E shtune, 25.01.2025, 12:06 PM (GMT)

Mendime

Vesel Qazimi: Kosova dhe “Ferma e Kafshëve“

E merkure, 23.03.2011, 07:58 PM


Kosova dhe “Ferma e Kafshëve“

 

Nga Vesel QAZIMI

veselqazimi@gmail.com

 

Historia e romanit “Ferma e Kafshëve “ të George Orwellit përsëritet përsëri. Tani ju duket shumë habitëse por në fund do të bindeni se është e vërtetë. Në fillim të romanit “Ferma e Kafshëve” George Orwelli tregon jetesën e vështirë që e kryejnë kafshët e fermës Menër. Kafshët përballen me vështirësi të shumta, nuk ushqeheshin rregullisht ndërkohë punonin vazhdimisht. Ishin të shkelura, të shtypura, të pështyera, të lodhura, të raskapitura, të harruara. Në mesin e kafshëve ishte dhe Majori plak, ishte shumë i zgjuar dhe çdo fjalë e tij respektohej nga të gjithë. Majori u tregonte kafshëve për një revolucion. U tregonte se një ditë të gjitha ato kafshë do të jenë të lira. Do të ushqeheshin me bollëk. Do të punonin me orar të caktuar dhe do të pushonin dhe shpërbleheshin vazhdimisht. U mesoi të gjitha teknikat se si do ta kryenin revolucionin. Madje u mësoi edhe një këngë revolucionare. Kengë kjo që ua ngrinte moralin kafshëve. Majori plak vdiq nga një sëmundje por shpirti, fjalët dhe veprat e tij ngelën në mesin e kafshëve.

Një ditë kafshët arritën që ta largojnë pronarin e tyre mizor, zotin Xhons. Ato kryen një luftë të ashpër kundër tij dhe në fund revolucioni kishte ndodhur. Kafshët ishin të lira. E gjithë ferma u takonte atyre. Ishin të lumtura, të gëzuara, ëndërra e tyre tani ishte realitet. Nuk ishin pronë e dikujt tjetër, ishin pronë e vetvetes andaj edhe fermën e quajtën Ferma e Kafshëve. Të gjitha kafshët pas marrjes së pushtetit miratuan shtatë parime. Disa nga parimet ishin se ato asnjëherë nuk do të bënin marrëveshje me pushtuesit e tyre. Ata asnjëherë nuk do të bëheshin si ata. Dhe parimi i fundit ishte: “të gjitha kafshët janë të barabarta” .

Pushtetin e morrën derrat ngase ishin ata që kishin kryer dhe frymëzuar revolucionin. Në fillim çdo gjë shkonte për mrekulli gjersa filluan edhe pakënaqësitë e para. Derrat thanë se ato duhen të kenë ca privilegje pasi që puna e tyre ishte punë mendore dhe e vështirë. Kështu që ushqimi për ato ishte më i madh dhe më I shëndetshëm. Por sipas tyre e gjitha kjo bëhej për kafshët e tjera. Ngase ishin derrat ato që udhëhiqnin fermën dhe nëse nuk u krijoheshin atyre lehtësira atëherë kishte rrezik që të kthehet Xhonsi pronari i mëhershëm i fermës dhe derrat thonin se nuk ua do mendja që dikush dëshiron të kthehet Xhonsi mizor!

Derrat e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën pushtetin në maksimum. Ata nuk punonin asnjëherë dhe e gjitha kjo që të mos lodheshin ngase nëse ata lodheshin Xhonsi mund të kthehej. Gjatë tërë ditës derrat pushonin dhe ushqeheshin ndërsa kafshët tjera punonin me orë të tëra dhe ushqimi vinte duke u pakësuar. Tani revolucioni ishte një çështje e harruar. Kafshët i kishin harruar ato pak ditë të lumtura. Por tani ndodhi një gjë e pabesueshme. Derrat po thyenin edhe parimet që i kishin miratuar vetë ato. Në mur ku ishin shkruar shtatë parimet ishte shkruar edhe nje fjali tjetër : ”Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa janë edhe më të barabarta”. Kafshët e përballuan edhe këtë padrejtësi. Por çudia e fundit ndodhi shpejtë. Ishte mësuar se derrat do të zhvillonin një takim me Xhonsin dhe njerëzit e tij. Ky lajm për kafshët ishte i papërballueshëm. Nuk mund të besonin se udhëheqësit e tyre do bisedojnë me pushtuesit e tyre edhe atë pa dëshirën e kafshëve tjera.

Takimin që e zhvilluan derrat me njerëzit kfshët e ndiqnin nga një dritare e thyer.Kafshët të habitura vështronin herë një derr e herë një njeri , pastaj përsëri një njeri e përsëri një derr , por ishte e pamundur të përcaktoje se çfarë ishte njëri dhe çfarë tjetri.

Dhe historia e Fermës së kafshëve përsëritet me Kosovën. Më parë ne përballeshim me vështirësi të shumta. Shtypeshim nga pushtuesit sërb.Trajtoheshim mizorisht. Por në mesin tonë qëndronte një njeri i mençur, një njeri i ditur, një njeri i respektuar nga të gjithë, qëndronte një atdhetarë, qëndronte Ibrahim Rugova. Ky njeri na mësoi të gjitha teknikat se si të formonim shtetin tonë, na tregoi për lirinë njejtë siç u kishte treguar Majori plak kafshëve. Por edhe ky njeri njejtë si Majori plak vdiq nga një sëmundje por shpirti, fjalët dhe veprat e tij ngelën në mesin tonë siç kishin ngelur veprat e Majorit në mesin e kafshëve.

Një ditë ne e realizuam ëndërrën tone. Edhe ne u bëmë të pavarur. Edhe ne e larguam pushtuesin tonë mizor njëjtë siç e kishin larguar kafshët pushtuesin e tyre. Ne ishim të gjithë të gëzuar, të gjithë të lumtur, të gjithë festonim për këtë ëndërr shekullore. Edhe ne në ato ditë të lumtura nuk e donim pushtuesin tonë dhe vendosëm që të mos e falim asnjëherë për ato që na kishte bërë. Edhe udhëheqësit tonë u betuan dhe miratuan parime ashtu siç kishin bërë kafshët e fermës. Udhëheqësit tanë u angazhuan për ndërtimin e shtetit të pavarur ku të gjithë qytetarët do të ishin të barabartë dhe askush nuk do të ishte mbi ligjin. Në fillim çdo gjë shkonte mirë por pastaj filluan edhe keqpërdorimet e para njëjtë si në fermën e kafshëve. Udhëheqësit tanë u pasuruan dhe u ushqyen në krahun tonë. Por ata këtë e bënin vetëm për të mirën tonë pasi ata bëjnë punë mendore dhe nuk i zë gjumi nga meraku për ndërtimin e shtetit të Kosovës ashtu siç nuk izinte gjumi derrat që e mbanin fermën. Udhëheqësit tanë duhet të jenë të priviligjuar pasi nuk ua do mendja që ndonjë dëshiron që të kthehet pushtuesi ynë mizor, Sërbia.Pra edhe tek ne njëjtë si në fermën e kafshëve parimi se të gjithë janë të barabartë para ligjit është thyer pasi që disa janë edhe më të barabartë. Por edhe ne njëjtë si kafshët e fermës e përballuam këtë padrejtësi. Por çudia e rradhës erdhi menjëherë. Ne ndëgjuam se udhëheqësit tanë do të zhvillojnë një takim me pushtuesit tanë. Edhe ne njëjtë si kafshët u habitëm nga ky veprim. Edhe ne i thyem parimet tona. Edhe ne njëjtë si kafshët e fermës i shohim udhëheqësit tanë në një tavolinë me pushtuesit tanë. Edhe ne njëjtë si ato,herë vështrojmë njërin e herë tjetrin por përsëri është e pamundur që të përcaktojmë se çfarë është njëri dhe çfarë tjetri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora