E enjte, 08.05.2025, 12:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Cikël poetik nga libri “Lirikat e mia“

E shtune, 12.03.2011, 08:57 PM


 

PILO ZYBA

 

Cikël poetik nga libri “Lirikat e mia“ që përgatitet për shtyp…

 

 

BUKURIA JUAJ

 

Në mes të tufes plot me trëndafilë

Ka plot aroma e me dhjetra ngjyra,

Më flasin dy engjëj me flarta vështrimesh

Në trëndafil qeshjeje më shfaqet natyra.

 

Buzëqeshja thellë u shton bukurinë

Dhe tufa e tërë nis edhe përflaket,

Buza juaj flet vetëm me një stinë

Vetëm me ylberin e lumturisë matet.

 

Ri e i vështroj, i menduar hesht,

Një tufë me vargje si ta bëj për Ju,

Ta keni thellë në tuajin vresht

Për këtë lulëzim që shfaqni këtu?

 

Rri e i vështroj, i menduar hesht,

Buzët që vijnë e si perla shkojnë,

Bukurinë u mbjell me penë te ky rrjesht

Lulëzimin brezat që vijnë ta shikojnë.

 

Pastaj penes sime ti thonë të etur:

-Ah, sa bukur gdhëndur, ah, sa bukur gjetur!

Por unë atëherë do jem duke fjetur

Vetëm bukuria pas nesh do ketë mbetur...

 

Përjetësisht e bukur, ëndërr e pa tretur..

 

 

PO NUK ERDHE

 

Përflaket dëshira nga të tuat fjalë,

Si buza e vashës nga puthja e valë...

 

Endërr shtegëtar, zemra krahët shkund,

As malli, as etja, për të nuk kanë fund...

 

Lëndina e shpirtit lodhur e cfilitur,

Atje larg i mbeti lule e venitur...

 

Fryti i dashurisë në degëz ka mbetur

Për pak ngrohtësi, diell, është i etur...

 

Po s’erdhe ta puthësh, mbetet fryt pa pjekur!

 

 

LIBRI I SHPIRTIT TËND

 

Shpirtin tënd e kam për libër

Aty gjej dramë e komedi,

Her më ngjet se bëhesh tigër

Herë ëngjell, e herë njeri.

 

Libri yt është i larmishëm

Lumë kush brënda tij lexon,

Udhëton burimesh lirshëm

Dëgjon ndjenjën kur këndon.

 

Bukuria jote e ëmbël

Nëpër ëndrra më përkund,

Ky roman për mua i ëndërrt

Nuk dua të ketë kurrë fund...

 

 

PA  JU !

 

Krahët nga dimri shikoj keni xhveshur,

Trupi lehtësuar – pranverë e qeshur...

 

Degëza e shpirtit, e blertë, e larë,

E brishtë, e bukur për sytë kalimtarë...

 

Sythat cicërijnë në folezën e lashtë,

Bukurinë kërkojnë që ta nxjerrin jashtë...

 

Ju, ecni trupin ngarkuar me aronë,

Lulëzimi i vetëm i dashurisë sonë...

 

Pa JU, pranvera hesht në shpirtin tonë...

 

 

BIE SHI NË QYTETIN TËND

 

Ca pika shi mbi trupin tënd

Janë pika lot nga sytë e mi,

Si re dëshira shkon e rend

Mallin vjen e derdh tek Ti...

 

Trishtushëm rrjedh, shkon tatëpjetë

Me gurgullimë s’mbahen rrëketë,

Në qiell të shpirtit lotojnë retë,

Dhimbjen e derdhin tej në det...

 

Prandaj dhe deti është i kripur,

Nga lot’ i të dashurve të ikur !

 

 

TI HESHT

 

Rruga degjon, gjethet rrin heshtin

Kur hapi yt troket ngadale,

Veshtrimet djaloshare presin

Kur prane ti shket si det me vale...

 

Ti buzeqesh, bukurine tund

Dhe hapin hedh te ikesh larg,

Por mire e di, porse nuk mund,

Ne sy te tyre digjesh flak...

 

Ti larg humbet, vegimi mbetet,

Ne shpirt te tyre vibron leht,

Vertet TI iken por zjarri mbetet

Gjethet e shpirtit i djeg, i tret...

 

Ndonse hesht, Ti prape flet,

Me trendafil te buzes vale,

Me bukurine flake dhe det

Edhe te mbyt, por dhe te ngjall...

 

 

IKJE

 

Rend, ikën makina përmbi katër rrota,

Pas lë dy vija të gjata paralele.

Largësia zvogëlon dy buzët e vogla

Bashkë treten shikimet, përkëdheljet...

 

Nuk di ç’ndjej në zemër, shpirti diç më thotë,

Sa më shumë largohem... imazhi zvogëlohet,

Dashuria, malli, si një re e plotë

Me reshje dëshirash, ngarkohet, rëndohet...

 

Buzëqeshjen tënde pret që të shkarkohet...

 

 

UNË E DI E DASHUR

 

Unë e di e dashur, shumë je mërzitur,

Retë e shqetësimit mbi sy të kanë rënë,

Ndoshta ke gjith mbremjen mua duke pritur

Këngën celularit rri i pret nën hënë.

 

Sytë hedh nga qielli, si kupolë e kaltër,

Malli si një vatër në të prushëron,

Porse ylli yt nuk qënka më afër,

Në qiellin e shpirtit, ai të mungon.

 

Po të mori etja për të miat buzë

Hidhi sytë, dhe hënën të shikosh përpjetë.

Pije si në ëndërr me etjen tënde shpuzë,

Dashuria ime një gotë do jetë...

 

Pije, çmallu, e dashur, se zjarri shuhet vetë...

 

 

PA SYTE E TU

 

Nje zog krahezat i shkund

Si shprese e veres se pa fund...

 

Pastaj hyn dimri nen nje shteg,

Futet ne pyll dhe neper dege...

 

Dhe i mbulon me bardhesi,

Male fusha e gjithesi...

 

Por syri yt diku sa cel,

I can pak rete si nje mantel...

 

I qesh debores me dashuri,

E kthen ne lot, e kthen ne shi...

 

Dhe fjala lendines e lumit,

Gezimet i zgjon prej gjumit...

 

Zgjon lastaret e dashurise,

Te fshehur prej bardhesis...

 

Dhe jete merr e gjithe natyra,

I celet gjithesise fytyra...

 

Sepse e dashur dora jote,

Jep perkedhelje kesaj bote...

 

E ben te qeshi, te marri jete,

Gjethnaje e shpirtit te cele flete...

 

Pa syte e tu, te lare burime

Bota e bukur nuk ka gezime...

 

Ashtu si vete dhe jeta ime....

 

 

KUR LIND DITA IME

 

Dy sytë bashke me agimin

Harmoni mbi partiturën jete,

Brënda kane bukurinë, gezimin

Sa here me veshtrim boten pershendet...

 

Flokët e artë nen rreze dielli

Nder gishta degesh ti i kreh,

Dhe purpurzohet i tëre qielli

Nen malle shpirti kur i shpreh...

 

Në pjanon e ndjenjave të mia..Ti se di...

Veshtrimi juaj luan me mijra melodi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx