Mendime
Halit Bogaj: Behxhet Pacolli, njeriu që i duhet Kosovës
E premte, 25.03.2011, 07:58 PM
BEHXHET PACOLLI, NJERIU QË I DUHET KOSOVËS
Titulli është huazuar nga një shkrim i ish ambasadorit amerikan , Viliam Voker i botuar në të përditshmen ’’Zëri’’para disa ditësh
Nga Halit Bogaj
Këto ditë është duke u ngritur pluhur I madh përkitazi me zgjedhjen e Z.Pacolli për president të Kosovës, saqë shtypi I verdhë I këtij vendi shkon deri tek përpjekja e rrënimit të autoritetit të tij personal edhe në planin privat!Çakejtë e netëve të zeza dhe ‘’Gjuetia ndaj shtrigave’’ ,që janë përherë kujdestarë për të shkruar gënjeshtra e përtej gënjeshtrave për pushtetarët tanë ose njerëzit e tjerë me rëndësi, edhe kësaj radhe u ranë borive të tyre të njohura!Një fakire e mbetur në një kënd të errët të’’kohës ditore’’,që nga çlirimi e këtej, e sidomos qëkur ka filluar t’I botojë ato ‘’kolumnat’’e veta/në gazetën e saj/në të cilën është,siç thuhet’’Lela Kros, o Lela Kros, vetë shkruaj vetë vulos’’,përpieqet që në mënyra të llojllojshme t’I etiketojë, t’I sulmojë,dhe t’I përgojojë të gjithë ata që ‘’ia kanë zënë vendin’’ vëllaut të saj, I cili, për fatin e tyre fatkeq, nuk ka arritur akoma të bëhet kryetar I Kosovës?!.E njejta femër/si një hije e zezë e netëve të zeza/vazhdimisht ia fut pa lidhje dhe me shumë gënjeshtra kundër të gjithë atyre që nuk ia thërrasin vëllaun e saj megaloman për ta qeverisur Kosovën!Ajo bashkë me opozitën kryeneqe,nuk lenin gjë pa bërë për ta minuar zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit!.Por sidoqoftë, kështu jemi ne shqiptarët të cilët mendojmë se mençuria jonë individuale ua tejkalon edhe burrave më të mëdhenj shtetërorë të kësaj bote!!!Vocërraku Ismet Beqiri përpiqet të bëhet , ta zëmë, më I madh se Toni Bleri!Blerim Shala ia sheh për të madhe ambasadorit amerikan I cili I tha atij’’Ju vetë I keni fajet që I keni lënë minoritetet ta zgjedhin Pacollin për kryetar’’.Blerim ngrati s’kishte ç’të bënte përveç të mundohej të belbëzonte.
Në anën tjetër, po të kishte sadopak burrni dhe patriotizëm/e para së gjithash për inat të serbëve/Isa Mustafa do të duhej të thoshte, Hashim o vëlla,t’I lëmë anash mospajtimet tona, në mënyrë që ta formojmë një qeveri të forte për ta shpënë përpara Kosovën e cila/për shkak të mospajtimeve tona të kota/ka rënë kaq poshtë dhe ka mbetur aq prapa,siç do të thoshte Vaso Pasha’’Si lisi i rrëzuem kështu si je’’.Do të duhej, por nuk e bëri.
Për këta të’’Vetëvendosjes’’mos të flasim fare.Ata nuk I kanë dy lidhje me veprimet e tyre të çoroditura të cilat nuk I ha momentalisht pazari ngase, edhe ata duhet ta dine, se nuk ka shqiptar normal që nuk e do bashkimin kombëtar, por një bashkim të shëndoshë kombëtar e jo si ky I yni/fatkeqësisht këtej e andej kufirit/.Opozita tek ne është bërë e njejtë me atë të Edi Ramës.Nga sikleti dhe urrejtja kundër pozitës sonë,njëfarë djaloshi I pamend shkoi deri atje saqë ta kritikojë edhe Kristofer Delin, duke thënë’’Se Dell po I shtin gjithkund hundët’’, duke e tmerruar kështu çdo shqiptar I cili është normal dhe e di rolin e Amerikës në çlirimin e këtij vendi.,Prandaj ata që janë kundër SHBA-ve për mua janë drejtëpdrejtë të lidhur me armiqtë e këtij vendi.Në të njejtat vale e pamë edhe Gazetën dhe KTV-në surroiste ,kur thanë se Dell I dërgonte SMS-at e vetë për t’u zgjedhur Qeveria!!!.Me të drejtë e vumë gishtin në tëmth dhe thamë o zot çlirona parasëgjithash nga njerëzit e tillë të cilët, në emër të shtypit të lire nuk lëne gjë të zezzë pa shkruar edhe kundër shpëtimimtarit të këtij vendi.Mua më ka kapur zori se Amerika /edhepse na ka ndihmuar, ajo di edhe të hakmerret/.Një ditë mund të thotë lirisht se’’Këta njerëz qenkan të tillë dhe shumë të pafalenderueshëm’’, ndaj paskemi bërë pak si tepër për ta.