E diele, 28.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Uka: Një temë për çmimin Saharov

E shtune, 09.04.2011, 07:03 PM


Një temë për çmimin Saharov

 

Nga Blerim Uka

 

Dihet se Kanuni i Lekë Dukagjinit lexohet shumë në botë. Kjo gjë është një katastrofë kombëtare që dikush të na paragykojë sipas Kanunit, i cili na kthen në mesjetë dhe na e jep në botë imazhin e një populli të prapambetur dhe të paqytetëruar. Përveç imazhit të keq që na jep në botë, Kanuni e çorodit vetë shoqërinë shqiptare në shumë aspekte, siç është nxitja e krimit me paramendim apo gjakmarrjes. Për këtë arësye, një libër që e kritikon Kanunin, ku e paraqet anën tjetër të medaljes, qoftë për imazhin e kombit në botë qoftë për ngritjen e vetëdijes së vetë shqiptarëve është mëse i nevojshëm.

 

Mund të shtrohet pyetja: Një libër i tillë a do të mund t'ia sillte autorit çmimin Saharov? Unë mendoj se po. Të shohim arësyet:

 

Kanuni e nxit vrasjen me paramendim. Po t'i shikojmë paragrafet 837 deri 917 do të konstatojme se si udhëzohet zënja e pritës, si duhet ushqyer bashkëpunëtorët e krimit, si bëhet vrasja, si kthehet kufoma mbarë, si shkohet për të ngëne drekë para syve të anëtarëve të famljes së të vrarit gjatë varrimit.

 

Kanuni e nxit trafikimin me qenie njerëzore. Neni 19 thotë tekstualisht:

“Çmimi, qi nepej e nepet per gra. Çmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetë e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshësh.Çmimi i kanus së vonë perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.” Sidomos serbët e përdorin këtë aspekt për t'i paraqituar shqiptarët nëpër filma, emision televizive, letërsi e tjera si shitës të femijëve të tyre dhe blerës të bashkëshorteve.

 

Kanuni e favorizon konfliktin në çdo sjellje të jetës së përditshme. Shikoni:

Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.

§.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.

§.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.

§.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,

§.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.

§.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.

 

Kanuni i kodifikon në mënyrë sharllatane disa bestytni e budallalëqe. Në asjë shoqëri dhe në asnjë shkallë të zhvillimit të njerëzimit nuk i ka kodifikuar kush në botë si ligje bestytnitë si:

§.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me veshë e me iu afrue nuses.

 

Çmimi Saharov jipet çdo vit më 10 dhjetor nga parlamenti evropian për lirinë e mendimit. Një shumë prej 50.000 euro dhe një diplomë mirënjohjeje i jipen laureatit për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Dy shqiptare e kanë fituar tashmë këtë çmim: Rugova dhe Demaçi.

 

Kanuni i cënon të drejtat dhe liritë e njeriut. Në rast të vrasjes, qoftë me paramendim apo jo, familja e ndershme e Kanunit apo edhe fisi i të vrarit shëndërrohet në një organizate kriminale. Ajo organizatë terroriste nuk e kërcënon me vdekje vrasësin sepse (në kohën tonë) noralisht ai është i burgosur për vrasje. Ajo organizatë i kërcënon të pafajshmit. Njerëz që duhet ta mbajnë familjen duhet të ngujohen. Madje edhe fëmijët mashkuj duhet të ngujohen dhe nuk mund të shkojnë në shkollë. Nëse ndokush me mendje të ndritur nga njëra famlje apo tjetra deklarohet se nuk do të përfshihet në gjakmarrje, qoftë për t'u vrarë apo për të vrarë, kjo gjë nuk pranohot nga Kanuni dhe nga mentaliteti i krijuar nga Kanuni. Mu për këtë arësye një analizë kritike e Kanunit do ta mbronte lirinë dhe të drejtën e njeriut në bazë të kritereve të bashkësisë evropiane.

 

Siç mund të kontstatohet gjatë leximit të Kanunit, gjakmarrja nuk është i vetmi fenomen që e çorodit shoqërine shqiptarë. Këtë mund ta konstatoni vetë duke e lexuar veprën e plotë të paraprirë nga parathënia e Gjergj Fishtës në adresën: www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com

 

Shpresoj se ky shkrim do ta influencojë, diku në trojet shqiptare, një penë të guximshme dhe energjike që t'i përvishet punës. Shpresoj gjithashtu se një shtëpi botuese do ta organizojë një konkurs për një libër ku i bëhet një analizë kritike Kanunit në të mirë të mbarë shoqërisë shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora