E shtune, 27.04.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIX)

E marte, 15.03.2011, 08:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XIX)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Në vitin 1979. na lindi edhe Mirlinda. Nga Prishtina na erdhën në vizitë, kushërira Hilmija me burrin e vet Negjip Bejtën dhe Musa Ramadani me të shoqen. Unë në atë kohë bëja një jetë të izoluar nga shteti dhe shoqëria. Si Robinson Krusoja. Diferenca ishte se ai ka jetuar në një ishull të vetmuar, kurse unë në mes të qytetit. Korrentin ma kishin ndërprerë që moti, nga se nuk kisha mundësi me i pagua shpenzimet. Përdornim llambë me vajguri. Si para tridhjetë viteve. Këtë mjerim ekonomik Hilmija e kishte përjetuar shumë keq. Dhe me tu kthyer në Prishtinë, kishte intervenuar te Raif Latifi, i cili po ashtu e kishte grua, një kushërirë timen. Raifi ndodhej në detyrën e Sekretarit të Fakultetit të shkencave matematiko natyrore. Pas pak ditëve më erdhën në shtëpi Raifi bashkë me Mustafë Ibrahimin, i cili ishte shef i kontabilitetit, po në atë fakultet. Pasi pimë nga një kafe, më thanë pse nuk i pyesja përse kanë ardhur. U thash se nuk e kamë zakon. Tani që të dy më thanë:

-                           Na kanë tregu për gjendjen tënde, dhe kemi ardhur me të thënë, ta shkruash një lutje dhe do të punësohesh te ne në fakultet.

-                           Ju faleminderit, por unë nuk shkruaj lutje.

-                           Pse ashtu?.

-                           Sepse jam betuar se sa të jetë ky sistem, nuk i përkulem.

E pashë se u gjetën pak të hutuar me kokëfortësinë time edhe pse me atë mjerim ekonomik si e shifshin, shumë kush do të thyhej.

- Ani, ne ta shkruajmë lutjen, por ti eja të hënën dhe fillo punën. Po duket se paske qenë një kohë të gjatë i izoluar prej kësaj bote. Gjërat kanë ndryshuar shumë, tani fakultetet i kemi në dorë ne Shqiptarët.

- Raifi më pyeti, a e dinë ku është Fakulteti i Shkencave?.

- Po e dijë, jeni bashkë me filozofikun.

- Kemi qenë, tani jemi ndarë, por ndërtesa është e njëjtë.

- Mirë me që insistoni do të vijë.

Të Hënën, shkova dhe u paraqita. Më caktuan të punoja si kontabilist analitik. Këtë profesion nuk e njihja fare, prandaj ju drejtova Shefit Mustaf Ibrahimit.

-                           Unë këtë zeje nuk e kamë punuar kurrë, nuk dijë të punoj.

-                           Mustafa më tha: e dijë, por nuk kem tjetër vend të lirë. Prandaj ti vetëm ule kokën dhe bënë vija, se punët e tua i kryejmë ne. Gjer sa të hapët ndo një vend në administratë.

Shpejt i mësova gjërat elementare dhe në atë detyrë punova më se dy vite, pastaj dola në vend të punës së llogaritarit. As kush përpos familjes time nuk e dinte se jam duke punuar në Prishtinë. Nga se shkoja herët dhe kthehesha në mbrëmje nga Prishtina, ende mendonin se jam duke jetuar në mjerim.

Me 11. mars l981. nuk pata ndodhë në Prishtinë, por dëgjova se kishte pasur demonstrata të përgjakshme. Kur shkova të nesërmen, Ymer Muja mik i imi, që punonte si korrier në Institutin e kimisë, më tregoi fill e për pe, si ka ndodhur dhe më tha; Po t’i kisha pasur ato dy bombat tua. Sigurisht se do të ua gjuaja milicisë speciale të ardhur nga Beogradi. Sepse, më ka plasë zemra se çfarë kanë bërë mbi studentët. Kjo me dha iniciativën që unë i mora bombat dhe revolen dhe i mbaja në kasafortë, në zyre. Duke e ditur se nuk do të mbetët me kaq. Me 1. prill të 1981. shpërthyen demonstratat masive. Unë u armatosa dhe shkoja anash turmës së demonstruesve, mu bashkëngjit edhe Halil Berisha nga Vushtrija, laborant në Inst. e kimisë. Kishte raste që ndonjëri nga turma të na thërriste të u bashkohemi. Por unë i kisha dhënë tjetër mision vetit, vështroja momentin, kur të paraqitet ajo milicia famëkeqe e Beogradit. Edhe pse i tregova Halilit për qëllimin tim, ai nuk mu largua.

Kur turma arriti në krah të Fakultetit ekonomik. Përball vinte një tog i milicisë, të pajisur me helmete e mbrojtëse tjera si i përngjanin milicisë speciale. Profesori i nderuar tani i ndjerë, Gjevdet Pula. Vraponte sa të togu i milicisë, duke u thënë të mos veprojnë kundër masës civile e të pa armatosur. Sa të turma e demonstruesve, duke u thënë, se policët janë të gjithë Shqiptar, prandaj të kenë kujdes. Unë edhe pse e dëgjoja profesorin se çfarë thotë. Prapë nuk ia kisha besën. Sepse me atë uniformë më ngjasonin si milici serbe.

Tani i kisha mjaftë afër për të vepruar. Por, papritmas një serb i mitur e gjuajti një gurrë te këmbët e milicëve. Ata u trembën duke menduar se është ndo një bombë dhe filluan të flasin: ruhu, ruhu dhe mundoheshin sado me ju shmang atij guri gjer sa e panë se vërtet është vetëm një guri. Unë kur kuptova se vërtet ishin Shqiptar. Sepse edhe komandanti i tyre foli shqip, me gjasa kishte qenë, Nuredin Ibishi-Leka. Iu drejtova Halilit, nxënë qatë djalë Halil se si duket është Serb, por ai kishte ikur larg po sa e kishte hedhur gurin.

Tani Turma ishte ulur në asfalt dhe brohoritshin parulla dhe thonin: lëshonani rrugën, lëshonani rrugën. Komandanti i togut të milicisë ende pa e kuptuar, se ajo që u hodh në turmën e milicëve, ishte vetëm në gurrë. Duke e parë se u tollovitën milicët dhe turma si ishte e ulur në asfalt u ngritën dhe shkonin drejt togut të policisë. Dha urdhër, të gjuhen bombolat me gaz lotsjellës, në masën e demonstruesve. Nga se rruga ishte e mbushur me mijëra demonstrues, si nuk do binte pika në tokë nga njerëzit. Bombola e parë rra në kokë të ndonjërit. Por, me që kishin pasur efekt shumë të fortë, aq shpejt e shpërndau masën, sa që e dyta rra në tokë dhe kështu me radhë njëra pas tjetrës. Sa që na detyroi të tërhiqemi sa ma shpejt, nga se tymi ta zinte frymën dhe të plaste në tokë. Halili e përballonte më me vështirësi. Sepse, si duket kishte pasur ndonjë defekt bronkial. Me që mu dashtë ta mbaja për krahu, duke i ndihmuar me ecë. Shkuam në fakultet dhe unë i fsheha armët në kasafortë.

Të nesërmen me 2. prill 1981. demonstratat ishin edhe më masive, por masakrime në vende publike nuk kishte, ato shkonin sipas rrjedhojës së paraparë. Burgjet u mbushën me demonstrues. Kudo që i nxinin i çonin drejt e në burgje. Në një rast Profesori Sadik Rashiti më pyeti.

-Vallë kush po i organizon këto demonstrata?,

- I thash: studentët tu,

- Si po mendon?

- Po ti, a e ligjëron Marksizmin?.

- Po, tani e kamë të çart.

Burgjet ishin stërmbushur me Shqiptar, nuk kishte vend më. Prandaj detyroheshin të i lironin disa, si u dukeshin të pa rëndësishëm dhe disa ti mbanin brenda, gjer në gjykim. Shumica e organizatorëve ishin vënë në arrati. Disa prej tyre kishinë dalë jashtë shtetit, për në Evropë. Deshën ta arrestonin Isuf Gërvallën, por dikush e kishte paralajmëruar dhe ai për pak u shpëtoi nga kthetrat dhe doli në Gjermani. Me që nuk mund ti kapnin kryesorët. Filluan të burgosin e dënojnë me nga gjashtë e dymbëdhjetë vite burg edhe ata si nuk ishin kryesor. Edhe këto demonstrata u shuhen me dhunë të tepruar, me gjak e burgosje të shumta. Tani çdokush e kishte të qartë, se kjo valle ka për të vazhduar, gjer në fund. Nga se popullata ishte ndarë strikt në vija etnike, Serbët në njërën anë dhe Shqiptarët në anën tjetër. Nuk ishte si në luftën e dytë botërore, kur për hir të komunizmit. Shqiptarët ishin ndarë në dy tabore, Disa ishin me serbët Partizan, disa me Ballin kombëtar dhe luftonin mes veti. Udhëheqësit shqiptar komunist, që u  ndodhen në pozitë, e kishin humbur krejtësisht influencën në popull. Askush nuk ua varte veshin fjalëve të tyre edhe pse disa manovronin për ta bindur popullin për ndonjë kompromis, gjithçka u shkonte huq.

Po në këtë vit, ma exproprijuan shtëpinë në Gjilan, për ta zgjeruar rrugën. Gjysmën e parave ia dhanë ish bashkëshortes, me të cilat e bleu një banesë në Ferizaj. Gjysmën tjetër e mora unë dhe u vendosa në Prishtinë, pa kërkuar shpërngulje dhe pa e paraqitur vendbanimin e ri. Kështu që Gjilanasve u a humba gjurmët. Ndiheshin zëra se, ose kam vdekur ose ndodhem ndokund jashtë, në Evropë.

Me qenë se edhe Halil Alidemi, punonte po në këtë objekt të Fakultetit shpesh na binte të kalonim njëri pran tjetrit, por unë gjithnjë e evitoja takimin, duke ju shmangur. Me që ish bashkëshortja ime, ishte kushërira e tij. Një rast më erdh në tavolinë të bufesë dhe më pyeti; pse po më shmangësh?, unë iu përgjigja; Po ti e dinë përse, nga se po më vjen keq nga ti. Shiko më tha; Na i kem pastruar këto gjëra që moti. Askush nuk mund të ia imponoj dikujt, të jeton me dikon, me të cilin nuk donë të jetoj. Neve kemi për të zgjidhur probleme më kapitale. Më shkoi buza në gaz, dhe desha ti them se, ne nuk duam të bashkëjetojmë me Serbinë, por po na imponohet dhe po jetojmë. Por nuk i thash, vetëm iu falënderova për këtë gjest burrëror. E luta të ia qes një kafe por më tha se e ka porositur atje ku i kishte shokët, në tavolinën tjetër.

Në këtë kohë Halili zhvillonte aktivitet të dendur patriotik. Mbante kontakte të shumta me student dhe studente. Nga se ishte shumë guximtar, i mungonte konspiracioni. Por metodat të cilat i përdorte, shumë konin e hutonin dhe ajo ishte mirë. Sepse ma shumë mbante kontakte dhe e përhapte aktivitetin, përmes studenteve. Një rast një shok i punës më tha: Halili është bërë aventurier i madh për femra, pa ndërprerë po i shkonin në zyre. Unë, duke e njohur këtë metodë të veprimit, ju përgjigja; Ishalla edhe Serbët mendojnë kështu si ti. Më pyeti pse? I thash sepse është më mirë. UDB-a nuk çanë kokën fort për aventurierë dhe mjerana. Halilin e njihja mirë nga se e kisha pasur mik njëmbëdhjetë vite, por edhe të atit ia dija historinë. Baba i Halilit Bejtë Alidemi, kishte qenë një patriot dhe luftëtar i pa epur, si anëtar i LNDSH-së në krah me Z. Hysen Tërpezën dhe se pas disfatës së të gjitha lëvizjeve. Gati i fundit e kishte lëshuar Kosovën. Ilegalisht kishte dalë në Turqi. ku edhe e ka kaluar jetën gjerë në vdekje të vonshme, duke i bartur mall familjen e mbetur në Kosovën e robëruar. E dija se nga ai brumë, nuk ka çfarë të del tjetër, pos patrioti. Prandaj; më shkonte mendja me iu bashkëngjit. Por përvoja nga veprimtaria grupore që në dy rastet e mija dhe të shokëve, që gjithëhera i zbulonte UDB-ja që në start. Nuk më lejonte një gjë të tillë. Më shkonte mendja se, ma shumë mundem me i kontribu idealit dhe popullit, në mënyrë individuale. Prandaj veproja vetëm, duke i zgjuar ata si ende ishin fjetur, dhe duke i fortësuar ata si kishin dilema.

Një rast më nxuri prof. Mujë Rugova, duke ju mbajtur ligjërata disa shokëve të punës, por unë me që e njihja kualitetin e tij prej atdhetari. Nuk e ndërpreva fjalën. Muja, pasi më dëgjoi pak, më tha; ende kishë vend atje, duke aluduar në burgun e Prishtinës, në të cilin kishte vuajtur dy muaj, Me rastin e arrestimit të tij dhe të prof. Negjat Dacit.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora