E premte, 02.05.2025, 02:53 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Vetëm kush ka zemër mund të shërojë zemra njerëzish

E shtune, 26.03.2011, 08:55 PM


VETËM KUSH KA ZEMËR MUND TË SHËROJË ZEMRA NJERËZISH

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Një temë paksa ndjeshme por që nuk mundemi të rrijmë pa e trajtuar. Jeta sa do hidhurr sa do e veshtir te jet ne fund esht e mire dhe deshirushme nqofse ne dojm dhe arrijm ti zbulojm anet pozitive te saj nvaret nga vet ne se si ne deshirojm ta shofim me

 

ngjyra apo vetem bardh dhe zi ,ne gjdo lot mbillet nje gezim apo edhe kunderta sepse po te mos ishte loti sdo dinim kuptimin gezimit e keshtu me radhë,shpesh her gjykojmë veten te tjeret demoralizohemi nga jeta mirpo ne fund arri

 

jm dhe kuptojm se jeta ka kuptim dhe ja vlen te jetohet edhe ne lot edhe ne veshtirsi ,mjafton ta jetojm nje ditë, nje vit te lumtur sepse vet ajo ditë do ta simboliznte te gjithë vitin dhe do na bente optimist dhe të lumtur sepse jeten e perbejnë momentet jo vitet ,prandaj duhet te luftojmë qe ne ditë te kemi nje minut lumturie mjafton sepse nuk kemi ardhë kot ne jetë prandaj mos te ikim bosh.

 

Njeriu duhet te pergatitet qe ta pranoj dhimbjen si pjese perberse te jetes, perndryshe kurr nuk do te merr guximin qe te dashuroj, te gezohet apo te shpresoj perseri. Nuk ka më e shejtë dhe e çmuar se jeta.Nganjëherë të shëndo

 

shit nuk ia dijnë rëndësinë!Kam dëgjuar njerëz që thonë:Le të më vijë vdekja kur të duan;përse mos u kënaqa në këtë jetë?!Po ndodhi njeriu së paku në një gisht të ndjejë dhimbje,ai menjëherë do të merakoset,do të i bëjë vizitë mjekut,do të ketë frikë nga ndonjë mos shërim,me një fjalë sëmundja i duket e padurueshme.Në fshatin tim ka jetuar një plak njëqind e tri vjet,një ditë kur u sëmurë për vdekje disa të rinjë e pyetën:Xhaxhi,ti ke jetuar gjatë:na thuaj sa përshtypje të ka lënë jeta?Plaku u përgjigj kështu:Kam jetuar momente gëzimi dhe hidhërimi,por e kam dashur shumë jetën,tani kur po vdes më duket se kam jetuar aq sa kam arritur të hapë një derë dhe të mbyllë një dritare!

 

Kjo tregon se sa e qmuar dhe e dashur është jeta.Unë për vete kam arritur në vitet e mia të kuptoi dy gjëra:As kush nuk ia di rëndësinë shëndetit deri sa të sëmuret,dhe askush nuk ia di mallin dhe dashurinë e plotë vendlindjes

 

deri sa të shpërngulet dhe të e djeg malli i saj.Sëmundja është proces i natyrës,e cila kërkon hulumtime të pa ndalshme për të u shëruar,kurse vdekja është proces që nuk ndalet.Kur vjen momenti i vdekjes sado që përkujdesemi

 

të ndihmojmë atë person nuk ia dalim,por ka njerëz që nuk janë për vdekje por sëmuren,sëmundja i nxe,por nuk kanë kushte për të vizituar mjekun,çdo vizitë dhe çdo kurim kërkon pagesa,kurse varfnjaku nuk ka mundësi të paguaj,

 

mos kujdesi i shoqërisë,mosmbështetja e këtij varfnjaku bënë që sëmundja të zgjërohet,dhe në fund vdes një njeri i cili nuk ishte për vdekje por vdekja e gjeti se nuk kishte përkujdesëje nga askush!::

 

A ka më dhimbje,a ka më keq se të shuhet një jetë,kur ka mundësi të jetoi?!!!

 

Të shpëtosh një jetë njeriu është gjëja më e shejtë dhe më humane.Ne shqiptarët e Kosovës jemi mbetur të varfur si rezultat i shkeljeve të pushtuesëve,andaj jemi adaptuar edhe të përballojmë varfëritë.

 

Të jesh i varfur është gjysma e vështërsisë në krahasim me atë kur të jeshë i varfur dhe i sëmurë,të dyja këto përballohen vështirë,por çka të bëjmë:jeta duhet të vazhdojnë deri në qastin e fundit.

 

Lufta e Kosovës ka lënë pasoja për shqiptarët ,pasoja këto që do të ndihen shumë kohë.Pasojat janë të lloj-llojshme fizike,psikike,madje humbje në njerëz,humbje në prona,e shumë tjera.

 

Duhet pranuar një gjë:Pas mbarimit të luftës Qeveritë tona dhe administratorët ndërkombëtar bënë çmos që të ndihmojnë përmirësimin e kushteve të jetesës tek pakicat sërbe dhe rome,duke u ndërtuar edhe

 

shtëpi rezultat i rrënimit të cilave ishte politika e tyre,por shumë shqiptarë sot e atë ditë nuk kanë kulm mbi kokë!Dihet mirëfilli se mundësia për punësim në Kosovë është shumë e largët,madje edhe po të

 

gjindej ndonjë punë është punë pa paga,themi kështu sepse me ato paga nuk lehtëson asgje,prandaj një shtresë e popullit tonë jeton në një mjerim dhe varfëri të skajshme.Njerëz që nuk kanë kulm mbi kokë,

 

mjerisht sikur të ishin shëndosh do të përballonin disi,por kur këtu është në pyetje sëmundja,mos mundësia e tyre për të paguar shërbimet që kërkon mjekësia,jo rrallë ndodhë që të rinjët vdesin nga se nuk ka

 

kush të kujdeset për ta!A ka dhimbje më e madhe?

 

Njëqendrimin indiferent te mjeksise dhe qeverise tonë perballe këtyre rasteve, duhet konsideruar qendrim antinjerzor, qendrim antihuman, qendrim i pa shpirt ku tregon hapur se ne krye te atyre qendrave drejtuese e organizuese qendrojne njerez te pameritueshem!

 

Ata njerez qe skane shpirt human, qe skane vullnet njerzore per te organizuar dhe realizuar detyrat e sherbimet njerzore ndaj qytetareve te shtetit , ndaj shtetareve qe i qeverisnin dhe ua marrin mundin e djeresen e tyre,

 

jo vetem këtë djersë që thithin nga ashti i të varfërve, por dhe duke vjedhur shtetit cdo dite!Si e shihni ju të nderuar motra dhe vëllëzër,kur një njeri vdes pa i ardhur vdekja,por nga mos kujdesi i shoqërisë?

 

Raste të tilla ndodhin shpesh dhe zemrat tona ndizet,bëhet shkrum nga dhimbjet:Jemi mërgimtarë dhe nuk ka ditë që në portat tona nuk vijnë njerëz me halle që nuk kërkojnë ndihmën tonë.Një ndihmë për një kafshatë

 

do të na lehtësonte,ngase do të i ofronim,ashtu si ju kemi ofruar vite me radhë dhe po ju ofrojmë skamnorëve,por këta kërkojnë ndihmë për të ua shpëtuar jetën.Një ndihmë për të shpëtuar jetën e njeriut nuk është

 

thjeshtë ndihmë me dhjetëra euro,por ndihmë për të cilën kërkohen dhjetëra mijëra euro!Nga të i marrin këto mërgimtarët?Shoqëria jonë duhet të kuptojnë:këta mërgimtarë me zemër të djegur nga malli i vendlindjeve,

 

nuk kanë më para si kishin më parë,ka rënë kuota e jeteses edhe në vendet Europiane,mos flasim për mërgimtarët.Mërgimtarët këtu në vendet Europiane po përballen me papunësi,por edhe ata që kanë punë,punojnë

 

me paga të ulëta,punët më të rënda dhe më të ndyra që u ofrojnë të huajt.Me këto paga ata paguajnë banesat që janë shumë të shtrejta dhe ua marrin gjysmën e pagave mujore,pos kësaj ata me ato mjete mbajnë familjet

 

e tyre që jetojnë me to në mërgim,familjet në Kosovë dhe ndonjë skamnorë atje!Eh,i djeg malli mërgimtarët të shkojnë në pushime në vendlindje,por për të siguruar mjetet për të shkuar në vendlindje me familje,mërgimtari

 

duhet punua katër muaj,andaj jo rrallë na ndodhë që për shkak të hollave të mbetemi pa shkuar në pushime.Megjithatë ne harrojmë të gjitha kur dikush vjen në portat tona dhe kërkon ndihmë për jetën,nëse nuk mund i

 

ofrojmë një ndihmë të shpëton jetën,shpirti ynë nuk gjenë qetësi dhe ndizet.Vallë deri kur këto jetëra që vuajnë do të mbeten në mëshirën e mërgimtarëve?A thua ky problem duhet të mbetët në mëshirën e mërgatës?

 

Ku janë ataQeveritare pa humanizem,, shendetesi e mbrapambetur që për interesin personal shkelin betimin e Hipokratit, pse humanizmi dhe njerzorja mungojne tek qeveritaret,shendetësia por edhe tek biznismenët tanë ,e shumë te pasuruarëve brenda diteve?...!

 

Kush mund të kuptoi se sa e vështirë është për një njeri të shtrijë dorën dhe të kërkoj ndihmë për vete?Të lypësh është vështirë,por të lypësh nga shoqëria për të ndihmuar jetën e dikuj është më lehtë,kurse të lypesh për

 

veti është barra më e rëndë,por kuptohet nuk është thënë kot:skamja të qon në breg të varrit!Ne thirremi në shtetin tonë,madje me krenari që kemi shtet,por si mund ky shtet të detyroi popullin e vet të bëhen lypsarë,

 

aq më keq lypsarë ër të shpëtuar jetën e vet,kur Qendra Shëndetsore së paku si objekte figurojnë në qendër të Kosovës,madje qytete,qyteza dhe në fshatra!Skamnori që përballet midis jetës dhe vdekjes,as nuk i hapen

 

ato porta sepse është varfnjak,por detyrohet veq ndihmave nga populli detyrohet të kërkoj edhe klinika kurimi në perendim!Përse ndodhë kjo,dhe deri kur kështu?

 

 

Si mërgimtarë ne kohën e lirë e kalojmë në mjetet e informimit,gazeta,radio,televizion,duke ndjekur me vemendje aktualitetet ne vendin tonë.

 

Para tri netësh po dëgjoja Radio"Zërin e Arbërit",për qudi në valët e kësaj radio vetëm atë natë u kërkuan pesë raste ndihme për shërime dhe të gjitha kërkesat vinin nga Kosova!Rasti që më bëri të ndihem aq keq ishte ky:

 

Atë natë u lajmërua një qytetar nga Prishtina,i cili nga ngushtimi se po kërkonte ndihmë për shërim mezi e bënte zë!Qytetari ishteAhmet Salih Konjuhi,njeri pa kulm mbi kokë,me banesë me qira qe dhjetë vite në Vranjefc,

 

njeri i sëmurë qe sa kohë nga zemra,ku arterjet e zemres iu kanë dobësuar aq shumë,sa që shpëtimi i tij mund të ndodhë vetëm me një reagim urgjent ndihme.Ka duruar dhembjet duke u drejtuar nëpër klinika dhe organe

 

të larta komunale,por më kot nuk iu është zgjatur dorë ndihme!Tani kur dhimbja është vjetëruar dhe është bërë e pa duruar Ahmeti nuk ka gjetur shteg kund,përpos të kërkoi ndihmë nga mërgimtarët.Ate e mbanë shpresa,

 

se sa do të mund të e duroi këtë dhimbje unë nuk e di,por ne do të mundohemi të i ndihmojmë,të i ndihmojmë ashtu si kemi ndihmuar shumë të tjerë,do të i ndihmojmë se ndryshe nuk bënë,është jetë njeriu dhe kush ka

 

zemër e ndjenë dhembje duhet të ndihmoj nga se veq dhimbjeve që ndjejmë,kjo mund të na ndodhë edhe ne.Do të ndajmë edhe nga kafshata e familjes,por do të mundohemi të shpëtojmë një jetë njeriu.Ky i përvuajtur

 

i quajtur Ahmet Konjuhi,rron strehëve të huaja me sëmundje në zemër një dyzet ekatër vjeqar,baba i dy fëmijëve,asnjë të punësuar veq sëmundjes së zemres mund të vuaj me një familje nga uria!Vallë sa duhet të duroi njeriu?

 

Ahmet Konjuhi,nuk e di kush është ky njeri,por e kam kuptuar se është në pyetje jeta e tij.Nga Radio"Zëri i Arbërit" munda të marr vetëm numrin e tij të telefonit 00377-45430550

 

Edhe pse ata lajmëruan edhe konton e tij dhe postën elektronike,unë u vonova të i nxë nga se nuk kisha laps pranë,por për të interesuarit që duan të i dalin në ndihmë besoj se mjafon ky numër telefoni,ose

 

gjitha të dhënat mund të i gjejnë te radio"Zëri i Arbërit"

 

www.zëri i arbërit.com

 

Unë nuk di çka të them,u drejtohem kudo njerëzve të mirëfilltë ndihmojeni të shpëtoi jetën ky njeri i shumëvuajtur.Ndihmoni aq sa keni mundësi se të shpëtosh një njeri është gjëja më humane dhe më fisnike.

 

Nga vdekja nuk mund të shërojmë askend,por nga sëmundjet që mund të shërohen nëse e mbështesim mund të ia shpëtojmë jetën.Askush mos të habitet të mendoj se sot është mirë dhe nesër nuk mund

 

të jetë i sëmurë,sepse në jetë provohen të gjitha.Të hapim zemrat të ndihmojmë këtë njeri që ka jetën në pikëpyetje.Vetëm ata që kanë zemër mund të shëron zemra,ai që ka zemrën gurë nuk din çka është

 

dhembja dhe nuk ndihmon kurrë.Mundësisht të bëjmë që kjo letër të bie edhe në sy të krerëve më të lartë të Kosovës,mund të ndodhë që nuk kanë njohuri apo kanë harruar për këtë rast.

 

Ne lutemi nga zemra që secili të gjejë mirëkuptimin dhe ky njeri të shpëtoi,të shpëtojnë gjithë ata që janë të sëmurë,duke shpresuar se krerët tanë udhëheqes të drejtojnë vemendjen drejt popullatës sonë të vuajtur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx