Mendime
Halit Bogaj: Parlamenti i Kosovës arenë gladiatorësh
E shtune, 26.03.2011, 08:58 PM
PARLAMENTI I KOSOVËS ARENË GLADIATORËSH
Nga Halit Bogaj
Dje, duke e përcjellur mbledhjen e Parlamentit të Kosovës,si shpesh hërë, por edhe kësaj radhe ,isha tejet I irituar me klasën tonë politike , e cila nuk po e sheh akoma se çfarë dëmesh kolaterale është duke I sjellur Kosovës, për të cilat pastaj do të fajësohej Qveria dhe Bashkësia ndërkombëtare.Pra vetëm ata/opozita/, shikuar në aspektin e tyre, nuk do t’I kishin fajet.
Tri partitë tona opozitare ishin lidhur inatisht për ta kundërshtuar project buxhetin e Kosovës për këtë vit , duke I dhënë disa argumente,vërtet shqetësuese, por ç’ti bësh kur tanimë jemi në një gjendje të tillë të vështirë materiale,para aktit të kryer dhe nuk kemi rrugë tjetër.Opozita sulmonte sa mundej se nuk duhej të shitej Shërbimi I telekomunikacionit/ngase aty ka shumë të punësuar/, por edhe ajo e di fare mirë se sikur të ishte vetë në pushtet do të duhej gjithsesi të vepronte në mënyrë të njejtë, ashtu siç po e kërkojnë parakushtet e integrimit evropian e që nuk është duke ndodhur vetëm me neve por edhe me mbarë vendet e rajonit.Siç dihe, në atë shërbim do të mbesin të punësuar gati të gjithë punëtorët por edhe mund të ndodhë që t’u zvogëlohen rrogat, në mënyrë që të ndahet fati me pjesën tjetër të popullit për të cilën po pretendohet të rriten pagat nga 30-5o&, e që po çon aq pluhur opozita jonë e nderuar e cila gjatë muajit I merr në parlament nga 5-6 paga mujore të një polici, mjeku, arsimtari ose zyrtari,apo jo?Shërbimit të telekomunikacionit do t’I ndaleshin beneficionet , kur një zyrtal I lartë I tij merr mbi 3000-4000 Euro rrogë mujore/bashkë me dy bonuse të tjera /që I bjen 14 rroga vjetore!Nga kjo del edhe fakti se nëse e duam Kosovën , atë duhet ta bëjmë në mënyrë të njejtë, të gjithë të paguhemi njejtë,e jo të derdhim lotë krokodili dhe nga inati pse dikush paska premtuar rritje të rrogave, tani në çdo mënyrë t’I bojkotojë ato premime që I kishte bërë Kryeministri. As unë më pare nuk e kam pasur në qejf Thaçin por kur po I shoh këta të tjerët, po më bjen në mend ajo thënia’’Ky s’bën,por këta të tjerët s’bëjnë edhe më hiç’’,madje madje ky është duke e respektuar Rugovën e ndjerë shumë më tepër.Opozita,pra është inatosur nga premtimi I Thaçit për rritjen e rrogave, duke harrura se të njejtat premtime për çdo ditë I bënte edhe Sali Berisha.E ç’të keqe ka këtu, nëse premton dhe e bën.Fundja,pas 6-7 muajve edhe nëse nuk do të ketë mjete të mjaftueshme ky popull do ta kuptojë edhe mundësinë e zvogëlimit të tyre.Ne kemi ditur, kemi mundur dhe nga dëshira për ta bërë shtetin, kemi jetuar me dhjetra vjet pa asnjë cent të ardhura personale.Madje, nga patriotizmi radikal,I kemi lëshuar edhe vendet tona të punës për të mos I rënë në gjunj Serbisë dhe për të mos e nënshkruar atë dokumentin e saj famëkeq’’A e pranon Serbinë si shtetin tënd’’?, e cila ishte mënyra më mirë dhe më e shpejtë e saj për t’I hedhur shqiptarët në rrugë dhe për t’I lënë pa asnjë metelik.Atëherë ishim /të gjithë së bahku/madhështorë, krenarë,shpirtbardhë,e pse jo edhe heroikë, por të gjitha këta I bënim ngase na printe kolosi Dr.Rugova, I cili, po të ngritej nga varri do të tmerrohej se çka janë duke bërë ismet beqirat, sabri hamitat dhe eqrem kryezinjë e tij, të cilëve u janë bashkuar edhe disa parashutistë nga partitë tjera të dështuara, siç është njëfarë Teuta Sahatçiu e ‘’Orës’’së Veton Surroit, e cila atëherë, siç e mësonte bosi I saj, nuk lente gjë pa thënë kundër LDK-së.Prandaj shtrohet pyetja, nga I erdhi asaj gjithë ajo dashuri për LDK-në, apo ndoshta nga shkaku pse LDK-ja I është përshtatur mendimeve dhe botëkuptimeve të saj.Ajo për t’u bërë akoma më atraktive ,foli në KTV-në e Vetonit përkitazi me Buxhetin, duke ‘’zbuluar’’ një margaritar se kinse paskan mbetur jashtë pagave edhe 90.000 të tjerë!Kur u përpoq të tregonte se kush ishin ata, ajo tha se janë të rinjtë e papunësuar dhe pensionistët!!!
Demagogët opozitarë, shitnin dushk për gogla.Në njërën anë thoshin se janë për rritjen e pagave,kurse në anën tjetër frikësoheshin se nuk do të ketë mjete materiale, pa u përpjekur në asnjë mënyrë që të gjendej ndonjë solucion për aprovimin e buxhetit.
Në këtë drejtim ata mendonin se e dëmtonin Kryeministrin, por siç shihej nga të gjthë,I bënin shërbime edhe më të mëdha edhe për fitore të tjera në të ardhmen, ngase njerëzit votojnë për ata që brengosen për jetën e tyre e jo për ata që e kanë mire për vete,kurse për të tjerët’’Bëre Zot llugë, siç thotë një shok I imi’’.Ata I kanë harmonizuar fort mirë punët e veta, duke I pasur edhe bizneset e tyre private,të cilat ua tha në fytyrë edhe Thaçi.
Dhe krejt për fund,mos të mendojmë se mund të shkojmë përpara duke qenë kaq destruktivë,ngase Bashkësia ndërkombëtare, të cilën/për fat të keq/kemi filluar ta nënçmojmë, në vend të plusave shënon minusa dhe na lë të presim, të presim e të presim…