E diele, 28.04.2024, 07:36 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Kosova në varfëri e në krizë politike, mos ka filluar ta humbas ecjen e saj te mbarë!?

E shtune, 09.04.2011, 07:43 PM


Kosova në varfëri e në krizë politike, mos ka filluar ta humbas ecjen e saj te mbarë!?

 

Nga Ymer Halimi

           

Siç po flitet dhe vërtet kështu edhe është: kemi krizë politike e do te shtoja edhe krizë te moralit politik. Kjo krizë ka zanafillën më të hershme dhe është më e thellë, se sa që duket në rastin e parë, dhe nuk arrin dot të tejkalohet as me kryetar konsensual, e as me ndërrim të nenit në Kushtetutë. Mund të jetë kryetari koncensual një zgjedhje e përkohshme, por jo afatgjatë.  Po u analizua hollë e hollë,  vetë Kushtetuta gjeneron krizë politike të thellë, së paku për ata që e njohin politikën. Prandaj, pa hyrë në këtë sqarim të kushtetutës, krizën politike e ka shkaktuar  klasa politike që udhëheqë në Kosovë. Vërtet,  janë këta politikan, apo janë individ që kanë vendos te merren me politikë, pa i njohur konceptet themelore politike!? Sipas kësaj që është zhvilluar në periudhën e pasluftës, dhe gjendjen në të cilin ndodhet shteti, në përgjithësi, këta politikan që udhëheqin sot i takojnë grupimit te dytë. Pse? Se po udhëheqin me grupe njerëzish, me të cilin kanë kontaktin, në një formë, miqësie, klanore, grup interesi e të kontrolluar nga një individ apo grup individësh. Nga ana tjetër kanë shkallë të  lartë mosbesimi ndaj te tjerëve. Si te jetë një psikologji nga organizatat e nëntokës. Udhëheqin pa platformën politike e profesionalizëm. Vetëm te kujtojmë vendimin e fundit tek miratimi i buxhetit, ku vendoset rritja e pagave /që nuk ka mbështetje të ligjeve ekonomike/,nga një buxhet taksash i cili kryesisht mbushet nga e hyrat e doganimit te mallrave e jo nga te hyrat e rritjes ekonomike.  Dhe shi për ketë, sot ne Kosovë, kemi çmimet me te larta te mallrave se ku do ne rajon. Prandaj nuk është me rëndësi vlera numerike e pagës, sa është me rendësi fuqia e saj blerëse. Pastaj miratimi i privatizimit te PTK-se, me ligjin për buxhetin, është një argument shtesë se vërtet kjo qeveri është e papërgjegjshme. Privatizimi me çdo kush, pa ndonjë analize, i asetit me te fortë të shtetit, për ta mbushë arkën e zbrazur e te abuzuar të shtetit, është shokuese. Mos po behet përpjekje për te qenë pranë kontratës në formën e rusit “alla Abramoviq”?!  Qeveria në vend që të ulën shpenzimet ajo i rriti, që është një paradoks i kohës në të cilën jetojmë. Vëreni sot te gjitha punishtet e ndërtimit të rrugëve pushojnë.

Të mos  harrojmë, se varfërimi i shtetit nuk vjen vetëm nga mospuna, por aq më shumë e aq me shpejte varfërohemi kur punohet keq, e qëllimshëm keq. E,  shteti ne varfëri e humb funksionin primar dhe bëhet anarkik, tiranik.

Nga ana tjetër siç veprohet, karshi shtetit,  a mund te jetë nga se, për një shekull rresht kemi zhvilluar konceptin e luftuës për liri; luftë kundër pushtetit dhe shtetit, që është shumë  ndryshe nga koncepti i bërjes së institucioneve dhe funksionimit të shtetit!? Thjesht, fitimi i lirisë nuk është i njëjtë me kultivimin e lirisë dhe ngritjes së kapaciteteve te shtetit. Sa shihet, koncepti i luftës për liri ka mbetur koncept politik, në gjithë spektrin politik, ku më shumë e ku me pak, por sot nuk është i favorshëm.  Më pastaj, po shprehet shumë koncepti i vet-shpalljes triumfues dhe mohimi i të bëmave të të tjerëve. Për shtetin, digastieret dhe arritjet e shtetit, politikanët flasin ne veten e parë, veçmas të ekzekutivit. Kjo është pasqyrë  e politikanëve primitiv, apo një ç’rregullsi psikologjike e tyre. A mos është kjo një alibi, që sot ne Kosovë, klasa politike  të jetë klasë multimilionerësh, kushtimisht, që janë bërë të famshëm, pa lavdi, dhe e kanë  ngulfatë shtetin ligjor për te cilin u derdh aq shumë gjak, e u be aq sakrificë e kombit!

Ja vlen një krahasim. Vetëm të përfytyrojmë  sjelljen, në pas luftë,  të Gjermanëve, Francezëve, Anglezëve,  e kombeve te tjera, edhe te lindjes,  ku populli dhe politikanët e tyre në pasluftë, shtrënguan rripin; të gjithë vendosën të presin në rend për gotën e qumështit e rriskën te bukës. Ashtu si edhe sot në fatkeqësinë e tërmetit i sheh popullin japonez. Shtuan kohën e punës, duke lëne vetveten në shërbim të shtetit dhe lirisë se tij, dhe asnjëherë duke mos u veçuar individi meritor nga e përgjithshmja. Ndërsa te ne ndodhi e kundërta. Çdo gjë qe ishte e shtetit, mundësisht të kalohej në privatësi personale a partiake, bile edhe dëshmorët. I gjithë shteti, kërkohet të kthej në funksion tek interesi i politikanit. Më pastaj veprimi më i vogël për shtetin kërkohet te shpërblehet në mënyrë maksimale prej shteti. Po të shikohen të hyrat e “politikaneve” nga bisedimet që ishin në Vjenë, janë shokuese. Prandaj, kriza është shumë dimensionale dhe jo lehtë i gjendet zgjidhja.

Atëherë, si te veprohet?

E besoj, se në asnjë mënyrë në këtë faze s’është e dobishme të shkohet në zgjedhje.

Me çdo kusht, Kryetari i shtetit të jetë jashtë partiak, çka edhe ka mundësi.

Partitë politike, të kapin momentin që të bëjnë kthesë te vetvetja, dhe të akordojnë që zgjedhjet paraprakisht te përcjellën me ligje dhe të bëhen në afatin sa me te shkurtër. Koalicioni te vazhdoj funksioni deri në kohë të detajuar.

 Ne këtë periodë kohe, të luftohet për shtetin ligjor, i cili garanton votë te lirë e demokratike. Të  nxirret ligji që demokratizon jetën politike brenda partive politike. Të detyrohen rotacionet në funksion, dhe zgjedhjet e brendshme partiake të jenë demokratike e të monitoruara. Pa demokratizim të brendshëm partiak, nuk ka, assesi nuk ka demokratizim të shtetit.  Të nxirren  para gjygjit   keqpërdoruesit e votës. Të ndërrohet ligji zgjedhor, një votë një kandidat, dhe disa zona zgjedhore, që është edhe kërkese e opinionit publik.  Te nxirret Ligji për prejardhjen e pasurisë, për çdo individ, dhe Ligji i konfiskimit të pasurisë. Pa konfiskimin e pasurisë dhe ndëshkimin e abuzuesit asnjëherë nuk arrihet e ndalet abuzimi. Te nxirret Ligji i lustrimit, të zbatohet për ata që hyjnë në garë politike . E gjithë kjo mund  të arrihet me një synim te pjekur  për një kohë optimale e të mbahen zgjedhjet më të ndershme e më demokratike.

 Prandaj, kriza politike nuk do te zgjidhet aq thjesht, për derisa nuk ndërron filozofia politike e pushtetarëve për shtetin. Kriza politike do zgjas po aq sa këta pushtetar janë në politikë e të pa përmirësueshëm. Zgjidhja e përkohshme  e krizës mund të jetë fillimi i zgjidhjes afatgjate, kur në themelet e se cilës vendoset afatizimi i  veprimit për një zgjidhje afatgjate. Sa duket është një çast i mirë nga shihet fillimi i fundi te një praktike, për dhjete vite, qeverisjeje te papërgjegjshme. 

 

Prishtinë, 06.04.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora