Kulturë
Rrustem Geci: Kur jeta shkruan poezi
E enjte, 17.03.2011, 07:36 PM
KUR JETA SHKRUAN POEZI
Libri me poezi i Shaban Cakollit “Agsholi ”, që po i jepet në dorë lexuesit shqiptar, është një lajm i mirë për komunitetin tonë letrar. Në këtë libër Shaban Cakolli sjell një prush të ri nga shpiri i tij Në këtë libër poeti Shaban Cakolli shquhet për poezitë, ”Kitara e fjalës”, “ E imja është kjo tokë ”,”Gjaku i mendimit”, dhe ” Vendi im”, Në vargjet; krismë ishte ai çast / kur lexova Naimin / himnin e kombit tim / ose tek vargjet; Nga të gjita muret që unë i urrej shumë / janë muret që ndajnë /gjuhën dhe të folmen Këto dhe qindëra vargje të tjera tregojnë nivelin artistik të poezisë së Shaban Cakollit. Krijimtaria poetike e Shaban Cakollit është e gjerë dhe e thellë. Hej shprehet Cakolli; Çka shohin sytë dhe më përtej / janë trojet e mia / gjaku i diellit tim / . Libri “Agsholi “ i Shaban Cakollit vlerësohet si një purpur i shkëlqyer në letërsinë tonë të bukur. Jam i pafjetur më thotë Cakolli , se ëndrrat shtyhen të mos i tretë marrëzia. Po, po, vazhdon Cakolli, natë për natë shëtis, nëpër kosmosin me hënë , buzë lumit të atdheut....Fuqia e një vepre matet nga tri gjëra; nga cilësia, nga gjerësia dhe nga thellësia, unë kujtoj se libri me poezi “ Agsholi “ i Cakollit ngërthen në vete të gjitha këto vlera. Shaban Cakolli deri më tash ka botuar këto vepra; “Tokë Dardane”, “ Loti atdheut”, “Deti i qiellit”,dhe “Krismë ishte vargu im”. Poezia e Cakollit është prezentuar në disa Antologji të poezisë shqipe në Kosovë dhe Shqipëri. Sa herë më merr malli për të mirën Kosovë / unë i bie trup kosmosit me hënë deri në agsholin tim. Thëllimat poetike të poezisë së Cakollit janë të pafund dhe të paskajshme. Sukses autorit!
Nga reçensioni i Rrustem Gecit, me rastin e promovimit të librit “Agsholi”të Shaban Cakollit, që u mbajt në Epetal afër Dyseldorfit.