E enjte, 08.05.2025, 12:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Venka Capa

E diele, 13.03.2011, 07:00 PM


Venka Capa

 

 

Jam grua

 

 

Hedh vështrimin

Zbehtësisë së dritës…

Jam cung dru tharë

Përplasur nga fati,

Rrahur nga mëshira,

Në stinë hipokrizie.

Malli që kullos për jetën,

Më dhuron këmbët e lisit,

Lutem para Shën Marisë:

 

Jam grua, kam shpresa,

Më vlon dëshirë e shenjtë,

Më hidh një degë të pafaj,

Të lidh dashurinë amësore!

 

 

Njeriu Bosh

 

Teksa eci në rrugë

Hija e trupit më përndjek...

Kur dielli ka çastin e përndritjes,

Shpresa qesh nën buzë e vrarë,

Në dridhje kënaqësish të pa jetuara...

Vështrimet si shigjeta të mprehta,

Thyejnë shkëlqimin në sytë e mi,

 

Në rrugë një zonjë e bukur,

Puthte me dashuri qenin e saj...

Afshi kundërmojë ajrin përreth...

Rruga zhvesh krahët e kthesës,

Unë var në degë të vështrimeve,

Përçmimin e njeriut bosh në shpirt.

 

 

Zeri i shpreses

 

U lodha duke kerkuar ishullin tim

Me iluzionin e shkret u bera shok

Me forcen e mendimit perjetoj ndjesite

Ne abstraksion me fatin e hidhur

 

Me ciltersine femerore fal emocion

Asnje zbukurim , as tualet a makiazh

Ne detin e mendimeve te mia

Zbuloj lengun qiellor si ne mister

 

O shpirti im kurrore e djegur

Trishtim e shqetesim qe sheh gjithesine

Me zerin tim po te therras

Me ler shpresen ta kem me vete nga pas .

 

Kerkoj ishullin tim ne brigjet e vetmise

Sepse kam magjine e shpirtit engjellor

Do ja gjej balsamin zemres se gjore

Ta qetesoj ne valezimin dridhmor...

 

 

Pasqyra

 

Statujë para pasqyrës,

Ngjethen rrudhat, thinjat shpirtërore,

Imazhi yt më përqesh,

Trembet në sy pasqyra…

Ciflat bien si gurë,

Hijes së dëshirave,

Shterpë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx