Mendime
Pirro Prifti: Revolucioni demokratiko-borgjez i Nolit më 1924 dhe krahasimi absurd me 21 Janarin 2011
E premte, 25.03.2011, 07:59 PM
Revolucioni demokratiko-borgjez i Nolit më 1924, dhe krahasimi absurd me 21 Janarin 2011
Nga Pirro Prifti
priftipirro@hotmail.com
Nuk do te mund te isha kthyer kësaj teme nëse nuk do të kisha objeksionet e mia për një thënie të kryeministrit Berisha i cili megjithë erudicionin e tij të padiskutueshëm nuk do të mund të kishte krahasuar 21 janarin me revolucionin demokratik të qershorit të qershorit të vitit 1924 të kryesuar nga Fan Noli. Krahasimi i demostratës së 21 janarit me revolucionin e qershorit të 1924 ka disa mangësitë cilart mund ti parashtroj më poshtë:
- Demonstrata e 21 janarit ishte e ligjëshme dhe si e tillë nuk duhej të kishte kundërshtime për mënyrën e zhvillimit,
- Revolucioni i qershorit të 1924 I kryesuar nga Fan Noli ka qnëë një nga të ashtuquajturat revolucione paqësore në të cilën nuk u vra asnjë njeri,
- Demonstrata e 21 janarit filloj e qetë dhe përufndoj me përleshje dhe gjakderdhje me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë I cili vdiq në një spital turk pas 2 javësh. Përleshjet janë të natyrshme në demonstrate të tilla ku hyn si fill i përgjakur - politika, njëlloj si në ç`do vënd të botës ku bëhen demnonstrata anti-qeveritare,
- Revolucioni i qershorit përfundoj me një ndryshim të sistemit në të cilën u largua një qeveritar kryeministër (si Shefqet Veralci Kryeministër dhe Ahmet Zogu Ministër i Brëndëshëm, që kryesonin Partinë Progresiste pro-turke e pro-feudale), I cili solli në qeverisje të gjithë gardën pro-proturke duke anashkaluar ndryshimet cilësore të Shqipërisë sa asaj kohë ku opoziata demokratike e asaj kohe kishte në shumicë lobin qytetar shkodran si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Xhemal Bushati, Hilë Mosi, Hafiz J.Repishti, Eljaz Muka, At Ambroz Marlaskaj, Dervish Mitrovica, Shuk Gurakuqi, Xhemal Bushati, Ibrahim Gjyrezi, Nush Bushati, At A.Marlaskaj, Xhemal Bushati, Sif Kedhi, Luigj Koliqi, Kol Tramara, Elez Muka. dhe nga jugorët spikatnin Fan Noli, Avni Rustemi, Sulejman Delvina, Sulejman Luxati, Fazlli Frashëri, Abdyl Kuçi, I.Tatzati, Q. Koculi, Kosta Paftali, I.Gjyrezi, Rasim Babameto, I.Xhindi, S.Koleka, Numan Ferizi, Mustafa Tragjasi, Ali Këlcyra, Bahri Omari, të cilët edhe nënëshkruan një peticion kundër qeverisë aktuale të kryesuar nga Ahmet Zogolli dhe Shefqet Vërlaci (kryeministër dhe vjehërr I Zogut – 5 mars 1924- deri me 2 qershor 1924, pas dorëheqjes së Zogut në shkurt 1924).
- Kryengritja e 21 janarit nuk mund të quhet një lëvizje e pastërt për të larguar qeverinë legjitme të Maxhorancës së kryesuar nga Sali Berisha, sepse bën pjesë në lëvizje antiqeveritare popullore; në të kundërt, kryengritja e qershorit të 1924 kishte një shkas të qartë të keq qeverisjes dhe të abuzimit ët pushtetit nga klasa e feudalëve dhe bejlerëve pro-turq të cilët ishin rreshtuar sipas qeverisjes së Ahmet Zogut (atë kohë ministër i brëndëshëm), në 4 distrikte kryesore me anë të të cilave ishte ndarë administrativisht Shqipëria e asaj kohe. Ai për të vendosur rendin dhe qetësinë, krijoi katër zona operative, në krye të të cilave vendosi katër oficerët më të përgatitur: Prenkë Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqiri Danen dhe Hysni Demën.
- Demonstrata e 21 janarit përfundoi me vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e një personi, jashtë institucioneve qeveritare për shkak të mosrespektimit të ligjeve aktuale nga vetë garda dhe policët megjithë njohjen e qartë të rregullorve nga ana e drejtuesve të këtyre njësive; kurse 87 vite më parë, megjithë mungesën e ligjeve të sakta si në kohën e sotme- nuk u vra asnjeri.
Fjalimi pasionant I Kryeminitrit Sali Berisha që njihet për simpatinë e tij për Fan Nolin, çuditërisht e përdori Fna Nolin për ta krahasuar atë me një demonstratë të zakonshme që nuk do të kishte kurrarë rëndësia\e nëse nuk do të ishin vrarë një\erëz thjesht për mos-za\batim rregulloreje e sigurisht për pa-aftësi të gardistëve dhe disa policëve injorantë të cilët për të treguar sesa `besnikë I janë PD` (porn ë fakt e kishin për të mbajtur vëndin e punës) u treguan `më katolikë se Papa` , duke katranosur një ngjarje të zakondsshme demonstrate me vdekjen e 3 njerzve të pafajëshëm të cilët ishin saktësisht jashtë territoreve të institucioneve. Pa I hyrë se çfarë duhet të përdornin dhe çfarë jo- mund të thuhet se të dy palët nuk respektuan ligjin dhe rregulloren për të bërë një demonstratë dhe për ë manaxhuar njëprotestë. Vrasjet ngarkojnë me përgjegjësi dikasteret përkatëse të ruajtjes së rendit dhe as PD. As Maxhorancën apo as opozitën e cila kishte leje për demonstrim.
Nëse në revolucionin demokratiko-borgjez të qershorit I cili u shkaktuar\ nga një keq-qeverisje e rëndë e qeverisë së kryesuar nga pro-turku dhe beu I pasur Shefqet Vërlaci dhe Ahmet Zogu e cila u nxit nga plagosja e deputetit të Hasit dhe Krumës Avni Rustemi më 20 prill në orën 17.00 ditën e djelë pasdreke nga rruga e Arrës, pranë vorreve të Pashës, u qëllua nga Jusuf Reçi paas shpine nën mbështetjen e Hoxhë Kadrisë. Më 22 qershor 1924 ora 14.30 në spital të Tiranës, Avni Rustemi vdiq pas një lëngate të thellë 2 mujore.
Kjo shkaktoi valën e zemërimit që shpërtheu revolucionin demokratik të qershorit I cili ndonëse sipas të birit të Ahmet Zogut-Leka Zogut ishte `I panevojshëm`, ë në fakt shprehte një zemërim të thellë për shkeljet ligjore të vazhdueshme që shkaktuan dhe vrasjen e Avni Rustemit nga vrasës me pagesë të kontraktuar nga Ahmet Zogu I cili ishte në fakt kryetar I Partisë pro-turke e pro-feudale Progresiste, vrasje e bërë për të u hakmarrur për vrasjen e renegatit dhe tradhtarit Esat Pashë Toptani në Paris nga Avni Rustemi.
E parë në këtë kontekst, Kryeministri yne I nderuar I cili është defakto- një nga Fan-nolistët më të spikatur të këtyre 20 viteve pra një përkrahës i `Mjekrrës`, papritmas krahasoi dhe në përpjekje për të justifikuar vrasjet e pa-justifikuara të gardistëve- demonstratën opozitare të 21 janarit me revolucionin e qershorit duke krahasuar shkeljen e ligjit në të dy rastet, shkelje të cilat nuk janë të vërteta të paktën për revolucionin e qershorit sepse revolucioni ishte pasoje e një shkelje të vazhdueshme 6 mujore të ligjeve të Shqipërisë së asaj kohe, shkelje që e detyruan vetë Zogun të jepte dorëheqjen si Kryeministër duke ja lënë vëndin vjehrrit – zëvëndësim I cili ishte një shkelje flagrantë e ligjeve të asaj kohe sepse në atë rast duheshin bërë zgjedhje të parakohëshme që më 5 Mars. Këto zgjedhje të munguara u kurorëzuan me sukses më 22 qershor 1924 ditën e vdekjes së heroit Avni Rustemi.
Pra, ku është ngjashmëria e një ngjarjeje banale si ajo e 21 janarit me nje ngjarje historike si revolucioni i qershorit 1924, revolucion qw u pa mw zili edhe nga bota perwndimore?
Kjo ngjashmëri e pa vërtetuar mund të jetë vetëm në ndërgjegjen e Kryeministrit tonë por jo në vazhdën e fakteve të asaja dhe kësaj kohe, dhe as në apologjinë e djalit Leka për të jatin Ahmet , për të cilin u përgjegj për pyetjen: përse Ahmet Zogu morri 11 valixhe me flori kur u largua nga Shqipëria? Ai tha se babai (pra Ahmet Zogu), mori pagën 12 mujore !?!?