E diele, 28.04.2024, 08:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - ZH

E diele, 13.03.2011, 08:12 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

ZH

ZHAB/Ë-A

            S’ KËNDON ZHABA NË TË  THATË fr.fol.,iron.- 1. është e pamundshme, e pamundur (të bëhet)  diçka, nuk mund të bëhet diçka, nuk bëhet dot diçka,  një punë, një veprim (me sukses) pa  kushtet a mjetet  e nevojshme. S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain. 2. nuk bëhet, nuk  mbarohet  dot  punë pa (dhënë) ryshfet, mitë. (FGJSSH f.  2054, 2255).

            RRI SI ZHABË BARSË dikush  fr.fol., ftill.- rri i shkujdesur dikush, rri pa e çarë kokën për diçka dikush, rri i pahalle, i zhbrengosur, i pamerakosur dikush për diçka.  (JBALL-KOR f. 203). S. shih sin : rri çlirë(t), çliruet  dikush

             ZHABË DETI  fr.em., zool.,L. Lophius budegassa.- peshk fundor që jeton pranë bregut  deri në 800  m  thellësi. Koka e pjesa e përparme e trupit i janë  shumë të gjera dhe të shtypura, nga pas ngushtohen gradualisht. Në pjesën e sipërme  e anësore të kokës ndodhen gjemba  të shumtë.Para syve gjenden  kreshta ballore.Penda e parë  shpinore e tij  ka tri rreze therëse të veçuara dhe tri të vogla pas kokës. Ngjyrën e shpinës e ka të hirtë, shpesh me unaza të vogla e të zeza, pjesën barkore e ka të bardheme. (NRA-P f. 179). S.  shih  sin :  hënëz deti e verdhë 

ZHAG-U

            NJËFARË ZHAGU fr. ndf.,id.- disi, diqysh, as mirë, as keq, deri diku, njëfarë mesi, njëfarëlloj, njëfarësoj. (ASU-VGJKMGJ f. 329). S. shih sin : njëfarë dore

ZHAG

            E ÇON ZHAG diçka dikush fr.fol., meton. - e kap prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora  a ku t’ i shkojnë  duart dhe e  bart duke e  tërhequr rrëshqanë. (FGJSSH f. 2250). S. shih sin : e ban cangël diçka dikush

            ECËN  ZHAG dikush (fëmija)  fr.fol., ftill.- ecën me këmbë e me duar  dikush  (fëmija) që nuk është ngritur ende në këmbë). (MISA-K f.  202, ASU-VGJKMGJ f. 329).

            E HEQ ZHAG diçka dikush fr.fol., meton. - e kap prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora  a ku t’ i shkojnë  duart dhe e  bart duke e  tërhequr rrëshqanë. (FGJSSH f. 2250). S. shih sin : e ban cangël diçka dikush

            *HIQET  ZHAG dikush fr.fol.,fj.-zvarri-tet, zhagitet dikush.- Tërë  ditën e ditës e kaloi rrugëve në këmbë, duke u hequr zhag pijetoreve. (MI-G f. 10). S. shih  sin : hiqet  bran   dikush

            E MERR  ZHAG diçka dikush  fr.fol.,meton.- E ÇON ZHAG diçka dikush fr.fol., meton. - e kap, e merr prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora  a ku t’ i shkojnë  duart dhe e  bart duke e  tërhequr rrëshqanë. ( BQ-DSH). S. shih sin : e ban cangël diçka dikush

            E NGREH  ZHAG diçka dikush  fr.fol., meton.-e kap prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora  a ku t’ i shkojnë  duart dhe e  bart duke e  tërhequr rrëshqanë. (BQ-DSH). S. shih sin : e ban cangël diçka dikush

            PUNON (I BËN PUNËT) ZHAG SI KËRMILLI dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- punon (i bën punët) shumë ngadalë dikush. (ASU-VGJKMGJ  f. 329). S. shih sin : punon si nusja të hënën dikush

            SHKON ZHAG SI KËRMILLI dikush fr.fol.,ftill.,krah- shkon,ecën shumë ngadalë dikush, ecën sikur i heq këmbët zvarrë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 329).S.shih sin : ecën si breshkë dikush

            *E TËRHEQ ZHAG dikë a diçka dikush fr.fol., till.-e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush .- E kishin tërhequr zhag t' ia shpëtojnë jetën, por kur kishin hetuar se ai është në agoni, e kishin lënë në lak të rrugës. (MI-FV f. 182). S. shih sin: e heq bran  dikë a diçka dikush

            TËRHIQET ZHAG dikush  fr.fol.,ftill.- zvarritet, zvarget, zhagitet dikush, shkon përpara me trupin  puthitur me tokën dikush. (AXH-XXXVII f. 163). S. shih sin : hiqet bran dikush

            ZHAG SI KËRMILLI fr.ndf.,krah.- tepër, shumë ngadalë. (ASU-VGJKMGJ f. 329). S. shih sin : si breshkë

ZHAGAS

            E NGREH ZHAGAS dikë a diçka dikush  fr.fol.,meton.-e zvarg, e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 329). S. shih sin : e heq bran dikë a diçka dikush

                                ZHAP/Ë-A

            BËHET ZHAPË diçka  fr.fol.,id.- shtypet, ndrydhet shumë, pa masë diçka. (HXH-T f. 123). S. shih sin : bëhet petë diçka

            E  BËN  ZHAPË  diçka  fr.fol.,id.-  e shtyp, e ndrydh shumë, pa masë  diçka dikush, e shtyp, e ndrydh  krejt diçka dikush . (HXH-T f. 123).  S. shih sin : e bën bëlsi diçka dikush

ZHBËRT

            *IA BËN ZHBËRT dikush fr.fol.,id.- ikën shpejt e pa u hetuar, pa u diktuar dikush.   Nusja  ia bën zhbërt... bishtin qet nër shalë, si dhelpra dhe vozitet gjëkundi me automobil të ri, me njeri të ri. AIS te: JR nr. 4/ 7  f. 668). S. shih sin:  bën bërsht  dikush

ZHDËRVJELLËT (I, E)

            E BËN TË ZHDËRVJELLËT fr. fol.,fj.- e shkathtëson, e zhdërvjelltëson. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën të shkathët

ZHAG

            E NGREH ZHAG dikë  a diçka dikush  fr.fol., meton.-  e zvarg,e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (AXH-XXXVII f. 162). S. shih sin : e heq bran  dikë a   diçka dikush

ZHARG

            E NGREH ZHARG dikë  a diçka dikush  fr.fol., meton.-  e zvarg,e zvarrit, e zhagit dikë a diçka dikush, e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë    dikë a  diçka  dikush. (AXH-XXXVII f. 163). S. shih sin : e heq bran  dikë a   diçka dikush

ZHEG-U

            BËHET ZHEG dikush  fr.fol.,iron.-kreko-set,  ngrefoset, kapardisrt dikush.  (NMËR-PËR f. 90). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

            BËN ZHEG fr.fol.,fj.- bën shumë  ngrohtë (verës), bën të ngrohtë të madh, bën mot   me temperatura të  larta  (verës),  merr mot shumë i ngrohtë (verës). (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : bën vapë

              E BËN ZHEGUN fr.fol.,ftill.-1. (dikush)  pushon në orët më të nxehta të ditës në hije a në fllad (verës) dikush, pushon në kohën e vapës në hije a në fllad dikush. S. shih sin: e kalon vapën dikush. 2.  mërzen (bagëtia), rri e pushon në hije në kohën e vapës (bagëtia), pushon në orët më të nxehta të ditës në hije (bagëtia). (FGJSSH f. 2110). S. shih sin : e bën vapën (bagëtia)

              IA BËN ZHEG  dikujt dikush  fr.fol., meton.. -1. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon  shumë, pa masë  dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush. S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 2. e mund, e mposht keq dikë dikush (në një fushë të veprimtarisë, të dijes etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi  të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të. S. shih sin: ia bën cicmic dikush dikujt ; ia merr anën dikujt dikush . 3..e mund me fjalë dikë dikush, s’ e lë të flasë më (me  argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (HB-I f. 216). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush

            NË PIKË TË ZHEGUT fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli

               ZHEG TË DITËS fr.ndf.- në vapën më të madhe, në kulmin e vapës, kur djeg dielli më shumë, kur pëlcet koka në diell. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : në pishë të diellit, në pishë dielli

              PISHA  E  ZHEGUT  fr.em.,id.- vapa më e madhe (verës), kulmi i vapës (verës). (ALSI te: Leka nr. 11/ 1932 f. 356). S. shih sin : pisha e diellit

              E ZË ZHEGU dikë fr.fol.,id.- e gjen të keqen, fatkeqësinë dikush, e pëson keq dikush, i ndodh, fatkeqësia, e keqja, belaja etj. dikujt, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, e liga, e zeza dikë, i bie një telash, një hall  i madh dikujt,e pëson një dëm, një të keqe dikush. (HB-FPD f. 90). S. shih sin : e gjen allagjakun dikush

ZHEG-U  shm.ZHEGA-T  

              FLET ME   ZHEGA dikush fr.fol.,ftill.-thotë fjalë therëse dikush, ther, ngacmon, thumbon me fjalë therëse dikush. (AXH-XXXVII f. 164). S. shih sin: flet me çek (me çeke) dikush 

              E HEDH NË ZHEG dikë dikush fr.fol., iron.-  e thumbon, e ngacmon, e lëndon e qorton, e kritikon dikë dikush me fjalë therëse, e fyen, e ofendon dikë dikush me fjalë therëse, e zhegon dikë dikush. (AXH-XXXVII f. 164). S. shih sin: ia jep një bri dikujt dikush

ZHEL/E-JA  shm. ZHELE-T

            BËHET ZHELE-ZHELE  dikush a diçka (një rrobë etj.)  fr.fol.,meton.-  shqyhet, griset shu-më, pa masë dikush a diçka (një rrobë etj.), shqy-het, griset shumë keq dikush a  diçka (një rrobë etj.),shkafanjiset, fërteliset, lakaniset, leckoset, rreckoset   dikush a diçka (një rrobë etj.) , shqyhet, copëtohet, griset në shumë copë të vogla, në shumë grima  diçka (një rrobë etj.). (FGJSSH f. 2262).S. shih sin: bëhet copë (copa, copash) dikush a diçka (një rrobë etj.).

              E BËN ZHELE  dikë dikush fr.fol..-1. id.- e mund, e mposht keq dikë dikush (në një fushë të veprimtarisë, të dijes, të sportit etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi  të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të. (BQ-DSH) .S. shih sin: ia bën cicmic  dikujt dikush.2. id. e rrah keq dikë dikush,e dërrmon së rrahuri dikë dikush,  e zhdëp, e lënur, e shqep, e sqaq dikë dikush. (MIHO-DI f. 177). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. 3. iron.- e shan rëndë dikë dikush, s’ lë gjë pa i thënë dikujt dikush. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin: e bën ars e qyrs dikë dikush

            E BËN ZHELE-ZHELE diçka (një rrobë etj.) - e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris në copë, në pjesë shumë të vogla  diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush.(FGJSSH         f. 2262 ).S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush

            ËSHTË ZHELE fr.fol.,ftill.- 1. (dikush) është i pavlerë, i parëndësishëm, i padobishëm dikush. S. shih sin :  është si bleta në majë të lisit dikush. 2. (diçka) është pa vlerë diçka, nuk hyn më në punë diçka. (FGJSSH f. 2262). S. shih sin : është avull lakrash diçka

            ZHELE-ZHELE fr.mb.,ndf.-i(e) shqyer, i (e) grisur shumë, i (e) shkafanjisur (lakanisur, fërtelisur, leckosur). (FGJSSH f. 957, 966, 2262).  S. shih sin :  i (e)  bërë  copë

ZHËNG/Ë-A

              LËSHON ZHËNGË  (delja, lopa  barsë) fr.fol.,meton.-njihet, kuptohet  që është për të pjellë. (HXH-2/ 82 f. 171).

ZHËRKË

            BËHET ZHËRKË  dikush fr.fol., meton.- djersitet shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S shih sin: bëhet qull me (në) djersë dikush, bëhet qull nga djersa dikush

ZHGALE

            E BËN ZHGALE dikë dikush   fr.fol.,id.- e lodh  shumë, pa masë dikë dikush, e rraskapit dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën të ulet në djersë dikë dikush

ZHGRRAP

            IA BËN ZHGRRAP  dikujt dikush  fr. fol.,  iron.-1. e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon  shumë, pa masë  dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush. S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush. 2. e mund, e mposht keq dikë dikush (në një fushë të veprimtarisë, të dijes etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi  të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të. S. shih sin: ia bën cicmic dikush dikujt ; ia merr anën dikujt dikush . 3. e zë shumë ngushtë me fjalë dikë dikush, nuk i lë shteg, mundësi shpëtimi, bishtërimi ,arsyetimi etj.me fjalë dikujt dikush, e mund keq me fjalë dikë dikush, nuk e lë të flasë, të përgjigjet (më, më tej) dikë dikush   s’ e lë të flasë më (me  argumente etj.) dikë dikush, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk mund a nuk di të flasë (të përgjigjet) fare. (BQ-DSH). S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush

ZHIB/ËL-LA shm. ZHIBLA-T

            E DO SI ZHIBLËN NË SY  dikë a diçka   dikush fr.fol.,iron.- nuk e do fare,  aspak  dikë a diçka dikush,  e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps, s' e  duron  dot  fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e do si akullin në gji dikë a diçka dikush

            *FLET PA ZHIBLA  dikush fr.fol., ftill.- flet çiltërisht, hapatas dikush, flet pa paramendime, pa hile dikush. (AXH-XXXVII f. 165). - Ta vëmë dorën në zemër e të flasim pa zhibla: duke lënë m’ anash  kohën e sundimit turk.. . të vërejmë me paanësi periudhën historike ç’ prej Lidhjes së Prizrenit e deri me mbarimin e Luftës së Dytë botërore. (EKO-KE f. 233). S. shih sin:  flet pa bishta dikush

            NUK TA HEQ ZHIBLËN NGA SYRI  dikush  fr.fol.,iron.-  nuk e ndihmon fare (kur ke nevojë) dikush, nuk të bën mirë fare dikush. (FGJSSH f. 2265).  S. shih sin: nuk të nxjerr në breg dikush

            *PA ZHIBLA  fr.ndf.,id.- hapur, pa fshehur gjë, çiltërisht, pa hile.  (AXH-XXXVII f. 165). - Pikë së pari, duhet të dojë me gjithë zemër, pa dredha e pa zhibla, situatën e re që është krijuar. (BAGRA-AXH f. 187). S. shih sin : me bark zbuluar

ZHIG-U

              E BËN ME ZHIG dikë dikush  fr.fol., iron.- e turpëron botërisht dikush dikë, e diskrediton, e komprmeton e njollos, e damkos dikush dikë. (AXH-XXXVII f. 166).S.shih sin: ia qep arnën  dikujt dikush 

              I BIE ZHIG për diçka dikujt fr.fol.,id.-1.  e dëshiron , e do, e lektis  diçka dikush. S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt. 2. i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka,i vjen dëshira dikujt  për diçka, ka dëshirë dikush për diçka, e zë dëshira për diçka dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : i bien dabidubat  dikujt për diçka   

           E HEQ ZHIGUN  e  diçkaje    dikush  fr. fol.,meton.- çmallet me diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë për  diçka dikujt, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për   diçka dikush, e kënaq, e plotëson, e përmbush ëndjen me diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : e heq dryshkun e diçkaje dikush ; e heq mallin e diçkaje dikush, ia heq mallin (mishit etj.) dikush

            IA HEQ ZHIGUN dikush fr.fol., meton.-1a  (mishit etj.) çmallet  me diçka (me mish etj.) dikush, ha shumë, me të tepërt (mish etj.) dikush sa nuk i vjen më mall  , sa nuk ka më mall, sa nuk i bie më mall, sa nuk dëshiron më (për një kohë . S. shih sin : e heq mallin e diçkaje dikush, ia heq mallin (mishit etj.) dikush. 1b. (dikujt, një vendi a një sendi) e sheh  dikë,një vend a një send dikush sa nuk i vjen më mall, i përmbushet, i plotësohet  dëshira dikujt për ta parë dikë, një vend a një send që s’e ka parë  prej kohësh.S. shih sin : ia heq mallin  dikujt, një vendi a një sendi dikush. 2. (diçkaje) çmallet me diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë për diçka dikujt, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për diçka dikush, e kënaq, e plotëson, e përmbush ëndjen me diçka dikush. ( BQ-DSH).S. shih sin : e heq dryshkun e  diçkaje  dikush   

            NUK I HIQET ZHIGU për diçka dikujt fr.fol., meton.- nuk çmallet me diçka dikush,  i mbetet edhe më tej mall a dëshirë për diçka dikujt, nuk i plotësohet, nuk i përmbushet dikujt edhe më tej dëshira a malli për ta parë a për ta pasur diçka. (BQ-GJA-79 f. 172). S.  shih sin : nuk i hiqet  dryshku  për diçka dikujt

            I HYN ZHIGU për diçka dikë fr.fol., id.- 1. e dëshiron , e do, e lektis  diçka dikush. S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt. 2. i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka,i vjen dëshira dikujt  për diçka, ka dëshirë dikush për diçka, e zë dëshira për diçka dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : i bien dabidubat  dikujt për diçka   

            I MBETET ZHIG (NË ZEMËR) diçka  a për diçka dikujt fr.fol.,id.-i mbetet dëshirë e paplotësuar, e pasendërtuar diçka dikujt,nuk i përmbushet, nuk i plotësohet, nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë a një dëshirë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbushur, i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka, merakoset së tepërmi për diçka dikush, i mbetet shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë diçka e hidhur dikujt. (BASHKIMI f. 524, AXH-XXXVII f. 166). S. shih sin : i mbetet birë (në zemër)  dikujt diçka

            E NXJERR  ZHIGUN e  diçkaje dikush IA NXJERR ZHIGUN diçkaje dikush fr.fol., meton.- çmallet me diçka dikush, nuk i mbetet më mall a dëshirë për diçka dikujt, e përmbush, e plotëson mallin a dëshirën për   diçka dikush, e kënaq, e plotëson, e përmbush ëndjen me diçka dikush. (BQ-DSH).S.shih sin : e heq dryshkun e diçkaje   dikush

           IA NXJERR ZHIGUN dikush fr.fol., meton.-1a. (mishit etj.) çmallet (me mish etj.) dikush, ha, ngopet shumë, me të tepërt (mish etj.) dikush sa nuk i vjen mall më, sa nuk ka më mall, sa nuk i bie më mall, sa nuk dëshiron më (për një kohë),  ha (mish etj.) dikush që s’ e ka ngrënë  prej kohësh. S. shih sin : ia heq mallin (mishit etj.) dikush. 1b. (dikujt, një vendi a një sendi) e sheh  dikë,një vend a një send dikush sa nuk i vjen më mall, i përmbushet, i plotësohet  dëshira dikujt për ta parë dikë, një vend a një send që s’e ka parë  prej kohësh. (BQ-DSH). S. shih sin : ia heq mallin  dikujt, një vendi a një sendi dikush  

           E RROK ZHIGU për diçka dikë fr.fol., id.- 1. e dëshiron , e do, e lektis  diçka dikush.S. shih sin : i bie dëshira për diçka dikujt. 2. i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka,i vjen dëshira dikujt  për diçka, ka dëshirë dikush për diçka, e zë dëshira për diçka dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : i bien dabidubat  dikujt për diçka 

 

            I VË  ZHIG dikujt dikush, IA VË ZHIGUN dikujt dikush fr.fol.,iron.- e njollos, e përlyen, e turpëron, e zhigat dikë dikush, e bën me turp dikë dikush. ( FGJSH f. 600). S. shih sin: ia qep arnën dikujt dikush

            E VË ZHIGUN VETË dikush fr.fol., iron.- njolloset, turpërohet, zhigatet vetë dikush, e turpëron veten botërisht dikush, e diskrediton, e komprometon, e njollos, e damkos,e zhigat veten dikush para të tjerëve, para botës, i nxjerr nam të keq vetes dikush. (SUAH-FPTSHPG-III f. 78). S. shih  sin : e bën me balosh  veten  dikush

ZHIG/ËL-LA  shm.ZHIGLA-T

            FLET PA ZHIGLA dikush  fr.fol.,ftill.- flet çiltërisht, hapatas dikush, flet pa paramendime, pa hile dikush. (AXH-XXXVII f. 166). S. shih sin: flet pa bishta dikush

            I  FLET PA ZHIGLA dikujt dikush fr. fol., ftill.- i flet çiltërisht, hapur, haptas, troç dikujt dikush, i flet me çiltëri dikujt dikush. (ALCEN-UL-II f. 41). S. shih sin : i flet me dorë në zemër dikujt dikush

            KA ZHIGLA  në diçka (në një punë etj.) fr.fol.,ftill.-ka dollovere, mashtrime  në diçka (në një punë etj.).  (ALCEN-UL-II f. 41). S. shih sin :  ka hile në diçka (në një punë etj.) 

ZHINGË

              LUAJNË  ZHINGË fr.fol.,ftill- luajnë duke e goditur fort e fshehurazi me pëllëmbë një lojtar, i cili e ka nxjerrë njërën dorë të hapur prapa nën sqetull dhe pastaj përpiqet të gjejë atë që e godit . (JNU-FPM f. 281). S. shih sin: luajnë biz

ZHIV/Ë-A

            ËSHTË SI ZHIVA (një femër) fr.fol., till.,krah.-është shumë e shpejtë, e shkathët, e zhdërvjellët, e vyer (një femër). (HB-FPD f. 94). S. shih sin: është si drugëz penjsh (një femër)

            ËSHTË ZHIVË fr.fol.,ftill.-1. (diçka) është shumë e hidhur(diçka). S. shih sin: është helm diçka. 2. (një femër) është shumë e shkathët, e gjallë, e lëvizshme, e shkathët (një femër). (FGJSSH f. 2265).S.shih sin: është si drugëz penjsh (një femër)

            ËSHTË ZHIVË E GJALLË (një femër) fr.fol.,ftill.- është shumë e shkathët, e gjallë, e lëvizshme, e shkathët (një femër). (FGJSSH f. 2265).S.shih sin: është si drugëz penjsh (një femër)

            ZHIVË E BARDHË fr.em.,kim.-kripë shumë e helmët e zhivës, që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë. (FGJSSH f. 2265).

ZHOL-I

            E HA ZHOLI dikë  për diçka a dikë  fr.fol.,id.- e shqetëson, e brengos, e mundon, e bren nga brenda (përbrenda) dikë diçka a dikush  (vazhdimisht), nuk e lë të qetë dikë diçka  a dikush vazhdimisht, pareshtur. (FGJSSH f. 2265).  S. shih sin : e ha në bark  dikë diçka a  dikush

ZHUB/ ËL-LA

            E BËN ZHUBËL  dikush fr.fol.- . 1. id.-(dikë) e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e shtrëngon keq dikë dikush, e detyron, e shtrëngon  shumë, pa masë  dikë dikush, ia mbledh  keq  dikujt dikush.. S.shih sin : e fut në bigë dikë dikush.2. .-(dikë)  id.- e zë shumë ngushtë me fjalë dikë dikush, nuk i lë shteg, mundësi shpëtimi, bishtërimi ,arsyetimi etj.me fjalë dikujt dikush, e mund keq me fjalë dikë dikush, nuk e lë të flasë, të përgjigjet (më, më tej) dikë dikush  . S.shih sin: e zë cingthi dikë dikush . 3. -(dikë)  id.-e mund, e mposht keq dikë dikush (në një fushë të veprim-tarisë, të dijes, të sportit etj.), nuk i lë asnjë shpresë dikujt dikush se ka mundësi  të shtyhet, t' i provojë aftësitë, shkathtësitë etj. me të.S. shih sin: e bën bërhaj dikë dikush. 4. .(dikë) iron.- e shan, e fyen keq, rëndë dikë dikush, nuk e lë gjë të keqe pa i thënë dikujt dikush.S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush.5. diçka (një letër, një rrobë etj.) e rrudh, e tutëlon, e zhublon, e zhubravit, e zhubros diçka (një letër, një rrobë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2265). S. shih sin : e bën duq  diçka (një letër, një rrobë etj.)  dikush

ZHUBRA-ZHUBRA

            BËHET ZHUBRA-ZHUBRA  diçka (një letër, një rrobë etj.)  fr.fol.,fj.-zhubrohet, rrudhoset, rrudhet, tutëlohet, zhubravitet, zhubro-set, zhublo-het diçka (një letër, një rrobë etj.), një rrobë etj.) . (FGJSSH f. 2265). S. shih sin : bëhet duq diçka (një letër, një rrobë etj.)

            E BËN  ZHUBRA-ZHUBRA diçka (një rrobë etj.) dikush fr.fol.,fj.- e rrudh, e tutëlon, e zhubros, e zhubravit, e zhublon diçka (një rrobë etj.) dikush. (FGJSSH f. 2265). S. shih sin : e bën duq diçka (një rrobë etj.) dikush

ZHUL-I

            ZË ZHUL dikush a diçka  fr.fol.,fj.- ndo-tet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë  di-kush a diçka. (FGJSSH f. 2266). S. shih sin : bëhet berbat dikush a diçka

ZHUR-I

            BËHET  ZHUR   fr.fol., id.-1.(diçka a një vend ) digjet krejt diçka a një vend. –Misri ishte bërë zhur. Shtëpia u bë zhur. (FGJSSH f. 2266). S.shih sin : bëhet blozë diçka a një vend. 2. diçka (buka, krodha e bukës) thahet e forcohet fort, shu-më, pa masë (buka, krodha e bukës) së pjekuri, së rreshkuri, ngurtësohet,  forcohet shumë, pa masë (në të pjekur, në të rreshkur) buka, krodha e bukës, bëhet shumë e ngurtë, e fortë  diçka(buka, krodha e bukës). -Buka qenka bërë zhur. (FGJSSH f. 2266). S. shih sin : bëhet asht diçka (buka, krodha e bukës etj.)

            DI  ZHURIN E DETIT dikush  fr.fol., ftill.-di shumë gjëra dikush, s’ ka gjë që s’ e di dikush. (FGJSSH f. 2267). S. shih sin : di dhe shejtanin ku rri (nëpër shkëmbinjtë) dikush

            E KA ZHUR   diçka   dikush  fr.fol.,id.- e lektis, e dëshiron, e do, e lakmon shumë  diçka (një gjë   i  mungon  e   i  pëlqen  pa  masë) dikujt. (FGJSSH f. 2267).S. shih sin : e ka basret  diçka dikush

            KA  ZHURIN  E DETIT  diçka fr.fol., ftill.- ka me të tepërt diçka, ka me shumicë, me tepri, me mbushullim, me bollëk diçka (FGJSSH       f. 2267). S.shih sin: ka me burde diçka

             NJEH ZHURIN E DETIT dikush  fr.fol.,ftill- njeh shumë gjëra dikush, s’ ka gjë që s’ e  njeh  dikush. (FGJSSH f. 2267). S. shih sin : di dhe shejtanin ku rri (nëpër shkëmbinjtë) dikush

ZHURM/Ë-A

            DO TË BËHET ZHURMË për diçka (për një punë etj.)  fr.fol.,iron.-  do t’  dëgjohet lajmi i pakëndshëm më vonë diçkaje (një pune etj.), do t’ i dëgjohen, do t’ i mësohen, do t’ i kuptohen    më vonë  pasojat, rrjedhojat e pakëndshme diçkaje (një pune etj.). (FGJSSH f. 1958). S. shih sin : do t’ i ndihet fukama diçkaje (një pune etj.)        

               BËN SHUMË ZHURMË E BUJË    për diçka dikush fr.fol.,per.- e thekson shumë rëndësinë e diçkaje (një çështjeje etj.) dikush, i jep rëndësi më të madhe se sa duhet diçkaje (një pune etj.) dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: çon shumë pluhur  për diçka dikush

              BËN ZHURMË për diçka dikush fr. fol.,met.- kundërshton, proteston me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë, ankohet me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë. (FGJSSH f. 132, RAHY f. 47, SKDO f. 422). S. shih sin:bën bujë për diçka dikush, e bën bujë diçka dikush

              ZHURMËN MË TË MADHE E BËN RROTA E PRISHUR fr. proverb.-  gjithnjë njeriu i paaftë sjell shqetësime. (PESHA-PER f. 216).

              ZHURMË E THATË fr.em.,fj.- zhurmë e fortë dhe që zgjat shumë pak. (FGJSSH f. 2053).

ZHUZHING/Ë-A

            BËHET ZHUZHINGË diçka (leshi, pambuku, një rrobë etj.) fr.fol.,id.-lyhet mirë me ngjyrë e merr shkëlqim (leshi, pambuku, një rrobë etj.). (JNU-FPM f. 282).

ZHVILLIM-I

            MERR ZHVILLIM dikush  fr.fol.,fj.- nis të zhvillohet dikush. (FGJSSH f. 1062).

ZHYM-I

            NUK I DHIMBSET  AS SA ZHYMI I DUHANIT dikujt dikush a diçka fr.fol.,ftill.- nuk i dhimbet fare dikujt dikush a  diçka. (SHAGEC-BY f. 176). S. shih  sin : nuk i dhimbet  më sa bora e parvjeme  dikujt dikush a diçka

ZHYR-I

            BËHET ZHYR dikush a diçka  fr.fol.,fj.- ndotet,   ndyhet, leroset  përlyhet shumë, pa masë  dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten  dikush,  bëhet shumë i papastër, i ndytë dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka

            E  BËN ZHYR   dikë a diçka (një rrobë etj.) dikush  fr.fol.,fj.- e ndot, e ndyn, e leros, e përlyen shumë, pa masë dikush dikë a diçka. (një rrobë etj.). (BQ-DSH). S. shih sin: e bën berbat dikë a diçka dikush

            I  HYN ZHYRI dikujt a diçkaje fr.fol.,fj.- ndyhet, leroset shumë, pa masë dikush a diçka. (BQ-DSH).S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka

ZHYT

            JA ZHYT, JA FYT   fr.proverb.,elipt.- vendos prerë, vendos pa asnjë luhatje, pa asnjë mëdyshje, merr vendim të prerë, medoemos  bëje+ njërën nga dy zgjidhjet, veprimet e mundshme. (PAVHA-SHPE f.  121). S. shih sin: o mbi dhe, o nën dhe

            E LË ZHYT diçka (një punë, një çështje  etj.) dikush  fr.fol.,ftill.- e lë të pambaruar, të pakryer, të papërfunduar,të papër-mbyllur diçka (një punë  etj.) dikush, e lë pa e kryer, pa e përmbyllur  diçka (një punë  etj.) dikush , nuk i jep zgjidhje diçkaje (një çështjeje etj.) dikush, , nuk e zgjidh dot diçka (një çështje etj) dikush, e lë të pazgjidhur diçka (një çështje  etj.) dikush. (AXH-XXXVII f. 166). S. shih sin : e lë bllacë diçka (një punë, një çështje etj.) dikush

            E LË ZHYT MBYT diçka (një punë etj.) dikush  fr.fol.,ftill.- nuk e çon deri në fund (një punë etj.) dikush ,nuk e mbaron, nuk e përfundon dot si duhet diçka (një  punë etj.) dikush , nuk e zgjidh dot diçka (një çështje etj) dikush, e lë të pazgjidhur diçka (një çështje etj.) dikush. (PAVHA-SHPE f. 121). S. shih sin : e lë bllacë   diçka (një punë etj.) dikush

            MBETET (NGEL) ZHYT diçka (një punë, një çështje etj.) fr.fol.,id.- mbetet e pakryer (një punë), e pazgjidhur (një çështje etj.). (AXH-XXXVII f. 166, AXH-XXXIX f. 164, AXH-XL f. 151, FGJSH f. 643). S. shih sin: mbetet në ajër  diçka (një punë, një çështje  etj.)

              ZHYT  E MBYT fr.ndf.,id.- me shumë vuajtje,me mundime të mëdha, me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle, keq e keq, keq e tukeq. (FGJSSH f.  2273). S. shih sin: bot e bir

 

ZHYTK/Ë-A

            E TALL ZHYTKA GARBËN fr.fol., iron.- e tall, e përqesh  dikë dikush  për një të metë, mangësi a të keqe që vetë e ka (më të theksuar). (BQ-DSH).  S. shih sin: e qesh arna thesin



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora