E diele, 28.04.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Koment përkitazi me shkrimin tim ''Atifetja presidente''

E shtune, 09.04.2011, 07:56 PM


KOMENT PËRKITAZI ME SHKRIMIN TIM''ATIFETJA PRESIDENTE''

 

Nga Halit Bogaj

 

Sa i përket shkrimit tim në të cilin/kundër B.Pacollit/ ka vjellur pa mëshirë njëfarë Iliri,atij ia bëj të ditur se z.Pacolli mund të gabojë ndonjëherë ngase i përzihen 10 gjuhët botërore të cilat i flet dhe i shkruan/naryrisht jo në mënyrë pefekte, por mund të kuptohet me popujt që i flasin ato gjuhë/.

 

Sa i përket patriotizmit të Pacollit se a është apo jo patriot, ti nuk ke kurrfarë kaçiku për të dhënë vlerësim,por edhe asnjë të drejtë për ta mohuar atdhedshurinë dhe të drejtën e tij për të jetuar në atdhe.Se a ka folur me Millosheviqin apo jo,edhe nëse ka folur atë e ka dërguar Presidenti Jelcin i cili ishte mik i Klintonit dhe në prapaskenë është pajtuar për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, duke i thënë Klintonit se Rusia pajtohet por mos të merret vesh kjo punë.Ti këtë fakt nuk e di o Iliri i mençur dhe i gjithëdijshëm.Bile bile, shikuar nga ky aspekt, edhe Jelcinit Kosova duhet ngritur ndonjë përmendore.Këtë e dine fare mirë edhe serbët por nuk kanë çka bëjnë,disa nga të cilët e kanë thënë dhe e thonë vazhdimisht/se Rusia përherë i ka lënë në baltë/.

 

Sa i përket Pallatit të shtypit që ka kushtuar 15 milion,''ti duhet ta dijsh se nuk ka edhe mirë edhe lirë'',ose siç thotë populli''çorba e lirë t'i djeg buzët''.Ti sigurisht nuk e di as faktin se me punën e Behxhet Pacollit/ në shtëpinë e bardhë presidenciale të Jelcinit/ janë mahnitur Kintoni dhe Zhak Shiraku.Nëse nuk kupton, atëherë është problemi yt,por nëse flet me inat edhe ai është problemi yt.Pacolli ose punon mirë,ose nuk punon fare.Ai nuk punon sikur tenderi i Ismet Beqirit që ia kishte dhënë dikujt i cili një vit të tërë na e vonoi rrugën tonë /duke e lënë në baltë/gjersa e shtroi me kubëza dhe besoni, e bëri më keq se që ishte më parë.

 

Një turp tjetër nga ana jote është se ti flet me bark e jo me kokë të rasyeshme.Ti askund nuk e pranon se çka ka bërë dhe çka është duke bërë z.Pacolli për Kosovën,emri i të cilit është bërë sinonim për të varfërit,të pastrehët dhe të papunët.Lexo pak më tepër dhe mos ia fut kot siç thonë ata të Shqipërisë,por nuk është çudi se ne kështu e kemi zakon për të mos i lënë askund vend njeriut të aftë.Zatën edhe qysh jemi i kemi edhe punët.

 

Këtë koment do ta përfundoja me një thënie të mençme popullore''Kemi parë që njeriu të flasë mbarë e mbrapshtë, por mbrapshtë e mbrapshtë po shoh vetëm te ky farë Iliri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora