Mendime
Albert Shabanaj: Rrugëtimi i Kosovës drejt Serbisë!
E merkure, 06.04.2011, 07:59 PM
RRUGETIMI I KOSOVES DREJT SERBISE!
Nga Albert Shabanaj
Lexues i nderuar, mendimet dhe bindjet e mia mund të duken edhe paragjykuese për mungese te fakteve qe nuk i kam të shkruara në letër.
Por radhazi shtrohet pyetja perse u prish imazhi i Kosovës si kurrë me pare ne Arenën ndërkombëtare ?! Ne ketë sfond, dua te theksoj disa te vërteta te theksuara dhe te pa theksuara edhe me herët.
Dikush mund te thotë se imazhi i Kosovës, u shkatërrua nga shpifjet dhe gënjeshtrat e armiqve te shqiptarëve, si Dick Marty etj. Pajtohem plotësisht por pranimi i konstatimit se raporti Marty,e ka prishur imazhin e Kosovës,atëherë dashur dhe pa dashur e shtyn qeverinë t’i pranojnë gabimet, edhe pse realisht nuk janë te dëshmuara dhe nuk kane vërtetesën e domosdoshme,i mungon esenca dhe çdo gjë tjetër atij raporti famëkeq Marty.
Ndonëse,aty ka edhe te vërteta te shkruara e qe i dimë edhe ne te gjithë, qe ato realitete ekzistuese kane sjellë shoqërinë shqiptare te Kosove ne kaos dhe kane përhapur defetizëm,i cili vështir se dot mund te riparohet ndonjëherë.
Unë mendoj se,ne mund te jemi te lire vetëm atëherë kur i shërbejmë te vërtetave,sepse e vërteta është fillimi i çdo gjeje te mire,dhe... këto janë te vërtetat e Kosovës:
- Nga dëshmitë kombëtare dhe ndërkombëtare Kosova është vendi numër një i korrupsionit dhe krimit te organizuar.
- Kosova është vendi numër një i trafikimit te qenieve njerëzore.
- Kosova është vendi numër një i pa punësisë dhe varfërisë shoqërore.
- Kosova është vendi numër një i narkotizimit ne Evropën juglindore.
- Kosova është vendi numër një i vetëvrasjeve për mungesë te kushteve jetësore.
- Kosova është vendi numër një i territ( pa drita)
- Kosova është vendi numër një i rrethuar dhe ndikuar nga porosit dubioze islamike dhe e ndikuar fuqishëm nga shërbimet e tyre te errëta… deri ne terrorizëm(…)
- Kosova është vendi me i varfër i Evropës,për deri sa prodhon çdo vite politikan milionerë…
Kosova është vendi numër një i shume e shume te këqijave tjera qe nëse i numëroi te gjitha,atëherë ky shkrim i imi, dot merrte shume hapësirë deri ne monotoni. Kosova,asnjëherë me pare nuk ka qene kaq shume negativisht e ekspozuar ne qendrat ndërkombëtare,duke u bere objektiv i lloj-lloj artikujve mediale,librave,reportazheve televizive,debateve dhe analizave te shumta me përplot përplasje te ashpra ne mes te SHBA-ve dhe Evropës.
Nëse kemi parasysh Kosovën e varfër skajshmërisht por me politikan Milioner dhe me te pasurit ne rajon,vetvetiu vijmë deri ke përfundimi se, populli është ngulfatur nga snobizmi dhe iluzionet e shkaktuara nga sunduesit dhe mafia politike te modelit dhe mentalitetit Arab.
Ne skenën politike te Kosovës,nuk ka shpëtuar ne ketë periudhe 10-11 vjeçare as njeri, ose shume pake kane shpëtuar pa u inkriminuar ne krim te organizuar ne Kosove,duke filluar nga Presidenti,Kryeministri me ministra,Parlamentar e guvernator bankash e deri ke zyrtar Komunash. Nuk po me bie ndërmend se cili filozof e pat thënë njëherë se: Kombet duhet te ruhen nga ajo udhëheqje qe krijojnë krime nga “shkaku” ngase ata mund te krijojnë krime edhe pa shkak,pasi qe ata vete janë krijues te shkakut...!
Ne Kosove çdo dite e me shume nga mito (haraçi) i zyrtareve, po falimentojnë bizneset,me përjashtim te atyre bizneseve te cilat janë te lidhura me qeveritar,e qe ne realitet ato biznese nuk bëjnë asnjë biznes te mirëfilltë përpos shpëlarjes se parave te pista te qeveritareve…!
Këto dukuri negative kane prodhuar tri e me shume fenomene negative ne Kosove,e para varfrin e skajshme te shoqërisë shqiptare,e dyta e kane shpie Kosovën ne agjenda ndërkombëtare si vrime te zeze e te izoluar si e vetme ne rajon dhe e treta, shpallja e Kosovës,si vendin me t’pa sigurt ne rajon për investime te huaja. Me fjale tjera Kosova,me prostuticionet politike arriti te i dëshpëroj dhe irritoj miqtë ndërkombëtar, sidomos Amerikan,qe si rezultat te fundit kemi lajmin me brengosës për mbylljen e Bazës Amerikane ne Kosove, e quajtur Bonstil.
Kosova është vendi me i ndikuar nga falangat e lloj-lloj shërbimeve sekrete te mbare botes,nga te cilat po vazhdon te nxihet fytyra(imazhi) i saj ndërkombëtar.
GENJESHTRAT E RREZIKSHME POLITIKE E INSITUTICIONEVE TE KOSOVES PER RIBISEDIMET ME SERBINE!
Unë nuk pajtohem me trumbetimet qeveritare se, Kosova po kryen detyrimet ndërkombëtare, për te biseduar me Serbinë. Jo,Kosova po i paguan shtrenjte mos aftësitë politike atje,sjelljen e qeveritareve si sheik te rajonit te rrethuar me lukse enorme nga korrupsioni dhe krimi i skajshëm. I kthehem temës e cila me brengos tej mase ribisedimet me Serbinë. Para se te fillonin ato dhe pasi filluan,qeveria dhe ekipi i tyre i udhëhequr nga z.Tahiri, gënjyen dhe vazhdojnë te gënjehet me te madhe se, ato bisedime janë vetëm te karakterit teknik dhe asgjë me shume. Se fundi sipas z.Tahiri,Qeveria e Kosovës,ka një platforme e cila ruan interesin nacional dhe kushtetues, meçe këto bisedime sipas z. Tahiri,kane te bëjnë vetëm me qeshtje praktike. Kosova sipas z.Tahiri,me këto bisedime do te përfitoj me arritjen e ndërprerjeve te hyrjeve te ndryshme ilegale te Serbisë, ne Kosove. Këtu unë dot kisha shtuar se,vërtete dot i ndërpriten hyrjet dhe ndërhyrjet ilegale te Serbisë,për te u shndërruar ato si legale ne te ardhmen,sidomos kur analizojmë deklaratën e kryebiseduesit serb Stefanovic,te lëshuar për media se,bisedimet po ecin mbar dhe ne harmoni te plote me Kushtetutën Serbe. Merreni me mend, Kushtetutë ajo e cila Kosovën, e nënvizon nen tutelën serbe. Ai është shprehur i kënaqur me rrjedhën e bisedimeve,pasi qe ato po zhvillohen ashtu siç ka pritur dhe dëshiruar Serbia. Ku sipas mendimit te shume analisteve,deklaratat e qeverise se Kosovës dhe z. Tahiri janë gënjeshtra,kurse fatkeqësisht ato te Stefanivicit, janë reale. Sepse mendojnë ata,është e vërtete se, bisedimet po ecin sipas harmonisë se Kushtetutës serbe,meçe Serbia,nuk lëshon pe ne asnjë pike dhe nuk pranojnë te bisedojnë për qeshtje te cilat mund te identifikojnë Kosovën si shtet. Duke shtuar ata se, edhe është pritur qe Serbia do te bej lojëra,siç është rasti me librat ame,e cila ofroi vetëm kopje gjysmake e jo origjinalet.
Këtu sipas mendimit time,ne asnjë demokraci te botes,përjashto këtu bandokracit e Kosovës,nuk mundin te ndodhnin këto bisedime te një rëndësie tepër te madhe pa përfshirjen e agjendave te eksperteve te fushave te ndryshme dhe pa kontroll te Kuvendit te Kosovës.
Shtrohet pyetja e madhe se kush dhe çka do te përfitohej nga këto bisedime?
Unë mendoj se këto bisedime nen shkopin e Kushtetutës serbe, nuk është dashur te mbahen fare,dhe vazhdimi i tyre Kosovën, do e sjellin ne piken zero. Kosova nuk përfiton asgjë,ajo do vazhdoj te mbetet vrimë e zeze ne rajon,kurse si përfituese e vetme Serbia nga këto bisedime do futet ne BE dhe favore tjera deri ne ndarjen e Kosovës,Bosnjës,ndoshta edhe te Maqedonisë.
Mendësia e Stafit Tahiri,u vërejt qe ne Start,se nuk janë te pjekur për te biseduar me Serbinë,madje nuk behet fjale vetëm për qeshtje teknike për derisa Serbia vazhdon edhe sot me mohimin e shtetësisë se Kosovës,nga ana tjetër mos aftësia e Stafit te Kosovës u vërejt ne pranimin e librave ame vetëm si kopje,ku u dakorduan qe Serbia te mbaj origjinalet,duke u lëne për t’u kuptuar qe Serbia, te vazhdon te mbetet pronare e Kosovës dhe qytetareve te saj!... Sipas mendimit time Kosova,nga këto bisedime do vdes qe ne lindje! Sepse Kosova,ne këto bisedime nuk mundet te imponoj strategjinë te cilën nuk e ka.
POSHTERIMI I KOSOVËS !
Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve,sepse ne nuk jemi te afte te i mbajmë këto qe i kemi si te rrudhura e lere ato te humburat,siç janë : Nishi,Sanxhaku,Presheva,Bujanoci,Medvegjeja,Shkupi,Tetova,Gostvari,Ohri,Podguri,Ulqini,Plava dhe Gucia etj.. Ne anën tjetër te shtetit ame Shqipërisë,kemi Qamerin, po ashtu te shkëputur e qe është po aq e rëndësishme sa vete Kosova, dhe ne vend te unifikimit te politikave kombëtare shqiptare,vazhdojnë te i shohin gjerat përtej bregut,ashtu sikurse te mos janë pune tona këto kaq jetike dhe madhore për kombin tone. Politika jone gjithë kombëtare ogurzeze tash e dekada te tera te kaluara, në vend të bashkëpunimit dhe unifikimit te forcave për ribashkim kombëtar,ata janë vënë në shërbim të lëvizjeve univerzaliste siç është BE-ja tani e siç ishte blloku i lindjes, me herët. Pra edhe tani ashtu si te kaluarën interesi dhe bashkimi ynë kombëtar po anashkalohet për ato te blloqeve te ndryshme ideologjike. Kjo një gabim i madhe te cilin nuk e bën asnjë popull tjetër ne bote. Ndonëse,kombi shqiptar ne përgjithësi është ndare ne dy kahje te cilat as njëra e as tjetra nuk i shërbejnë interesave kombëtare. Njëra pjesë është ven ne shërbim te politikave te “holla“ ndërkombëtare dhe pjesa tjetër ne shërbim te çështjes fetare,sidomos islame… Duke harruar vetveten! Njëra pjesë bën politik te “holle” te globalizimit,kurse pjesa tjetër ju kushton kënge dhe legjenda alkaides,xhihadit,tanibalizmit,vehabizmit etj… deri ne sulmet terroriste kundër ushtarakeve Amerikan,shtetit i cili për kombin shqiptar, është si oksigjeni dhe drita. Sipas mendimit time,populli shqiptar, akoma nuk arriti te lirohet nga politika e nënshtrimit dhe logjika e robit.
Pse mendoj kështu? Unë,nuk besoj se ekziston edhe një popull tjetër i cili e duron nënshtrimin dhe shtypjen si populli shqiptar. Popujt tjerë nga një mos drejtësi me e vogël qe ndodh,ngritën te gjithë ne këmbe. P.sh. neve nuk na pengon copëtimi i ATDHEUT, pjesa veriore e lumit Iber,nuk na pengon poshtërimi i majave historike siç është rasti me LIDHJEN E PRIZRENIT,neve nuk na pengon poshtërimi i figurave me emblematike kombëtare siç ishte rasti me fotografin e NENES TEREZE,nga bastard-taliban, ministër Krasniqi,ne nuk na pengon burgosja dhe poshtërimi i CLIRIMTAREVE,ne nuk na pengon vrasja,rrahjet,poshtërimet dhe burgosjet politike te VETEVENDOSJES,ne nuk na pengojnë grupet tororiste islamike qe kane vërshuar Kosovën,qe po na i mashtrojnë Nenat,Motrat,Nuset,Vajzat duke i mbuluar ne zemër te Evropës. Ne nuk na pengon edhe kur kryeministri ynë ne Prishtinë vëllazërohet me sundimtarin me te egër qe mbanë mend historia 5-6 shekullor!!!
Ne nuk na pengon rreziku me i madh i mundeshem i cili vjen mu nga politika bandokratike, te cilët janë te gatshëm te shesin çdo gjë kombëtare bile edhe ajrin nëse ju paguhet apo për ndonjë përfitim politik.
Tashme janë te mbushura faqet informative qe flasin për faktet skandaloze për bashkëpunimin e qeveritareve te Kosovës me bandat serbe te bizneseve ilegale. Dukuri kjo mjaft poshtëruese për popullin shqiptar te Kosovës.
Këtu te habit fakti se,partitë shqiptare ne Kosove,për imtësia qofshin edhe banale sakatohen mes veti,ndërsa për këto fenomene shemtuese dhe varrmihëse për Kosovën,nuk flasin fare! Mendoj se përgjigjja është e qartë,aty gërshetohen interesat e secilit ne skenën politike te Kosovës. Tani kemi raportin e fundit te Komitetit Kombëtar për politika te jashtme nga SHBA,ku pos tjerash flet edhe për SHIK-un. Citim: SHIK,është strukturë nëntokësore e PDK-se dhe brenda një viti përvetëson 200 milion dollar nga mito-ja,grabitjet,shantazhet dhe lidhjet e tyre kriminale me bandat serbe te cilat ishin aktive ne luftërat e ish Jugosllavisë si dhe me rrjete te tjera kriminale ndërkombëtare,fund i citatit. Paramendoni se sa te pa cipe janë “patriotët” qeveritar!!! Ata edhe me kriminel serb bashkëpunojnë për te shuar epshet e përfitimeve te tyre... Ata s’pa gjak bashkëpunojnë edhe me çetniket qe vranë,masakruan,djegën çdo gjë shqiptare,me instinktet animale. Bandat serbe,ushtarake,policore,paramilitare dhe civile,si te tere u vërsulen mbi popullin e pa mbrojtur shqiptar,duke na terrorizuar dhe fëlliqur (dhunuar) shume femra shqiptare. Valle,çka mund te pret populli nga këta te pistë qeveritar...! Ndonëse,këtu na del ne pah edhe slogani i politikanëve tanë,qe për çdoherë e përsërisin se, ne duam fqinjësi te mire-meçe po i mbushin xhepat.
PO MIQTE TANE NDERKOMBETAR PSE TOLEROJNE BANDOKRACITE NE KOSOVE!
Është e vërtete qe miqve tanë,nuk ju vjen mire për këto fenomene ekzistuese ne Kosove,për ketë arsye edhe u pushkatua imazhi i Kosovës, ne arenën ndërkombëtare edhe për kundër faktit se perëndimi, ka mëshirë për te dobëtin, por perëndimi ka edhe me shume respekt për te fortin. Sepse filozofia e politikes perëndimore, është pikërisht e ndërtuar mbi kriteret e vetëdijes shoqërore dhe nacionale. Ne perëndim ne te kaluarën,shpeshherë kane ndodhur luftëra për te kthyer vetëdije nacionale dhe nga këto parime funksionon edhe sot pranimi dhe respektimi i popujve,pikërisht ne baza te aftësive shtete formuese dhe aftësive për luftëra,gjë qe e dëshmon edhe investimi i kapitaleve marramendëse ne industritë e armatimit ku SHBA prin ne ketë drejtim.
Këtu politika mbare kombëtare shqiptare,veçorish ajo e Kosovës, nga poshtërsitë e interesave personale,klanore etj. Nuk arriti te shfrytëzoj shansin historik për te prodhua politik unifikuese mbare kombëtare, te denje për ribashkim kombëtar.
Dhe sipas mendimit time,mu këto dështime dhe marrëzi politike te me larte cekura ishin shtytja e prodhimit te raporteve Marty dhe te tjera për goditjen e imazhit te Kosovës.
Ndonëse, shume shpejt nga politika aktuale, Kosova dot e humbe edhe aleatin jetik te saj SHBA-te
ZOTI NA BEKOFTE !