E diele, 28.04.2024, 08:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E diele, 13.03.2011, 07:48 PM


Dibran Demaku

 

 

AS...EDHE

 

as harg as varg as larg

edhe hark edhe varg edhe larg

as zgjuar as fjetur as etur

edhe zgjuar edhe fjetur edhe etur

as nisur as ndalur as shkuar

edhe nisur edhe ndalur edhe shkuar

as pak as mjaft as shumë

edhe pak edhe mjaft edhe shumë

as fjalë as valë as njalë

edhe fjalë edhe valë edhe njalë

as gjallë as mekur as vdekur

edhe gjallë edhe mekur edhe vdekur

as fis as lis as plis

edhe fis edhe lis edhe plis...

 

 

IKJE NGA VETJA

 

Mundohem të ik nga

vetëvetja

dhe nuk ik dot

as qeshi as qaj

as derdhi lot

 

Nuk zbres

nuk ngjitem

as shtrirë nuk rri

nuk ha kur më hahet

as kur më pihet

nuk pi

 

Të qëndroj në një këmbë

nuk dua

koha ime le të jetojë

pa mua

 

 

ROJET E MJEGULLËS

 

Ato janë shumë

sa ujët në lumë

sa ujët në det

shfaqen ku s`i pret

 

Urrejnë dritën e diellit

kaltërsinë e qiellit

dhe rrezet e hënës

duan terrin e natës

 

Dëshirojnë mjegullën terrin

ndërgjegjet përmjerrin

nën dritën e fenerit

rreth i nëntë i ferrit

 

 

SYTË E ERRËSIRËS

 

Ruaju nga sytë e errësirës

që skuqin si gace

qofshin të egërsirës

apo të një macje

 

 

GACA

 

Gaca e mbuluar

gjer në asht të djeg

ëndrrën dhe shpresën

tmerrësisht e përndjek

 

 

HIJET

 

Hijet e ditës

hijet e natës

në kërcyell të pritës

në udhëkryq të lëngatës



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora