E hene, 20.01.2025, 07:40 PM (GMT)

Mendime

Arsim Drenica: Kur ç jerren harbutët

E enjte, 24.03.2011, 05:21 PM


Arkivore

 

4.01.2003 - Trepca.net

 

KUR ÇJERREN HARBUTËT

ose: Ushtro të klikosh faqet e zeza të Ghetos provinciale të PDK-së

 

Këto ditë qenkan bërë katër vjet nga themelimi i Kosovapress-it, këtij tymtari katran. U kujtova në një artikull të shkruar para do kohësh, dhe më shkoi mendja t'ìa dërgoj kryeredaktorit të kësaj - po i them kushtimisht – agjensie. Për lexuesit e Trepca. Net, mendova, të mos u kursehet...

 

 

3 janar 2003 / Nga Arsim DRENICA

    

  

Unë nuk e di në i shfleton kush faqet e Kosovapress-it, por të gjithë atyre që donë të mësojnë më shumë rreth magjisë së shëmtisë, absurdit, sistemimin e metamorfozave të shpirtërave aq anonimë në frontin e tyre të shenjtë kundër klasave, strukturimin e provincës në shërbim të krijimit të mentalitetit të një nacioni tjetër shqiptar, GESTAPO-izimin e një rrjeti njerëzish, përhapjen e psikoligjisë së kaosit dhe pasigurisë, kultivimin e urrejtjes dhe thirrjeve për linçim; të gjithë atyre pra, që donë të mësojnë nga fenomenologjia e inferioritetit, do t’u propozoja të shfrytëzojnë, me durim, rastin e paçmueshëm, dhe të lexojnë këto faqe, faqet bardhë e zi të Kosovapress-it, si palimpseste të një vetdijeje dhe oraganizimi, që i tëri, është vënë në një luftë histerike kundër dashurisë dhe harmonisë sonë kombëtare.

 Unë nuk e di në e lexon kush Kosovapress-in. Por e di se sa herë më merr malli për anatominë e gënjeshtrës, për format e saja sureale, për makinerinë dhe mjerimin që mbarsin atë, sa herë më merrë ky mall sadist, ulem para kompjuterit dhe lehtë prek mbi tastaturën e pafajme, duke urdhëruar atë të më sjell në mbrëmjen pa qetësi edhe vargan faqesh lakuriqe, aspak burrërore, si faqja e zezë e Ismail Sylës, prej Drenice, më 5 korrik. (Nëse do të kishe mund, i dashur lexues, që paralel, krahas këtij artikulli, të kesh para edhe faqen Kosovapress-it të 5 korrikut, artikulli: TRI FYTYRAT E LDK-së, Shkruan: Ismail Syla. Që të kesh më shumë disponim, vë re mbititutllin: POLITIKA NË SPROVË)

 Se pas humbjes së zgjedhjeve, por edhe para tyre, forca të caktuara politike, po e zëmë si PDK, kanë humbur turrin dhe janë hedhur me të gjithë mjetet kundër LDK-së dhe partive tjera, kjo dihet dhe s’bëhemi më të mençur nëse kujtojmë raste dhune të tillë, në rrugë, në oborr, në fushat sportive, në teatër, në kuvend. Kjo dhunë me metodë dhe sistem, që ka dhe do të ketë pasoja të pasanueshme për Kosovën, imponon një monizëm polpotist, që ka për synim amortizimin e mendimit të lirë, lirinë e shpirtit dhe lirinë e përgjihshme, duke synuar t’i shkruajë vetës meritat, lavdinë dhe mbi të gjitha pushtetin mbi njerëzit dhe pasurinë e Kosovës; një monopol mbi jetën time dhe tënden, i dashur lexues, ashtu siç kishte dikur Zoti i tyre, Faraon Enveri. 

  Këto janë fakte, dhe “Njohuria e fakteve rezulton  njohurinë e teorive.”, thotë një nga katër principet e filozofisë pluraliste të William James. Sa për plotësim, principi tjetër i tij thotë: Të diturit e Fakteve përcakton njohurinë e Vlerave. Në një vend ku vritet Xhemajl Mustafa, ku as poet, as shkencëtar, as motër e nderit, nuk guxon të flasë lirshëm, aty padyshim ka zjarre të fshehta e të helmëta, defekte, shtypje vullnetesh; për një shoqëri të dalë nga një periudhë e gjatë gjenocidi serb, dukuri këto shkatrrimtare. Më tragjikja e këtij realiteti është nënçmimi që i bëhet popullit, jo vetëm dëshirave dhe disponimit të tij, por thjeshtë ekzistencës së tij, duke mos ia pranuar votën, vullnetin e tij jetik.

 Të marrim shembull, së bashku, se ç’na ka shkruar I. Syla dhe si e interpreton ai realitetin e tij.

Në shkrimin e tij, jo edhe aq të gjatë sa të mund të mësojmë më shumë nga lëmshi shpirtëror momental që e mundon, por me besnikëri te papagallte, ai sjellepështjellet në të njejtën mjegull dhe nëpër të njejtat gjykime, që e gjithë kasta e tij i çesin përhundë e përgojë, për gërdi, dhe jep kështu një mozaik të dhembshëm në ç’greminë urrejtjeje janë katandisur bashkmendimtarët dhe urdhërdhënësit e tij. I Sylsi më kujton Fetonin mitik, atë djaloshin, i cili urishëm iu lëshua qiellit me karrocën dhe kuajtë e babait, duke dashur të dëshmojë se di të ngas atë, por duke mos zotëruar mjeshtri të tillë, gremiset në qiellin e pafund, duke shkaktuar dëme e zjarre e derte njëkohësisht. I. Syla, siç themi ne në Drenicë, e hap kosën më shumë se ç’ia mban dora dhe vetëm një punë e bën me suverenitet: shpifjen si gratë e këqija.

 Shikoje njëherë: i bren në shpirt pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mban Kuvendin e saj të përgjithshëm dhe merr guxim të diskutojë për një punë qe, thjesht, as ka të bëjë me të dhe as është kompetent të diskutojë rreth saj. Tevona, i takon LDK-së të vendosi kur do të mbajë kuvendet e saja. Për Sylën me rëndësi është t’i fryjë surlës së akuzave, shpifjeve, jo se e mundon atë vajtja e punëve brenda partisë sonë. Është mentaliteti i tij prej mediokri, që pavetdijshëm pasqyron uritë e brendshme dhe të fshehta me gjuhën e tij gjithë panikë, ai pra, i mësuar të funksionojë debatik-isht, kërkon, duke futur hundët se ku jo, që të mbahen kuvende. Kuvendet, mbledhjet, ato janë orgjitë e tyre komuniste, ku me grushtat e ngritur para idhujve imagjinativë, të gjithë, edhe Syla ynë i vogëlth, aktrojnë Che Guevara-t. Zhurma është nëna e papunëtorëve, injorantëve, festaxhinjve. 

   LDK është parti e punëve të mëdha, qetësisë dhe harmonisë sonë kombëtare, është manifestimi më besnik i Lidhjes së Prizrenit dhe program i Pavarësisë. Është ajo, LDK-ja, dhe prijësi i saj dhe i popullit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që me vite të tëra, me një besnikëri prej fanatikësh, bënë politikën për Protektorat Ndërkombëtar dhe me të politikën e Pavarësisë. Janë aktivistët kësaj partie që janë flijuar me gjithë ç‘kanë pasur dhe po flijohen ende, vetëm e vetëm që të ndërtohet një Atdhe, një Shtet, -Republika e Kosovës. Dhe, që të dijnë djemtë e syloviqe, LDK-ja ka vetëm një fytyrë – Agorin e shenjtë të Pavarsisë së Kosovës, për të cilën do të punojmë ditë e natë. Nëse këtë agor Pavarësie populli i Kosovës e sheh në personalitetin e presidentit Rugova, i mbetet Sylës dhe Sylosëve tjerë të vuajnë e të shajnë e të byrytën sa të donë.

 Të flasësh për Dr. Ibrahim Rugovën do të thotë të flasësh për një Pejngamer, për një Profet, i cili Kosovës i ka bërë shumë miq, në gjithë botën, e kjo, bota, është shumë më e madhe se Drenica jonë, e imja dhe jotja, Ismail Sylë. Bota, por ti s’e ke parë botën dhe mund të mendosh se po të tregoj përralla për Guliverin o romanet e Jules Verne-it, ajo pra, është shumë e ftohtë dhe shumë pak mike e jona, të gjithë konstalacionet politike dhe ekonomike, janë në favor të shteteve jomike të shqiptarëve. Shete këto, që shumë moti, jo si Enver Hoxha, janë hapur dhe kanë fituar ndikim në botë, shih Greqinë, miken e Tiranës sate. Të arrish të përhapësh të vërtetën tënde nëpër një botë të tillë kaq keq të disponuar kundër teje dhe ideologjisë izolacioniste të, Sylë, shtetit tënd amë dhe revolucioneve të tija të vonuara e gjithë thika e presha në duar e ...; në një realitet të tillë pra, është mjeshtri të dish t’i imponohesh kësaj bote me vlerat dhe rëndësinë tënde. Dhe kjo botë, e tëra e krishterë, ishte që erdhi dhe na shpëtoi; të njejtit miq që i kanë premtuar me vite Dr. Ibrahim Rugovës dhe përmes tij ne të gjithëve, edhe ty.

 Lufta heroike e Luftëtarëve të Lirisë, e UÇK-së, është materializimi më besnik, më i shenjtë, i politikës që ka udhëhequr LDK-ja, njerëzit e saj, ekspertët, ushtarakët, por edhe partitë tjera. Tragjike në çështjen e Luftës dhe Lirisë është apetiti i sëmurë i njerëzve për t’i mohuar meritat, jetat dhe gjakun e të tjerëve. Vetëm se ta dish, Luftëtarët e Lirisë nuk mund t’i mbyllësh, t’i rradhisish si fjalët tua (të pamatura) nëpër faqet fatkëqija të Agjensisë sate; ata, heronjtë e mi, janë kudo, të vdekur dhe të gjallë, dhe mbi të gjitha flasin, dëshmojnë, dhe as unë as ti s’i politizojmë dot, s’ua degjenerojmë idealet. 

  Heronjtë e vërtetë sot janë njerëzit më të qetë dhe më punëtorë të Kosovës, se e dinë misionin e tyre faqebardhë, kontributin që kanë dhënë. Ata janë idhujt e mi, përkushtimi im. Asnjeri nuk ka mohuar heroizmin e tyre për Kosovën, përkundrazi je ti që po mohon meritat e tyre, e brigadave të tëra, e mijëra djemëve të rinj, që kanë qenë të rradhitur nën komandën e Kolonel Tahir Zemajt. Unë e di ku kam qenë më 1998, kur aeroplanët ushtarakë serbë bombardonin ushtarët e prirë nga Koloneli i nderuar Tahir Zemaj, por kujtohu ku ke qenë ti, kur ky njeri, gjithë gjenialitet prej ushtaraku bënte betejat më të lavdishme kundër okupatorit serb. Ky njeri, të cilit ti me një gjuhë prej qeni i ndërsehesh, është hero i mirfilltë, patriot, që ka luftuar për ty, për fëmijët e tu dhe fëmijët e mi.

 Nga ç’iluzion zbret ti, kush të ka dehur me gjithë këtë mëri, unë mund ta marri me mend; një gjë veçse e di: ti je i palumtur dhe ti gënjen dhe ti ke kompleks kanceroz inferioriteti. Duke qenë se je munduar të shkruash poezi, por s’të kanë bërë punë; je munduar të bësh politikë, por s’të ka pyetur kush, shkencës s’i ke qenë i zoti, kështu, në një gjendje të tillë, i pomposur deri në plasje me ideologji rurale-komuniste dhe me mentalitetin e provincës së prapambetur, s’të ka mbetur tjetër veç të aktrosh Bernard Gui-n. (nëse e ke lexuar Il nome della Rosa).

 Rreth 35 njerëz të afërm e më të afërm më janë vrarë në Drenicë, dajat sidomos, (janë Gllarevë të Verbofcit). Atyre, kudo që të jenë, dhe mua pa dyshim, na vie të vjellë nga fjalori yt prej serbi, që ti ke përdorur kundër këtyre tre burrave që i ke shenjuar. Gjuha jote linçuese i ngjanë thimthit serb, që helmon rëndë. Por, më shumë se helm, ti je duke bërë thirrje për vrasje, o i mjerë. Sikur s’na paskan vrarë mjaft të tjerët, që tani të bëhemi vetë lubi dhe t’i pijmë gjakun shoqi shoqit. Të kesh turp të përmendësh Kavafisin, ti me këtë gjuhë kaq filistroze do të ishe edhe mes barbarësh barbar.

 Por ti ke frikë, unë e di, ti ke frikë. Mos u friko, jo Tahir Zemaj, por populli ty dhe atyre si ti do t’u japi vulën e amshueshme, megjithqë do ta shani prapë të shkretin popull dhe do t’ia bëni haram ato që i paskëshkeni bërë për të.

  

I dashur lexues,

 

është vështirë të shkruash për harbut e harbutëri, aq më parë në një kohë, kur edhe unë edhe ti, kemi aq shumë obligime, aq shumë punë më të mençura, më të frytëshme. Po ja që, njeriu duhet të bëjë dert herë herë edhe frikën e një tjetri, panikën dhe histerinë e shpërfaqur në faqet e agjencisë së tij të lajmeve. S’është çudi që Tahir Zemaj të marri konturat e mullirit me erë dhe Ismail Syla t’i reshet atij bash si Don Kishoti.

 

Edhe diçka, Sylth: Tahir Zemaj nuk është anëtar i partisë sonë, LDK-së.

Rrnoftë Ibrahim Rugova, Zoti e bekoftë!

Për ribotim- Kadri Mani

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora