Mendime
Agron Shabani: Fundi i "epokës" Gadafi...
E marte, 22.03.2011, 08:58 PM
Në Fokus:
Fundi i "epokës" Gadafi...
-Në emër të drejtësisë me anën e forcës apo në emër të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale në globin tonë?...
Nga Agron Shabani
Pas Ben Aliut(Tunizi) dhe Mubarakut(Egjipt) me në fund i erdhi radha edhe udhëheqësit të të ashtuquajturit "revolucionit " të dikushëm libian ,kolonel Mohamer el Gadaffit dhe regjimit të tij diktatorial dhe despotik në Xhamahirinë e Libisë.Kësaj radhe ashtu deshi(deshti) historia.Thonë kështu komentatorët dhe analistët e ndryshëm nga terreni.Se këndejmi, lumej gjaku nepër rrugët dhe sheshet e ndryshme të Tripolit,Bengazit dhe qytetëve të tjera të Libisë të derdhur dhe shkaktuar nga soldateska dhe falangat e ndryshme kriminale dhe gjakatare të kolonel Gadaffit së bashku lotët,plagët,vuajtjet,ofshamat,denesjet dhe mallkimet e fuqishme(në kupë të qiellit) të nënave,grave të reja,pleqve dhe femijëve të pambrojtur dhe duarthatë përballë tanksëve dhe avionëve(bombarderëve) të ndryshëm policor dhe ushtarak të regjimit të Gadaffit! Kësaj radhe( si asnjëherë me parë) duket se i shkunden,eklipsuan dhe katapultuan aq shumë luksin dhe shkëlqimet e zakonshme të pallatëve dhe kancelarive të njohura qëeveritare dhe presidenciale të Parisit,Londrës,Uashingtonit dhe metropolave të tjera të plotikës dhe diplomacisë botërore.Me c´rast; mirazhët dhe bombarduesit(kaqatatorët) e tjerë francez, anglo-amerikan dhe të tjerë kësaj radhe ia bënë shumë të qartë diktatorit dhe despotit të harbuar libian(Gadaffit) dhe regjimit të tij kriminal dhe diktatorial në Tripoli se "koha" e tiranëve dhe diktatorëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë kanë ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë kudo nepër botë.Dhe,kjo pavarësisht përparësive,favorizimëve dhe benificionëve të dikurshme të Mohamer el Gaddafit nga ana e shtetëve dhe qeverive të ndryshme europerëndimore.Nga ana e pallatit të njohur të Elizesë (nën presidentin Nikolas Sarkozi) në Paris sidomos.Në këtë sfond është i njohur fakti se njëri prej bijve(djemve) multimiliarder të Mohamer el Gadafit kishte qenë madje edhe njëri ndër donatorët dhe sponzoruesit kryesor gjatë fushatës së atëhershme paraelektorale dhe presidenciale të presidentit francez,Sarkozi.Në këtë kuader thuhet se miqësitë dhe aleancat e ndryshme në politikë dhe diplomaci vazhdimisht sikur iu ngjajnë atyre raportëve ose marëdhënjëve të njohura në mes "dashurisë" dhe "urrejtjes".Përkatëesisht, daashurive ose dashurickave të ndryshme "mondane" dhe "metropolitane" që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Në anën tjetër ndërkaq, pas Tunisit(Tunizisë),Egjiptit dhe Libisë:thuhet se në radhë janë të të ashtuquajturat "mbretëritë" ,principatat ,regjimet dhe "dinastitë" e ndryshme të Bahreinit( ku pakica e atjeshme sunnite me ndimën e pakursyer të tanksëve dhe makinerisë tjetër policore dhe ushtarake të Arabisë Saudite dhe vendëve të tjera të "bllokut sunnit" vazhdojnë ta udhëheqin dhe sundojnë përdhunshëm shumicën shiite),madje Jemenit,Sudanit,Somalisë,Algjerisë,Sirisë dhe kështu me radhë.Duke paralajmëruar në këtë kontekst fillimin e fundit(bankrotin dhe kolapsin total) të etapave ose "epokave të ndritura" të sistemëve dhe regjimëve të ndryshme "revolucionare" dhe monarko-apsolutiste kudo nepër botë që në një formë a tjetrën kanë shumë të përbashkëta dhe të vecanta me nomenklaturat e ndryshme burokratike dhe oligarkiste të Moskësë,Pekint,Beogradit etj.