E merkure, 11.12.2024, 03:23 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Serbia i ka humbur të gjitha betejat në konfrontim me Kosovën

E enjte, 24.03.2011, 07:59 PM


Serbia i ka humbur të gjitha betejat në konfrontim me Kosovën

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

 Në këtë kohë të ndërtimit institucional të shtetit të Kosovës, nuk prajnë mendime të ndryshme dhe reagime për institucionet e zgjedhura , sidomos të qeverisë së re dhe presidentit.Kjo sikur ka krijuar hapsirë të paqartë në fushën e shtetndërtimit të vendit. Në këtë fushë ka mjaft për t’u bërë, mirëpo nga të  gjitha këto bisedimet me Serbinë janë më rëndësi të veçantë. Në këtë fushë ka mjaft paqartësi, dilemma, probleme dhe papajtushmëri. Më vonë do të shohim se ç’farë do të na sjellin këto bisedime të filluara  në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Mendoj se në këtë fushë jemi ngutur, nuk jemi të përgatitur sa duhet , sepse me këto bisedime Serbia është përfituese, do të jetë dy hapa  para Kosovës , sidomos në procesin e integrimeve . Për këtë arsye  forcat opozitare , por edhe të tjerë nuk e kanë dhënë pëlqimin, por vazhdojnë të kritikojnë  qeverinë  për nismën  e dialogut me Beogradin, duke shfaqur shqetësimin lidhur me përfshirjen e bisedave që kanë të bëjnë edhe me statusin e Kosovës , sidomos me statusin  në veri të Mitrovicës, në formë të një autonomie speciale, për të cilën në kohet e fundit kjo sikur ka filluar të flitet jo vetem nga Beogradi por edhe nga diplomatë ndërkombëtarë. Mirëpo Qeveria e Kosovës (përfaqësuesit e saj të zgjedhur), siq potencohet vazhdimisht, në këtë dialog duhet të jenë konstruktiv  dhe ta ruajnë interesin nacional të shtetit të pavarur  dhe Sovran të Kosovës…

                  

Përfitimet e Prishtinës janë minimale

 

Përfitimet e Prishtinës në raport me Serbinë janë minimale, prandaj me Brukselin duhet pasur një agjendë  të qartë . Fokusi i agjenndës  duhet të ishte  në avancimin formal të Kosovës në raport me BE-në . Kjo nënkupton avancim të statusit kontraktues  të Kosovës me  BE-në , për shkak se Kosova  është i vetmi vend  në Ballkanin  përëndimor  që nuk i është afruar ky status ..Pastaj liberalizimi i vizave  nuk do të duhej të ishte  pjesë ose objekt i Prishtinës , “ pasi që Kosova do të përfitojë  këtë të drejtë , që është një e drejtë e lëvizjes së lirë  e cila është  një nga parimet bazë të funksionimit  të BE-së. Prandaj kjo e drejtë  nuk mund t’i privohet as popullit të Kosovës, por që institucionet tona  duhet të përmbushin disa kushte  teknike ‘. Në bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet kah fundi i këtij muaji do të bisedohet për  telekomunikacionin dhe energjinë elektrike, ndonse para nisjes se këtyre bisedimeve  ishte paralajmëruar se këtyre bisedimeve ,  një nga çështjet e para  për të cilat do të bisedohet do të jetë  ajo e çështjes së të zhdukurve . Kjo është një kerkesë e kahershme të cilën Serbia e ka anashkaluar. Mirëpo ka mjaft të tjera probleme të grumbulluara që pala kosovare duhet të angazhohet si për fondin e grabitur të pensionistëve, kompenzimin e dëmëvë nga lufta , doganat, kontrabanda dhe krimi i organizuar ,në shtrirje të gjerë , sidomos në veri, strukturat  paralel e të tjera , për të cilat është bërë fjalë gjithnjë me vite të tera , por pa ndonjë efekt…

                                    

Masa të reciproritetit

 

Tani jemi dëshmitar për gjendjen e vështirë ekonomike në Kosovë si pasojë e angazhimit të pamjaftueshëm të qeverisë dhe institucioneve të tjera . Korrupcioni dhe krimi ekonomik janë ndër faktorët relevant për ngecje në zhvillimin ekonomik .Për këtë arsye qytetari ynë jeton në kushte të vështira .Në kohet e fundit shtrejtimet e artikujve ushqimor dhe mungesa e tyre  e kanë bërë të vetën në këtë fushë .Serbia me bllokadën e mallrave (grurit) sikur ka arritur të keqsojë edhe më tepër gjendjen e vështir të qytetarëve tanë …

Ekspertët e ekonomisë shprehen pesimist  sa i përket zhbllokimit  të mallrave  të bizneseve kosovare  nga ana e Serbisë  dhe Bosnjës, gjatë periudhës sa Kosova  do të jetë  kryesuese  e komitetit të CEFTA-s. Sipas tyre , e vetmja  mënyrë  për t’i u kundërpërgjigjur Serbisë  për bllokimin  e mallrave  të Kosovës është ndërmarrja  e masave  të reciprocitetit , të cilat deri me tash nuk janë ndërmarrë, prandaj nuk pritet që takimet e komitetit të CEFTA-s Kosova të ketë sukses në zhbllokimin e mallrave kosovare , pasi që  kjo çështje  është orientuar të zgjidhet në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

                       

Regjistrimi i popullatës dhe Rada Trajkoviq

 

Gjatë kësaj kohe , pas shumë analizave dhe kërkesave të arsyeshme , është arritur  pëlqimi që  më në fund të bëhet regjistrimi i popullatës . Kjo ka një rëndësi të madhe menjëherë pas pavarësisë së Kosovës. Regjistrimi i popullsisë do të na paisë me një bazë të të dhënave  që mbledhen në mënyrë vullnetare  dhe mbi bazën e deklarimit të tyre  që anketohen. Kosova  me të do ta fitojë  një fond të dhënash, që mund  të shfrutëzohen për planifikime  të ndryshme  në kohë  dhe hapsirë .Kjo nuk po i pëlqen Serbisë, prandaj Beogradi i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës  që të bojkotojnë  procesin e regjistrimit  në Kosovë . Në këtë fushë dallohet, sidoms liderja  serbe, Rada Trajkoviq e cila konsideron se  Kosova ende  nuk është  e njohur  ndërkombëtarisht dhe nuk e ka  të drejtën e organizimit të proceseve të tilla , prandaj ajo i sygjeron serbët e Kosovës që të jenë unik për këtë çështje , të mos dalin në regjistrim , por  ky problem duhet të adresohet në Organizatën e Kombëve të Bashkuara”…Rada Trajkoviq nuk është hera e parë që kundërshton dhe vjellë fjalë kundër pavarësisë së Kosovës, institucioneve legale. Ajo tani është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës , por në vend që të kontribuojë në këtë fushë si përfaqësuese e serbëve , ajo është duke dëmtuar, jo vetëm bashkëqytetarët e saj, por edhe të tjerët. Ajo nuk u përmbahet ligjeve , ka sjellje të kqija (nacionaliste) edhe në parlament. Mendoj se sjellja e saj në këto raste, sidomos në parlament po zymtojnë dhe po iritojnë  punën e mirëfilltë në parlamentin e Kosovës, prandaj në këtë fushë duhet treguar qartë se kjo sjellje e saj duhe të stopohet në bazë edhe të rregullave parlamentare.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit  malazez që jeton në Kosovë janë të ndarë  për pjesëmarrje  në regjistrimin e popullsisë. Një koalicion deri tash inekziztent, i cili thotë se përfaqëson disa organizata  joqeveritare  malazeze të Kosovës, ka bërë thirrje  kundër regjistrimit, megjithse është kundërshtuar nga shoqata e malazezve  të Kosovës…

Në komunën e Graçanicës nga është edhe Trajkoviq , për habi nuk respektohet ligji për përdorimin e gjuhëvë , në këtë rast të gjuhës shqipe, në të gjitha fushat e komunikimit me qytetar që garanton të drejtën e përdorimit. Banorët shqiptarë të lagjës “NIC” janë ankuar duke marrë këtë si një provokim, prandaj me të drejt kanë reaguar, prandaj ndaj këtyre   mospërfilljeve në përdorimin e gjuhëve duhet të merren masa  komfor ligjit …

Për këto dhe për të tjera dukuri të kësaj natyr Serbia gjithnjë bënë përpjekje për ta penguar dhe për të sjellur probleme, mirëpo Serbia i ka humbur  të gjitha  betejat e mundëshme të kësaj natyre si dhe ato  ushtarake , politike, diplomatike , legale në konfrontimin me Kosovën…



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora