Mendime
Halit Bogaj: Mesazhet e vërteta të Kristofer Dellit për ne
E enjte, 24.03.2011, 07:59 PM
MESAZHET E VERTETA TE KRISTOFER DELLIT PER NE
Nga Halit Bogaj
Duke lexuar shkrimin madheshtor te Kristofer Dellit/pergatitur per “Zemren shqiptare” /vendosa edhe une qe te shkruaj ashtu si I shoh gjerat dhe ta jap kontributin tim ne kete drejtim.Duke pasur parasysh qe me jave te tera eshte ngritur pluhur rreth mesazheve te Delit/per ate dite kur eshte zgjedhur Kryetari i Kosoves/populli yne eshte iritur nga njerezit e vete, duke e bere pyetjen:Valle se a qenka e mundur qe aq shpejt ta harrojme vendin I cili e shpetoi kete popull.Harruam dhe ate dite kur u zgjodh Behxhet Pacolli kryetar i Kosoves.Desh ia nxorem syte ambasadorit amerikan per disa mesazhe te tij qe I paska bere,demek ne perkrahje te Pacollit per kryetar te Kosoves.Surroistet e te gjitha ngjyrave ,me shtypin dhe televizionin e tyre barbar dhe linques,u leshuan si hienat kunder ambasadorit amerikan te cilit donin t ia nxirrnin syte per disa mesazhe qe I paska derguar ate dite kur u zgjodh presidenti.Njerezit e tille/pacavra nder shekuj,siq do te thoshte Migjeni/ u munduan ta denigronin ambasadorin e shtetit qe na ktheu ne vatrat tona, perndryshe/sikur te mos ishte Amerika/do te kendonim kenge kreshnike neper shkretetirat e Anadollit ose ne stepat ruse/siq do te merrej vesh Millosheviqi me vellezerit e vete ruse, nga te cilet nuk po shkeputen as sot serbet/.Pra, te tille jemi ne, qe sapo e clirojme prapanicen ia bejme humneren pikerisht mikut qe na ka cliruar!!!E kush e bene kete, perveq gazetave dhe televizionevete majta shqiptare te cilat ia kane dhene besen djallit qe mos te perparoje ky vend.Sidomos prin”Koha ditore”e cila me shkrimet e saj te tmershme genjen sa mundet e nuk skuqet fare. Per Behxhet Pacollin/para se te zgjidhej kryetar/ flisnin se ai eshte rus,per gruane e tij thoshin: zonja e pare eshte ruse, ai eshte keshtu, ai eshte ashtu etj etj., por te gjithe atyre genjeshtareve u dolen rrenat ne shesh dhe u mor vesh se Pacolli nuk kishte punuar vetem ne Rusi por edhe ne 60 vende tjera te botes.Pastaj, patriotet e tille/ruana Zot prej tyre/shkonin edhe deri atje sa te thoshin se Amerika nuk e pranon Pacollin ngase ai eshte porus!!!Allah, allah, haje medet me kete milet.Hyp se t vrava, zbrit se t vrava.
Ne shkrimin e /pergatitur nga Ramiz Bojaj/shihet se ambasadori amerikan eshte shume I deshperuar me ne,sidomos kur, partite tona politike, duke e urrejtur ne menyre patologjike PDK-ne qe I fitoi zgjedhjet,shkuan edhe deri atje,qe minoritetet mos t I llogaritnin fare si pjestare te parlamentit,perkatesisht duke e quajtur Koalicionin qeveritar “”Pakice”.Dell pastaj shton se shqiptaret me kushtetuten e tyre jane zotuar qe pakicat t I trajtojne sa me mire ngase edhe vete e kane provuar diskriminimin serb,ndaj te cilit kemi nderhyre ushtarakisht,ashtu siq po veprojme tani edhe ne LIbi.Ne kemi hyre ta shpetojme Kosoven, e jo vetem shqiptaret,shton pastaj ambasadori I nderuar amerikan, I cili u eshte bere there ne sy disave pacavrave te mykura te ketij vendi.Pikerisht ne kete rast na nokautoi Kristofer Dell dhe beri mire qe veproi ashtu,ngase ne, per fytyre qe e kemi, nuk ndalemi kurre se vepruari mbrapshte.Ne kete kontekst Dell I ra flakaresh edhe Blerim Shales kur I tha”Ju I keni fajet qe u zgjodh Bexhet Pacolli president ngase nuk donit te hynit ne Koalicion”.Ta thote pra po qka kujtove!!!Ta thote dhe s ke cka ben se ashtu eshte dhe topi s e luan.Partite tona opozitare,jo vetem qe nuk votuan Pro por edhe I terhoqen deputetet e tyre nga salla e Kuvendit nga frika se mos do te votonte dikush fshehurazi per Presidentin actual.
Nder te tjera,m Del me te drejte Dell Shton: Megjithatë, është shqetësuese që 12 vjet pasi që NATO ndërhyri në Kosovë – dhe mezi tri vjet pas pavarësisë – ne kemi filluar të dëgjojmë si po përvidhet retorika e urrejtjes etnike në diskurisn publik këtu. Veçanërisht jemi të shqetësuar që sulmet e fundit mbi qeverinë kanë përfshirë kritikat që nënkuptojnë se ajo është e jashtëligjshme sepse ajo gëzon përkrahjen e pakicave në Kuvend dhe për shkak se shumica e deputetëve shqiptarë nuk kanë votuar për të. Unë as që mund t’ia filloj t’ju them se sa e urryer është kjo gjuhë për amerikanët. Ne jemi krenarë që Deklarata jonë e Pavarësisë dhe Kushtetuta jonë kanë themeluar demokracinë më të vjetër në botë dhe që ato mbeten pishtarë për miliona njerëz anekënd botës. Megjithatë, vlerat e Deklaratës sonë ishin kompromituar nga dispozitat e Kushtetutës që lejonin ekzistimin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi luftuar luftën më të përgjakshme në historinë e Amerikës për këtë çështje dhe ato nene të Kushtetutës sonë u hoqën pas rënies së qindra mijërave luftëtarëve në mbrojtje të lirisë. Por, fshirja e asaj njolle nga trashëgimia jonë ka qenë një prej sfidave të vazhdueshme të historisë amerikane, një betejë që ka vazhduar me lëvizjen për të drejta civile dhe e cila ende vazhdon edhe sot.
Prandaj, do të kuptoni se kur amerikanët dëgjojnë kosovarët duke përgojuar qeverinë sepse ajo nuk është mbështetur nga shumica e deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, ne jemi më se të fyer. Ne pyesim veten: “A për këtë kemi luftuar në Kosovë?” Kur ne dëgjojmë të shprehurit e këtyre ndjenjave nga politikanët dhe të tjerët që thonë se përfaqësojnë elitën e Kosovës, çka ne dëgjojmë është diçka si: “Pakicat e Kosovës nuk duhet të llogariten të barabartë me ne; vetëm shqiptarët llogariten njëmend në këtë vend”. Jo vetëm që kjo godet në telat më të neveritshëm të kujtimeve dhe historisë së Amerikës, kjo tingëllon shumë sikurse argumentet e Millosheviqit po ringjallen nga disa prej atyre që ishin në mesin e viktimave të tij.
Për fat të mirë, këto pikëpamje duket se janë të kufizuara brenda një grupi të vogël që kërkon të përdorë çdo mjet, pa marrë parasysh se a është i ligjshëm apo jo, në përpjekjet për të siguruar përparësi politike. E për fat edhe më të mirë, unë nuk besoj se këto pikëpamje hasin në shumë mirëkuptim në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ne jemi të sigurt se populli i Kosovës nuk e ndan këtë pikëpamje të rrezikshme dhe është po aq i turpëruar me këtë gjuhë sa edhe ne.
Dhe ne fund, ketij shkrimi do t ia bashkangjitja edhe dy komentet / e Mergimtarit dhe Kadri Manit/ perkitazi me shkrimin e Kristofer Delit:
| ||||||
|
| ||||||
|