E diele, 28.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Fitorja e parë politike e LDK-së në krye me Prof. Isa Mustafën

E shtune, 09.04.2011, 07:57 PM


FITORJA E PARË POLITIKE E LDK-së NË KRYE ME Prof. ISA MUSTAFËN PAS VDEKJES SË PRESIDENTIT RUGOVA  NDAJ ANARKISË PDK-iste

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Të rralla janë rastet në shtetet ish komuniste, e veqanërishtë në rastin e shtetit më të ri të njohur ndërkombëtarishtë në Evropë që një politikan, udhëheqës i një partie vërtet demokratike të gjunjëzoi një politikë dhe një parti thuaja totalitare qeveritare, që u instalua nga hajnia zgjedhore.

 

Qysh në ditën e parë të ardhjesë në krye të LDKsë me votën demokratike të delegatëve të kësaj partie, Z. I. Mustafa instaloi një fjalorë dhe një filozofi të pastër politike, një fjalorë të të shprehuritë të qetë por domëthenës, të një fjalori të pasur me vizione të qarta; forcimi i LDKsë, ripërtrirja e LDKsë, funksionalizimi i LDKsë dhe përgatitja e saj për staza të gjata në betejat politike për ti afruar Kosovës  një ekip profesional dhe në përputhje me nevojat qytetare sidomos në sundimin e ligjit dhe forcimit të ekonomisë shtetërore, dhe mirëqenjës qytetare.

 

Zoti Mustafa ishte i vetëdijshëm se i duhej kohë dhe shumë energji që së pari të merrej me disa të sterkequr dhe të shpenzuar në radhët e LDKsë dhe të ngulitjesë në kokë të një filozofie përparuese demokratike te ata që disi me mund mbeten ende në brendi të kësaj partie, por nga ana tjetër ai freskoi Kryesinë dhe KP me figura të reja, të ditura, profesionale dhe çka është më kryesore të pa shantazhuar dhe vërtet trima, njerëz të shprehjesë dhe veprimit të lirë. Futja në zgjedhjet e përgatitura shkel e shko ishte domosdoshmëri dhe në të njejtën kohë dihej qartë se vështirë ishte të fitohej kur kemi parasysh infrastrukturën e përgatitur nga ana PDKsë për mundësi manipulimesh dhe vjedhjesh të votave, mirëpo pa marr parasysh edhe goditjet që i erdhën nga LDDja e Dacit dhe tradhëtia e Bukoshit me Ukën, LDK ja doli e fortë. Pas zgjedhjeve, për hirë të proceseve që ndodhej Kosova dhe sidomos nga presionet e Z. Dell, LDKja pranoi disi rezultatin por kurr nuk pranoi legjitimitetin e Institucioneve që do të dilnin nga to.

 

Zoti Mustafa ishte gjithhere i kjartë duke thënë se:

 

-Qeveria e dalë nga zgjedhje të vjedhura dhe nga minoranca e deputetëve të votuar drejtëpërdrejtë nuk do ta ketë jetën e gjatë.

 

- Kjo qeveri nuk do i mbush 4 vite.

 

-Duhet një marrëveshje e subjekteve politike që të reformohet sistemi zgjedhor

 

-Duhet marrëveshje që të amandamentohet Kushtetuta dhe Presidenti të zgjidhet direkt nga qytetarët, e kështu me radhë.

 

Shumë gazeta dhe gazetarë shpesh merreshin me këto deklarime të Z. Mustafa e që në të njejtën kohë ishin edhe pozicionime unanime të vetë LDKsë, duke shkruar dhe komentuar shpesh se si mund të arrihen këto kur edhe në opozitë nuk ka një unitet, kur kinse opozita nuk është e bashkuar e tjera. E vërteta ishte diku tjetër Z. Mustafa dhe LDKja nuk vonuan dhe treguan se janë parti e vlerave demokratike, parti që respekton rendin dhe ligjin, parti që mbi të gjitha respekton Kushtetutën, dhe nuk vonoi shumë e kjo u pa edhe në rastin e procedimit të lëndës Gjykatës Kushtetuese për rastin e shkeljesë kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Gjykata vendosi në favor të parimeve demokratike dhe rregullave të lojës brenda Kuvendit.

 

Z. Isa Mustafa gjatë tërë kohës nuk ndërronte fjalët ai kërkonte që të arrihet një marrëveshje politike dhe të i shkurtohet jeta kësaj qeverie që në realitet nuk përfaqësonte përqindjenë e qytetarevë shqiptarë të Kosovës, por një laramani mu si flamuri i ynë. LDKja nuk kërkonte atë të pamundurën por kërkonte të duhurën, e që u pa se vetëm që vonoi pakëz ngase  u desh që të ulen në një tavolinë ata kinse të koalicionit me Zotin Isa Mustafa, dhe të i pranojnë që të gjitha kërkesat e LDKsë. Dikush mund të thotë se edhe Isa Mustafa lëshoi pe, por e vërteta qëndron ndryshe , ai nuk lëshoi pe edhe pse kishte trysni nga P. Feith dhe Ch. Dell edhe më parë, por nuk luhatej dhe mbeti besnik i kërkesave reale dhe bazike për ndryshime të mëdha në Kushtetutën dhe Ligjin Zgjedhor, me këtë ai tregoi se vërtet është një lider që nuk shet patriotizëm të rremë, por ofron rrugë për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

LDKja dhe Isa Mustafa nuk janë anarkistë, nuk e duan rrugën joinstitucionale dhe hallakamët për të arritur qëllime politike, LDKja dhe Isa Mustafa treguan se për herë të parë pas vdekjesë së Presidentit Historik Ibrahim Rugova janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje dhe të marrin përgjegjësi jo vetëm para votuesve por para të gjithë qytetarëve të Republikës që me mund e themeluan, nga këto zgjidhje do të përfitojnë edhe partitë tjera e sidomos do të fitoi votuesi  i Kosovës, ngase besohet që në zgjedhjet e ardhshme shumë çka do të rishikohet, riparohet dhe rivotohet, jo më për hajna e kinse komandanta, për të shantazhuar dhe të kriminalizuar, por do të zgjidhen ata që shikimin e kanë kah Evropa e vlerave dhe kah forcimi i rendit e ligjit, ku do të zhvillohej ekonomia si patriotizmi më i madh modern i një kombi. Nuk kemi më nevoi për të hargjuar miliona në përkujtime demagogjike dhe partiake, ato duhet rregualluar me ligje, ata që kontribuan në një apo mënyrë tjetër për pavarësin e Kosovës gjithhere do mbeten në mendjet tona, ama ne duhet shikuar përpara ngase koha nuk pretë jemi në shekullin 21 e ne ende me çiftelia dhe pacerrka.

 

Në fund duhet thënë se në këtë lojë politike LDKja dhe Kryetari i saj Prof. Isa Mustafa fituan 3=0 ndaj një koalicioni të keq për qytetarinë e Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora