E shtune, 27.04.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Nuk flitet për Bashkim Kombëtar!

E shtune, 09.04.2011, 07:58 PM


LIDERET, QEVERITARET, DEPUTETET, INTELEKTUALET, AKADEMIKET  TANE,

JO QE NUK GUXOJNE  TE  FLASIN   PER  BASHKIMIN KOMBETAR ..,

POR  AS  NUK  GUXOJNE TE  MENDOJNE ? !

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Ky shkrim është një orvatje modeste për të hedhur në dritë të vërtetën dhe realitetin e hidhur ne të cilin po kalon populli i Kosovës, nga një qeverisje jo e mirë. Koha dhe gjendja ne të cilën po kalon Kosova, në gjuhën politike dhe publicistike po quhet kohë e Demokracisë. Politikanët, qeveritarët, ministrat e deputetët  e Kosovës, të dhënë pasë korrupcionit kanë harruar fjalët dhe premtimet që ja dhanë  popullit para zgjedhjeve. Ata po sillen ne mënyrë arrogante, duke e dëmtuar rëndë, unitetin dhe respektin që gëzonte kombi ynë në Europë e Botë. Kjo  që po ndodhë në Kosovë është një  rast unikal në historinë e kombeve dhe shteteve të botës, që politikanët , liderët partiakë dhe qeveritarët e atij shteti të pranojnë ndarjen apo coptimin e pjesëve të teritorit të shtetit    tyre t'ia falin dikujt., disa vjedhin pasurinë e shtetit dhe ndertojnë pallate, ( e shumë familje e çka është më tragjike .., familje të ushtarëve të UCK-së, të cilët sakrifikuan edhe jetën  e  shumë të tjere mbetën edhe pa pjesë trupi, kanë mbetur nën mëshirën e zotit...........) Disa liderë  tanë pengojnë zhvillimin ekonomik, industrial, bujqësor.........,dhe ate politikë. Të gjitha këto dhe shumë dukuri tjera negative ndodhin në Kosovë.

- Përmes këtij shkrimi nuk dua të prekë sedrën e apo  ndërgjegjën e politikajve, partiakëve qeveritarëve të Kosovës, të ç'fardo ngjyre partiake qofshin ata, sepse të gjithë me vetëdije i kanë zgjedhur rrugët e tilla. Këta nuk duan të bëjnë asnjë sakrificë për ti dhanë dinjitet dhe  personalitet kombit dhe formimit të shtetit të Kosovës, por pse jo edhe Bashkimit kombëtar. Këta nuk guxojnë kurrë as të menodjnë..., për  bashkimin kombëtar se jo të kërkojnë atë. Këta duan të shijojnë vetëm jetën e tyre, me ç'fardo çmimi qoftë.

- Përmes këtij shkrimi dua të prekë ndergjegjen e atyre shqiptarëve që pavarësisht se bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike , apo që janë të pa varurë, janë në gjendje dhe të gatshëm të bëjnë sakrifica dhe privacione personale në favor të lirisë, demokracisë, dinjitetit kombëtarë.

- Këtë shkrim po  ua dedikoj rinisë shqipëtare tek e cila, liria dhe dinjiteti kombëtar do të jenë parësore dhe mbi çdo gjë tjetër.

- Kur Institucionet tona do të pavarësohen nga EULEX-i.., ?  

- Në këta  rreshta dua të jua  rikujtoj rinisë sonë se dinjiteti kombëtarë është mbi të gjitha. Kohëve të fundit po vërehet se ajo ka humbë, vullnetin dhe besimin ndaj Pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar që kishte dikur (P.SH.Kohën e Skënderbeut). Viteve të fundit po dëmtohet imazhi i kombit dhe popullit shqiptarë në Kosovës. Historia e kaluar e popullit shqipëtarë - Kosovës, ka zjarrin dhe hirin. Viteve të fundit në Kosovë po hidhet baltë , po përdhunohet historia, pavarësia dhe demokracia. Qeveria, dhe shumë ministra po i "mjelin", proceset demokratike, duke vjedhur çdo pasuri të tij.   Me teritorin i qeruan hesapet..,  (ia falëm Serbisë, gjysmën e Mitrovicës) por u shua  edhe shpirti i flaktë i Revolucionit, mori fund epoka e tij heroike". Po të lexosh shtypin ditor , apo të dëgjosh RTk-së, do të  vie të qashë, kur sheh se në Zemër të Kosovës- Mitrovicë, valon flamuri i një shteti që nuk ekziston-Serbis. Po ti dëgjosh intervistat dhe opinionet e banorëve të Mitrovicës, shtrohet pyetja ? , a thua ku është sot krenaria kombëtare ?, ku është drejtësia ?, ku është Akademia e Shkencave ?...,    ku është "babai i kombit", i cili dikur bërtiste  dhe kërkonte Bashkimin  Kombëtar, po të isha në vend të liderëve të Kosovës, kurrë nuk do ta mbaja asnjë postë. Liderë, qeveritarë, ministra,   deputet të të shtetit të Kosovës, kthehuni nga populli, respektoni dhe nderone atë, sepse fjala e popullit është  fjala e Zotit.

 

Punuar me 8.04.2011

Weingarten - Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora