Mendime
Ramiz Dërmaku: Gruaja e emancipuar, perspektive e shoqerise shqiptare
E merkure, 23.03.2011, 07:58 PM
GRUAJA
MASA ME E MIRE PER VLERESIMIN E KULTURES SE NJE KOMBI, ESHTE POZITA E FEMRES
Shkroi Ramiz Dërmaku
Të gjithë e diejm se puna është ndër faktorët më të rendësishëm për njeriun, sepse përmes punës shpeh veten, e zhvillon dhe realizon ardhmërinë e vet. Për këtë arsye gratë shqiptare , duke mos pasur mundësi të punojnë, nuk kanë mundur të arrijnë deri te një LIRI më e madhe në jetën e përditshme. Ky "FAT" do ta përcjell edhe do ta lidhë atë me një realitet të "natyrës". Gruaja dhe punëtori kanë këto gjëra të përbashkëta , të dy janë të shfrytëzuar e të nënshtruar kushteve jetësore. Këto forma shfrytëzimi janë zhvilluar në shumë mënyra gjatë shekujve në bazë të karakterit të kohës dhe vendeve, por kurrë nuk mungoi shfrytëzimi. Në shikim të parë duken në ngjashmëri mes gruas dhe punëtorit , por, edhe këtu ka dallime, sepse gruaja- femra shqiptare ka një precedent, ajo është qenja e parë njerëzore që pa vullnetin e saj , iu nënshtrua robërisë. Gjeneza e këtij qëndrimi mashkullor ndaj femrës, është shumë e lashtë. Ajo fillon që nga koha e Platonit, i cili e ndjente veten të lumtur dhe i falenderohej perëndisë që nuk kishte lindur femër.
Ky botëkuptim, edhepse absurd ende po gjenë përahje në disa shoqëri. Gruaja shqiptare, shumë shpeshë ndodhet para vështirësive të mëdha, që ja shkakton (apo ja imponon) ambienti shoqëroro - kulturor. Femra shqiptare, edhe sot aty këtu po ndeshet me ato pngesa, mentalitete, sepse është e vetmuar nga shoqëria mashkullore dhe shumë shpeshë konsiderohet si " tepricë, e pa aftë" për jetë. Në këto kushte e rrethana, gjinia femrore (tek familjet primitive.., dhe burrat naiv) e ndien veten si të pa sigurtë, e shkelur, e përbuzur..,e shfrytëzuar, si qenje shoqerore, dhe si qenje seksuale. Këtu është shumë vështirë që të përcaktohet se në cilat pikëpamje vuan më shumë. Në shumë familje shqiptare gruaja thuhej duhet vetëm për të lindur fëmijë. Këtu nuk guxojmë dhe nuk kemi të drejtë t'rradhisim të gjitha gratë-femërat, por një pjesë bukur e madhe e tyre( sidomos ato të cilat jetojnë jashtë qyteteve) , në mënyra të ndryshme u nënshtrohen traditave të vjetra, dhunës e presionit. Nga ne kërkohet që ti ndihmojmë femrës sonë, që të zhvillohet dhe të jetë e lirë, si të gjitha femrat në botë, (femra shqiptare të ketë liri sa mashkulli). Tek ne është një dukuri e rëndë në disa shkolla.., familje, etj, nga "monaikët seksualë", nga jo edukatorët, nga huliganët ,,etj . Si mund ta quajmë mësimdhënës arsimtarin, profesorin etj, i cili kërkon nga nxënësja-studentja, punëtorja e tij ( për ta kaluar vitin duhet të bëhesh dashnore e imja, apo punëtore e imja), etj, etj. Si mund ta quash "njeri", mashkullin, burrin i cili pos ofendimeve të përditshme ndaj dashnores apo gruas, përdorë edhe forcën. Eshtë tragjike mirëpo duhet ta themi të vërtetën, shumë të martuar (qka është më e keqe në mesin e tyre ka edhe disa të rinjë) të cilët pos dhunës fizike që ushtrojnë në shtëpi ata .., ushtrojnë dhunë ( e rrahin bashkëshorten edhe në vende publike) në qytetë, në rrugë, etj. Kjo është një shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky është një prostitucion i vërtetë, sepse të mjerat, për të kryer shkollën, pa dëshirën e tyre detyrohen ta shesin trupin e tyre të njomë, duke e ditur se nëse humbasin vitin.. , prindët e tyre nuk do t'i dërgonin më në shkollë. Sa konflikt i vështirë, sa ngarkesë e madhe shpirtërore, ç'farë dileme absurde, femra t'ia "shes", trupin dikujt për të vazhduar shkollën ! Formë tjetër e "servilizmit"janë fejesat dhe martesat pa dëshirën e tyre (të femrës). Martesat e shumta që po ndodhin në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë për interesa materiale , ku shumë të rinjë po martohen me femra - gra të moshuara, duke i lënë në vendlindje bashkëshortet e tyre me fëmijë. Ose shumë të reja- apo të rinjë martohen për ta marrë një VIZE, dhe të dalë diku në shtetet e Perendimit , etj, etj.
Femra shqiptare si në Kosovë, trojet etnike por edhe në diasporë po përjeton ditë të vështira (jo të gjitha). Nëse i referohemi një thënje të popullit ; "Masa më e mirë për vlerësimin e kulturës së një kombi është pozita e femrës ". Ardhja e proceseve demokratike në Kosovë, trojet etnike por edhe në diasporë, siq po shihet, ka dhënë edhe rezultatet e para, sepse tani femra jonë ka filluar të ecë me hapa të sigurtë drejtë inkuadrimit me femërat e kombeve tjera. Kjo është edhe një dëshmi se femera jone po emancipohet dhe dalë ngadalë po i realizon të drejtat që deri tani i mungonin.
Weingarten- Gjermani 23.03.2011