Mendime
Ramiz Dërmaku: Disa fjalë për lirinë e kombit dhe lirinë e individit
E premte, 25.03.2011, 07:57 PM
DISA FJALE PER LIRINE E KOMBIT DHE LIRINE E INDIVIDIT
Shkruan Ramiz DERMAKU
"Jeni të lirë bëni si të doni..... zullave u pëlqen Adela-T'es belle. (Ti je e bukur). Pse t'i shtrëngosh të gjorët, të dëgjojnë me zor Sinfoninë Heroike të Bethovenit". Faik KONICA.
Ndryshimi i sistemit në Kosovë dhe lufta kundër diktaturës socialiste, komuniste e shoveniste serbe ishte qëllimi kryesor i popullit shqipëtarë në ish. Jugosllvi. Populli i Kosovës i preokupuar me gjendjen e rëndë nepër të cilën kalonte për tu çliruar nga diktatura e partisë barbare komuniste, për tu çliruar nga vija e saj politike, ideologjike , filloi protestat dhe demostratat ne të gjitha qytetet dhe fshatërat e Kosovës, si dhe ato në Diasporë. Të gjithë bërtisnin Liri-Demokraci. Aty ishin kyqur edhe ata që deri dje ishin përkrahësit dhe simpatizantët e partisë komuniste, edhe ata bërtisnin Liri-Demokraci. Aty ishin kyqur edhe karieristët, pelivanët politikë servilët e të gjitha ngjyrave, edhe ata bërtisnin Liri-Demokraci. ATy ishin hyrë edhe njerëzit e thjeshtë; nxënës, studentë, profesorë, punëtorë,fshatarë,akademikë, politikanë, gazetarë pra të gjithë bërtisnin Liri-Demokraci. Të gjithë kërkonin lirinë dhe demokracinë, por shumica prej tyre nuk e dinin dje, e ka të tillë që akoma nuk e dijnë as sot se çka do të thotë liri-demokraci, në një shoqëri njerëzore. Politikanët e pluralizmit kosovarë këtë detyrë e kryen shumë mirë. Këta politikaj asnjëher nuk e panë të arsyeshme ti sqarojnë popullit kuptimin real të këtyre fjalëve Liri-Demokraci. Politikanët kosovarë (disa) ne shumë raste përdorën diktaturën si metodë sa herë që deshën, dhe sa herë që dikush e atakonte atë. Ata mbollën urrejtjen ndaj komunizmit, (kjo krejt në rregullë), duke rivendosur lirinë e pushtetarit.
Që nga çlirimi i Kosovës jeta politike dhe sociale në Kosovë, nuk është zhvilluar ashtu si duhet. Korrupcioni ka përfshirë shoqërinë kosovare ne të gjitha poret e jetës. Të dhënat e deritanishme tregojnë çartë se korrupsioni ka përfshirë edhe liderët e Kosovës. Me lirinë e sotme të shqiptarëve është i pavlefshëm mendimi i Faik KONICES, kur thoshte:
" Secili që ka ca drehem tru, kupton se më madhja nevojë që kemi ne shqiptarët, është një gjuhë të përbashkët letrare" (Faik Konica,vepra faqe 326).
Eshtë e vërtetë se Kosova trashëgoi një prapambetje ekonomike nga e kaluara, krahas republikave tjera në ish. Jugosllavi. Evidentimi i kësaj dukurije ishte real. Pra evidentimi i prapambetjes ne tërsi si koncept nuk është kritikë sa duhet ndaj të kaluarës, por një fyerje kombëtare. Ajo që duhet cekur është se shqiptarët e Kosovës në fushën e kulturës së letërsisë dhe të arsimit, shqiptarët jo vetëm që nuk janë të mbrapambetur karshi Evropës, por ne mjaft fusha , jemi të barabartë. Ne intervistën dhënë gazetës "RILINDJA", botimi në Zvicer, të datës 5 Janar 1994, poeti i madhë me famë botërore, IKONA e popullit tonë Ismail KADAREJA midis tjerash thekson se personalitetin e shquar, Branisllav GEREMECK , e "Kishte habitur niveli i lartë kulturor i përgjithshëm i shqiptarve. Ky nivel i lartë kulturor,po vihet re kohët e fundit prej gjithë atyre, që kanë mundur të bëjnë krahasime". Për fat të keq këto krahasime po i bëjnë vetëm të huajt. Liderët e Kosovës, nuk po angazhohen maksimalishtë për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që kanë para popullit-kombit dhe historisë. Studjuesit dhe historianët kombit shqiptar deri dje me cungime dhe kufizime ideologjike, sot janë të lirë ta bënë ate çka duan dhe ate çka do populli. Deri më tani akoma nuk ka kritere shkencore dhe plane kombëtare për të analizuar dhe studjuar kërkesat dhe dëshirën e popullit për bashkimin kombëtarë. Kush i kërkon këto nga liderët tanë, në Kosovë, Shqipëri dhe trojet etnike shqipëtare ? ! Askush, poqese i kërkon këto.., ai është kundër lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
Robëria e lirisë është më e keqe se sa robëria e diktaturës.
E para shkatërron shoqërinë dhe organizimin shtetëror të caktuar, e qon ate drejt komunitetit primitiv . Ndersa e dyta, ndrydh dhe cungon lirinë e individit brenda një organizimi shtetëror të caktuar. Robëria e lirisë për njerëzit është e barabartë me lirinë e kafshëve të pyllit. Ne krahasim me të kaluarën ne sot kemi më tepër liri, për tu korruptuar, për të manipuluar me popullin, për t'ia vjedhur votën, për të gënjyer, Liria që nuk ka mbrenda detyrimin ndaj shoqërisë, dhe atdheut, është liri e instikteve jo liri e aresyes
Liria e njeriut filistin është karikatura e lirisë së njeriut real. Liria e individit ne cdo shoqëri, apo në çdo sistem ekonomiko-shoqëror, ka veçoritë dhe dallimet e saj. Kjo është një gjë normale dhe e arësyeshme. Pra me ndryshimin e sistemit në cilindo shtetë duhet patjetër të përgatitet një kod i ri për lirinë e individit.
Weingarte-Gjermani 25.03.2011