kosova. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora