E enjte, 01.05.2025, 01:33 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Zgjidhja ishte dhe ekziston

E enjte, 07.04.2011, 07:58 PM


ZGJIDHJA ISHTE DHE EKZISTON

 

Nga SHEFIK SHKODRA

 

Me kohë duhet pasur parasysh se i del zgjidhja e ekuacionit dhe nuk merret si krejt punë e lehtë, diçka që mund t’i përziej kushdo. Të gjitha problemet e lehta, shpeshherë kanë dalë më të vështirat. Pra, e thjeshta na sjell kokëçarje dhe shkakton ngecje në zgjidhje. Unë e di se, të gjithë garnitura e cilësdo parti (këshillë a kryesi) thonë se janë më të zgjedhurit dhe më të mençurit, që nuk do ta vë askush në dilemë, veç nuk paraqitet krejt ashtu në opinionin e gjerë. Nëse koalicioni ka qenë i domosdoshëm me AKR nuk do të thotë se do të duhej pa tjetër që të pranohen disa kushte, si atë për president.

 

Ngërçet nuk janë veç nga opozita

 

Ka mjaft paqartësi edhe brenda një partie. Ato paqartësi janë shndërruar në të shumtën në pakënaqësi dhe më në fund edhe në papajtueshmëri. Këto të gjitha është dashur më herët të shihen dhe të merret qëndrim i përbashkët edhe për resorët qeveritarë, por edhe për president. Kur brenda një partie, asaj më të madhes në pozitë, do të kishte qëndrim unik, zgjidhja e problemit do të ishte më thjeshtë. Ndoshta, këtu qëndron nyja kryesore. Ndoshta, po hamenden edhe ata që kanë qenë për të lëshuar pe më herët. Sigurisht inatet janë shfaqur dhe janë mbizotërues të arsyes, tashmë pa barazime. Logjika se nuk mundet kështu pa “mua” ka bërë që loja të mbetet remi. Kësaj afere i ndihmojnë pa kursim edhe tri partitë tjera në opozitë dhe spektri tjetër politik. Këtyre të fundit u vjen më lehtë, ani pse këta duhet të jenë të vetëdijshëm se, nuk mbeten pa fajin e barabartë si të pozitës. Fjala është për konstituim të institucioneve dhe nuk ka pardon për askënd. Sa është e dëmshme koha e humbur në këtë drejtim mund ta masin të gjithë dhe të bëjnë kalkulimet ditore për këtë vend. Partia në koalicion me atë në pushtet e ka gjet rastin dhe kohën kur mund të shtroj kushte, ndryshe në disa kohë tjera dhe në gjendje normale  nuk do të vinte në rend që të kalkuloj dhe të hyj në kurrfarë institucioni. Nuk e kam për injorim, ka kuadro mjaft të mira në këtë parti, bile shumë të çmueshme për mua, por ka munguar dhe i mungon forca legjitime.

 

Presidenti për kalimin e gjendjes

 

Nuk ka njeri pa të meta, por sa më me pak çoroditje. Sa më me pak ekspansion të një inati dhe personifikimi të vetvetes me krejt shoqërinë dhe vendin. Personifikimin dhe vlerësimin me atdheun mund ta bëjnë të tjerët për tjetrin. Kjo është nga shkaku i modestisë dhe një çmimi të veçantë për personalitetin. Dhe jo të vetëlavdërohet...

Është prezantuar dhe propozuar presidenti konsesual për të gjithë qytetarët e vendit, pos ndonjë të rastit. Është pak i moshuar, por me këshilltarët e vyeshëm do të qëndronte dhe do t’i bënte ballë këtyre stuhive tash për tash. Adem Demaçi s’është puna pse ka qenë i burgosur (sikur thonë disa) dhe se patjetër duhet të jetë i burgosuri në skenën politike, absolutisht e papranueshme, po Demaçi është edhe më tutje njeri që e do atdheun më shumë se kushdo tjetër. Se ai ka kujdes në të gjitha partitë njësoj. Do të ketë kujdes edhe me institucionet e brendshme, sikurse edhe me politikën e jashtme. Nuk ofendon as parti as individ, por mosha e tij ia lejon kur i shpëton ndonjë gafë, jo ekstreme. Provat kanë treguar edhe më parë. Do të bashkëpunojë në mënyrë demokratike me qytetarë dhe forume të intelektualëve. Çdo kush e di se, Adem Demaçi nuk është karrierist e i interesit veç për vete, as që ka qenë i kësaj natyre. Nuk do të punonte krye në vete dhe do të merr përgjegjësi, atëherë kur edhe është e nevojshme edhe për punë më të mëdha. Prandaj, besimi është më madh të ky personalitet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx