Mendime
Gani Balaj: Kumtesë për ngjarjet e vitit 1981
E marte, 29.03.2011, 07:57 PM
KUMTESË PËR NGJARJET E VITIT 1981
Nga Gani Balaj
Këto ngjarje kanë qen një ndër ngjarjet ma të randësishe të historisë së kombit ton sepse , tek një masë filloj ta luhat mendjen ai regjim i egër me disa ndryshime sociale, ku bëri ndryshime në liberalizimin e disa elementeve kushtetuse të vitit 1974 ,por krahasuar me vendet tjera, kjo ishte larg republikave në ish RSFJ. Përkundër kësaj paraqitje kosmetike se gjoja ne jemi të hapur për të gjtha naconalitetet, që jetonin në at shtet, artifical pa baza të shëndosha juridike.Prandaj bijt e bijat më të mir që i ka patur populli si gjithher, edhe kësaj here ju përgjgjën fuqishëm.
11 Marsi i vitit 1981- Si pjestar i të gjitha ngjarjeve në pranverën e vitit 1981 11 marsi ka qen vetëm si pretekst i asaj që ka pëlcitur në menzën e studentëve ku ju kemi bashkangjitur se bashku të gjith shokë e shoqe student, ora ka qen 5,30 deri ne ora 6 me sa më kujtohet mua aty kemi qen unë me kushëririn tim Mehmetin dhe djalin e migjës Zeken si edhe me shokët Gafurrin, Ilazin, ndër koh jan bashkuar edhe shum shok te tjerë ...Kemi vendos të marshojmë posht kah semaforat me parullën Bashkohuni me ne për të dalur në korzon e qytetit me qëllim që të na bashkohen edhe shum demonstrues, kemi kaluar mbrapa fakultetit Ekonomik e Juridik dhe kemi shkuar drejt rrugës ku banonte Gjavit Nimani ish udhëheqës i komitetit ,nga aty kemi dalur në rrugën kryesore ku mbahej në mbrambje korza e qytetit kemi marshuar deri te kshilli eksekutiv jemi kthyer mbrapa kem rrugëtuar në drejtim të Komitetit dhe te Hotel Grandi sepse qëllimi i demonstrusve ishte që ti paraqesim pakënaqsit para musafirë të huaj... prej zhurmës së parullave të shumta dhe të fuqishme si; Bashkoheni me ne dhe Kush sbashkohet është tradhëtar etj musafiret dilnin në dritare dhe e di mirë se studentët shprehen mllefin e tyre filluan ti thejnë të gjitha pllakatat pornografke që ishin të vendosura aty .Mëpastaj kemi vazhduar të marshojm drejt Fakultetit Filozofik duke dashur të shkonim në Qendrën Studentore, te Instituti albanologjik jemi përleshur me policin më kujtohet një shok i cili më nuk është në mesin tonë Avdullah Tahiri nga Gjilani një djal shum i vrullshem e trim ballafaqimi i tij me policin serbe për të cilin ruaj kujtimet më të mira për të.
Përleshja ka vazhduar një orë dhe jemi shprëndar kemi shkuar te konviktet ku jemi bashkuar përsëri te mensa e Studentëve .. Përkundër kërcnimeve që na u bënë ne u bashkuam edhe më shumë, masa e studentëve sa vinte dhe rritej duke brohoritur;
Kush sbashkohet është Tradhëtar,
Bashkohuni me ne,
Kosova Republik ,
Trepqa është e jona , etj
Më kujtohet kur erdhi edhe Azem Vllasi me disa udhëheqës te disa fakulltetëve dhe disa profesor te Univerzitetit te Prishtinës u fut në mesin ton dhe pyetke se qka po donim ne,Ata të shtyr nga udb-ja që të na bindin neve demonstrusve që të futemi mbrenda në Sallen 25Maji për të shqytuar kërkesat tona .Por ne demonstrusit ishim vigjilent dhe nuk ram në pabesin e emisarve të udb-es. Ne ishim të vendosur që prap të defilojm nëpër qytet. Atëher disa shok hypën në nji traf të rrymës kerkonin mendimin e demonstrusve, aty më kujtohet ka qen Xhevat Zeka Bardhyl Mahmuti e Ali Lajqi e disa te tjer... aty ka bertitur njëri prej shokëve Përpara shok e kemi filluar marshimin 400m kemi hasur në kordonin Policis që kan qen tre rrath në pamundësi për të na bindur që të kthehemi mbrapa ata filluan prap që të na sulmojn me shkopi gome dhe gas lotsjellës pastaj jemi kthyer te oborret e konvikteve ishim të rrethuar nga të katër anët por të vendosur që deri në mëngjes për të demonstruar duke brohoritur parullat të ndryshme dhe këngë të ndryshme patriotike që kan qen lavdija e asj kohe qe edhe sot i kujto me krenarin ma te madhe njëkohësisht kët dite të madhe. Kjo ka vazhduar deri në mëngjes.
26 Mars 1981 - Gjatë gjithë kësaj kohe deri më 25 mars UDB-,ja me bashkëpuntorët e vetë bëjshin përgaditjen e terenit për pritjen e shtafetës së krye gjelatit të shqiptarëve Tito dhe me 26 Mars ajo vinte në Prishtinë .Kurse natën e 25 marsit UDB,ja filloj kapjen e disa shokëve student para Konviktit numer 1 dhe 2, situata sa vinte dhe tensionohej për gjendjen e pa durushme që u krijua në qendrën e studentëve atëher nje grup shokësh kërkonim që të marrim kontakte me udhëheqjen e Univerzitetit të Prishtinës ku ishte rektor i Univesitetit Dr Gazmend Zajmi me sa edi unë kan qen Bajram Kosumi Kadri Kryeziu Ali Lajqi e disa të tjerë. Dhe ne me të marr lajmin se nesër do te ket takime me udhëheqjen e Univerzitetit të Prishtinës në ora 8 atëher të gjith shokët që ishim në Prishtinë u mobilizuam dhe gjithë andej i thirnim shokët që nesër të jen aty para konvikteve pikërisht para konviktit numër 2 në ora 8 te livadhi! Kur është ba ora 8 prej të gjitha konvikteve kemi dal dhe jemi bashkuar para konviktit numër 2 fillimisht ka qen një heshtje pas pak kohe kan ardhur udhëheqja e Rektoratit të Univesitetit të Prishtinës dhe disa personalitete të jetës politke shumë udbashë vëzhgonin nga larg situatën pastaj filluan kërkesat tona të natyrës studentore por udhëhqja nuk pat durim të i ndëgjoj deri në fund dhe nuk na i përfillën kërkesat tona më pastajë filuam me kërkesat politike që për udhëqjen e Rektoratit ishin të pa akceptushme dhe jo parimore si;
KOSOVA REPUBLIK , TREPÇA ËSHTË E JONA, KOSOVA ËSHTË E JONA POSHTË ROBËRIA - RROFTË LIRIA ,LIRONI SHOKËT ,ADEM DEMAÇI,
KUSH S'BASHKOHET ËSHTË TRADHTARË,
po kët dit më kujtohet se kishin ardhur disa delegacione të Universiteteve Europjane për vizit pune në Prishtinë dhe po atë ditë Dr. Gazmend Zajmi zgjidhet Kryetar i Rektorëve të disa Universitetëve të Europës pas disa orëve diskutime pa resulltate udhëhqja nuk e kishte guximin të përballet me kërkesat e studentëve dhe njëherit ishin edhe kërkesat e grupeve të të burgoserve Politik dhe të ILegalës shqipëtare në ish jugosllavi për një barazi nacinale për të qen të Lir dhe për të Vetëvendos për fatet tona.
Studentët ishin te vendosur ne kërkesat politike demonstruesit ishin të vrullshëm kemi qen thuajase të gjith kushërinjët e mi Kadri Bala, Abedini Haliti, Mehmeti, Zeka ,Beqa por edhe të gjith shokët që i kam njohur në veqanti Gafurri, ILazi , Ram Buja, Fitim Selimi, Enver Topalli, Agim Vishi Bexhet Imishti , Mufail Baftiri ,Ibush Vishi, Islam Vishi edhe disa shoqe Shpersa Baraliu, , Lira Kuqi, Resmie Berisha, Nazlije Berisha etj Pas përleshjes me policin atëher jemi kthyer në qendrën e studenteve dhe na kan lokalizuar veprimin dhe si zakonisht me parulla të ndryshme e me kang revolucinare eja mblidhuni këtu këtu, besa besë e shum këng të tjera patriotike kemi vazhduar demonstrimin. Ishim të vendosur në kërkesat tona dhe synimi ynë ishte qe të dalim në qytet dhe ta çrregulonim at fest “madhështore” që e kishin përegaditur sahanlëpirësit e Beogradit por ishte e pa mundur.Filluam ti ndëronim taktikat e dmonstrimit që të shpërendar të kalonim në anën tjetër të qytetit por ishte një gja e kot se ishim të rrethuar aq shum sa ishte pamundur, dita sa vjen e shkurtohet rreth orës 16.30 një numër shum i madh i forcave policore pas përforcimeve nga Beogradi na sulmuan me një brutalitet nga të gjitha anët, gjuajtën aq shum gaz lotësjellës sa gjendja e studentëve u vështërsua aq shum dhe filluan të na shpërndanin dhunshëm në drejtime të ndryshme disa edhe nëpër konvikte, unë në keto momente pas kacafytjes me policin jam plagosur në kok ku edhe më kan arestuar dhe pas shum pyetjeve e torturave disa orëshe megjith plagosjen dhe gjakëderdhjen që kisha më dërguan në spital dhe pas intervenimit kirurgjik të nesërmen një infermiere në form ilegale me ka liruar.Vlen të theksohet se burgjet dhe spitalet ishin të mbushura me demonstrues të plagosur po ashtu gjesti i personeslit mjeksor ku na liruan mjaft të burgosur te plagosur ishte sa human aq dhe patriotik.
1 Prill 1981- Në këtë ditë të Demonstratës së një Prillit në Prishtinë kemi filuar të bashkohemi disa shok afër Fakultetit Ekonomik Juridik reth orës 15,30 përveq studentëve dhe masave të gjëra që na u bashkangjitën, si nxënësit e shkollave të mesme, rol të veqant kanë lujtur edhe punëtorët e Ramiz Sadikut aty kemi demonstruar gjithnjë me parulla si Kosova Republik, lironi shokët,Adem Demaqi etj qëllimi ishte të dalim te Komiteti krahinor por kordonet e policisë kan qen aq të shumta sa qe ishte e pamundur që të depërtonim aty kemi demonstruar për afërsisht 2 orë pas dy orëve ka ardhur turma tjeter prej xhamis së Lapit dhe policia u gjinden në sendviç ku u detyruan të na lironin rrugën kemi marrshuar drejt qendrës deri te Komiteti aty jemi ndalur na u kan bashkangjitur një masë e madhe e popullatës dhe kemi qëndruar duke brohoritur parullat e ndryshme Kosova Republik e shum parulla tjera. Më von është ardhur një punëtor ka hypur në blirin para komitetit Krahinor kam mbajtur një fjalim të gjatë me megafon, unë dhe shokët e kaqanikut kemi qen afër tij me than 5 m, larg e ai ka qen Kaloshi me një tjetër person që ma von e kam kuptuar se ka qen Hydajet Hyseni dhe pasi ka filluar të erësohet diku nga ora 8,30 të rrethuar kan filluar të na sulmojn nga të gjitha anët me gas lotësjellës dhe rrahje masive mëpastaj kem dal te parku i qytetit dhe jemi shprëndar kemi shkuar te banesa e Enver Topallit Agimit Ibushit Islamit etj dhe kemi diskutar deri në orët e vona.
2 Prill 1981- Të nesërmen bashk me shokët e mi kemi dal tek salla 25 Maji ju kemi bashkangjitur një grupi qytetarëve dhe kemi demonstruar fuqishëm, vlen të theksohet kur dy student muarën një eskavator dhe filluan ta rrënonin shtëpin e një serbi që quhej Delibashiq nga kjo shtëpi Udbashet shtin me arm zjarri ku plagoset nje demonstrues në qafë unë dhe një student e kem mbart deri te një banes private dhe e kem lan aty, unë jam kthy prap dhe kem vrejt se shtëpis ia kishin vu zjarrin, kem vazhdu demonstrimin deri në oret të vona te nesërmen na i mbyllën Univerziteti dhe konviktet .
Rugëtimi ynë ka vazhduar në mënyrë të organizuar deri në formimin e shtetit të Kosovës.