E enjte, 08.05.2025, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Dac Poeti i shkruan poezi mamit

E shtune, 12.03.2011, 08:57 PM


   

DAC POETI

I SHKRUAN POEZI MAMIT

     (Poemë humoristike)

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

 

Prolog

 

Në Çair, atje në Kështjellë

Dy maçorra. Dhe, një macë.

Qafë për qafe rriten në diell

Me muzikë e poezi në teracë.

 

Komandant Daci është i pari

Dac Poeti, i dyti – kuqezi.

Zonja Di me zingjirë ari

Që poetët i shkruan poezi.

 

Dhe, në Kështjellë rrinë si burra

Të armatosur me dashuri.

Maleve tona të rrjedhë gurra

Hap pas hapi të ecim në Iliri...

 

1. – DATE TAÇI BËN REP MUZIKË

 

Bam e bum. Rrap – tap. Tap

Gjëmon Çairi kep më kep.

Sorrat ikën larg nga ky Rrap

Date Taçi bën muzikë rep.

 

Ushton Kështjella. Gjithë Çairi

Komandant Daci del te dera.

O Imzot, këtë farë shahiri

E zunë xhindet, s’pushon potera.

 

I zë veshët me dy copa gazete

Në shtrat shtrihet, një sy gjumë.

Bërr e bëëërr, gërhet me vete:

Date Taçi nesër do bëj një bumë...

                        

2. – MAMI QËNDIS NJË FLAMUR

 

Muzika e pushton Kështjellën

Mami e qëndis një flamur.

Nesër me te ta hapim derën

Bretkosa këndon mbi një gur.

Hesht, oj qyqe! Nuk ke këngë

Dac Poeti i bërtet nga veranda.

Kështjella jonë është me mëngë

Poezi e muzikë ne kemi brënda.

 

Nesër, ne do ta bëjmë namin

Jo. Kurrë, nuk e lëmë Vatanin...  

 

3. – BABI PËR NE SHKRUAN LIBËR

 

Babi sonte ka ndejtur vonë

Në verandë e ka rrokë lapsin.

Krisma i dëgjohet – jehonë

Shtatë male larg fluk vargun.

 

Libër shkruan për ne ky farë burri

Dy maçorra. Dhe, një macë trime.

Dac Vojvodës t’i ndalet pak turri

Kështjella jonë nuk duron fjalime.

 

Brez pas brezi kemi bërë luftë

Herë me Kral e herë me Mbret.

Ditën, natën si kaçakë në çetë...

 

4. – KOMANDANT DACI I KËNDON

             SERENATË ZONJËS DI

 

Heret sot, pa dalë agimi

Komandant Daci me kitarë

Mjau-mjau, bërtet pas dere

Mami thotë: mos u bë i marrë!

Zonja Di sot nuk do serenatë

Dac Vojvoda i erdhi me natë.

 

Bërr, bërr, u mrrol keq me gjithë kitarë

Dac Vojvoda nuk ka pa me sy shqiptar.

Brez pas brezi ne jemi fis kaçaku

Heu, që të hy natën nga oxhaku...

 

 5. – DAC POETI I SHKRUAN

                POEZI MAMIT

 

Qetësi në dhomë. Qetësi në park

Nuk ka zhurmë. Nuk ka mërzi.

Heshtëni sorra! Heshtë ti laraskë

Dac Poeti i shkruan mamit poezi:

Ushqim na sjellë kjo zojë e rëndë

Ditë për ditë nga puna, në verandë.

 

Komandant Daci i përdredh mustaqet

Lumë ne burrat, na kënaqën vargjet...

  

6. – ZONJA DI BËHET XHELOZE

 

Zonja Di kërcen nga shtrati

Hund e buzë bëhet xheloze.

Jo, hiç nuk më del dot inati

Nuk e rrok për qafe, tekanjoze.

 

Dac Poeti përpiqet kot ta pajtojë

Po, s’mashtrohet lehtë kjo xixëllojë...

  

7. – ORË LETRARE NË PARKUN        

                    E ÇAIRIT

 

Fisi i kaçakëve doli në Çair

Fisi i derrave matanë gardhit.

Dac Poeti me sheshir

Zjarr i dha gjithë livadhit.

 

Vargu krisi në mes të Shkupit

Plumb, poeti i dha halldupit...

  

8. – DAC VOJVODA UA MERR

   TË DREJTAT  KOMBËTARE

 

Dac Vojvoda në Kuvend ngriti zërin

Jo, gjuhë amtare. Flamur. Jo shkolla!

Huti u ra duarve, çuditi malin

Sorra qeshi lartë nga majëmolla.

 

Gishtat në Kuvend u ngritën për votim

Dac Vojvoda s’do “vëllazërim-bashkim”...

  

9. – PROTESTA PËR GJUHË –

         SHKOLLA E FLAMUR

Rrugët heret u gdhinë nën flamur

Dac Poeti u pri para në ballë.

Zonja Di u turr në rrugë si burrë

Komandant Daci doli në shkallë.

 

O trima, lartë zërin, bërtiti mbi një mur

Për gjuhë nëne, shkolla. Dhe, flamur...

 

 10. - KOMANDANT DACI NË DYLUFTIM

                 ME DY VOJVODA

 

Dac Vojvoda vrik i lëshoi “ luanët “

Komandant Daci nxorri jataganët.

Tym e flakë, u doli në dyluftim

Aman Komandant, jam rritë jetim!

Nuk e kam zakon të luftoj me kaçakë

Tym për tymi. Ooo, flakë më flakë.

 

Thyeni qafën, u tha Komandant Daci

Dhe, hyri në Kështjellë bashkë me maci...

 

 11. – ZONJA DI E NGRE FLAMURIN

 

Ditën e nesërme, kur doli drita

Dielli më këmbë zbriti mbi male.

Komandant Daci doli nga prita

Zonja Di me flamur e kalë shale.

 

E ngriti flamurin kuqezi në dorë

Si dikur Ismail Qemali në Vlorë...

 

 12. – FISI I DERRAVE DO TË NA

               PËRZË NË TURQI

 

Lufta ende vazhdon. Trimat kokë më kokë

Fisi i derrave tashti sulet edhe me bërllok.

Oborrin na e mbushi. Pragun. Edhe mëlqi

Jo, thanë trimat. Nuk shpërngulemi në Turqi.

 

E dinë këtë dhunë edhe zogjtë e malit

Brez pas brezi do t’i dalim zot Vatanit...

  

13. – TAKIME LETRARE

              NË LIVADHE

 

Zogjtë u binë duarve. Festë e madhe

Cucat rrokën dajret. Djemtë çiftelitë.

Orë e vërtetë letrare, në livadhe

Komandant Daci sulet me orditë.

 

Vargjet krisin në binë. Gjëmon moti

Zonjës Di nga gëzimi i shpërtheu loti...

 

 14. SHPALLJA E ZONËS SË LIRË

 

Kështjella mori frymë. Tym oxhaku

Mauzerrin nga hatullat e nxori plaku.

Dac Poeti vrik shkrepi një varg

Zonja Di, matanë e hodhi dajren larg:

Dorë për dore me djem e cuca

Dac Vojvoda iku si hardhuca.

Komandant Daci në Çair

Sot e shpalli zonën e lirë...

 

 15. – MARRVESHJA KORNIZË

                    E ÇAIRIT

 

Luftën, dikur e ndalën çlirimtarët

Marrveshje lidhën me fisin e derrave.

Dëshmitarë i kanë ndërkombëtarët

Kryetarin e shtetit. Kryetarin e deleve.

 

Dhe, dhanë firmën n’letër këta burra

Marrveshje kornizë bënë të Çairit.

Në tokat e të parëve tanë trima. Ilirit..

  

16. – KOMANDANT DACI SHPALLET

                       KRYETAR

 

Lufta mori fund. U dorëzuan armët

Në prezencë të ndërkombëtarëve.

U mblodhën të gjithë çlirimtarët

Komandant Daci, kryetar i të parëve.

Zonja Di e para doli në tribinë

Dac Poeti pas saj me një poezi.

Populli u ra duarve. Përshëndet lirinë

Kurrë më, në këto troje robëri.

 

Kërsitën armët. Fishekzjarret stolisën qiellin

Obobo, përpak në tokë ta rrëzojnë diellin...

 

17. DAC POETI MARTOHET

             ME ZONJËN DI

 

Një javë pas lufte u dha haberi

Dasëm e madhe do të bëhet në Iliri.

Lodrat u hutuan. Gjëmon sheri

Dac Poeti martohet me Zonjën Di.

 

Nga të gjitha anët vijnë dasmorët

Me peshqeshe. Edhe shumë urata.

Në gëzim i kanë ftuar ndërkombëtarët

Kërset pushka. Nga brezi nxirret shpata.

 

Kurrë deri sot s’kam parë dasëm të madhe

Xixëllonja mësuese, bërtetë nëpër livadhe...

 

 18. – KOMANDANT DACI

               QET ALLTI

 

Dasmorët, dikur hyjnë në valle

Nusja e dhëndrri dorë për dore.

Sorrëzeza majë një lisi plot halle

Kurrë s’kam parë dasëm të madhe.

 

Dasma pastaj vazhdoi edhe nën çati

Komandant Daci në valle qet allti...

  

19. – BABË KALOSHI UA URON

          DASMËN ME NJË LIBËR

 

Dikur vonë me shokë erdhi në dasëm

Edhe Babë Kaloshi, që lexoi në Dibër.

Burra, tha: Unë, e dini nuk jam hasëm

Dasmën ua uroj me një roman - libër.

 

Zonja Di i doli para, e përqafoi poetin

Dac Poeti matanë shprehu xhelozi:

Hipi mbi tavolinë me një zjarr-poezi...

 

 20. – ZONJA DI HYN NË VALLE

 

Pasmesnate, kur u lodhën dasmorët

Zonja Di me dhëndrrin hynë në valle.

Duarve u bien rreth tyre malësorët

Sorrëzeza ka ardhë në dasëm me halle.

 

Cucat me dajre në valle me  dhëndrrin

Qengji krah për krahu bashkë me Jonin.

Gjithë natën e kërcyen “ Napolonin “...

  

21. – MAMI E HEQ VALLEN

                 ME SHAMI

Pak para agimit arriti kulminacioni

Vallja hov, Dac Poeti shkruan poezi.

Dhe, kur iku nga gëzimi delegacioni

Mami e heq vallen vetë me shami.

 

Dasmës t’i japë sot fund në këto anë

Për gjuhë, shkolla, flamur e Vatan...

 

                                 Fund

Shkup, 11.09.2008

 



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx