E diele, 28.04.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Kush i duhet më tepër Elbasanit?!...

E shtune, 09.04.2011, 07:57 PM


KUSH I DUHET MË TEPËR ELBASANIT?!...

 

Nga Arben LLALLA*

 

Sapo ka filluar fushata për zgjedhjet e kryetarëve të pushtetit vendor. Kjo fushatë, sipas gjasave, do jetë shumë e ashpër, sepse pushteti qendror i qeverisur nga koalicioni PD dhe LSI kërkon të vërtetojnë se zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë të mbajtur në qershor 2009 ishin të lira dhe demokratike. Duke hedhur kështu poshtë akuzat e opozitës për manipulime dhe vjedhjesh votash. Ndërsa PS dhe aleatët e saj duan të vërtetojnë se kanë mbështetjen e shumicës së votuesve shqiptarë dhe se zgjedhjet e 2009 nuk ishin të lira dhe demokratike. Luftë e ashpër politike pritet të jetë në bashkitë e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Durrësit. Për arsye se, këto bashki, për disa vite udhëhiqen nga përfaqësues të suksesshëm të Partisë Socialiste.

Në qytetin e Elbasanit përballë do të jetë kryetari aktual, z.Qazim Sejdini i PS, i cili kërkon një mandat të dytë për të përfunduar projektet e premtuara, për të cilat vazhdojnë punimet dhe ish-deputeti i PS që vetëm pak kohë më parë u anëtarësua në LSI, z.Durim Hushi. Lufta midis dy kandidatëve pritet të jetë e fortë se kush e meriton votën e elbasanasve për katër vitet e ardhshme.

Kryetari aktual i bashkisë, z.Sejdini, me të drejtë kërkon vazhdimin e mandatit, sepse tashmë është i vërtetuar si një njeri që di të udhëheqë Qytetin e Arsimit. Ai është njëri ndër Kryetarët e suksesshëm të Bashkive të Botës, i shpallur në fund të vitit që shkoi. Ky vlerësim erdhi pasi Komisioni Ndërkombëtar, gjatë vizitës që bëri në Elbasan, vërejti ndryshimet e mëdha gjatë viteve kur këtë qytet e udhëhiqte z.Sejdini.

Qazim Sejdini, me urtësinë që e karakterizon elbasanlliun edhe pse nuk kishte shumicën e Këshillit të Bashkisë, diti të menaxhojë me kujdes dhe drejtësi qytetin e Kristoforidhit dhe të shumë figurave të ndritura kombëtare. Që kur u zgjodh në krye të bashkisë së Elbasanit, u ndje një ndryshim pozitiv në zgjerimin e rrugëve, sistemimin e rregullsinë e qarkullimit rrugor dhe një sërë zhvillimesh të tjera pozitive. Qyteti i Normalistëve nuk do të ishte më një qytet me bulevard të rëndomtë, por me një shëtitore madhështore që do ta kishte zili çdo qytet tjetër.

Si pasojë e ndryshimeve thelbësore në infrastrukturë, përkujdesjeses së vlerave artistike, historike dhe kulturore, në tetor të vitit 2009, bashkia e Elbasanit u vlerësua me Çmim Ndërkombëtar në Panairin e Turizmit të mbajtur në Zvicër. Ky vlerësim, i bërë nga Komisioni i Turizmit Ndërkombëtar, ishte shpërblimi për punën e suksesshme të kryetarit të Bashkisë, z.Sejdini dhe ekipit të tij, me moton: “Për një qytet të pastër, kulturor dhe turistik, ndërtimin e një ekonomie me rregulla, për të tërhequr investitorë të vendit dhe të huaj”.

Kryetari aktual, Qazim Sejdini, vjen në politikë nga fusha e biznesit. Në fillim atij iu besua detyra e prefektit të qarkut të Elbasanit dhe në zgjedhjet e vitit 2007 konkuroi për kryetar bashkie duke fituar besimin e qytetarëve. Pra, ai nuk është një njeri i dhomave të fshehta të politikës shqiptare, ku me votat e qytetarëve mund të bëhet biznes për përfitimit personal. Kryetari aktual i bashkisë, i cili për katër vite tregoi se e meriton votën e elbasanasve, premton se edhe në vitet e ardhshme do jetë pranë qytetarëve të thjeshtë, duke treguar shpirtin human që e karakterizon.

Kandidati i koalicionit të djathtë, z.Durim Hushi, konkuron për kryetar bashkie me një biografi të dyshimtë politike, me lojëra jo të pastra dhe pazare me votat e qytetarëve. Ai ka qenë dikur prefekt i Qarkut të Elbasanit. Dy herë ka gëzuar mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Por z.Hushi ka edhe një të shkuar të dyshimtë në kohën e diktaturës komuniste, për të cilën shpeshherë është munduar ta fshehë. Në fund të viteve 1980, Durim Hushi ka qenë drejtor i njërës nga uzinat e Kombinatit Metalurgjik ,,Çeliku i Partisë,,. Për disa vite drejtoi Uzinën Energjitike në të cilën punonin shumë ish të burgosur dhe të dënuar politikë. Pas një takimi që ai pati me Ministrin e atëhershëm, Besnik Bekteshin, z.Hushit ju besua një detyrë tjetër e rëndësishme dhe për këtë ngritje, mirënjohje të madhe ai duhet t’ia dijë Partisë së Punës dhe besnikëve të komunizmit. Siç duket, ende në PD ka ish-komunistë që përkrahin njeri-tjetrin për të mos iu daë të palarat dhe për të ruajtur pozicionet kyçe të pushtetit.

Por unë, si njeri që i përkas krahut të djathtë, kam dy pyetje publike për z.Durim, përpara se t’ia besoj votën time atj:

-           A e ka gëlltitur lugën e çorbës, z.Hushi, gjatë votimit për Kryetar të Shtetit të kandidaturës së z.Bamir Topi? (Miqtë e mi në PD thonë se dashamirët e PD kanë çertifikatë sigurie për lugën e çorbës!)

-           Në qoftë se Durim Hushi fiton për Kryetar Bashkie, a do t’i bashkëngjitet partisë së re që mund të themelojnë pas 8 majit disa figura të vjetëruara që janë lënë anash në PS, me në krye z.Fatos Nano?

E pra, z.Durim Hushi, e shikoni sa e vështirë është që votuesi i djathtë t’ju besojë juve votën e tij!? Duhet t’ju rikujtoj, z.Hushi, se “Illuminati” di më shumë se unë për ju dhe pritet t’i bëjë publike në ditët e ardhshme.

 

Autori është historian dhe publicist pavarur



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora