Kulturë
Kalosh Çeliku: Vaje për postin
E hene, 14.03.2011, 08:59 PM
VAJE PËR POSTIN
(Partizanëve partiak në prag të zgjedhjeve)
Nga: KALOSH ÇELIKU
Dhe, Djemnusha më shkruan në një mesazh para Vitit të Ri:
Ujk, deri në ora 18.00 jam në këtë Qytet… Eja para Vitit të Ri!... Babadimrit, me sajë e një thes dhurata…
Unë e vras mendjen çka t’i them, shkruaj Xhadisë? Nata më duhet mua të arratisurit! Nata. I përgjigjem me një mesazh:
Heeej, edhe njëherë, gëzuar Viti i Ri! Nuk deshi Zoti që sot të vij në Tyrben e Babashehut. Varrin e tij me libra. Dhe, t’i rrokullisim së bashku deri në agim disa shtamba me verë para këmbëve të Babadimrit… Vitit të Ri...
Megjithatë, Viti i Ri i ka 365 ditë…
Në ndërkohë, me telefon më paraqitet gazetari i rubrikës së kulturës, emisionit javor në Radio Shkupi.
- Alo, jam udhëheqësi i emisionit Mozaiku Kulturor. A kishe pranuar nesër mes telefonit të jesh mysafir i këtij emisioni. Tema është: kultura shqiptare gjatë këtij fundviti.
- Me gjithë qejf, po viti 2008 si Lidhje e Shkrimtarëve shqiptar, më tepër ka qenë si vit takimesh, reagimesh, e shumë pak organizimi të aktiviteteve kulturore. Vit i mbrapsht si Ditët e Plakave në fund të marsit...
- Nuk prish punë. Me rëndësi është, nesër të jesh mysafiri jonë drejtpërdrejtë nëpërmes valëve të Radio Shkupit.
Dhe, u pajtova. Shkaku se, ky ishte i vetmi emision kulturor në gjuhën shqipe, që i përcillte me rregull aktivitetet dhe ngjarjet tona kulturore. Njëherit, edhe i vetmi emision kulturor në IRJ të Maqedonisë që nuk ishte i politizuar gjer në palcë nga partitë tona politike “demokratike”.
Të nesërmen, heret gjatë emisionit: Mozaiku Kulturor, cingërroi telefoni:
- Mirëmëngjesi! Moment, qëndroni në lidhje! Muzikë: një këngë popullore. Në fund të këngës u paraqitë gazetari: Mozaiku Kulturor, jeni në valët e drejtëpërdrejta të Radio Shkupit. Aktivitetet kulturore dhe sukseset e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptar, në Maqedoni gjatë vitit 2008?
- Tungjatjeta! Pikësëpari i përshëndes dëgjuesit e Radio Shkupit! Njëkohësisht, edhe realizatorët e këtij programi! Viti 2008 qe vit i mbrapshtë për Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni. Po, jo edhe për Kalosh Çelikun si shkrimtar, që ia vodha një poemë humoristike për fëmijë: Dac Poeti i shkruan poezi Mamit, Ehu ( poezi ) dhe Gruaja besnike (roman). Njëherit, edhe një çmim letrar “ SEREMBE “, që e ndanë Komisoni letrar i Klubit të Shkrimtarëve të Laçit, në Shqipëri.
Në IRJ të Maqedonisë çdo gjë është e politizuar. Edhe arsimi edhe kultura. Edhe buka. Edhe uji… Shtet, ku partitë politike shqiptare më shumë merren me “aktivitete kulturore” përpara zgjedhjeve parlamentare, se sa me politikë. Vështirë e kemi ne si institucione kultuorore të marrim lirisht frymë. Partizanët e tyre me yll të kuq në ballë, na kanë ngulfatur, rrokë me të dyja duart për fyti...
Në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës në IRJ të Maqedonisë për vitin 2008, për manifestime kulturore dhe botimin e librave, ne si LSHSH konkuruam me dy manifestime kulturore tradicionale ndërkombëtare: TAKIME NËN RRAP, në Shkup dhe Ditët e humorit dhe satirës: XHA DERALLA, që organizohen në Kërçovë. Për shkak të një kritike që i bëmë ministrit të atëhershëm shqiptar, Arifikmet Xhemaili, nuk u përkrah asnjë manifestim kulturor.
Dhe, jo vetëm kaq. Ne sipas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, konkuruam edhe me nëntë tituj në poezi e prozë dhe revistën letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar.
Fatkeqësisht, edhe këtu nuk gjetëm përkrahje, asnjë botim nuk u morë parasysh nga Ministria e Kulturës. Përmëkeq, nuk e përkrahën as revistën letrare STILI 97, që deri në këtë vit kishte pa dritën nr. i radhes, 49/50.
Shkurt, nga Ministria e Kulturës në IRJ të Maqedonisë me ministrin shqiptar në krye dhe tre këlyshët e tij me zgjebe, njëri shef kabineti ( A. H. ), tjetri këshilltar i ministrit ( N. A. ) dhe i treti anëtarë komisioni i botimit të librave ( A. M. ), gjatë vitit 2008 nuk lëshuan asnjë denarë në llogarinë rrjedhëse të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, me seli në Shkup.
Përmëtepër, këta këlyshë me zgjebe, nuk e lanë me kaq, po iu hakmorrën edhe Shtëpisë Gazetare Botuese “ ASDRENI “, e cila për programin e vitit 2008, kishte konkuruar në Ministrinë e Kulturës me rreth njëzetë tituj në poezi e prozë dhe një revistë humoristike “ ZEKTHI “, që këtë vit pritej të shënojë dhjetëvjetorin e daljes në dritë. Nuk e panë të arsyeshme si partizanë partiak të marrin për botim asnjë titull.
Megjithatë, si ngjarje e rëndësishme kulturore këtë vit qe, mbajtja gjallë e revistës letrare: STILI 97, nr 49/50, që e ndihmoi materialisht im Atë: Emin Çeliku. Numri i përkushtohet poetit martir, Sadudin Gjura.
- Në fund, çka prisni nga viti 2009?
- Dhashtë Zoti, vitin që vjen, arsimi dhe kultura shqiptare zhvishet nga politika ditore partiake dhe vishet me vlera kulturore e arsimore!... Njëherit, juve si redaksi dhe dëgjuesve të rregulltë të Radio Shkupit ua uroj Vitin e Ri!...
Dhe, mirë u dëgjofshim e u pafshim në vitin 2009, që e kemi në prag!...
Ditën e nesërme, Ebu Fakirin e takova në rrugë. E ndali makinën. Unë i thelluar në mendime, kthehesha nga zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Me siguri kishte menduar se shtihem, gjoja nuk e shoh dhe nuk dua t’i flas me gojë. Po, nuk ishte kjo e gjithë historia. Unë ecja rrugës më këmbë, ngase xhipin e kisha shitur për të mbajtur Manifestimin Kulturor Tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, rrëzë Kalasë, në Shkup.
- Mirëdita! Unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.
- Jo, po nuk të pash. E gënjeva. Njeriu sheh me tru dhe jo me sy. Njëkohësisht, thashë me vete: si më kishte shpëtuar Ebu Fakiri pa e futur mes faqeve, në libra!...
- E di. Po, mu duk se nuk do të përshëndetesh me mua. Ti e di se unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.
- Dhe, u ndamë ftohtë me Ebu Fakirin. Personazhin, që ende nuk kishte hyrë si burrat me pashterka në libra.
Rrugës mu kujtua edhe libri im me satira: Trumbetat e Tellallit, që e pa dritën më vitin 1992, në prag të ndryshimeve demokratike dhe çoi mjaftë pluhur në koluaret e atëhershme intelektuale dhe politike. Librin, që më dërgoi edhe në një bisedë informative në polici. Poashtu, edhe shkrimi i mikut tim poet rebel Fadil Bekteshi, që e përshëndeti daljen e këtij libri në dritë me një reçension në revistën e tij të parë të pavarur letrare të asaj kohe, Doruntina.
Ebu Fakiri, atë ditë ma kujtoi edhe shitësin e gazetave, Musën, që e shiste këtë libër edhe nëpër Çarshi. Ebu Fakiri se si, e kishte ndalur në rrugë, i kishte thënë: e di se kush e ka finansuar këtë libër? Jo, ë, o trap!... Policia...
Musa, gazetëshitësi ma rrëfeu edhe këtë vepër patriotike të Ebu Fakirit. E kuptova se ishte këlysh me zgjebe, nëntoka e Mafisë letrare në Maqedoni.
Vitet kalonin, e Ebu Fakiri kurrësesi të dalë nga biruca e nëntokës, japë ndonjë shenjë, punonte në “ ilegalitet “. Një ditë, vetë do ta heq maskën e patriotit. Pavetëdije do të dalë bythekrye në sipërfaqe, lakuriq e pis ashtu siç e kishte pjell Kurvë Partia…
Ne shqiptarët, që Ebu Fakirit njëzetë vite nuk ia kishim dëgjuar zërin, tashti në gazetë e nxorri bythën për mejdani. Edhe atë, kur iu rrezikua taxhia…
Njëzetë vite Ebu Fakiri na ishte shtirë me fytyrë Engjëlli, na kishte marrë në qafë, e në të vërtetë ai kishte qenë, vetë Dexhalli me brekët mbi pantollona…
Në një gazetë të përditshme, që delë vetëm para fushatave zgjedhore, do të botohet edhe ky shkrim teknefes: Shqiptarët të “ zhveshur “ nga buxheti për kulturë “.
U. S. : … “ Gati thuajse shqiptarët do të mbeten të harruar nga kjo ministri, madje të nënçmuar, e cila tashmë pa ndonjë person vendimmarrës për kulturën shqiptare nuk do të ketë sinjale pozitive se do të ndryshojë diçka në këtë drejtim. “
Viçat e palëpi. Përpiqen t’i dalin zot një ish miniminisitri gjysëmanalfabet ( A. Xh. ). Ish këshilltarit të tij, ( N. A. ), ish shefit të kabinetit të tij, ( A. H. ). Dhe, një viçi tjetrër të palëpi, anëtarë komisioni në botimin e librave, ( A. M ).
Dhe, do të vazhdojë shkrimi teknefes:
A. H. : … “ Sipas tij, derisa para dy viteve të kaluara 2006 – 2008 kur ishte
ministri nga shqiptarët nuk ishte keq me aktivitetet kulturore të shqiptarëve dhe ndahej buxheti tamam në mënyrë proporcionale… Sipas tij, partia në pushtet dhe kuadrot e saj jo që nuk kanë angazhuar asnjë funksionerë shqiptarë në këtë minsitri, por edhe ata që ishin në udhëheqjet e njësive apo sektorëve u degraduan, kështu që shqiptarët nuk kanë asnjë qasje jo vetëm në ministri të kulturës, por as në aktivitete kulturore… “
Jo. Jo, o viç i palëpi! Vdiq koha, kur ti me duar, këmbë e bythë, i harxhoje paratë e popullit për shëtitje private në emër të tij, e botoje librin tënd sakat në Bullgari. Gjatë një viti bëje pazarë për dramat e tua tekenfese, dhe të vëllait tënd të luhen në dy - tri teatro duke i blerë edhe çmimet letrare. Ti e fute veten në redaksinë e projektit të Qeverisë: Letërsia maqedonase ( Makedonska knizhevnost ) edhe vëllain tënd bashkë me shokun e juaj të shëtitur nëpër redaksi komuniste për ta emërtuar Letërsinë shqipe në Letërsi maqedonase dhe sakatuar deri në palcë. Ju, viçat e palëpi, ( pa asnjëfarë bagazhi letrar ), që mezi u njeh nëna e juaj, e ku më katundi…
Viça të palëpi, ju që u përpoqët ta shuani edhe të vetmin Manifestim kulturor Tradiconal ndërkombatar: TAKIME N?N RRAP, që mbehet njëmbëdhjetë vite me radhë: në Shkup. E keni sakatuar vite me radhë Letërsinë Shqiptare me kokën te “ vëllezërit “ e bythën nëpër parti politike...
Vajtoni natë e ditë në mjetet e informacionit. E derdhni lotë krokodili. E kërkoni të djeshmen. Kurvën Parti, që në kontenierë të bërllokut jep shpirt. Cofë. Dhe, ma kujtoni poezinë e Çajupit: Vaje. Vargjet, ku Çajupi e vajton Evgjeninë. E ju, viçat e palëpi Kurvën Parti:
Gjith’ humbasin Kurvën, postin dhe sahanë
Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë.
Të Vdekurën lotët s’e bien në jetë,
Po, lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë.
Doje dritë, oj Kurvë, moj pjellën trime,
Dhe, na e mbushe jetën plot me hidhërime!...
Tani rrojmë pa shpresë, s’duam të rrojmë
Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besojmë!...
Rrugës nëpër Çarshi e takova Tatën e Madhe me një shkop në dorë. E kishin bërë të flas vetmevete: Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat, zërat që na i dërgojnë të vdekurit. Pulën me zogjë. Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomorr dhe dua t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Mendja ma thotë se, janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell…
Dhe, kanë vdekur për së gjalli…
Tata e Madhe, posa më pa mua në rrugë e ngriti shkopin:
- Heu, Kalosh Çeliku! Cila është Gruaja yte besnike?!
- Hi-hii-hiii… Kurva Parti!...