E premte, 06.12.2024, 11:18 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Vorbullat e politikave greke ndaj Shqipërisë

E premte, 25.03.2011, 07:58 PM


VORBULLAT E POLITIKAVE  GREKE  NDAJ SHQIPËRISË

 

Nga Albert ZHOLI

 

 Caktimi I  kufijëve nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913,qënia e shtetit të brishtë shqiptar pa qeverisje ,Ismail Qemali do të largohej atë vit për në Itali nga presioni I kundërshtarëve të tij) vendosja në vend I Komisionit të Vëzhguesve  Ndërkombëtarë, Caktimi I Princ Vidit si Mbikqyrës I Shqipërisë, e kishin zhytur vendin në kaosin e përgjithshëm. Është shumë e njohur novella e Kadaresë “Viti I mbrapsht”dhe corientimet e jetës shqiptare në ato kohëra. Kjo krizë, nostalgjia e qarqeve të caktuara për Turqinë e Madhe, lobi Proturk  e anadollak, makinacionet  diabolike të Esat Pashë Toptanit , etj, bënë që të përhapej idea e një rindarje  të re të Shqipërisë edhe në ato pak  troje  që I kishin dhënë  të huajt. I asaj kohe është I famëshmi”Protokoll I Korfuzit”. 75 vjet më vonë “Protokolli” doli përsëri në shesh. Në të vërtetë ai nuk ishte fshirë  kurrë. Rënia e sistemit  totalitar  në Shqipëri, hapja e kufijëve  greko-shqiptarë, dëshpërimi shqiptarë  për këtë zhgënjim madhor që u kishin bërë politikat komuniste ndaj të ashtëquajturës botë kapitaliste. Lëkundi tek ata deri tek nocioni komb e atdhe. Nga ana tjetër  organizatat e shumta  që u krijuan  në minoritetin grek të jugut, e që do të mblidheshin më pas në “Omonian”, ngritën dallgët e shpresave për një bashkim të mundshëm me Greqinë. Dukej se ishte koha. Por formulimet ndërkombëtare, paprekshmëria e kufijëve në Evropë, et,e reduktuan cështjen deri në kërkesën për autonominë e Vorio-Epirit. Kufijtë e Vorio-Epirit nuk u përcaktuan kurrë saktë. Për priftin e Konicës, Sebastianos, Vorio-Epiri  shtrihej deri në Durrës, meqë sipas librit të tij të botuar në vitin 1992, Epidamusi I lashtë ishte koloni greke!Të tjerët e cfonin  këtë kufi  deri në shkumbin, ndërsa vetë ‘Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korcës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës.Nuk do të hyjmë në analizën e këtyre përcaktimeve, sepse këtë duhet ta bëjnë  historianët  e jo politikanët grekë e shqiptarë, por këto vorbulla do të përcaktonin  në mënyrë të ndjeshme  gjithë  jetën  e emigracionit shqiptar  në Greqi, sikundër do ta shohim  në faqet e ardhëshme.Por duhet theksuar, se ka pasur edhe një erë të mirë në politikat midis dy vendeve.Kjo I takon qeverisjeve të PASOK-ut kur rivlersuan  marëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, kur në Kakavijën e padepërtueshme për shqiptarët, ministri I atëkohshëm Papulias dhe homologu I tij shqiptar Rez Malile, kishin pirë nga një gotë  për miqësinë  e dy popujve. Pas kësajë  zoti Papulias do ta kalonte disa herë  kufirin. I njohur  si mik I  shqiptarëve , ngaqë ishte rritur  në zonat pranëkufitare me Pagonin, ngaqëqysh në shkollën fillore kishte patur shokë e miq mjaftë shqipëtarë  dhe I mkishte dashur ata, Papuliasi do ta bënte Shqipërinë  një nga preferencat e tij  dhe do të luftonte  për shumë vjet me radhë për ndryshimin  e klimës  së mosbesimit. E tijë konsiderohet shprehja se “…Vorio-Epiri është një kontekst gjeografik…”e cila lehtësoi shumë politikat shqiptare ndaj Greqisë. Por rënia e qeverisë së PASOK-ut pikërisht më 1990 dhe ardhja në pushtet e konservatorëve  nacionalistë  në kulmet  e acarimeve  politike  në Shqipëri, ndërlikoi  edhe një herë  klimën e ngrohtë politike. Nuk jemi të sigurtë nëse kjo synonte vtëm goditjen  përfundimtare të regjimit komunist  I cili e  kishte konsideruar  bukur  paprekshmërinë  e kufijëve, apo një gjallërim të organizatave  ekstremiste greke. Sidoqoftë vet dallga  e refugjatëve shqiptarë  kishte prishur dicka nga skema. Ajo ishte e papërmbajtëshme. Sado e dobësuar qeveria e Tiranës duhej të bënte edhe ajo dicka për ta ndaluar këtë dallgë. Ishte kjo arësyeja, që kryeministri Micotaqis do të ndërmerte atë janar të ngrirë udhëtimin e tijë të parë drejt Tiranës. Më 13 janar 1991 ai do të pritej nga Ramiz Alia. Sic ishte Koha, shtypi shqiptar, I përbërë kryesisht nga gazeta  proqeveritare i dha aq publicitet  kësajë vizite  sa jepte zakonisht. Nuk dihen  hollësira . Por në dukje, kjo vizitë ngjante si një rritje e prestigjit të rënë të qeverisë së Tiranës. Pra vinte në drejtim të kundërt me situatat evropianolindore. Ai ishte I pari  kryeministër grek që vinte në Shqipëri, dhe qeveria shqiptare I bëri shumë propozime. Mjaft I përmbajtur ,Micotaqis, dha disa premtime. Midis tyre ishin shtimi I ndihmave humanitare, të cilat duhet thënë se ishin të shumta por që u shpërdoruan  në Shqipëri, sistemimin  e refugjatëve  shqiptarë me kusht  mbrojtjen  e kufijëve  nga pala shqiptare e greke, fillimin e dhënies së vizave në masë, si edhe akordimi I 20 milion dollarëve ndihmë për Shqipërinë. Nuk u publikuan kurrë parashtrimet e kryeministrit  grek  në planin  politik  dhe të partipluralizmit. Koha do të tregonte  se kjo trysni  duhet të jetë bërë. Megjithë disa masa parandaluese që u morën  nga pala shqiptare për të frenuar ikjen drejt  Greqisë, vala nuk u shua  më kurrë. Tani molepsja ishte totale. Madje edhe ushtarët  shqiptarë  merrnin  rryshfet  nga ikanikët  nga 500 lekë të vjetra në mënyrë që ata të kthenin shpinën kur kolonat bënin tutje. Të dhëna zyrtare  të publikuara  disa vjetë më vonë  bëjnë  fjalë  edhe për të vrarë në kufi  nga pala shqiptare. Për këtë do të dilnin  gjygjeve për genocidë disa drejtues të degëve të brendëshme të rretheve kufitare  me Greqinë e do të merrnin dënime të rënda . Më 28 maj 1991 shkoi përsëri  në Tiranë zëvendës sekretari I përgjithshëm  I ministrisë së jashtëme greke Megallokonomi I cili vendosi në qendër  të bisedimeve  me homologun e tijë, parandalimin e eksodit të shqiptarëve drejt Greqisë. Edhe disa ndihma të reja humanitare u premtuan. Por askush nuk ishte I interesuar të mbante në këmbë regjimin komunist. Atë kohë, ishte ashpërsuar lëvizja sindikaliste antikomuniste dhe shumë shpejt do të binte qeveria Nano e ngritur  pas zgjedhjeve të 31 marsit. Vendi do të formonte një qeveri koalicioni, e cila sipas analistëve dhe ngjarjeve që do të rridhnin më pas. Do të ishte  qeveria më e kompletuar shqiptare, por që duke pasur në krye një president komunist dhe strukturat e pacënuara të shtetit totalitar, nuk do të pranohej nga perëndimi. Karta e tijë, Sali Berisha, një ish komunist, por që tani ishte vënë në krye të Partisë Demokratike, do ta prishte shpejt këtë qeveri  për ta cuar në zgjerdhje  të tjera. Por le të kthehemi te fati  mijëra vetëve  që kishin kapërcyer  kufirin grek në fillim të vitit  1991. Pas një periudhe relativisht të shkurtër nëpër kampe, shumica e të ikurve shqiptarë u shtynë thellë në tokën greke.Popullimi me shqiptarë nisi nga zonat fshatare të Epirit e synoi drejt qyteteve të mëdha. Më shumë u vendosën  në Janinë, si qyteti më I afërt me Shqipërinë, por edhe në Artë, Prevezë, Trikalla, Igumenicë, etj. E vërteta është  se në shumicën e rasteve këtyre njerëzve iu rezervua një pritje e ngrohtë. Shtëpitë greke u hapën  kanatë për këta njerëz të drobitur të cilët udhëtonin  papushim, ditë e natë, për të mbërritur diku. Shpesh herë nuk dinin ku shkonin. Synimi: një portë e hapur. Të asajë periudhe janë tregimet për njerëz të mrekullueshëm grekë, për pronarë  zemërgjërë, për kumbarë të rinj që pagëzonin fëmijtë shqiptarë, madje edhe për martesa të para.Lajmet nga Greqia të mbushnin me entuziazëm. Doza të mëdha gënjeshtrash I shoqëronin ato për një arësye krenarie, apo justifikimi për ikjen. Madje edhe pagat thuhej  se ishin fantastike. Kur punëtori  I arrive merrte  dy-tre mijë dhrami në ditë ai shkruante  se merte pesë, madje  pa punuar fare!. Është I njohur  fakti se zonat kufitare midis shteteve janë më të indokrinuara me nacionalizëm. Kështu Epiri  grek jo më kot kishte dishepujt e vet të nacionalizmit, sikundër edhe zonat came të Sarandës kishin armiqësi për grekët e përtej kufirit . Kështu cdo shqiptar mysliman  dhe cdo grek I mirëfilltë shihej nga të dy anët e kufirit gati-gati si armik. Mirëpo, ngaqë në këtë kohë historike shqiptarët ishin  të detyruar  të lypnin punë e strehim në vendin fqinj, ata ishin më të ekspozuarit  ndaj furrisë grekomadhe. Kështu nisën të preferoheshin për punë vetëm të krishterët, madje mundësisht minoritarët. Pastaj rrethi u zgjerua :po të ishte vorioepirot, doemos ishte grek dhe njeri I mirë! Të detyruar  nga kjo vështirësi e re shumë shqiptarë nisën të mohonin  emrat e tyre. Ky nuk ishte një formalitet e aq!Dinakëria e pronarëve grekë nisi të kërkonte dokumenta. Kështu në shtetin e tronditur  shqiptar nisi korrupsioni  I madh antikombëtar. Mijëra e mijëra  letër-njoftime,pasaporta, certifikata u shitën falco vetëm për pak dhrami. Nëpunësit  e gjendjeve civile u bënë të pasur. Të pasur u bënë edhe policët e Degëve të Brendëshme në tregëtinë e pasaportave për jashtë, tregëti e cila do të arrinte  kulmet  e veta disa vjet më pas në ndërrimin e këtyre dokumentave nga shteti “demokratik”.Por edhe kjo është një cështje së cilës do t’I futemi më në thellësi ku fenomeni  të bëhej  tronditës. Lajmet e bujëshme  nga Greqia e tronditën më shumë sistemin politik në Shqipëri. Flitej për një mashtrim të madh komunist I cili e kishte përshkruar Greqinë si vend të vuajtjeve të klasës punëtore, madje ekstremistët  shkonin më tej. A nuk erdhën grekët  në Shqipëri  në vitet’40 dhe vuanin për një copë bukë?Ja pra, që në ato vite Shqipëria edhe Greqia kishin të njëjtin  nivel jetese, por kështu sistemi  komunist e varfëroi popullin shqiptar!Kjo logjikë, megjithë disa të vërteta, ishte shumë naïve. Në vitet ’40 Shqipëria dhe Greqia ndryshonin si nata me ditën. Zhvillimi I gjithanshëm arsimor dhe kulturor I Greqisë kishte nisur fill pas pavarësisë së saj në vitin 1821, ndërsa në Shqipëri fill pas vitit  1920.Në fillim të këtijë shekulli aristrokacia greke organizonte ballo dhe gratë kërcenin me fustane  dekolte, ndërsa në Tiranën e viteve ‘50gratë mbanin akoma ferexhe.Në Athinën e viteve 20-30 lëviznin tramet e famëshme, ndërsa në Tiranë arabët me kuaj kockë dalë. Universitetet e Greqisë kishin një histori njëshekullore, kur shkolla e lartë e Tiranës I përkiste fundit  të viteve ’50. Industria greke po lulëzonte kur në Tiranë  quhej  krenari ndërtimi I një fabrike cigaresh. Letërsia dhe arti grek me një trashëgimi botërore zhvilloheshin si në të gjithë Evropën, kur në Shqipëri numëroheshin me gishta librat e parë Emigracioni Grek, nga më të mëdhenjtë në Evropë, sillte të ardhura të tilla sa ndërronte jetën e familjeve, kurëse pesë dollarë të dërguar nga mërgimtarët shqiptarë  të Amerikës, apo Argjentinës sa zinin një vrimë muri në shtëpitë përdhese. Natyrisht ishte edhe sistemi I ekonomisë së tregut që përcaktonte prioritete të tjera…Spekullimet nuk ishin aq të sakta !Ishte njësoj si të quaje Serajevën  e viteve ’90 një qytet të prapambetur e të uritur vetëm e vetëm se atje plasi lufta dhe njerëzit u larguan për në vende të tjera!. Pavarësisht nga të gjitha  këto, një fenomen përvijohej qartë e saktë, Shoqëria moderne greke e pranoi sfidën shqiptare. E pranoi ikjen e tyre masive nga trojet amtare dhe u hapi dyert e shtëpive, të punës e të mirëqenies. Greqia u tregua më zemërgjërë se cdo shtet I Europës. Politikat nisën të zvoglonin  peshën  e tyre të zymtë para bashkëjetesës së popujve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora