| E shtune, 09.04.2011, 07:58 PM |
LIDERET, QEVERITARET, DEPUTETET, INTELEKTUALET, AKADEMIKET TANE,
JO QE NUK GUXOJNE TE FLASIN PER BASHKIMIN KOMBETAR ..,
POR AS NUK GUXOJNE TE MENDOJNE ? !
Nga Ramiz DERMAKU
Ky shkrim është një orvatje modeste për të hedhur në dritë të vërtetën dhe realitetin e hidhur ne të cilin po kalon populli i Kosovës, nga një qeverisje jo e mirë. Koha dhe gjendja ne të cilën po kalon Kosova, në gjuhën politike dhe publicistike po quhet kohë e Demokracisë. Politikanët, qeveritarët, ministrat e deputetët e Kosovës, të dhënë pasë korrupcionit kanë harruar fjalët dhe premtimet që ja dhanë popullit para zgjedhjeve. Ata po sillen ne mënyrë arrogante, duke e dëmtuar rëndë, unitetin dhe respektin që gëzonte kombi ynë në Europë e Botë. Kjo që po ndodhë në Kosovë është një rast unikal në historinë e kombeve dhe shteteve të botës, që politikanët , liderët partiakë dhe qeveritarët e atij shteti të pranojnë ndarjen apo coptimin e pjesëve të teritorit të shtetit të tyre t'ia falin dikujt., disa vjedhin pasurinë e shtetit dhe ndertojnë pallate, ( e shumë familje e çka është më tragjike .., familje të ushtarëve të UCK-së, të cilët sakrifikuan edhe jetën e shumë të tjere mbetën edhe pa pjesë trupi, kanë mbetur nën mëshirën e zotit...........) Disa liderë tanë pengojnë zhvillimin ekonomik, industrial, bujqësor.........,dhe ate politikë. Të gjitha këto dhe shumë dukuri tjera negative ndodhin në Kosovë.
- Përmes këtij shkrimi nuk dua të prekë sedrën e apo ndërgjegjën e politikajve, partiakëve qeveritarëve të Kosovës, të ç'fardo ngjyre partiake qofshin ata, sepse të gjithë me vetëdije i kanë zgjedhur rrugët e tilla. Këta nuk duan të bëjnë asnjë sakrificë për ti dhanë dinjitet dhe personalitet kombit dhe formimit të shtetit të Kosovës, por pse jo edhe Bashkimit kombëtar. Këta nuk guxojnë kurrë as të menodjnë..., për bashkimin kombëtar se jo të kërkojnë atë. Këta duan të shijojnë vetëm jetën e tyre, me ç'fardo çmimi qoftë.
- Përmes këtij shkrimi dua të prekë ndergjegjen e atyre shqiptarëve që pavarësisht se bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike , apo që janë të pa varurë, janë në gjendje dhe të gatshëm të bëjnë sakrifica dhe privacione personale në favor të lirisë, demokracisë, dinjitetit kombëtarë.
- Këtë shkrim po ua dedikoj rinisë shqipëtare tek e cila, liria dhe dinjiteti kombëtar do të jenë parësore dhe mbi çdo gjë tjetër.
- Kur Institucionet tona do të pavarësohen nga EULEX-i.., ?
- Në këta rreshta dua të jua rikujtoj rinisë sonë se dinjiteti kombëtarë është mbi të gjitha. Kohëve të fundit po vërehet se ajo ka humbë, vullnetin dhe besimin ndaj Pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar që kishte dikur (P.SH.Kohën e Skënderbeut). Viteve të fundit po dëmtohet imazhi i kombit dhe popullit shqiptarë në Kosovës. Historia e kaluar e popullit shqipëtarë - Kosovës, ka zjarrin dhe hirin. Viteve të fundit në Kosovë po hidhet baltë , po përdhunohet historia, pavarësia dhe demokracia. Qeveria, dhe shumë ministra po i "mjelin", proceset demokratike, duke vjedhur çdo pasuri të tij. Me teritorin i qeruan hesapet.., (ia falëm Serbisë, gjysmën e Mitrovicës) por u shua edhe shpirti i flaktë i Revolucionit, mori fund epoka e tij heroike". Po të lexosh shtypin ditor , apo të dëgjosh RTk-së, do të vie të qashë, kur sheh se në Zemër të Kosovës- Mitrovicë, valon flamuri i një shteti që nuk ekziston-Serbis. Po ti dëgjosh intervistat dhe opinionet e banorëve të Mitrovicës, shtrohet pyetja ? , a thua ku është sot krenaria kombëtare ?, ku është drejtësia ?, ku është Akademia e Shkencave ?..., ku është "babai i kombit", i cili dikur bërtiste dhe kërkonte Bashkimin Kombëtar, po të isha në vend të liderëve të Kosovës, kurrë nuk do ta mbaja asnjë postë. Liderë, qeveritarë, ministra, deputet të të shtetit të Kosovës, kthehuni nga populli, respektoni dhe nderone atë, sepse fjala e popullit është fjala e Zotit.
Punuar me 8.04.2011
Weingarten - Gjermani