E enjte, 01.05.2025, 05:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Ambasador Dell, ndoshta komshiun tim vërtet e vrau liria e ime

E diele, 03.04.2011, 07:58 PM


Ambasador Dell, ndoshta komshiun tim vërtet e vrau liria e ime

 

Nga Dr. sci. Ymer Halimi
Profesor i lendes Fizike mjekesore me Biofizike ne FM

  

parim nuk lexoj gazetat, por, krejt mënyrë rasti tavolinën e punës një mikut tim pashë shkrimin editorial z. Dell. E lexova me vëmendje, sepse është ambasador i SHBA-ës, ne shqiptarët Kosovë, këtë shtet  e duam, aq sa dimë me dashtë, aq se mundemi me e dashtë, e aq se e duam edhe vetë Kosovën. Editoriali ishte një rikujtim i një dite veçantë, një qortim dhe një sugjerim, njëkohësisht. Ne gjallët, e përjetuam, nuk e harrojmë dot atë ditë shpresave ringjallura, sikundër nuk e harrojmë ditëlindjen personale, siç nuk e harrojnë kurrë vdekjen e me te dashurve. Ishte  ditë e një shprese te madhe, e një popull liridashës se do arrijë ta mbijetojë një getoizim paparë ndonjëherë nEuropë,  një pastrim etnik përmasave biblike, shqiptaret dy herë e përjetuan nga fqinjët e vetë. Mjerisht, kjo ishte platformë politike e shtetit Serb, kësaj radhe e  prire, nga Milloshevoqi, e ndihmuar nga  Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbisë dhe Kisha Autoqefale Ortodokse Serbe. Ishim nankthin e vdekjes, por besonim  se mbijetuarit do e takojnë lirinë, se besonim Europen perëndimore, e mënyrë veçantë, demokracinë dhe virtytin e larte liridashës SHBA-, forcën  dhe qëllimin e saj.  Besonim edhe drejtën tonë deri atë ditë nuk na mjaftoi. Me drejtë besonim forcën vrasëse bombave, kësaj radhe vrisnin forcën dhe dhunën, një popull tërë e kishte mbështjellë cep me cep me vdekje. Dhe, ashtu, siç thotë ambasadori Dell: “Si përfundim i ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova u shtet i pavarur”. Ne arritëm te një qellim i drejtë. Sot, ne jemi shtëpitë tona, lirë, por me kujtime rënda djeshmes. Morëm obligimet, qe i ka e duhet ti këtë, një shtet demokratik i mirëfilltë i kohës cilën jetojmë.

***

Ambasadori Dell na e rikujtoi, siç e cilësoi, “thinien kyçe  zotimit Deklaratën e Pavarësisë Kosovës: Ne shpallim Kosovën një republike demokratike, laike dhe multi-etnike, udhëhequr nga parimet e jo-diskriminimit dhe mbrojtjes barabartë sipas ligjit. Ne do mbrojmë dhe promovojmë drejtat e gjitha komuniteteve Kosovë dhe do krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive proceset politike dhe vendimmarrëse

Nuk mjaftoi vetëm fjalia e parë e këtij pasusi, por u shtua edhe fjalia e dytë, qe jetë kuptimplote, synim sa i lartë. Por, kush ishim ne?! Ne - shumica, ne -  pakica, ne - multi-etnikët, ne - deputet, ne - populli i Kosovës?. Meqë dihet, për është fjala, a  do arrijmë çdo fazë ta përmbushim atë qellim aq te larte?! Po, përpjekja e sinqerte kurrë nuk duhet munguar .  Nemorrem obligimin për shtetin. Por, pakica, begatia, dekori mult-etnik i Kosovës, sa u zotua te jetë  “...efektive ne proceset politike dhe vendimmarrëse”  për mirën e gjitha etnive ne Kosovë?! 

Do tiu rikujtoj se Kosova periudhën e getoizimit  ishte kështu e tëra; multi-etnike. Por, hiq komunitetin egjiptas dhe një pjesë e pakët turke e boshnjake, askush tjetër nuk ishte brenda asaj sakrifice kolektive. Përkundrazi. luftën njëvjeçare, kohën e një deportimi biblik, po edhe me herët, e as vonë pas lufte, nuk keni u ka rënë takoni paku një serb vetëm nga Kosova, po edhe pakicave, siç i ceka, paku te shprehë një përkrahje morale publike apo një shenjë pendes, për fqinjët qe u mohohej u rrezikohej ekzistenca fizike!? Edhe pse besoj se kanë pasur keqardhje, por sakrificën nuk e kane ndarë me 90% e popullit te Kosovës.  Kjo nuk do thotë assesi , sot mos janë barabartë e lirë. Përkundrazi, do mbështeten. Sot  jemi një proces ri, një zhvillim tjetër. Kemi rilindur dhe për gjithë ka hapësire për liri, aq sa ka, ka për te gjithë. tjerët. Dhe për këtë ne deklaratë është  zotimi ynë kolektiv i sanksionuar me Kushtetutë dhe me ligjet. Por, për përmbushjen pasusit te cituarkyç’, duhet vullneti i gjithëve, vullneti i sinqertë e i plotë e jo i pjesëshëm apo marrëveshje shtese,  Kuvendi i Kosovës ka aprovuar diskriminimin pozitiv, atë qe nuk e gjen askund shtetet demokratike Evropës dhe e ka zbatim permanent. Prandaj mendimi se është “përvjedhur urrejtja ndaj pakicavene kontekstin e shpreh  Ambasadori Dell nuk qëndron. Por qëndron diçka tjetër! Mosbesimi. Mosbesim nuk është aspak i njëjtë me urrejtjen. Po pse qëndron mosbesimi? Ambasadori Dell  e di se kjo qeveri nuk e përfaqëson votën e shumicës numerike popullatës Kosovës, qe është parim themelor demokratik, për mos sqaruar edhe formën e votës se fituar. Kjo është faktike dhe sdo koment. themi pa ekuivokë se shumica e pakicës serbe nuk është brenda institucioneve. Ajo ka krejt një qasje tjetër për institucionet Kosovës, dhe ka mbështetje te shteteve te caktuar EULEX. Ajo nuk lejon bashkëjetesën veriun e Kosoves.  Me vetë faktin se nuk funksionojnë pikat doganore 1 dhe 31, dhe se shqiptaret nuk lëvizin lirshëm pjesën veriore Kosovës, sepse është e kontrolluar nga “strukturat paralele serbe të lidhur me qeverinë e Serbisë,dhe se qeveri  e Kosovës nuk ka qasje “institucinet” e atjeshme, shesh del se pikërisht urrejtja e pakicave ndaj shumicës shqiptare është gjenerues i krizës potenciale. Asimetria e veprimit te pakicës është shqetësuese. “Sugjerimi” i shtetit serb, se serbët jetojnë brendi te Kosovës “mund te participojne ne institucionet e shtetit te Kosovës, por jo ata ne pjesën veriore”  është faktori kryesor këtë pjesë patjetërsueshme Kosovës ta mbajë nën tension vazhdueshëm. Kjo është një shenje jo e mire, dhe mbi këtë qëndron dyshimi, besoj i arsyeshme, dhe retorika e mosbesimit , por “jo retorika urrejtjes etnike” apo retorika  “përvjedhe e urrejtja ndaj pakicave” siç e cilëson ambasadori Dell, për konsum politik ditor. Prandaj, politikën e lartë, te forma e saj implicite, e sheshon vetëm finesa. Kjo është shqetësuese çfarë akuzon ambasadori Dell.

***

Ne  “jemi krenar me vete faktin” se jemi te lirë, por ne kuptimin e plotë do jemi krenar  kur qeveria del nga vota e pastër demokratike. Atëherë  fare nuk ka rendësi përmasa e pakicave, se ajo do jetë ne shumice ne qeveri, pakice apo sdo te jete ne qeveri. Kjo është demokracia. Nga ana tjetër e arsyeshme qe pakicave tu garantohet hapësirë, por jo te manipulohet me atë hapësire, si ne rastin konkret, vendet ne Kuvend dhe votimi i kushtëzuar ne Kuvend siç është te ne.

***

Kur unë shkruaj këta rreshta, 31 mars 2011,  është pikërisht përvjetori i 31 Marsit 1999, kur norën 1447, oficeret e Ushtrisë Serbe, pa trokitur dhe me shqelm e thyen derën e banesës time. Urdhëruan drekën ta lëmë ashtu shtruar dhe për pesë  minuta dalim. Kështu bënë me gjithë shqiptaret e 15 objekteve nlagjen ku banoja. Pikëllimi ynë kishte erë  vdekjeje, kurse shpresa ishte te Qielli i NATO-s. “Komshiu” i im serb, koleg, profesor universitet, doli derën e banesës vet e me shikonte me përbuzje. Llafoste me krenari me oficerët e Ushtrisë Serbe dëbonin. Unë me dy vajzat e mia njoma dhe gruan time, si edhe mijëra shqiptarë tjerë e bënim  lumin e pikëllimit Eksodit biblik. Gjithë kohen shikonim qiellin dhe shpresonim  se do te kthehemi prapë këtë tokë atërore mije e mijevjeçare. U kthyem dhe gjetëm sofrën ashtu shtruar. Dreken e mykur,. shtëpinë e plaçkitur. Nuk e takova me kurrë komshiun tim. Kishte ikur! Ndoshta, po them nga mëshira,se mund ta  kishte vrare ndërgjegjja(!?), apo siç patë thëne komunisti serb,T.Kurtoviç. se:” serbët e Kosovës po shpërngulen nga Kosova, se nuk mund ta durojnë barabarësinë me shqiptaret”. Ishin sundues. Ndoshta komshiun tim, vërtet e vrau liria e ime. Për këtë mos me akuzoni, Ambasador Dell. Respekt SHBA !

 

Prishtinë, 31.03.2011.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx