E shtune, 09.11.2024, 04:08 AM (GMT)

Mendime

Agron Shabani: Kalifatët e njohura të Bagdadit dhe Damaskut dhe ëndërrat e parealizuara të kolonel Gadafit...

E shtune, 26.03.2011, 07:55 PM


Nga Agron SHABANI:

 

Në margjina të konfliktit ushtarak në Libi:

 

Kalifatët e njohura të Bagdadit dhe Damaskut dhe ëndërrat e parealizuara të kolonel Gadafit...

 

Për fillim dicka mbi Mohamer El Gadafin dhe sloganet(parullat) e tij panarabe ose panislamike:

 

Thuhet se me rastin e një acarimi(eskalimi) të rrezikshëm konceptual dhe ideologjik në mes ish presidentit të ndjerë sirian,Hafez EL Asad (përndryshe babait të presidentit aktual të Sirisë,Bashar El Asadit) dhe ish presidentit të vrarë irakian,Sadam Husein gjatë një Samiti të zakonshëm të Ligës Arabe që po mbahej dikund në pushimoren e njohur "Sharm EL Sheik" të Egjiptit kishte qenë lideri(udhëheqësi) i revolucionit libian,kolonel Mohamer el Gadafi ai që i kishte qetësuar paksa gjakrat duke ndërhyrë me këto fjalë,citat:Vëllezër të dashur! E nderuar ekselencë! Kam menduar dhe reflektuar shumë kohë ndaj pyetjeve dhe kërkesave të përditshme të njerëzve (qytetarëve) dhe bashkëpunëtorëve të mi të shumtë në Xhamahirinë e Libisë lidhur me mundësinë e ngritjes dhe avansimit tim ushtarak nga grada e kolonelit në gradën e gjeneralit ushtarak.Ndaj, duke e shfrytëzuar praninë e shkëlqësisë dhe ekselencës Tuaj shtetërore dhe politike le të me lejohet të përgjigjëm sot në pyetjet dhe kërkesat  e lartëpërmendura të bashkëpunëtorëve dhe bashkëqytetarëve të mi të nderuar.E nderuar ekselencë! Unë udhëheqësi i Revolucionit libian,kolonel Mohamer El Gadafi me gjithë zemër dhe me shumë deshirë do e kisha pranuar graden e gjeneralit ushtarak në vendin tim poqëse në një të ardhme të afërt do me ishte realizuar një deshirë imja e kahmotshme mbi bashkimin e të të gjitha vendëve të ndryshme arabe në një shtet te vetëm dhe të përbashkët arab.Dhe,kjo edhe me kushtin  paraprak që miqtë dhe homologët e mi të nderuar  El Asadi i Sirisë  dhe El Huseini i Irakut të zgjidhën ose emërohen në ballë të Një Kalifati(Shteti) të Bashkuar Arab! Pasiqë të të gjithë arabët kudo ku ndodhën janë vëllezër të një gjuhe, të një trungu dhe të një gjaku.Ndërkohë që i kam aq shumë për zemër kalifatët e shënjëta  dhe aq të famshme të Bagdadit dhe Damaskut në kohën e lulëzimit të tyrë të përgjithshëm në mesjetë.Kjo pra është arësye kryesore pse(përse) nuk mund të bëhëm gjeneral vëllezër të dashur! "Ishte shprehur në vazhdim lideri libian,kolonel Gadafi si për t' i relaksuar dhe shtensionuar paksa ambientin dhe atmosferën e tenisionuar në sallë.Duke zgjuar në këtë sfon të qeshura dhe ovacione( duartrokitje) të fuqishme nga të pranishmit në samit.Bagdadi dhe Damasku se këndejmi, kishin qenë dikur metropolat dhe rezidencat me të fuqishme ose kryesore në kohën e kohën e Kalifatave të njohura arabe ose muslimane si "Omejada", "Abaasida" dhe "Fatimida" në mesjetë.Ndonëse, pa i harruar këtu edhe "kalifatin" e atëhershëm të Kordobës( Spana e sotme) dhe të tjera që  asokohe kishin njohur lulëzim dhe një shkëlqim të përgjithshëm fetar dhe kulturor.Në anën tjetër ndërkaq, Mahamer Gadafi i Libisë së bashku me Hafez el Asadin e Sirisë dhe Sadam Huseinin e Irakut gjatë tërë kohës së pushtetit(sundimit) të tyre në vendët e lartëpërmendura përkatëse ose respektive kishin qenë të "shquar" dhe apostrofuar për sloganet dhe parullat e tyre "panarabe" ose "panislamike".Duke zgjuar kështu averzione,divergjenca,diskrepanca ,dyshime dhe reaksione(reagime) të cfarëdollojshme në Izrael dhe në vende të ndryshme të Perëndimit.Shih për këtë:Për dallim të sistemëve ose pushtetëve të njohura mbretërore ose monarkiste në Arabinë Saudite, Emiratët e Bashkuara, në Oman. Katar,Jordani dhe në vende të tjera që kanë hasur gjithmonë në miqësi dhe parteritete të shumëta me SHBA-së dhe Perëndimin. Regjimet e ndryshme "revolucionare" dhe ideologjike të Mohamer el Gadafit në Xhamahirinë e Libisë, Sadam Huseinit dhe partisë "Baath" në Irak dhe Hafez (ose, Bashar) el Asadit dhe partisë së tyre "Baass" në Siri nuk gjetën si të thuash kurrë mbështetje ose ndonjë simpati të posacme tek SHBA-së dhe parterët e saj europerëndimor. Dhe,kjo në radhë të parë për shkak të historizmit dhe Ideologjisë së tyre nacionale dhe politike në këtë drejtim.Gjegjësisht, për shkak  të natyrës dhe karakterit të njohur historik,nacional dhe ideologjik të regjimëve(sistemëve) të sipërpërmendura të Libisë,Irakut dhe Sirisë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe cështjet dhe aspektët tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike që na bëjnë të mendojmë dhe reflektojmë një trohë me thellë në "miqësitë", aleancat dhe kolportimet e ndryshme(eskterne ose eksplikative) të liderëve dhe regjimëve të mesipërme të Libisë,Irakut dhe Sirisë me Moskën,Beogradin dhe regjimet tjera diktatoriale dhe komuno-pansllaviste kudo në botë.

Dhe..përse(pse) me rastin e luftës dhe intervenimit të njohur ushtarak të Perëndimit në Libi -përballë konceptit të njohur(multilateral) të Naotos sikur triumfoi i ashtuquajturi "koncepti francez" i "intervenimit unilateral" ose vullnetar?

 

***

 

Se këndejmi, edhe pse i filluar dhe paralajmëruar si "intervenim humanitar" dhe "kirurgjik" kundër soldateskës dhe falangave të ndryshme të Mohamer el Gadafit në Libi:Intervenimi ushtarak i Francës(bashkë me Mbretërinë e Bashkuar) në Libi doli që të ishtë një i ashtuquajtur "intervenim vullnetarësh të ri" politik dhe ushtarak.Kjo në radhë të parë për faktin se jo të gjitha "modalitetët" dhe "formalitetët" e njohura politike dhe ushtarake rreth intervenimit të lartëpërmendur(ushtarak) në fjalë ishin të ravijezuara,kordinuara,konturuara dhe harmonizuara(konvencionalizuara) sa dhe si duhet në nivelët dhe instancat e njohura(të përbashkëta mbase) ushtarake dhe politike brëndapërbrënda Aleancës së njohur Veri-Atlantike. E thëne dhe deshifruar ndryshe:Kjo donë të thotë se francezët e deri diku edhe anglezët nuk i pyetën dhe konsultuan të të gjithë miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe ushtarak( në kuader të Paktit të Natos )  lidhur me intervenimin e tyre ushtarak kundër forcave vrastare të kolonel Gadafit në Libi.Turqinë dhe Gjermanië si për shëmbull.Ndërkohë që Turqia dhe Gjermania janë si të thuash ndër vendët me të fuqishme ose kryesore(së bashku me SHBA-së dhe Aleatët tjerë) të Natos në domenin e përgjithshëm politik,ushtarak,industrial dhe ekonomik.Respektivisht, në kontekstin e njohur strategjik dhe gjeopolitik.Thonë se presidenti aktual i Francës, Nikolas Sarkozi është me origjinë nga Armenia dhe...ka si të thuash averzione,divergjenca,antagonizma dhe pragjykime të ndryshme nacionale,politike ,ushtarake dhe historike ndaj popullit dhe shtetit të madh turk në këtë drejtim .?! Kjo për shkak të luftërave dhe hipotekave të ndryshme nga e kaluara.Ku intervenimi ushtarak në Libi(pa miratimin paraprak të Turqisë dhe Gjermanisë etj.) ishte një rast i volitshëm  për "hakmarrje" ose "revanshe" të ndryshme politike dhe gjeostrategjike ndaj Turqisë ,Gjermanisë ose dikujt tjetër në këtë drejtim.Kush e di?!!! Njohësit e zhvillimëve dhe rrethana të ndryshme gjeopolitike,gjeostrategjike ose industriale dhe ekonomike janë të mendimit se pavarësisht motivëve të lartëpërmendura "humanitare" dhe "kirurgjike":Intervenimin e mespipërm anglo-francez në Libi duhet vështruar paksa edhe nga këndvështrimi i njohur për "monopole" dhe dominime të ndryshme mbi resursët e njohura të naftës,benzinës dhe të tjera në Libi dhe me gjërë në rajon.Aty janë edhe aspiratat dhe pretëndimet e njohura për influenca dhe dominime të ndryshme ushtarake dhe politike të "l´grande nationit" të njohur francez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale ose interkontinentale.Në këtë kontekst në vazhdim ia vlejnë të cekën ose rikujtohen vetëm disa nga momentët ose fragmentët e ndryshme( në morinë e shumë syrësh) që flasin dhe deshmojnë mëse miri për prognoza,konstatime ose paralele të ndryshme historike,ushtarake ose politike nga e kaluara.Cilat janë ato? Sic dihet: Franca si fituese e Luftës së Parë Botërore dhe si njëra prej "arkitektëve" ose instruktorëve kryesore të "Traktatit të Versajës" dhe të të ashtuquajturoit "konceptit borgjez"(lëxo:urbi et orbi) të vitit 1919:Në vitët e njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar(2O) do të sillej si një fuqi dominante dhe hegjemoniste e kontinentit të vjetër europian dhe me largë.Kjo gjer me ardhjen në pushtet të "Reichut të Tretë"  në Gjermani( me 1933) dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore(1941-1945) në këtë drejtim.Në anën tjetër ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore dhe "fitorës" se Francës(me ndimen e njohur ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së dhe vendëve të tjera të "koalicionit të madh"..):Franca me 31 gusht të vitit 1954 do të tërhiqet dhe izolohet tërësisht nga Pakti i Natos dhe e ashtuquajtura "zona mbrojtëse" e Europës Perëndimore.Duke zhvilluar dhe aplikuar kështu një "politikë të pavarur" ose "neutrale" përballë Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës" për shumë vite dhe dekada me radhë.Si dhe duke ngritur dhe aplikuar madje  edhe "modele" dhe "koncepte të pavarura"  ushtarake ose nukleare dhe atomike përballë Natos dhe Perëndimit në kuadët të ushtrisë franceze të koduara asokohe si "force de frappe" dhe të ngjashme.Ndryshe nga kjo: edhe përkundër luftërave dhe konfliktëve të gjata ( me tepër se 2OO vjecare) me Anglinë ,respektivisht,Britaninë e Madhe:Ndonëse, e  alarmuar dhe skandalizuar nga potencialet dhe resursët e njohura njerëzore,materale,ushtarake,industriale dhe ekonomike të Gjermanisë dhe "Reichku të Dytë Gjerman" (nën Otto von Bismarkun dhe të tjerë në këtë sfond..):Republika franceze do të lidhë dhe firmosë marrëveshje dhe traktate të ndryshme politike dhe ushtarake me Britaninë e Madhe(Anglinë) gjatë vitëve 19O4,19O8 etj. që në analët e ndryshme të historisë do të mbesin të njohura si "Entente Cordiale" në mes Francës dhe Anglisë.Sidoqoftë, "Franca dikur ka qenë Emër i një populli dhe vendi të respektuar.Por, në këtë sfond duhet patur kujes që kjo e fundit(Franca) të mos bëhët emër i urryer i një neuroze,anomalie dhe depresioni të përgjithshëm." Do të thoshte atëbotë Zhan Pol Sartëri me rastin e terrorit dhe brutalitetit të njohur të ushtrisë(soldateskës) franceze në Algjeri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora