Mendime
Krist Gjinaj: Ku është shpata është feja!
E enjte, 07.04.2011, 07:59 PM
Ku është shpata është feja!
Nga Krist Gjinaj
Kur shqiptarët e krishter nuk pranonin që të "turqizohen e islamizo´hen " dhe mbronin fen e tyre apostolike të krishter të cilin e kishin pranuarë me deshirë dhe pa asnjë trysni, atehere shprehja e lartëcekur ishte berë prezente dhe e perditshme për shqiptaret.Si saktesi e kesaj thenje dhe mbeshtetje e këtij fakti ishte se në flamurin islamin gjindej atehere e gjindet edhe sot shpata e islamit.Perderisa ne besimin e krishter nuk kishte asnjë dukuri të dhunes mbi asnjepopull e sidomos ne popllin shqiptarë, shqiptaret për të mbijetuar dhe për të i ikur vrasjeve dhe masakrave , trysnive ekonomike,psikologjike etj , kjo dhunë e islamit do të mbillte tmerr, ankth e frigë mbi popllin shqiptarë i cili nga gjiri i vetë kishte dhenë aq shumë krishterimit dhe tash e tëra rrezikohej të shuhej me dhunë dhe me shpatë në qafë.
"Firmani i Sulltanit, që i jepet argjipeshkëvit Marino Bizzi në vitin 1609, nuk e kishte dhënë mbrojtjen e popullatës së krishterë nga intoleranca turke për të ardhmen. Në periudha të caktuara kohore edhe priftërinjët e krishterë bien viktimë e intolerancës turke. Kështu në vitin 1624 prifti i zellshëm Markus nga Chisagnio, nga një fshat i cili sot nuk ekziston më, burgoset dhe pasi që ai refuzon kalimin e tij në islam vritet. Kufoma e tij, mbas një pagese që kishin dhënë besimtarët e tij për nxjerrjen e saj, varroset në famullinë e vendlindjes." (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
"Sikur të mos e kishim pranuar islamin, ne sot do të ishim serbë ose grekë"
Faktkisht, me një thenje të tillë, shumë islamista janë dhe mundohen të ia ngulin në kokë brezit të ri se islami ishte feja që e mbrojti identitetin kombetar shqiptar, dhe thenje të tilla janë të shpeshta nga shumë " studjus " dhe "historian " e të mos flasim për predikusit e islamit -pra hoxhallaret dhe bashkpuntoret e tyre.
Por për të e studjuar thenjen e tillë, me duhet të mirrem me faktet me konkrete të cilat ketë thenje në anën faktike e hudhin poshtë , sepse kjo është vetem një trillim dhe një tentativ për lidheshmerin " islam-shqiptar " gjë e cila bjen ndesh me njëra-tjetren , qoftë edhe nga pamja fizike,shpirterore, shoqerore, por edhe nga shtrirja gjeografike.
Edhe ne Kuran por edhe nga vetë Muhamedi , është e udhezuar që të luftohen jomuslimanet deri përsa ata të mos e paguajnë gjizen dhe të mos e pranojnë islamin , cka në faktet vetem një thenje e tillë deshmon kjart një dhunë të ushtruarë njejtë mbi popllin shqiptarë me ardhjen e pushtimit osman dhe atij islam në tokat arbnore.Edhe pse islami nuk u pranua kurrë totalishtë dhe shpirterisht tek shqiptarët , ai ishte i praanishem aty si një nevojë e mbijeteses dhe egzistences ekonomike por edhe asaj fizike.Edhe pse , sigurishtë se shumë deshironin të ri-ktheheshin në fen e vetë të krishter, prapë se prapë cdo gjë ishte e ndaluar edhe nga perandoria osmane dhe feja por edhe nga vetë thanja e Kuranit dhe Muhamedit se " Ne islam , nuk ka kthim mbrapa " .
"Vijohet të flitet se procesi i islamizimit ishte proces i pakthyeshëm. Sipas këtij rregulli, në rast se një person dëshironte të rikthehej në fenë e krishterë, ai pësonte dënime të rënda, burg ose dënim me vdekje. Por asnjëherë nuk është sjellë ndonjë shembull sidomos në kohët e reja (me ndonjë përjashtim shumë të rrallë), që ky rregull të ketë gjetur zbatim, kur dihen dhe janë të dokumentuar mjaft raste të rikthimit, madje, në masë të laramanëve në besimin e të parëve." ( G.Shpuza-Laramania fenomen fetar te shqiptaret)
Por , mbi të gjitha shtypjet, vrasjet , mundimet, feja e krishter ruhej në shpirtin e shqiptarit , dhe për ketë shkak , shqiptari nuk ishte i përshtatshem dhe as që është i përshtatshem të identifikohet si një njeri me kulturë, veshje e tradita nga gadishulli arab dhe ai aziatik.
"Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike" (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
"Te laramanët duheshin disa breza që një gjini ose familje të kalonin nga pranimi formal i besimit kuranik, në vënien në praktikë të parimeve themelore të fesë së re." (G.Shpuza-po aty)
Mirpo, për të e siguruarë sundimin dhe egzistencen e vetë dhe forcen ushtarake në token e Ballkanit por edhe të Evropes, Pernadoria Osmane filloj që të e rrisë dhunen edhe me shumë kunder " kryeneqve " duke përdorur si cdo here shpaten si urdheres dhe simbol islam por edhe dhunen shpirterore e ekonomike ndaj shqiptarve që në fakt nuk ishin aspak të lidhur me islamin por vetem në formalitet dhe të detyruarë nga dhuna dhe friga.
"Në fillim të shek. XVII në islam kishte kaluar përafërsisht e 30-ta. pjesë e popullsisë shqipatre" (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
"Shtytjen për t‘i dhënë fund kësaj gjendjeje të dyzuar të laramanëve e dhanë luftërat austro-turke. Pas tyre vërehet kalimi i popullsisë katolike në islam me ritme shumë të shpejta dhe përmasa shumë të gjera. Vetëm ekzistenca masive e laramanëve mund të shpjegojë këto ritme dhe këto përmasa. Kështu, brenda disa dhjetëvjeçarëve, u realizua kalimi në masë i shqiptarëve në islam, çka nuk kishte mundur të kryhej në ato përmasa për dy shekuj e sa. " (G.Shpuza-po aty)
Por prapëseprapë, krishterimi do të ruhet në zemren dhe shpirtin e cdo kuj që e ndinte veten shqiptarë.
"Në rajonin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri në mesin e shek. XIX kishte një numër të madh të këtyre katolikëve të fshehtë. Në të vërtetë Koncili Kombëtar Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur që këtyre të mos u ndahen sakramentet."(Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
"Gregor Mazreku, duke folur për argjipeshkvinë e Shkupit (Prizrenit) shkruante: "Disa thonë, e janë shumë, që më zemër janë të krishterë, vetëm e kanë ndryshuar emrin për të mos paguar tatimet e turqve, për këtë thojnë... zotëri i dashur, ejani të më rrëfeni e të më kungoni fshehurazi".(DOm Shan Zefi -Krishterimi ndër Shqiptarë - Simpozium Ndërkombëtar - Tiranë, 16-19 Nëntor 1999)
Të njohura janë dukurit të cilat me pameshirë e vrisnin shpirtin e shqiptarit kur i merrnin djalin dhe e dërgoninpër stervitje neper kampet ushtarake neper të gjitha vendet e botes dhe më ai nuk kthehej fare dhe shuhej së menduari si gjakë shqiptari.Vriteshin e vareshin prifterinjë,njerzit kundermonin nga era të vdekur neper rrugë ,pra ishte dhuna dhe terrori që të e turqizonin dhe islamizonin total shqiptarin.
"Gjithënjë kishte akte të rënda të dhunës nga ana e pushtetarëve turkë ndaj klerikëve katolikë. Kështu në vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundër vazhdimësisë së një konkubinati mes një vajze katolike dhe një djali musliman. Trupi i tij është blerë nga besimtarët e tij dhe është varrosur në gërmadhat e kishës Sergios-Backhos të Bunës.Të njëjtin fat e kishte edhe pasardhësi i tij, Anton IV., në vitin 1718 vetëm se ndikimi i tij i madh në popullatë për organet turke merrej si i rrezikshëm. Tri ditë me radhë trupi i tij kishte qëndruar i pavarrosur, nga frika prej turqëve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kështu fshehurazi në një natë me stuhi në vendin ku ishte vrarë e fusin në dhe. Shumë më vonë trupi i tij transferohet në një kishë.
Në vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshëm për fe françeskani Antonio de Saranta. Pasi që ai megjithë premtimet që i jepen e refuzon kalimin në islam, ai varet. Trupi i tij vendoset në kishën në Plant.Pas këtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtë e mëvonshëm frikësoheshin të rezidonin në Shkodër. Kështu ata jetonin në rrethinë, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnë përsëri në qytet." (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
Thenja dhe genjshtra se islami është pranuar me deshirë dhe jo me tehun e shpates ose me shtrengime të lartëcekura i bie njejtë sikur të themi se komunizmi u pranua me deshirë nga shqiptaret , cka në fakt këto të dyja janë një ideologji dhe një qellim , pra humbjen e identitetit kombtarë dhe lidheshmerin ideologjike të cilen tashme e njofim.Komunizmi nuk pranon askend perpos ideologjis se vetë dhe të njeten e vepron edhe islami,pra kjo është thjeshtë një teori për të e kuptuarë cdo kush.
Se behej shlyerja e identitetit nen shpaten islame ne token tonë kemi shumë të dhëna.Ndrrimi i emrave , kombsis, fes, fisit, marrja e pasuris janë dukuri të njohura historikishtë në historin shqiptare.
"Pjetri, i biri i Markut, bëhet Ali i biri i Abdullahut. Emri i parë është emri i islamizuar, kurse emri i dytë: Abdullah, në vend të emrit të babait të krishterë, emri i të cilit nuk duhej të përmendej. Abdullah, do me thënë, rob i Zotit. (Turski dokumenti za Makedonskata-istorija, IV, (1 818-1827), Skopje, 1957, 8.)
Nga komuniteti i taraphanës të Novobërdës, më 1669/70 përmenden: Muslih, i biri i Abdullahut; Perviz, i biri i Abdullahut; Rexhep, i biri i Abdullahut; Ibrahim, i biri i Abdullahut; Jusuf, i biri i Abdullahut; Hasan, i biri i Abdullahut; Hamza, i biri i Abdullahut."(TKM. Ankara, Defter-i Mussafal-i Livâ-i Vlçterin, f. 1.)
" Prej të islamizuarve të parë të Gjakovës (1571) ishin: Sylejman, i biri i Abdullahut; Hyseini, i biri i Abdullahut." (Dr. S.Riza)
Si e shofim më lartë, thuja se gati të gjithë shqiptaret emroheshin me emerë Abdullah ndersa meri i babes nuk guxonte të shkruhej e as të figuronte, cka nenkupton kjart asimilimin e shqiptarit në tersi , e sot, me një turp të madhë shumë mbajnë emra të armikut dhe të atyre që deshti të na e humbë faren tersishtë.Fal asaj se shqiptaret edhe nga kjo trysni , me dinjitet mbanin fen fshehurazi dhe ruanin emrin e të parit të vetë, perderisa hoxhallaret e shitur neper xhamia u impononin se ata duhet të jenë veq turq e musliman e jo kaurr si shpreheshin ata.Ka të tillë hoxhallarë të cilet edhe vetë ruanin fen e krishter edhe pse faleshin dhe luteshin në xhami.
"...... në jetën e tyre të përditshme tregoheshin myslimanë, madje, dhe praktikantë, se merrnin pjesë në ritet që zhvilloheshin në xhami, si falje, bëheshin synet (rrethpriteshin) dhe, natyrisht, nëse pyeteshin, deklaronin atë që e kishin konfirmuar vetë me vullnet të plotë para autoriteteve, se ishin myslimanë, madje edhe kur vdisnin trajtoheshin si të tillë duke u varrosur në varrezat e myslimanëve, por, nga ana tjetër, në shtëpitë e tyre pagëzonin fëmijët, rrëfeheshin dhe krezmoheshin dhe natyrshëm kremtonin krahas festave myslimane dhe ato kristiane e tjerë. Gjithë ky qëndrim diktohej thjeshtë nga interesi për të ruajtur pozitat ekonomike dhe shoqërore të siguruara pas deklarimit zyrtar të pranimit të besimit islam." (G.Shpuza)
Por , duke e ruajtur identitetin kombetarë dhe atë fetarë, fshehurazi ata martoheshin mes veti , por ishte një kujdes i madhë që martesa të mos behet permes atyre që janë deklaruar haptazi se janë musliman , sepse në ketë deklaratë gjindeshin edhe të panjohurit që në fakt nuk mund të ishin shqiptarë, si të dhënat më poshtë:
Në vitin 1455 kalaja e Novobërdës kishte 50 ulufexhinj (ulûfeci). Të gjithë ishin muslimanë, por, veç një numri shqiptarësh, janë pjestarë të etnoseve dhe të vendeve të ndryshme; Hungarezë (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; Boshnjakë: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; Kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; Shqiptarë: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetër); Vranjas: Hamza; Pirotas: Dogani; Vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; Tërnovas: Karaxhozi, Hamza; Beligradas: Shahini; Nikopolas: Aliu; Tatarë: Aliu; Ilazë: Musa, lusufi; Shkupjanë: Mustafa; Dramas: Jusufi, Ismaili, etj, etj.(H. Hadzibegiç, a Handziç, E. Kovaçeviç, Oblast Brankovica, 209-210.)
"Katolikët e islamizuar martoheshin me të krishtera dhe jo me vajza myslimane, duke deklaruar se nuk donin që emri i krishterë të zhdukej prej shtëpive të tyre." (G.Shpuza)
Pra ,ishte krishterimi ai i cili e ruante identitetin kombetarë shqiptarë e jo aspak islami , e krishterimi është ai që ruan identitetin kombetarë edhe sot, dhe ruajti edhe ne kohen e komunizmit, ku nder ata që u masakruan me shumë, u vranë dhe u burgosen në kohen e sistemit komunist ishin me së shumti të krishter e sidomos kleri katolik i cili me shekuj dëshmoj etjen për lirin dhe të miren e kombit shqiptarë.
"Qëkur Sulltan Selimi i II. më 1569 urdhëron konfiskimin e të gjitha të ardhurave të kishave të krishtera të Perandorisë (përveç në Konstantinopojë, Brussa dhe Adrianopol) bashkësitë e krishtera bien në një gjendje edhe më të pavolitshme. Falë vetëm gatishmërisë për flijim apostolik dhe qëndrueshmërisë së françeskanëve, që kishin marrë përsipër punën baritore-shpirtërore gjithëkund nëpër provincat turke në shekujt vijues në territoret katolike është mundur të kryhen punët baritore-shpirtërore. Mirëpo ky veprim u ka kushtuar me vdekje martire shumë françeskanëve misionarë guximtarë." (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
Ishin të krishter dhe janë të krishter të gjithë ata që i thonë vetes shqiptarë, sepse, këta mbijetuan si komb fal mbajtjes së tyre në trungun e krishter që si laramanë ruejten identitetin e tyre kombetarë, perndryshe , islami do të i shkrinte në turq dhe arab, e sot , duhet të jetë obligim moral i cdokujë që të ri-kthehet në rrenjen e kombit të vetë , ne identitetin e dhunuarë dhe të humburë, ne rrenjet e të parve të vetë.
Pjetër Mazreku, në relacionin e tij të vitit 1633, tregon se si u islamizua, pothuajse, e gjithë popullsia Hasit të Prizrenit: "Hasi është i banuar nga një numër i madh shqiptarësh nënshtetas të turkut, në mënyrë që, meqënëse dukagjinasit nuk duan të quhen vasalë të turkut as për titull të vasalazhit as për detyrë të haraçit, kështu këta (të Hasit) kaq fort kanë qënë marrë me të keq, sa që shumë ose pothuajse të gjlthë janë bërë turq duke ndryshuar vetëm emrin pa e pasë mendim që të mohojnë fenë me zemër"
Por , deshira dhe dashuria për lirim nga zgjedha osmane nuk shuhej , dhe prapëseprapë, kleri katolik do të benë cmos që të mblidhen shqiptaret dhe të ngriten kunder sundusit gjakatarë, një sundusi që perdhunosi cdo gjë shqiptare.Si Bogdani , Budi dhe shumë të tjerë do të pregaditeshin popllin për një lidheshmeri me Evropen e krishter dhe për një mbeshtetje të krishter nga Evropa.Mirpo, këto kryengritje u shuan shpejt dhe poplli akoma mbeti me sy të kthyer kah Evropa dhe kah besimi i krishter.
"Shqiptarët katolikë të Veriut i ishin bashkangjitur depërtimeve të ushtrisë austriake kundër turqëve (1689). Kur tërhiqen austriakët këta shqiptarë, për ta shpëtuar jetën e tyre, ishin të detyruar ose të iknin bashkë me austriakët ose të islamizoheshin në mënyrë sipërfaqësore ku duhej të merrnin emra turkë dhe të shkonin në xhami, mirëpo ata feshehtasi e jetonin jetën dhe zbatonin ritet katolike. Këta kriptokatolikë emrohen si „laramanë“."(Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
Nuk jemi hije as nuk duhet të mbesim.
Nën sundimin osman , shqiptaret ngriten koken shpesh dhe pa nderpre për liri dhe të drejtat e tyre, por , ne shumë faqe të historis të shkruar nga mashtrusit thuhet se :
" Të krishter e musliman " , por duke e veshtruarë në anen faktike , këta të ashtuquajturë musliman nuk ishin musliman në shpirt por ishin vetem ne emerë dhe nuk munden të futen në vargun ose hijen e muslimanve , sepse ata që ishin musliman kishin fituar pozitata e veta të spahinjeve dhe nuk qonin koken kunder padishahut, e për ketë , duhet pasur kujdes e të mos mbeshtetemi vetem në emra musliman të cilet në fakt janë të krishter të islamizuarë nga dhuna dhe ne defteret osmane shkruhen vetem si musliman.Muslimanet ishin bashkpuntoret e perandoris osmane dhe ishn po ata që dërgonin njerez që të e mbrojnë padishahun e jo token shqiptare.
"Kur lufta Ruso-Turke e 1829 mbaroj , Sulltan Mahmudi i II gjeti zgjidhje duke car mosbindjen dhe gjysem-pavarsin e bejlerve Shqiptar. Ne 26 Gusht 1830, Komandanti, Mehmed Reshid Pasha, i ftoj te gjith bejleret e jugut ne Manastir me preteksin se do ti shperblente per legjimitetin e tyre per Porten; 500 prej tyre u vran tradhtisht. Me ne fund, ne 1865, ne menyr qe te pengonte kerkesen nga Shqiptaret per barazi ne te ardhmen vendi u nda ne kater vilajete ai i Shkodres, Manastiritt, Janines dhe Kosoves(e shtuar me 187 , secila me guverrnor dhe garnizon turk". (M.Vicker-Islamizimi ndër shqiptarë)
Shqiptaret nuk mund të harronin se si osmanlijtë me dhunë rrenuan një numër të madhë kishash të cilat ishin të baballarve të tyre e të cilat u shndërruan në xhami,pra në këto xhami që sot thrrasin erzanin me të madhe duke konfirmuar fitoren mbi krishterimin,mbi gjakun e shqiptarve, mbi gjakun e të parve që u kan harruar edhe emrin dhe fisin e krahinen,të vujturat , sakrificat-e kjo është një pergjegjsi morale për të gjithë.
"Në qytetin e (An)Tivarit Katedrala e Shën Gjergjit shëndrrohet në xhami, ndërtesa argjipeshkvore bëhet rezidencë e guvernatorit turk. Nga 20 kishat e qytetit dhe 10 të rrethit, kursehen vetëm ajo e Shën Elisë dhe Shën Marisë „in Suburbana“. Shenjtëroret tjera plaçkiten dhe shkatërrohen, konfiskohen pasuritë e kuvendeve (manastireve) dhe kishave. Një pjesë kalon në duart e ortodoksëve. Prej përafërsisht 30 Abacive të Benediktinëve dhe Bazilianëve (poashtu dhe Abacia e Shën Marisë e murgeshave - femrave - në Rotazio në bregdet, Abacia e benediktinëve në (An)Tivari dhe nga 7 kuvendet (manastiret) e françeskanëve, që e bënin provincën shqiptare, asnjë nuk i ka shpëtuar kësaj katastrofe. Katolicizmi që në sytë e turqëve ishte si religjion i armikut të vjetër Venedikut, e që ishte i urryer, duhej tani të zhdukej përfundimisht." (Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
Shqiptaret me një dinjitet të madhë kan mbrojtur identitetin e tyre kombtarë e fetarë,krejt fal besimit të krishter.Sot shqiptaret duhet të vetdijsohen dhe të largohen sa më shumë nga propaganda islame dhe ajo asimiluese e cila në krye të saj ka edhe "historian ",hoxhallar,gazetarë të cilët me siguri se nuk mund të jenë gjakë shqiptari sepse shqiptari nuk shkel mbi gjakun e shqiptarit.Shqiptari nuk duhet të mbetet rob i të së kaluares se hidhurë i të se kaluares së përgjakshme nga dhuna islame.
Se islami së bashku me turkun e mbrojten shqiptarin nga ndonjë asimilim kjo është një dogmë , mashtrim dhe genjeshter , sepse Arvanitasit dhe Arbereshet nuk u asimiluan por ruajten identitetin e tyre traditen dhe zakonet e këta iken për të i shpetuarë dhunes, barbaris dhe masakres turke, iken që të e ruajnë fen e të parve.
Në kohen e pasluftes kur Turqit ne bashkpunim me Jugosllavin ndikuan ne pastrimin etnik të shqiptarve duke i dërguar nëper ishujt e Turqis, duke jetuar ne kushtet më të veshtira, duke u ndaluar gjuhë , emerë e mbiemerë dhe në fund duke i asimiluarë në mënyren më totale.
"Ky islamizim (“turqizim”) Shqipërinë, që më parë ishte e krishterë – në jug ortodokse dhe veri katolike - gjatë shekullit të XVI dhe XVII, e bën një vend me mbizotërim musliman. Vërtet se ka zgjatur shumë, shumë gjatë derisa ky religjion i sunduesëve bëhet religjion popullor, në tërë territorin me popullatë shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhë dhe kështu religjioni sundues u përhap në trojet e popullit shqiptar."(Georg Stadtmüller: Islamizimi te shqiptarët)
Islami , si lexojmë edhe me lartë nga njohesi i mirë i historis shqiptare, nuk është asgjë tjeter përpos një religjion sundues.
Perse disa "shqiptaret" krenohen me ketë, si ka mundesi që shqiptaret të jenë krenarë se janë pushtuar, vra e sakatosur ndër shekuj nga ky islam..!!
Si ka mundesi që udheheqesit shqiptarë shpallin si vlla dhe qytetar nderi turkun i cili deri me sot kurrë nuk kërkoj falje për të bemet e tij në popllin shqiptarë.
Shqiptarë, vetdijsohi dhe mos bjeni viktim e mashtrimeve islame.