E hene, 29.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Drama “Unë me vetën” e Ilir Muharremit inskenohet në Tiranë

E diele, 13.03.2011, 08:23 PM


Ilir Muharremi
Ilir Muharremi
Drama “Unë më vetën” e autorit Ilir Muharremi, do të inskenohet në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Regjinë e kësaj drame do ta bëjë aktorja dhe regjisorja Klodiana Kadillari, e cila ditë më parë u prezantua me monodramën për Nënën Terezën “Pikëllim dhe dashuri”.

 

 Drama unë me vetën do të mbështetët nga ministria e kulturës së Shqipërisë. Subjekti i kësaj drame vërtitet rreth vullnetit për pushtet, rreth botës digjitale e cila dukshëm po mbretëron botën. Por, përveç kësaj, autori Muharremi, digjitalizimin artistik e paraqet si diçka paksa artificiale, ku ndjenja artistike mund të digjitalizohet. “Po harrohet e kaluara origjinale e natyrës, bota po përpjekët të shndërrohet në digjitalen, ti artificializoj gjërat natyre, por digjitalizmi pozitivitetin e ka tek informata e shpejtë e cila arrin të publikohet”, thotë Muharremi. Sipas tij, Artet në përgjithësi më shumë i përkushtohen teknikës sesa thellësisë, ndjeshmërisë, shpirtit. Magjia e tyre tashmë vlerësohet për nga mundësia efektive e skenave, të cilat përpiqen të shëmbëllejnë si reale, ose të ngjashme me skenat e përditshme. P.sh filmi ka tejkaluar çdo horizont të zhvillimit, ka arritur që fantazinë ta shndërroj në realitet, shikuesi të bëhet pjesë e fantazisë, madje me mish e shpirt të udhëtoj në konceptin e regjisorit, i cili vazhdimisht ngacmon egon, ndjenjat dhe ritmin e zemrës së shikuesit. Për një kohë të shkurtër, kjo i ngjan si një magjie e përkohshme, me mundësi të larta zhvillimi. Ndërkaq, arti figurativ i nënshtrohet dukshëm digjitalizimit, ngjyrat më nuk përjetohen, sepse gjatë përjetimit ato krijojnë përjetësinë e tyre, mundësia e mendjes vrapon tek e pa “kufijshmja”, duke mos e njohur të “kufijshmën”, andaj ndodh përzierja. Piktura si art, më shumë posedon ndjeshmëri, sepse shpirti përkthehet natyrshëm në pëlhurë, por tash në këtë kohë, shpirti digjitalizohet”. Të gjitha këto Muharremi i paraqet në dramë përmes dy personazheve, e që në fakt, në fund zbulohet që është vetëm një personazh i cili komunikon me unin e tij, të cilin në asnjë mënyrë nuk mund ta digjitalizoj. Përpjekjet, por, ideali, morali, nuk e tradhton. Është e rëndësishme që është e vetmja dramë shqipe e cila ka fituar nga ministria e kulturës së Shqipërisë të inskenohet.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora