E enjte, 01.05.2025, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Linçimi i Behxhet Pacollit

E premte, 01.04.2011, 07:58 PM


LINÇIMI I BEHXHET PACOLLIT

 

Nga Halit Bogaj

 

Më në fund ia arritën qëllimit të tyre të sëmurë. Iu plotësua dëshira e tyre e zjarrtë për ta hequr Presidentin Pacolli nga pozita.U bënë kuta e maca bashkë për ta hequr njeriun i cili na jepte ngapak shpresë se në të ardhmen do t’i ndihmonte shumë më tepër këtij vendi të sapoformuar.Pas vdekjes së Presidentit tonë historik ishim të gjithë të hidhëruar,por më në fund edhe u gëzuam atë ditë kur Behxhet Pacolli arriti të bëhej president.Korbat e netëve të zeza dhe etja e çmendur për pushtetin e tyre,ia filluan sherrin për ta mposhtur Behxhet Pacollin.Filloi me LDK-në e deformuar dhe t’ ç’orientuar/që nga dita e vdekjes së Rugovës/, e ndihmuar edhe nga dy partitë tjera ekstreme të majta/Vetëvendosja dhe AAK/.U bënë të gjithë së bashku kundër Behxhet Pacollit dhe Hashim Thaçit, për të shkuar deri atje sa ta lenin vendin në gjendje të mjeruar.

 

Kundër Pacollit/por me inat të pa parë dhe tepër ironikisht /foli edhe dhelpra Eqrem Kryeziu i cili në rrahjen me karrika konsiderohej fajtori kryesor i shpartallimit të LDK-së e cila/sikur e mallëkuar/nuk pa më asnjë ditë të bardhë, duke u rrokullisur poshtë e më poshtë deri në theqafje të mëtejme.Atë ditë /duke qeshur si debil/në parlament thoshte:’’Pacolli ua dhuroi varfnjakëve rrogat e veta mujore por do t’i duhen edhe 50 vjet kryetarllëk për t’i ndiuhmuar popullit me rrogat e veta.!Ja pra se çka flsite ish nënkqyetari i lDK-së i cili kur ishte koha e atij të madhit/e Rugovës/ia lëpinte këpucët, kurse sot flet zi e më zi kundër njeriut të cilin e kërkon me të vërtetë Kosova e sotme.Ironiku E.Keyziu harronte se vetë nuk i kishte dhuraur për asnjë të varfër as 150 euro, kurse Pacolli deri sot përveç qindra aktiviteteve humanitare  dhe mijëra punësimeve të shqiptarëve, i ka ndërtuar edhe hiq më pak se 150 shtëpi në Kosovë, a po jo, o Eqrem mjerani?!

 

Por, urretja ndaj tij nuk ka filluar sot.Ajo daton nga koha kur Behxhet Pacolli e formoi Partinë e tij AKR,me ç’rast u ra kresë partive tona, e sidomos LDK-së e cila e dinte se çka do ta gjente pastaj, natyrisht duke i pasur vetë fajet që e kishte përgjysmuar LDK-në.

 

Ngase kishte lidhje të ngushta me vende të ndryshme të botës, Pacolli /edhepse nuk ishte në ndonjë pozitë ministrore/filloi të lobonte me sukses për Pavarësinë e Kosovës.Hienat e lDK-së,në vend se ta falenderonin, e pengonin por nuk mund t’i bënin dot asgjë ngase i kishte rrënjët e forta dhe teritorin e lirë për veprim/Ku hynte ai nuk mund të hynte kurrë Skenda i vogël dhe të tjerët si ai. Behxheti përlante  si uragan gjithçka që i  dilte përpara dhe siç tha një ditë ambasadori i nderur Viliam Voker,ai ia solli Kosovës 25 njohje të reja dhe mes tjerash me parat e veta e ndërtoi Univeristeti amerikan,kurse këta të tjerët nuk e ndërtaun asnjë kaçak pulash..Por ajo që do të ishte kryesorja , ai nuk do t’i linte këta të vidhnin siç janë mësuar të veprojnë gjer tani.Këtu e kanë zorin ismet bexhirat e majmur të cilët janë bërë’’Sa të gjatë, aq të trashë ’ me trup’’nga darkat e drekat e taksapagueve kosovarë për të cilët po derdhin lot krokodili kur flasin për t’i fituar zgjedhjet.

 

Atë ditë kur  gjykata kushtetuese e kishte konstatuar se gjatë zgjedhjes së Presidentit Pacolli ishin bërë shkeljet  evidente,deputetët hasretxhinj të tri partive opozitare desh u çmendën nga gëzimi. Gazetat dhe televizuionet e tyre të majta i dhanë zor deri në skajshmëri të plotë për t’i shprehur euforitë e veta të brendshme me të cilat tregonin se ishin gëzuar më tepër se sa të çlirohej ajo pjesa e Kosovës për të cilën kinse po mërziten aq shumë!!!.

 

Në një emision të Blendi Fevziut ishin mbledhur tre të mjerë të tri partive opoztare dhe të shashtrisur nga gëzimi e komentonin gjykatën kushtetuese.Pas pyetjeve të Blendit, i cili kërkonte që ata të ishin sa më konkretë në përgjigjet e tyre, ata i kaluan gati dy orë të tëra duke i ikur pyertjes së pjesëmarrjes së tyre në parlament atë ditë kur do të zgjedhet sërish kryetari Pacolli. Ata iknin  për t’u përgjigjur ngase kushtetuesja, ashtu siç e kishte konstatuar të shkelshme zgjedhjen e Presidentit, në të njejtën mënyrë e konsideronte edhe lëshuarjen e sallës me rastin e aktit të zgjedhjes së presidentit. Deputetët kanë qenë të detyruar të qëndronin aty dhe të votonin pro ose kundër zgjedhjes, por ata nuk kanë guxuar se ndoshta dikush prej tyre do ‘’T’i tradhëtonte’’idealet e tyre’’Të shenjta’’, e pse jo edhe inatçore,që Pacolli të bëhej President i Kosovës.Për ta mbase më mirë do të ishte që President të bëhej ndonjë barkcullak me të cilin do të bënin çka të donin, por i cili së shpejti, bashkë me ta, do të krijonte pasuri prej miliona eurosh.Ata të shkretët harronin se shkelje e kushtetutës me të dy këmbët ishte edhe largimi i tyre nga Parlamenti,madje kur këtë ua tha Berat Buzhala me rastin e aprovimit të Buxhetit, ata qeshën por shumë me zor dhe me siklet, ngase e dinin se ishte ashtu, bile bile Ismet Beqiri i tha Beratit se ky i fundit  nuk kishte shkollë për ta kuptuar drejtësinë thuase aq zor qenka që të merrej vesh ai farë marifetllëku i krijuar nga klandestinët parlamentarë që e ikën prapanicën jashtë nga frika e njerëzve të vetë, të cilët, çdo herë kur i humbin privilegjet në partitë e veta’’Nëna’’shkojnë në partitë më të vogla për të ngrënë ndonjë kaçik të majmë atje,siç ka ndodhur shpesh këto vitet e fundit me disa mjeranë të asaj dhe atyre partive/Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Edi Shukriu, vocërraku Shatri, etj e tj të cilët nuk po më kujtohen tani/.

 

P.S. Dhe krejt në fund, më duket se edhe Pacolli është çliruar prej nesh, për të ardhur në atë mendimin e Fishtës dhe Konicës:’’Ruaje Zot shqiptarin nga shqiptari’’.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx