Mendime
Krist Gjinaj: Ofenziva mashtruse e BI të Kosoves
E enjte, 24.03.2011, 07:58 PM
Ofenziva mashtruse e BI të Kosoves
Nga Krist Gjinaj
Konferenca e organizume nga Bashksia Islame e Kosoves " “Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën” ishte prap se prap nji tentativ qe msimi fetar posaqerisht islami te futet neper shkollat publike të Kosoves.Duke e zbukuru me rrëna të njipasnjishme ,Muftiu Trrnava le qe nuk skuqej se cfarë rrena fliste por me fjalimin e tij ishte aq bindes sa me të shku mendja qe me të vertet futja e fes neper shkolla asht nji domosdodhmeri pozitive për rinin dhe brezin e ri të Kosoves.
Mirpo, nese i analizojmë fjlaet dhe thanjet e tij , atehjere , si cdo here, i ushqym me rrena fetare , mundohet ky me i servu dikuj nji "mirsi" dhe nji " dituri " fetare , duke e shkel si cdo here edhe historin kombtare shqiptare e duke e thanë qe islami asht qe 600 vjet ne tokat shqiptare, gja e cila nuk përputhet me asnji fakt , bazu ne të dhanat se islami ishte i pranishme veq sa për mbijetes ekonomike por edhe fizike.
Mirpo, cka asht ma e keqja , ka harruar Myftiu me e permend se ne fakt, nese rinija e jone mson landen msimore ne shkollë, kjo rini sigurihstë se do të bëhet nji rini e prime dhe e udhzume ne kriminalitet edhe në plaqk, e s´do të edukohet mirë ashtu si duhet, edhe pse ka land tjera që të edukohet rinija sidomos ne frymen e botes demokratike.
Cka do të thotë rinija kur lexon kto thanje dhe udhzime ne Kuran :
8:1.Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
Ata/Ato sigurish se do të pysin se athua plaqka asht nji udhzim i islamit dhe se me t´vertet kur Muhamedi paska plaqkit , pse edhe na të mos plaqkisim.??!!
Pse po krijoni kriminela??!!
pse po krijoni urrejtje ndergjinore??!!
Cdo mësim , duhet me i mësu rinin për mosdallim as gjinor. e as fetarë, e kur e kemi fjalen tek dallimi ne mes të gjinis , atehere si cdo here , Kurani i shkel kto rreglla kur thotë se ;
53:27.Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
Do të thotë ( simbas tyre ) që emri i femres asht nji nenqmim për njeriun ??!!
Në fjalimin e tij të matutjeshem , Myftiu Trrnava nder të tjera thotë:
"Unë mendoi se e ardhmja e një kombi varet në rinin e tije,arsimimin, edukimin e tije. Çdo komb i cili dëshiron të siguroi të ardhmen e sigurt, duhet që rininë krahas arsimimit të përgjithshëm, të pajisë edhe me edukatë të mirëfilltë fetare,duke harxhuar energji të vazhdueshme për të rritur brezin e ri me këtë frymë."
Kemi aq shumë fakte që e deshmojnë se rinija e cila u " edukua " neper vendet arabe dhe u kthye në tokat shqiptare ajo nuk ishte ma rini që e donte ketë botë ose vlerat dhe parimet demokratike , por kjo rini , u mbush me aq shumë urrejtje dhe e ndinte veten sikur të i dukej vonë me shku në atë botë , ose ishte i gatshem të banë cdo gja që të e run vllaznimin islam dhe jo atë kombtarë. Rezultati i " edukates " tregoj kjart e mirë se sa largë u emancipua dhe u edukua rinija e jonë, sa u perdhunosen edhe fmija e sa edhe po perdhunosen fmija e sidomos vajzat e mitura të moshes 6 ose 7 vjeqare tuj i mbulu me qarshafe kokes e tu u´a marrë fminin e tyne si dicka ma të lumtmen.
54:40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
Përvojat e marrme prej Kurani janë veq ato llojë përvoja të cilat janë urdhresa që duhet me u praktiku, sikur kjo ma poshtë:
9:29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
Asht aq cenuese edhe aq antidemokrate e antinjerzore që sot ne kto ditë të msohen ose ndegjohen kto thanje sidomos nga nji rini e jona që meriton aq shumë dashuri për njerin ,lirin personale por edhe bashkjetesen e martesen nderfetare.E, kur të lexon rinija ketë thanje ma lartë, ai do të mbushet me urrejtje,hakmarrje ,nenqmime etj etj.
Nder të tjera -Myftiu tha :
"-Përmes aplikimit të mësimit fetar në kuadër të sistemit publik të arsimit, u mundësohet të gjithë nxënësve që të njihen me mësimet themelore për fenë e tyre, në kuadër të shkollimit të rregullt dhe nga personeli i kualifikuar e kompetent."
Themelet e fes janë ato të cilat une kisha propozu që Myftija të mos i permend hiq se ne islam janë veq kto themele :
1.Plaqka
2.Urrejtja
3.Vdekja ne emen të Zotit ( vetvrasja )
4.Martesa e vajzave të mituna etj etj
E shumë që s´po mundem me i permend varg e vi.
Askush nuk mundet me hesht pa i sqaru kto gjana njana mbas thetres, sepse nese flasim për cdo land qoftë fetare, shkencore apo e cilit do llojë të jetë, atëhere duhet me fol ashtu si duhet , e me fol Myftija ashtu si duhet , at¨here kuptohet se ai e humb detyren e Myftnillakut e mbetet pa antarë e pjestarë të vetë e duhet me e ditë se ;
"E verteta asht fitorja e ndergjegjjes së njeriut "-thotë Prishvini , e nji rini pa ndergjegjje asht nji dam dhe shkatrrim për shoqnin e ardhshme shqiptare.
E sa për fund , Myftiu thotë :
"Unë mendoi se e ardhmja e një kombi varet në rinin e tije, arsimimin, edukimin e tij. Çdo shoqëri e cila dëshiron të sigurojë të ardhmen më të mirë, duhet që rininë krahas arsimimit të pajisë edhe me edukatë të mirëfilltë fetare."
Thash edhe ma heret se ne jemi deshmitarë të kohes se cfarë rinije keni nxjerr ju nga edukata fetare, edhe pse , dhandrri i juj (Shefqet Krasniqi) asht po ai që asht i edukum te kjo edukat e juja islame , e mirë e njofim dhe e dim cilsin e tij qoftë njerzore ose edukative.
Kjo nuk qendron aspak kshtu , sepse , edukata fetare nuk asht e pranishme askund neper vendet e Evropes , e ne tokat shqiptare kjo edukat po shifet sesi i ka nxjerr ne shesh të gjitha tiparet negative të Bashksis Islame , sidomos nga Ju Myfti që fal asaj që poplli s´te ndoqi mrapa se edhe pushka kishte me kris (kujtojm kohen për ndertimin e Katedrales ) e tash mos shit dushk per gogla,sepse :
T ´i besh mirë të keqit, asht aq e rrezikshme sa t´i bësh keq të mirit"-thotë Pllavt , e le rinin të rritet ne mirsin e vete se nuk e besoj që ndojkush e ka kërku ketë edhe pse jo veq ti por edhe shumë si ti dalin me do kërkesa të quditshme , e kur nuk j´u plotsohen atehere perdorni rezerven e prapashpines-Protestat e Organizuara.